Gjykimi mbi mallkimin e fëmijëve!

Gjykimi mbi mallkimin e fëmijëve!

PYETJE: Është pyetur Shejh AbdulAziz ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, për një grua e cila e ka bërë zakon mallkimin dhe ofendimin e fëmijëve të saj, ndonjëherë u flet dhe ndonjëherë i rreh për çfarëdo lloj gabimi. E kemi këshilluar disa herë që ta braktisë këtë zakon, por ajo ka refuzuar. Për këtë arsye fëmijët e urrejnë atë dhe nuk e dëgjojnë më, pasiqë janë të bindur se përfundimi do jetë sharja dhe rrahja. Cili është mendimi fetar për këtë grua? A duhet ta ndaj? A t’ia lë fëmijët asaj apo si të veproj? Allahu ju shpërbleftë. Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuh.

PËRGJIGJE: Mallkimi i fëmijëve është prej mëkateve të mëdha. Gjithashtu në përgjithësi mallkimi i dikujt që nuk e meriton. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Mallkimi i besimtarit është sikur vrasja e tij.” Në një hadith tjetër ka thënë: “Ofendimi i muslimanit është mëkat, ndërsa vrasja e tij është kufër (pabesim).” Në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Vërtetë mallkuesit nuk do të lejohen të jenë dëshmitarë e as ndërmjetësues në Ditën e Kijametit.”

Është obligim për atë grua që të pendohet tek Allahu i Madhëruar dhe ta ruajë gjuhën e saj nga mallkimi i fëmijëve të saj dhe ta kushtëzojë veten me lutje për ta për udhëzim dhe përmirësim. Detyra jote o bashkëshort, është këshilla e vazhdueshme, tërheqja e vërejtjes nga sharja e fëmijëve. Nëse këshilla nuk bën dobi, e bojkoton disa kohë, nëse mendon që kjo i bën dobi. Bëj durim me shpresë në shpërblim dhe mos u ngut me divorc. E lus Allahu e Madhëruar që të na udhëzojë neve, juve dhe atë.”

[Fetava Islamije, 3/219]

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani