AI QË NUK BËN PUNË TË MIRA NË DYNJA NUK DO TË KETË DRITË DITËN E KIAMETIT

AI QË NUK BËN PUNË TË MIRA NË DYNJA NUK DO TË KETË DRITË DITËN E KIAMETIT

0 1333

Ebu Bekr Es-Sidiku (radijAllahu anhu) thotë:

“Ekzistojnë pesë errësira dhe secila prej tyre ka nga një dritë:

Mëkatet janë errësirë, ndërsa drita e mëkateve është pendimi.
Varri është i errët, ndërsa drita e tij është namazi.
Peshorja ka errësirë, ndërsa drita e saj është fjala: La-ilahe il-lAll-llah.
Ura e siratit është e errët, ndërsa drita e saj është bindja ndah All-llahun.
Kijameti është i errët, ndërsa drita e tij janë veprat e mira.”

Allahu në Kur’an thotë:

“O ju që keni besuar, pendohuni te Allahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’u shpie në Xhenete, nën të cilat rrjedhin lumenj ditën kur Allahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotëfuqishëm për çdo send.” (Tahrim, 8)

Përktheu: Hoxhë Ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM