THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 07

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 07

0 1660

1. “Sa më pak që mëkatoni, jeni më të ngritur te Allahu. Dhe sa më shumë që mëkatoni, jeni më të vegjël te Allahu.” – Fudajl ibn Ijadi, Allahu e mëshiroftë

2. Malik ibn Dinari, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Njerëzit e kësaj bote shkuan nga ajo dhe nuk e shijuan më të mirën në të.

U pyet: “Se cila është gjëja më e mirë në të?”

Tha: “Njohja e Allahut të Madhëruar dhe dashuria ndaj Tij.”

3. “Nëse dikush gabon ndaj jush falni ata në mënyrë që Allahu t’ju falë juve dhe bëhet shlyerje e mëkatëve që i dini dhe nuk i dini.” – Shejh Dr. Sead el-Atik

4. “Jo të gjitha ritualet dhe adhurimet janë të logjikshme dhe e dijmë urtësinë, përkundrazi, ato janë akte adhurimi të bazuara në bindje dhe nënshtrim, dhe ata që urdhërin e Allahut ia kanë nënshtruar logjikës së tyre, kanë devijuar dhe i kanë devijuar të tjerët.” – Shejh Dr. Nasir el-Umer

5. “Nënshtrimi ndaj Allahut dhe mëkatet nuk përputhen me njëra-tjetrën, andaj kush dëshiron të shpëtoje nga mëkatet le ta dëboje (mëkatin) me nënshtrim ndaj Allahut derisa të zhduket.” – Shejh Dr. AbdulAziz et-Tarifi

6. “Dënimi i varrit është një e treta nga përgojimi dhe një e treta nga thashethemet. Nëse i shpëtoj përgojimit dhe thashethemeve, atëherë kam shpëtuar nga dy të tretat (2/3) e dënimit të varrit.” – Katadeja, Allahu e mëshiroftë

7. Morali i mirë bazohet në katër shtylla: durim, dëlirësi, guxim dhe drejtësi.” – Shejhul-islam Ibn Kajjim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë

Përktheu dhe përshtati; Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM