SHEMBULLI I MUNAFIKUT

SHEMBULLI I MUNAFIKUT

0 2480

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Ibn Omeri, radijAllahu anhu, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Shembulli i munafikut (hipokritit) është si shembulli deles së hutuar mes dy kopeve, bredh herë tek njëra njëherë e herë tek tjetra.”

Në një transmetim thuhet: “Ia mësyn herë njërës e herë tjetrës.”[1]

SHPJEGIMI I HADITHIT

Ky hadith sqaron gjendjen e hipokritit, i cili nuk ka përqendrim në fe, por me pamjen e tij të jashtme është me besimtarët, ndërsa me zemër është me jobesimtarët. Njashtu ai çdoherë është i kujdesur për interesat e kësaj bote, nëqoftë se tek besimtarët ka ndonjë dobi ai thotë: Unë jam me ju. E kur të sheh ndonjë dobi tek të tjerët, thotë: Unë jam me ju. Sikur që i përshkroi Allahu: “ata që përgjojnë se çka do të bëhet me ju. E, nëse ju vie juve fitorja nga Perëndia, ata thonë: “A nuk ishim vallë na me ju?” E, nëse mohuesit arrijnë fitore, hipokritët u thanë mohuesve: “A thua nuk u ndihmuam deri në fitore dhe ju mbrojtëm prej besimtarëve të vërtetë? Perëndia do të gjykojë mes jush në Ditën e Kijametit. Perëndia nuk do t’ju jap kurrë rast mohuesve që t’i shkatërrojnë besimtarët.” Nisa, 141.

Si dhe përshkroi gjendjen e tyre në ajetin tjetër: “Luhaten në mes dilemës – as nuk janë me këta (muslimanët), as me ata (mohuesit). Cilitdo që Perëndia ia humbë udhën, ti (o Muhammed!) nuk do të mundesh t’u gjesh rrugë atyre.” Nisa 143.

Hadithi ngjason hallin e munafikut në mos përqendrimin e tij në të vërtetë, me hallin e deles së hutuar mes dy kopeve.

Tibiu ka thënë: Ngjasoi hutimin e munafikut mes besimtarëve dhe jobesimtarëve, si pasojë e epshit të tij, dhe synimeve të tija të këqija, si hutimi i asaj deles që kërkon demin, e cila nuk përqendrohet në një gjendje, për këtë u përshkruan në Kuran: “Luhaten në mes dilemës – as nuk janë me këta (muslimanët), as me ata (mohuesit).” Nisa, 143.

DOBI NGA HADITHI

  1. Përçmimi i hipokritit dhe hipokrizisë, sqarimi i ligësisë, ndërgjegjes së tyre të prishur dhe veprat e tyre të këqija.

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Allahu i Lartësuar demaskoi hipokritët, shpalosi fshehtësitë e tyre në Kuran, u sqaroi robërve të Tij gjendjen e tyre, që të jenë të paralajmëruar për ta. I përmendi tri kategoritë e njerëzve në fillim të sures Bekare: Besimtarët, jobesimtarët dhe hipokritët. Për besimtarët përmendi katër ajete, për jobesimtarët dy ajete dhe për hipokritët trembëdhjetë ajete, për nga numri i tyre i shumtë dhe mundësia e të sprovuarit me ta në të shumtën e rasteve, për shkak fitneve të tyre të mëdha për islamin dhe muslimanët. Vuajtjet e islamit nga ata janë të shumta, për arsye se ata i referohen asaj, dhe kinse ata janë ndihmëtarët e të përmbajturit, por që në fakt ata janë armiq, të cilët nxjerrin në pah armiqësinë e tyre në çdo situatë, injoranti mendon se është dije e dobi për muslimanët, por që ajo është kulmi i injorancës dhe i prishjes. Pasha Allahun sa kala të islamit shkatërruan?! Sa kështjellave të saja ua çrrënjosën themelet dhe i prishën?! Sa flamuj të ngritur i shuajtën?! Sa goditën me kazma të dyshimeve bazat e rrënjëve për t’i çrrënjosur?! Sa sy të burimeve i qorruan me idetë e tyre, që t’i varrosin e t’i ndërprejnë?! Andaj, islami dhe muslimanët vazhdojnë të jenë në sprovë dhe bela me ta, dhe e nde vazhdojnë dyshimet e tyre të trokasin, grup pas grupi, të cilët mendojnë se ata kështu janë paqësorë. “Me të vërtetë, ata shkaktojnë çrregullime, por nuk i vërejnë.” Bekare, 12.

: “Ata dëshirojnë të fikin dritën e Perëndisë, me gojën e tyre, e Perëndia – e përsos dritën e Vet, edhe, nëse e urrejnë mohuesit.” Saf, 8.[2]

  1. Muslimani duhet që t’i përkushtohet Allahut të Madhëruar, të përqendrohet në fenë e Tij, të vepron sipas urdhërave të Tija së bashku me besimtarët, e të jetë i qëndrueshëm në këtë, derisa të shpëton nga hipokrizia, dhe sjelljet e hipokritëve.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

________

[1] Muslimi 2784.

[2] Nga libri “Medarixh Salikin”  1/377.

GJITHASHTU NË ALBISLAM