FJALËT MË TË DASHURA TEK ALLAHU

FJALËT MË TË DASHURA TEK ALLAHU

0 7998

HADITHI:

Semureh ibn Xhundub (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Fjalët më të dashura tek Allahu janë katër, nuk prish punë se me cilën ia fillon; (ato janë) SubhanAllah (I lartësuar dhe pa të meta është Allahut), Elhamdulilah (Lavdi i takon vetëm Allahut), La ilahe il Allah (S’ka tjetër Zot poërveç Allahut) dhe Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi).”[1]

KOMENTI:

(Fjalët më të dashura tek Allahu) kjo tregon se Allahu i do punët e mira dhe i do vepërmirët, që e pohon atributin e dashurisë për Allahut e Madhëruar, dhe se ai i do veprat e mira, i do bamirësit, i do të devotshmit, e do përmendjen (dhikrin), e këto katër: (SubhanAllah, Elhamdulilah, La ilahe il Allah, Allahu Ekber) janë prej fjalëve më të dashura për Të nga përmendjet tjera, për atë çfarë përmbajnë në vete këto fjali, prej lavdërmit e madhërimit, si dhe besimit se Allahu është pa të meta.

(nuk prish punë se me cilën ia fillon); pra qoftë fillove me të parën apo me tjetrën nuk ka gjë të keqe, qoftë i thua ato të renditura sikur në hadith, apo i rendit në forma të tjera.

Përktheu: Shpend Zeneli

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUGUL MERAM)

HADITHI I GJASHTËDHJETË E GJASHTË

albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (2137).

GJITHASHTU NË ALBISLAM