Arhiva MujoreJanuary 2014

0 1184

Çdo shpirt do ta shijoje vdekjen. Mbrëmë në moshën 85 vjeçare nga jeta e shkurtë e kësaj bote për tu shpërngulur në botën e ahiretit të pafund u nda hoxha dhe bamirësi i njohur Salih Al Husajn. Ishte anëtar i Komisionit të dijetarëve të mëdhenj, drejtues i Kryesisë së Dy xhamive të shenjta, mbikëqyrës i këshillit për ekspertizë, drejtor i qendrës kombëtare për dialog, anëtar në shumë këshilla drejtuese të shoqatave humanitare…

Ata që e njohën, shejhun, Allahu e mëshiroftë, si shkruesi i këtyre rreshtave dëshmojnë për diturinë e tij të thellë, për urtësinë e tij të rrallë, për modestinë e cila na kujtonte për asketizmin e dijetarëve ë mëdhenj. Ishte i thjeshtë, ulej në tokë dhe dukej se dynjaja, përkundër posteve që i mbante, nuk kishte vend në jetën e tij. Thuhet se me gruan e tij kishin ra dakord të mos investojnë asnjë rijal në këtë botë, librat që i lexonte u shpërndante të tjerëve, kur i erdh lajmi se ka disa honorare që duhet ti merr për shkak të disa punëve që i kishte kryer, urdhëroi që ato të transferohen në llogari të shoqatave humanitare. Nuk kishte frikë ta thotë të vërtetën. Kur u burgos një shok i tij i veprimtarisë humanitare i shkroi letër ministrit duke thënë nëse është fajtor më burgosni edhe mua sepse edhe unë jam “bashkëpunëtori i tij”. U angazhua shumë për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen shoqatat humanitare. Pjesë e interesimit të tij ishin edhe shqiptarët për të cilët pyeste dhe ndihmonte në vazhdimësi. Vazhdimisht e luste Allahun për një përfundim të mirë. Kur një plakë bëri dua që Allahu t’ia zgjatë jetën i tha lute Allahun për një përfundim të mirë. Në sesionin e njëzet e nëntë fitoi shpërblimin e mbretit Fejsal për arritjet e tija në shërbim të Islamit.

Ky burrë meriton më shumë se sa këto pak rreshta, por na mbetet që të mos e harrojmë në lutjet tona. Allahu i mëshiroftë dijetarët tanë dhe ua mundësoftë prehjen në xhenetin e gjerë. O Allah, bëje xhenetul Firdeusin vendbanim të tyrin. Syri loton dhe zemra pikëllohet dhe me ndarjen prej teje o i biri i Abdurrahmanit pikëllohemi, por ne themi atë me të cilën është i kënaqur Zoti Ynë. O Allah, fale robin tënd Slih El Husajn dhe lartësoje në mesin e të udhëzuarve dhe zëvendësoje atë në mesin e atyre, që ngelën pas tij. Na fal neve dhe atë o Mëshiruesi i dynjasë dhe i ahiretit. Amin

Mr. Talha Kurtishi

0 1192

I falënderuar është Allahu, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të dërguarin, Muhammedin, sal-lallahu alejhi ue selem, mbi familjen dhe mbi gjithë shokët e tij.

Asociacioni i dijetarëve muslimanë shpreh pikëllimin e tij të thellë lidhur me atë që tani ndodh në tokën e Kinanës në Egjipt. Jemi të pikëlluar për gjakun e shenjtë që po derdhet, për shpirtrat e mbrojtura që sulmohen dhe për pasurinë e pacenueshme që po uzurpohet/shkatërrohet nga ana e rebelëve dhe puçistëve mercenarë. Ne i ngushëllojmë familjet e të viktimave dhe lutemi për të lënduarit që Allahu ti mëshiron duke e përshpejtuar shërimin e tyre.

Në këtë kontekst ne si Asociacion e bëjmë publik këtë reagim:

1. Asociacioni i dijetarëve muslimanë i dënon veprimet e lëvizjes Temerud (rebelim) dhe të mbeturinave të sistemit të kaluar, të sponsorizuar nga çarqe të njohura jashtë Egjipti t që nuk i dëshirojnë Egjiptit dhe popullit të tij siguri dhe stabilitet. Asociacioni e mban qëndrimin se këto palë janë përgjegjëse për pasojat e rrezikshme eventuale fetare, ligjore, shoqërore, ekonomike etj…

2. I kujtojmë gjithë egjiptasit për ndalesën e gjakderdhjes. Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit.” (El Maide, 32)

“Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” (En Nisa, 93) I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Njeriu do të mbetet në gjerësinë e fesë derisa të mos derdh gjak të mbrojtur.” (Buhari)

3. U bëjmë thirrje atyre që janë tubuar në sheshet e ndryshme që të përmbahen nga dhuna, të largohen nga ata që thërrasin në dhunë, që sulmojnë të pafajshëm. Distancohuni prej të tillëve që të mos rriten prania e tyre publike dhe ndikimi i tyre politik. I Lartësuari thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” (El Maide, 2)

4. Populli i Egjiptit duhet të jetë vigjilent për qëllimet e çarqeve çifute krishtere dhe shiite si dhe për qëllimet e bashkëpunëtorëve të tyre që dëshirojnë të varrosin/zhdukin përvojën e porsalindur egjiptiane, të luhatin stabilitetin e Egjiptit të ri, të pengojnë

rrugëtimin e shtetit i cili filloi të rikthejë sovranitetin dhe të forcojë resurset dhe pozitën e tij. Mos lejoni që armiqtë ti realizojnë synimet e tyre.

5. I thërrasim egjiptianët që ta bashkëpunojnë në hair dhe devotshmëri, që të këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe të jenë durimtarë. Konsultohuni dhe bashkëpunoni për të shtuar të mirën dhe për ta pakuar të keqen. Ruajeni unitetin duke iu shmangur përçarjes. Përçarja juaj e forcon ndikimin e prishësve. “Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli…” (El E’araf, 56) “Allahu, me siguri që do ta prishë punën e ngatërrestarëve.” (Junus, 81)

6. Asociacioni kërkon prej ushtrisë dhe institucionet e sigurisë që tu përmbahen zotimeve dhe përgjegjësive që i kanë marr përsipër dhe të mos përsërisin përvojën e Algjerisë.

7. Duke e zbatuar imperativin hyjnor: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Ali Imran 103) asociacioni u bën thirrje gjitha forcave islame dhe kombëtare të bashkohen rreth një qëndrimi unik lidhur me këtë krizë, t’i marrin parasysh synimet e larta duke u larguar nga përçarja e cila do të shkaktonte humbjen e gjitha arritjeve në përudhen e kaluar. “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.” (El Enfal, 46)

8. Asociacioni e përkrah nevojën që të rishikohen dhe përmirësohen gabimet e bëra nga pushteti duke kërkuar që mjetet e informimit si dhe nga drejtuesit e mendimit në botën arabe në përgjithësi dhe në Egjipt në veçanti, të janë të vetëdijshëm për amanetin e fjalës së thënë, për përgjegjësinë e drejtimit të opinionit kah interesi i përgjithshëm i Umetit duke e forcuar fuqinë dhe unitetin. Drejtuesit e mendimit dhe mediet nuk duhet të janë shkak i përçarjes madje edhe me një fjalë të vetme.

Allahun e lusim ta ruan Egjiptin, të bëj atë të sigurt dhe stabil, ti jep pasuri dhe begati ti ruan edhe vendet e tjera muslimane duke i larguar fitnet dhe sprovat ato publike dhe ato të fshehura. I falënderuar është Allahu, Zoti i botëve.

Kryetari i Asociacionit: Shejhu El Emin El Haxh

Sekretari i përgjithshëm: Prof. Dr. Nasir El Omer

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

0 1467

Çfarë e trimëroi tiranin Beshar Asad që të zgjeroi përdorimin e armëve kimike kundër popullit të tij që rezultoi, për vetëm disa minuta, me mbi 1300 të vrarë në mëngjesin e së mërkurës, në qytetet Guta lindore dhe perëndimore?

Realisht një pyetje e tillë është naive e cila ndoshta aludon në mendjelehtësi. Pyetja logjike duhet të rrotullohet për njëqind e tetëdhjetë shkallë dhe ajo është: çfarë e pengon Neronin gjakatar të Shamit që të vazhdon krimet e tij duke e rritur egërsinë e tyre në lloj dhe në sasi?

A nuk komplotoi bashkësia ndërkombëtare bashkë me tagutin atëherë kur lejoi që aeroplanët e këtij të marrë të ushtrojnë dhunë me bombardime, që me raketime që rrënonin shtëpitë mbi kokët e banorëve të tyre dhe kur me artilerinë e tij shpërnguli miliona nga vendbanimet e tyre?!

Pse, ndoshta edhe për një çast të vetëm, të ndien frikë ky tiran kur para këtij rasti përdori armë kimike njëmbëdhjetë herë? Kombet e bashkuara e luanin lojën e ultë haptazi para opinionit të gjerë duke e vonuar inspektimin plotë dymbëdhjetë muaj?! Pas kësaj marrëzie dhe paturpësie, institucioni ndërkombëtarë i cili i shkeli parimet dhe konventat e veta formoi një komision karikaturesk i cili do të inspekton tre rajone që i caktoi tirani. Dy palët mizore u pajtuan që të mos publikohet pala përgjegjëse për përdorimin e armëve për shkatërrim masiv. Me fjalë tjera vrasësi vendos kushte ndërsa gjyqësia i përgjigjet diktimeve të tij. Roli i tyre i shëmtuar është të verifikojnë krimin duke mos përmendur asnjë informatë për identitetin e kriminelit. Po të mos ishte kjo e ashtuquajtur “bashkësi ndërkombëtare” e mbushur me urrejtje ndaj Ummetit Islam nuk do ta bënte këtë shfaqje të lirë. Cila është nevoja të vërtetohet përdorimi i armëve kimike kur vetë sistemi nusajrian e pohon atë dhe ushtria e lirë siriane e ka konfirmuar atë disa herë?!

Nuk i kemi humbur mendtë e as që e kemi fshirë kujtesën që ti injorojmë faktet që janë në dorë të Uashingtonit, Londrës, Parisit madje edhe në dorën e rusëve që e luajnë rolin e fytyrës së shëmtuar të perëndimit dyfytyrësh. Kjo “bashkësi ndërkombëtare” në mbrëmjen e masakrës kimike mbajti “mbledhje urgjente” që

përfundoi me vendim që komisioni i palaçove të zgjeron hetimet e tij duke e hulumtuar edhe krimin e fundit që rezultoi me 1300 viktima njerëzore të pafajshme.

Do të ishte më mirë që botë të merr qëndrim të paanshëm ndaj krimit nusajrian dhe mexhusij të kohës i cili më shumë se dy vjet e gjashtë muaj zgjat në Siri. Edhe pse qëndrimi anësh në këso situata është krim sipas gjithë kritereve, ata nuk u mjaftuan me kaq por e ndihmuan krimin duke e penguar armatimin e popullit sirian i cili e ushtron të drejtën e tij legjitime, të mbrojë jetën e tij.

Do të gabojmë nëse presim nga një botë e cila shekuj me radhë ka ushtruar urrejtje ndaj neve të rreshtohet me popullin sirian në sprovën e tij. Ku janë ata me të cilat na bashkon feja, gjaku, gjuha, historia dhe pozita gjeografike?! Shumica e arabëve i kanë vendosur gishtërinjtë në veshët e tyre dhe janë mbuluar me rrobat e tyre, sikur nuk i intereson as pak e as shumë. Përkundrazi disa iu bashkëngjitën komplotit duke e ndihmuar me armë dhe të holla sistemin e Besharit, duke i nxitur kriminelët të ushtrojnë gjenocid mbi popullin trim të Sirisë.

Vetëm pak qeveri arabe i kundërshtuan krimet e nusajrive dhe safevive kundër sirianëve të paarmatosur. Aksionet e tyre i e tejkaluan përkrahjen morale, ndihmën humanitare dhe disa procedura diplomatike që nuk vlejnë kundër kriminelit profesionist. Atë nuk e mërzisin këto dënime formale. Ende nuk ka armatosje serioze të ushtrisë së lirë e cila me gjitha formacionet e saja ende lufton vetëm me armë personale ose me atë që e kanë zënë si pre të luftës nga bandat e Asadit. Gjithashtu nuk bëhet presion i vërtetë mbi shtetet perëndimore që janë përzier në gjenocidin asadian. Presionet e ushtruar nga bota islame kundërmojnë me dyfytyrësi dhe dekor…

Edhe në OKB-e është e mundshme që të votohet deklaratë nga asambleja e përgjithshme si alternativë për paaftësinë e Këshillit të sigurisë. Kështu do të legjitimohet armatosja e kryengritësve, por një gjë e tillë nuk është bë.

I Madhëruar është Allahu i cili i inspiroi sirianët që nga fillimi i rebelimit kundër këtij sistemi gjakpirës, prej më shumë se gjysmë shekulli, të brohorisin parullën NUK KEMI ASKËND TJETËR PËRVEÇ TEJE O ALLAH.

Do ti merr në përgjegjësi Allahu individualisht dhe në mënyrë kolektive gjithë ata që i tradhtuan vëllezërit e tyre në Siri.

Imam Ahmedi dhe imam Tirmidhiu e shënojnë hadithin e Ebu Derdasë në të cilin i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush i del në mbrojtje nderit të vëllait të tij Allahu do ta mbron fytyrën e tij nga zjarri i xhehenemit, Ditën e gjykimit.”

Buhariu dhe Muslimi i shënojnë këto dy hadithe:

“Muslimani është vëlla i myslimanit nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton dhe nuk e nënçmon”

“Muslimani është vëlla i myslimanit, nuk i bën padrejtësi atij dhe nuk e dorëzon (tradhton).”

Editoriali i portalit: www.almoslim.net

Përktheu: Talha Kurtishi

NA NDIQNI NË