SHEMBULLI I ATIJ QË MËSON POR NUK KUMTON

SHEMBULLI I ATIJ QË MËSON POR NUK KUMTON

0 616

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, pëcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i atij që mëson dijen e  më pas nuk flet me të, është si shembulli i atij që tubon thesarë, e nuk shpenzon prej tij.”[1]

SHPJEGIM I HADITHIT

Menaviu ka thënë: “Thënia e profetit ka të bëjë me atë se, çdo njëri prej tyre është i dëmshëm për shokun e tij, për këtë do dënohet në ditën e Kiametit. Dijetari duhet të përhap dijen tek ata që e meritojnë, për hir të Allahut të Madhëruar.  Të mos e sheh veten të favorizuar mbi ta, nëse ata i përkushtohen atij, përkundrazi ai duhet të sheh se nderi u takon atyre, pasi që ata pastruan zemrat e tyre, për arsye se të afruarit tek Allahu bëhet me mbjelljen e dijes në zemra, njejtë sikur ai i cili merr hua një tokë, që të mbjell në të për veten e tij e të përfiton prej saj. Po të mos ishin nxënësat nuk do e arrinte atë vetë mësuesi.”

DOBI NGA HADITHI

  1. Nuk i lejohet një dijetari të fsheh dijen, për të cilën kanë nevojë njerëzit, Allahu thotë: “Me të vërtetë, ata që fshehin dokumenta Tona të qarta, që i kemi shpallur Ne, dhe orientimin e drejtë, pasi që ua kemi treguar njerëzve në Librin (e Teuratit), ata i mallkon Perëndia, i mallkojnë edhe të gjithë ata që janë kompetentë të mallkojnë.” Bekare, 159
  2. Fshehja e diturisë është shkak i përhapjes së injorancës, përhapjes së bidateve, sjelljeve të këqija, veprimeve të ndaluara, e të tjera nga llojet e devijimeve.
  3. Atë që Allahu e ka furnizuar me dije, duhet që të mundohet ta shpërndan atë në mesin e njerëzve, për hir të Allahut, dhe që t’u bën dobi robërve të Allahut, qoftë në çështjet e fesë apo të dynjasë, në mënyrë që ta arrijë bereqetin në dynja dhe shpërblimin e madh në ahiret. Poashtu edhe atë që Allahu e ka furnizuar me pasuri, duhet që të shpenzon prej saj, qoftë për vete, për vëllezërit e tij muslimanë, apo në rrugë të Allahut, e që të mos shndërrohet pasuria e tij në shkatërrim për të, në dynja e ahiret.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

_______

[1] Taberaniu në “Mu’xhem el Evsat” 1/394 me numër 693, Hejthemiu në “Mexhma” 1/164. Albani e vlerëoi sahih në “Silsile Sahiha” me numër 3479.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 220

0 876