URTËSIA NË MËSIMDHËNIE

URTËSIA NË MËSIMDHËNIE

0 798

Ajetet:

“Ti (Muhamed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata(kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di mê së miri për të udhëzuarit. (Nahl: 125).

“Ai (Allahu) urtësi atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush. (El Bekare: 269).

Hadithet:

Transmeton Ikrime se Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: Folu njerëzve njëherë në xhuma (në javë), e nëse nuk mjaftohesh me njëherë folu  atyre dy herë (në javë). Nëse dëshiron t’u folësh më tepër, atëherë bëje tre herë në javë. Dhe mos ua bëj të mërzitshëm njerëzve Kur’anin. Assesi, nuk bën të ndodhë kjo gjë, të takosh njerëz duke biseduar, e t’i u ndërhyn atyre në bisedë duke dëshiruar t’u flasësh dhe më këtë rast t’i ua ndërpret atyre bisedën dhe me këtë gjë do t’i mërzitësh ata. Në këtë rast (kur sheh se janë duke biseduar) ty të takon të heshtësh, e nëse ata të kërkojnë të flasësh atëherë folu atyre, sepse dhënia e lejes apo kërkimi për t’u folur atyre aludon se ata kanë dëshirë. Dhe qëndro larg dhe kujdes nga lutjet e tepërta. Sepse unë kam parë se nuk e vepronte as Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- dhe as shokët e tij një gjë të tillë. (Buhariu: 6337).

Transmetohet nga Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: ” Përderisa të jepet mundësia dhe i flet një popullit dhe i flet gjëra që ata nuk janë në gjendje t’i kuptojnë me mendjet e tyre predikimin tënd , atëherë dije se do të shkaktosh fitne për disa nga ata që kanë qenë prezent aty.” ( E ka nxjerr Imam Muslimi në parathënien e Sahihut të tij dhe thotê se nuk është hadithë por është fjalë e Ibn Mes’udit.)

Autor: Muhamed Ahmed el Adeui.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com