Sa është e saktë thënia e Musait (alejhi selam): “O Zot, më mbro nga gjuhët e njerëzve.” Ai tha: “O Musa, po kërkon diçka që nuk i kam dhënë Vetes, e si ta bëj për ty.”

Sa është e saktë thënia e Musait (alejhi selam): “O Zot, më mbro nga gjuhët e njerëzve.” Ai tha: “O Musa, po kërkon diçka që nuk i kam dhënë Vetes, e si ta bëj për ty.”

0 2559

Musai (paqja e Allahut qoftë mbi të) kur bisedoi me Zotin e tij tha: “O Zot, më mbro nga gjuhët e njerëzve.” Ai tha: “O Musa, po kërkon diçka që nuk i kam dhënë Vetes, e si ta bëj për ty. “

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut.

Ne nuk mund ta gjejmë këtë thënie me ndonjë isnad (transmetim) të besueshëm, dhe nuk e gjejmë atë në librat e sunetit e thënieve nga të parët tanë. Përkundrazi ne e hasim atë në disa libra që flasin për përmirësimin e zemrës dhe këshillimin, pa përmendur asnjë isnad ose burim të besueshëm.

Ibn Muflih el-Makdisi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Musai (paqja e Allahut qoftë mbi të) ka thënë:” O Zot, njerëzit po thonë gjëra për mua që nuk janë të vërteta. “Dhe Allahu i shpalli atij: “O Musa, Unë nuk i kam dhënë Vetes, atë që po kërkon ti?”[1]

Megjithëatë, ne edhe pse nuk mund ta konfirmojmë këtë, sepse nuk mund të gjejmë ndonjë isnad për të, por nuk duket se ka ndonjë gabim në kuptimin e saj, sepse Allahu nuk ka bërë ligj – në asnjë nga ligjet natyrore universale që Ai i vendosi – që asnjë prej krijesave të Tij të tejkalonte kufijtë ndaj Tij ose se çdo njeri mund të sillej ndonjëherë me Zotin në një mënyrë që nuk i përshtatet Madhërisë dhe Fuqisë së Tij; Përkundrazi, Ai na ka informuar për njerëz të cilët nuk ishin të padrejtë ndaj Tij dhe nuk njohën të drejtën e Tij, Allahu thotë: “Hebrenjt nuk e njohtën si duhet Allahun kur thanë: “Allahu asgjë nuk i ka zbritur njeriut”. Thuaj: “E kush e shpalli Librin, që e solli Musai si dritë dhe udhërrëfyes për njerëzit, të cilin ju e keni shpërndarë në fleta, nga të cilat (disa) i tregoni, e shumicën e fshehni. Edhe ju jeni mësuar (me mësimin e Muhamedit) për atë që nuk keni ditur as ju, as etërit tuaj. Thuaj: “Allahu u ka shpallur (atë Libër)!” Pastaj lërni ata, që të argëtohen me gënjeshtrat e tyre, (në të cilat janë zhytur)“. En Am, 91.

Ata, nuk e njohin Allahun sa duhet, e Allahu, me të vërtetë, është i fortë dhe i fuqishëm.” Haxh, 74.

Ata nuk e kanë madhëruar Allahun siç duhet; e tërë Toka në Ditën e gjykimit do të jetë nën pushtetin e Tij, e qiejt do të jenë të përfshirë në fuqinë e Tij. Qoftë lavdëruar Ai dhe larg nga ajo që i bëjnë shok Atij!” Zumer, 67.

Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Askush nuk është mëdurimtar për gjërat fyese që i dëgjon, se Allahu, qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar; të tjerë i atribuojnë Atij fëmijë, por Ai ende u jep atyre shëndet dhe furnizim.”[2]

Ajo që mësojmë nga kjo është se kritikat e ziliqareve dhe shpifjet të synimkeqëve nuk është arsye për një musliman që të dekurajohet nga përpjekja e tij për të pasur sukses dhe përparim, ose për të dobësuar vendosmërinë e tij ose për ta bërë atë të frustruar. Ai gjithmonë duhet ta kujtojë që Allahu, qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar, engjëjt, të dërguarit dhe profetët nuk shpëtuan nga shpifjet dhe dëmtimet.

Allahu e di më së miri

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Këtë thënie e hasim tek librat: (El-Adab el-Sharijeh, 1 / 7-8); ka një shënim të ngjashëm edhe në (Kut el-Kulub) të Ebu Talib el-Maki, (2/309); si dhe në (Siraxh el-Muluk) nga Ebu Bekr el-Tartushi (229).

[2] Buhariu (7378) dhe Muslimi (2804).