NJOHURI KURANORE – 39

NJOHURI KURANORE – 39

0 3436

1. Kujt iu drejtua Allahu me këtë porosi Kuranore; “Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe rri pas tyre (që të mos frkësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.” (Hixhër; 65).

– Lutit, alejhi selam.

2. Cilin popull e përmbysi Allahu dhe lëshoi mbi ta shi (të dheut të pjekur në Xhehennem) si gurë?

– Popullit e Lutit, alejhi selam.

3. Mbi cilin popull e lëshoi Allahu kundër tyre rrjdhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërroi në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër dhe u shkatërrua qyteti i tyre?

– Popullin Sebe.

4. Kush u bë mendjemadhë para popullit tij dhe u tha; أنا رَبُّكُمُ الْأَعْلَىٰ “Unë jam zoti juaj më i lartë!”?

– Firaoni.

5. Cili popull kërkoi nga i dërguari i tyre që t’ua nxjerr prej kodrës një deve në mënyrë që ta besonin pejgamberëllëkun e tij?

– Populli i Themudit.

6. Cili populli tha për Pejgamberin e tyre; “A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh.“?

– Populli i Themudit.

7. Cilit pejgamber Allahu ia dhuroi diturinë e komentimit të ëndrrave?

– Jusufit, alejhi selam.

8. Cilit pejgamber i dhuroi Allahu fëmijë (djalë) në moshën e pleqërisë edhe pse gruaja e tij ishte sterile?

– Zekerijas alejhi selam

9. Cili pejgamber u lind nga babai i tij në moshë të shtyer dhe nga nëna e tij sterile?

– Jahja, alejhi selam.

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 888

0 1096