MEDITIME KURANORE – 127

MEDITIME KURANORE – 127

0 1072

1. Meditime Kur’anore! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atherë mbështetu në Allahun, se Allahu ido ata që mbështeten.” (Ali Imran; 159).

Nga kjo porosi Kuranore mësojmë se butësia dhe zemërgjerësia e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem! , me ata që e refuzonin, kundërshtonin dhe që e luftonin thirrjen e tij ishte dhuratë dhe ndikim prej Mëshirës së madhe të Allahut, xhele ue ala!

Muhamed Hidër Husejn Esrar et Tenzil

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm Allahut aspak, kurse Allahu Ne do t’i shpërblejë mirënjohësit.” ( Ali Imran; 144).

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , ia bëri me dije shokëve të tij dhe gjithë umetit të tij se ai është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij. Andaj, nëse vdes robi i Allahut mbetet lidhja më e fortë dhe më e madhe me Atë që është i Gjallë dhe nuk vdesë kurrë, Allahun xhele ue ala.

Muhamed el Gazali Fikhus Sire; fq.271

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atherë mbështetu në Allahun, se Allahu ido ata që mbështeten.” (Ali Imran; 159).

Nuk i takon besimtarit që e beson Allahun, xhele ue ala, dhe pretendon dhe ngre zërin se e pason Pejgamberin e Allahut, salallahu alejhi ue selem!, të jetë i vrazhdë, zemërngurtë dhe fjalërëndë me vëllezërit e tij në Islam.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah në tefsirin e tij; fq.598

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Si bën të mos besoni, kr juve janë duke iu lexuar (duke iu shpallur) ajetet e Allahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i derguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së Allahut, ai padyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë.” (Ali Imran; 101).

Katade, rahimehullah, ka thënë; “Sa i përket të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem! , ai shkoi tek rahmeti(mëshira) e Allahut, kurse libri(Kurani) i Allahut mbetet prezent deri në fundin e kësaj bote.”

Tahrir vet tenvir, të Ibn Ashurit; 3/172

5. Duhet që lexuesi i Kuranit t’i kushtoj vëmendje më të madhe leximit të Kuranit më shumë natën. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njejtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e Allahut duke u lutur.” (Ali Imran; 113).

U kërkua dhe u vlerësua më shumë leximi i Kuranit natën, ngase është lexim më afër zemrës dhe larg angazhimeve dhe nevojave të dunjasë si dhe është më larg syefaqësisë dhe gjërave që i zhdukin veprat e mira dhe shpërblimet për to.

Hafidh en Nevevij, rahimehullah Et Tibjan Fi Adabi Hameletil Kuran, fq.28

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM