VARGU I GJËEGJËZAVE FIKHORE  (02)

VARGU I GJËEGJËZAVE FIKHORE  (02)

0 999
  1. Një burrë i martuar shkurorëzon gruan e tij, megjithatë nuk është e detyruar gruaja që të mbulohet para tij, e as që ndalohet që të ushqehet e të ulet e të bisedon me të? 

    PËRGJIGJJA: Ky burrë ka shkurorëzuar gruan e tij shkurorëzim raxh’ij[1], është e ditur se gruaja që shkurorëzohet shkurorëzim raxh’ij, duhet t qëndrojë në shtëpinë burrit të saj që e ka shkurorëzuar, deri sa të përfundojë ideti i saj.

  1. Ebu Hanifja, Allahu e mëshiroftë, ka pyetur nxënësin e tij, Ebu Jusfin: Çfarë thua për një njeri i cili rrobat e tija i ka dërguar tek rrobaqepësi për t’i shkurtuar ato, kështu që rrobaqepësi ia ka shkurtuar, por kur vije pronari i rrobave t’i merr ato, rrobaqepësi mohon të ketë pranuar prej tij rroba për të shkurtuar, kështu që ky person ngre padi deri tek gjykatësi dhe i ktheu rrobat e tija. A meriton rrobaqepësi të paguhet për punën që ka bërë apo jo? Ebu Jusufi iu përgjigj: Ai nuk meriton të paguhet. Ebu Hanifja i tha: Gabime ke. Ebu Jusufi i tha: Atëherë meriton të paguhet, ai i tha: Gabim e ke! Cila është përgjigjja? 

    PËRGJIGJJA: Nëse rrobaqepësi ka shkurtuar rrobat sipas kërkresës së personit, nënkupton se ai i ka shkurtuar ato para se të mohon se janë të atij, kështu që meriton të paguhet. Por, nëse i ka shkurtuar sipas masës së vet, i ka shkurtuar ato pasi ka mohuar të jenë të mushterisë, kështu që nuk meriton të paguhet.

  1. Ka pyetur Ebu Hanifja nxënësin e tij, Ebu Jusifin: Me çfarë hyn njeriu në namaz, me farz apo me sunet? Ai u përgjigj: Me farz! I tha: Gabim e ke. Iu përgjigj për së dyti: Me sunet! Tha: Gabim e ke! Cila është përgjigjja? 

    PËRGJIGJJA: Hyrja në namaz është me të dyja, sepse tekbiri fillestar është farz e ngritja e duarve sunet.

  1. Namazi nafile në shtëpi është më me vlerë se sa të falet në xhami, mirëpo, çfarë thua për një namaz nafile falet vetëm se në xhami dhe nuk mund të falet në shtëpi. Nuk është prej suneteve të namazeve, as namazi i Kusufit, as namaz i Istiskasë, e as namazi i Teravisë? 

    PËRGJIGJJA: Janë dy reqatet e tavafit, pasi që falja e tyre në Qabe, pas Mekamu Ibrahimit, pasi të ketë përfunduar Tavafin është sunet. (Njejtë edhe dy reqatet e tehijetul mesxhid).

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e dytë

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

________________

[1] Shkurorzim raxh’ij është kur burri shkurorzon për herë të parë apo edhe herën e dytë gruan e tij, me të cilën ka pasur akt martesor të plotë, në këtë periudhë kohore të idetit të gruas ai ka të drejtë ta kthejë gruan e shkurorzuar, pa lidhur një akt të ri, apo mehër.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 854

0 1060