14 DOBI NGA SUREJA el-KAFIRUN

14 DOBI NGA SUREJA el-KAFIRUN

0 1473

Disa dobi nga sureja el Kafirun:

1. E radhitur në Mus’haf me nr 109.
2. E zbritur në Meke.
3. Posedon 6 ajete të shkurtëra me porosi dhe mësime jetësore në aspektin e besimit të pastër Islam.
4. Është synet leximi i saj në synetin e sabahut, në namazin e vitrit dhe pas shtrirjes në shtrat për të fjetur.
5. Ndryshe emërtohet edhe me emëra të tjerë:
1. Sureja el Ihlas(sinqeriteti).
2. Surej ed Din(Feja).
3. El Menabidh(ndarja e Islamit nga kufri/shirku dhe refuzimi i tërësishëm dhe i vazhdushëm i shirkut dhe kufrit).
4. El Mukashkishe(Distancimi i tërësishëm nga shirku dhe kufri).
5. El Abide(Adhurimi i çiltër për të adhuruarin e vetëm me të drejtë të kësaj gjithësie-Allahun).
6. El Kafirun dhe
7. Kul Ja Ejuhel Kafirun

6. Nuk ka kompromise në çështje të besimit apo n’korriz të besimit të pastër Islam, qoftë për interesa epshore, materiale, diplomatike, politike, shoqërore, etj.
7. E vërteta është një, nuk mund të dyfishohet apo shumëfishohet dhe sa herë që ka luftë mes së vërtetës dhe së kotës, dije se nuk do të zgjasë shumë, ngase e kota çdoherë është e zhdukur.
8. Aq shumë i lexonte suren el Kafirun dhe el Ihlas, resulullahu, saqë Ibn Omeri thoshte se i lexonte i dërguari i Allahut këto dy sure njëzetekatër apo njëzetepesë herë në dy rekatet synet të sabahut dhe në dy rekatet synet të akshamit.(Ahmedi në musnedin e tij, vëllimi; 2, faqe; 24).
9. Sureja el Ihlas është një e treta e Kuranit, ndërsa sureja el Kafirun është një e katërta e Kuranit.
10. Resulullahu këto dy sure i ka lexuar edhe në dy rekatet pas tavafit rreth Qabesë, në rekatin e parë el Kafirun dhe në rekatin e dytë el Ihlas.
11. Njëshmëria është diçka dhe paganizmi është diçka tjetër, nuk takohen e bashkohen asnjëherë, nuk ka kompromise mes tyre, Islami është Islam e injoranca është injorancë dhe dallimet mes tyre janë shumë të mëdha.
12. Fjala din në këtë sure ka dy kuptime:
1. Vjen në kuptimin e fesë, besimit, që është e kundërta e idhujtarisë-shirkut dhe
2. Në kuptimin e shpërblimit, do të thotë: ju e keni shpërblimin tuaj e unë e kam shpërblimin tim.
13. Kjo është sureja e pastrimit dhe mohimit, e distancimit nga veprimet e idhujtarëve, urdhëron për përkushtim të plotë në adhurim sinqerisht vetëm ndaj Allahut të Madhërishëm.
14. Obligimi i distancimit nga jobesimtarët dhe nga feja e tyre.
Përmblodhi dhe përshtati;
Hoxhë Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM