Shkaqet e ngurtësimit të zemrës dhe shërimi prej saj

Shkaqet e ngurtësimit të zemrës dhe shërimi prej saj

Pyetje:

-Si të shërohemi nga ngurtësimi i zemrës, dhe cilat janë shkaqet e ngurtësimit të saj?

Përgjigje:

-Shkaqet e ngurtësimit të zemrës janë mëkatet, neglizhenca e shumtë ndaj fesë, shoqërimi me shokë që gjithashtu janë neglizhent ndaj Islamit, dhe që janë të prishur, të gjithë këta janë nga shkaqet e ngurtësimit të zemrës.

-Shkaqet deri te arritja e shërimit të zemrës së ngurtë në zemër të butë, të shëndoshë, të pastër dhe të qetë është nënshtrimi ndaj Allahut të Lartësuar, shoqërimi me shokë të devotshëm, ruajtja e kohës duke bërë përmendur Allahun e Lartësuar, leximi i Kuranit dhe largimi nga shokët e këqinj, këta janë disa shkaqet, që të zbutet zemra, Allahu i Lartësuar thotë:

“Pra me përmendjen e Allahut, qetësohen zemrat”[1]

 

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-[2]

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

Burimi; albislam.com

[1] Kuran-sure Rad, 28

[2] Burimi: www.binbaz.org.sa , mexhmu el fetava vel mekalat mutenevia pjesa e 5