Arhiva DitoreOct 13, 2014

0 1174

Ja përfundoi edhe muaji i Ramazanit. U krye muaji i agjërimit dhe namazit të natës. Përfundoi muaji i mëshirës dhe faljes si dhe lirimit nga zjarri. Përfundoi pasi që fryu drejt zemrave një erë e lehtë prej erërave të afërsisë ndaj Allahut të lartësuar. U lidh përgëzimi për ata që ishin shkëputur më parë, falja për ata që kishin bërë mëkate dhe u liruan ata që e kishin merituar zjarrin, tërë kjo atëherë kur u prangosën djajtë në muajin e Ramazanit dhe u zbehën zjarret e epsheve  me agjërimin.

     Të përshëndeturit me këtë muaj nxit në shpirt pikëllimin. E si të ndahet nga i dashuri i tij që frikësohet që takimi me të ketë qenë për herë të fundit. A ta përcjellim me atë që e shfaqin disa nga ne prej vullnetit të dobët dhe vendosmërisë së zbehët apo ta përcjellim ashtu si e përcillnin robërit e mençur të Allahut dhe të zgjedhurit prej krijesave të Tij – paraardhësit e këtij umeti dhe më të mirët e tij. Ata të cilën bashkuan mes zellit në kryerjen e veprave dhe përsosjen e tyre si dhe dertin për pranimin e tyre dhe frikën se mos po ju refuzohen.

     Paraardhësit e tanë – Allahu qoftë i kënaqur me ta – shfaqnin sjellje të mahnitëse ndaj këtij muaji edhe para se të fillonte ku “E lusnin Allahun gjashtë muaj që t’iu mundësojë ta arrijnë muajin e Ramazanit pastaj e lutnin gjashtë muaj që ta pranonte atë prej tyre.”  [1]

     Pas daljes së muajit të begatshëm shfaqnin pikëllimin dhe dhembjen për daljen e tij dhe kujdeseshin të porositnin njëri tjetrin për vazhdimësi në adhurim gjatë tërë vitit, sepse të gjithë muajt për myslimanit janë sezon për adhurime bile e tërë jeta është sezon për respekt ndaj Allahut.

     “Umer b. AbdulAzizi  (Allahu e mëshiroftë) tha në hutben e tij të bajramit të fitrit: O ju njerëz ju agjëruat tridhjetë ditë, u falët natën tridhjetë ditë e sot keni dalën të kërkoni nga Allahu t’i pranon prej juve e disa pres Selefit shfaqte pikëllimin ditën e Bajramit e i thuhej atij: kjo është ditë gëzimi dhe hareje! Ai thoshte: Ia qëlluat por, unë jam një rob të cilin e ka urdhëruar Allahu të punojë për të një punë e nuk e di a e ka pranuar prej meje apo jo?

     Vehb b. El Verd i ka parë disa njerëz duke qeshë ditën e Bajramit e ka thënë: Nëse këtyre iu janë pranuar veprat kjo nuk është sjellja e atyre falënderuesve e nëse nuk iu kanë pranuar veprat kjo nuk është sjellja e atyre që frikësohen.

     Hasen El Basriu ka thënë: Allahu i lartësuar e ka bërë muajin e Ramazanit mejdan për krijesat e Tij ku garojnë me adhurimet ndaj Allahut për të arritur kënaqësinë e Tij e disa njerëz kanë triumfuar në këtë garë e disa të tjerë kanë mbetur prapa dhe kanë humbur e është për t’u çuditur me atë i cili luan dhe qesh në ditën në të cilën triumfojnë bamirësit dhe humbin ata që nuk punuan.

     Është transmetuar nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ai thërriste në natën e fundit të muajit të Ramazanit: Ah i mjeri unë! Kujt iu kanë pranuar që ta përgëzojmë dhe kujt nuk iu janë pranuar që ta ngushëllojmë.

     Abdullah b. Mesudi thoshte: Kujt iu janë pranuar veprat e mira nga ne që ta përgëzojmë dhe kush është privuar ta ngushëllojmë. O ti që u janë pranuar nga ti të lumtë dhe o ti që je refuzuar Allahu ta lehtësoftë fatkeqësinë tënde.” [2]

     O ti vëlla që po agjëron: Shiko paraardhësit e tu se si ka qenë gjendja e tyre gjatë përfundimit të Ramazanit dhe si ka qenë pikëllimi i tyre për lamtumirën që ia kanë dhënë këtij muaji të begatshëm. Ti në ta e ke shembullin më të mirë, prandaj tregohu i zellshëm në këtë muaj. Ky zell i yti le të ndikon në pjesën tjetër të jetës tënde dhe pyete veten: Çka ke përfituar prej Ramazanit? Dhe a ka sjell Ramazani ndryshim në shpirtin dhe sjelljet e tuaja?

     E lusim Allahun ta pranojë nga ne agjërimin dhe namazin e natës dhe të na pranon veprat e tona të pakta, e të na falë shumë. Ai është meritor për këtë dhe i vetmi që ka mundësi. E paqja dhe mëshira qofshin për zotërinë tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij gjer në ditën e Gjykimit. E falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

[1] Letaiful Mearif: 1/232.

[2] Letaiful Mearif: 1/234 (e shkurtuar)

Përktheu: Driton Lekaj

0 1289

Falënderimi i takon Allahut i cili i mposht kryeneçët, i shkatërron zullumqarët, hakmerret ndaj kriminelëve dhe i arrin ata të arratisurit. Qoftë i falënderuar Allahu të cilit i drejtohen ata që kërkojnë ndihmë, Ndihmësi i të sprovuarve, shtylla e besimtarëve dhe vendi ku  strehimin e gjejnë të shtypurit.Salavatet dhe selamet qofshin mbi krijesën më të mirë, mbi familjen, shokët dhe pasuesit e tij të devotshëm deri në Ditën e llogaridhënies.

Asociacioni i dijetarëve muslimanë shpreh revoltën dhe dënon ashpër atë që sistemi Ba’thist në Siri e ushtron ndaj protestuesve e që shfaqet me shtypje, gjakderdhje, sjellje të egër dhe privim nga liritë dhe drejtat elementare. Një gjendje e këtillë të shtypjes, represionit, padrejtësive dhe sektarizmit janë realiteti që më së miri përshkruan sundimin Ba’thist në Siri në katër dekadat e fundit.

Duke u nisur nga detyrat e Asociacionit të dijetarëve muslimanë lidhur me ndodhitë në Siri potencojmë:

  1. Duhet të dihet se ky sistem që sundon Sirinë ka bashkuar tre të këqija: ideologjinë Nusajrije (një prej qindra sekteve shiite),  ideologjinë Ba’thije (të nacional shovinizmit arab) dhe ideologjinë socialiste. Gjitha këto devijime një nga një dhe të bashkuar anulojnë  përkatësinë Islame dhe janë Kufr i qartë që të nxjerr prej fesë.
  2. Gjaku i derdhur dhe të pafajshmit të mbytur janë krime për të cilët përgjegjës janë sistemi dhe pushteti i padrejtë. Këto krime i shtohen regjistrit të errët të krimeve që sistemi në fjalë i ka kryer përgjatë kohës së sundimit të tij. Bëhet fjalë për krime ndaj popullit të pafajshëm dhe të pambrojtur që rrallëherë kanë ndodhur në historinë bashkëkohore.
  3. Represioni dhe mbytja e popullit që kërkon të drejtat e tij janë rrugë e rrezikshme, në fundin e të cilës është hidhërimi dhe mallkimi i Allahut, prandaj duhet të ndërpritet. Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” (En Nisa, 93).
  4. Kërkesat për reforma dhe më tepër liri nga represioni sektarian  dhe ushtrimi i politikës me dhunë  janë kërkesa të ligjshme që i aprovon Islami, madje edhe legjislacioni ndërkombëtar dhe institucionet ndërkombëtare.
  5. Është për tu turpëruar të dëgjojmë se disa vende perëndimore angazhohen të ndihmojnë vëllezërit tanë të shtypur në Siri ndërsa shtetet Arabe, me qëndrim që i ngjan spektatorit, nuk shprehin asnjë angazhim qoftë edhe në formë të reagimit apo vendimit denoncues të politikës zyrtare.
  6. Banorët e Sirisë, prej qyteteve dhe fshatrave të ndryshëm, që kanë mundësi,  duhet të angazhohen të thyejnë shtetrrethimin e qytetit të Der’as dhe të lehtësojnë vështirësitë e banorëve të qytetit në fjalë.
  7. Prej njerëzve që do ta ketë njërin prej shpërblimeve më të mëdha tek Allahu është ai që çohet para sulltani të padrejtë e urdhëron për të mirë dhe e ndalon nga e keqja dhe pasta sulltani e mbyt atë. Xhabiri, radijallahu anhu, tregon se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Zotëri i shehidëve është Hamza ibën Abdul Mutalib dhe njeriu që çohet para prijësit të padrejtë e urdhëron (në të mira), e ndalon (prej të këqijave) dhe pastaj mbytet. (Tirmidhiu dhe Hakimi i cili thotë senedi i hadithit në fjalë është sahih).

Ebu Seid Hudriu, radijallahu anhu, tregon se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “prej xhihadit më të madh është fjala e drejtë në praninë e sulltanit të padrejtë”. (Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe me sened të saktë). Shpresojmë tek Allahu që shehidët e fjalës së vërtetë para sistemit zullumqar ta marrin hisen e bollshme e këtij shpërblimi.

  1. Umeti është i detyruar të angazhohet të ndihmojë të shtypurit ashtu siç është angazhuar për të ndihmuar palestinezët në Gaza. Atë që e bën sistemi sirian në shumë aspekte e tejkalon egërsinë e çifutëve në Gaza.
  2. Dijetarët, thirrësit dhe ata që dëshirojnë përmirësime  janë të detyruar që ti kryejnë obligimet e tyre fetare dhe praktike, të udhëheqin popullin e tyre, të korrigjojnë rrugëtimin e tyre duke i udhëzuar në rrugën më të drejtë dhe më të saktë që garanton përmirësimin e gjendjes së vendit dhe popullit. Këtë duhet ta bëjnë duke mos harruar se qëllimi i tyre duhet të jetë të arrijnë të fitojnë pëlqimin e Allahut  dhe duke u munduar të kuptojnë mirë realitetin, pa devijim, frikë dhe pa anim drejtë lindjes apo perëndimit.
  3. I bëjmë thirrje Organizatës së Konferencës Islamike, Ligës Arabe, Këshillit për bashkëpunim mes vendeve të Gjirit, institucioneve private dhe fisnikëve të Umetit, të angazhohen urgjentisht për ti ndihmuar gratë dhe fëmijët e Der’as, duke mos treguar dobësi e as solidarizim me sistemin kriminel në pushtet në Siri.

Në fund detyrë e gjithë muslimanëve është të bëjnë lutje për vëllezërit e tyre në Siri, të bëjnë lutje për durim, qëndrueshmëri, largim të sprovave dhe të kërkojnë ndihmë prej Allahut kundër keqbërësve.  Numan ibën Beshiri e transmeton këtë  hadith: “Shembulli i besimtarëve në pikëpamje dashurie dhe mëshire në mes tyre është  si një  trup; nëse lëndohet një pjesë e trupit, i tërë trupi lëngon nga pagjumësia  dhe  ndezja  (temperatura).” (Buhariu dhe Muslimi)

Allahun e lusim që të shpejton largimin e sprovës nga vëllezërit tanë, që tani vuajnë, në Siri,të shpejton largimin e brengës, të vë në krye të Umetit udhëheqës të drejtë, që nderojnë të devotshmit, udhëzojnë mëkatarët, urdhërojnë në të mirë dhe largojnë nga e liga. I tërë suksesi është në dorë të Allahut.

 Kryetari i Asociacionit: El Emin Haxh Muhammed

Sekretari i përgjithshëm: Prof. Dr. Nasir El Omer

Përktheu: Talha Kurtishi

0 1342

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botrave, kurse paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët traditën e këtij Pejgamberi e pasojnë deri në Ditën e Gjykimit.

– Me agjërimin e këtyre 6 ditëve plotësohet shpërblimi i agjërimit për një vit të tërë.

– Agjërimi i këtyre ditëve dhe agjërimi i Sha’banit, janë si sunnetet të cilat falen përpara apo pas namazit, dhe me këtë plotësohen mangësitë të cilat ndoshta kanë ndodhur gjatë kryerjes së farzit, sepse mangësit në farze plotësohen me adhurime vullnetare-nafile ditën e gjykimit.

– Vazhdimi me agjërim pas Ramazanit është shenjë se Allahu ndoshta e ka pranuar agjërimin e Ramazanit, sepse kur Allahu e pranon veprën e robit të Tij e udhëzon drejt veprave tjera të mira, siç kanë thënë disa: “Shpërblimi i veprës së mirë është vepër tjetër e mirë, dhe kush ka vepruar një të mirë pastaj e përcjell këtë vepër me një vepër tjetër të mirë, është shenjë se Allahu ia ka pranuar veprën e parë.”

– Agjërimi i Ramazanit sjell me vete falje të mëkateve për besimtarët, dhe dita e Bajramit është dita kur shpërblehen dhe gëzohen këta besimtarë, andaj agjërimi i gjashte ditëve të Shevalit është si shenjë falënderimi ndaj Allahut për këtë shpërblim që na e jep Zoti.

– Për çdo adhurim që na mundëson Allahu ta kryejm duhet falënderuar Ai, dhe ky falënderim të cilin e bëjmë është adhurim, është vepër e cila i ngre Allahu me të gradat tona, për këtë duhet falënderuar Allahu për atë falënderim. Për këtë ishtë njëri prej selefit, i cili çdo herë kur falej gjatë ndonjë nate, agjëronte ditën e saj, si shenjë falënderimi ndaj Allahut i cili ia mundësoi të falte namaz nate. Shpesh ndodhte që dikush ta pyeste Vuhejb bin el-Uirdin-Allahu e mëshiroftë për shpërblimin e ndonjë vepre të mirë, kurse ai përgjigjej duke thënë: “Mos pyetni për shpërblimet e kësaj vepre, mirëpo pyetni për obligimin të cilin e ka njeriu të cilit i eshtë mundësur kryerja e kësaj vepre.”

– Dijeni o të nderuar vëllezër dhe motra se veprat me të cilat robi afrohet tek Zoti i tij gjatë Ramazanit, e afrojnë atë tek Allahu poashtu edhe pas mbarimit të Ramazanit, dhe se ai Allah i cili shpërblen dhe mëshiron gjatë Ramazanit është po i njejti Allah i cili shpërblen dhe mëshiron edhe pas Ramazanit. Dhe sa Ai Allah i cili fal dhe udhëzon gjatë Ramazanit është po i njejti Allah i cili fal dhe udhëzon pas mbarimit të Ramazanit .

 Që ta kryejmë agjërimin e këtyre ditë sa më mirë duhet ditur edhe këto çështje:

 

Sa i përket asaj se a mund ti agjërojmë 6 ditët e Shevalit përpara kompensimit të ditëve të Ramazanit dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth kësaj çështjë, mirëpo e vërteta është se ajo e cila duhet bërë më parë është kompensimi i ditëve të Ramazanit pastaj agjërimi i 6 ditëve, sepse ka thënë i Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit dhe e përcjell me gjashtë ditë të muajit Sheval, do të shpërblehet si të kishte agjëruar tërë vitin.” (Transmeton Muslimi), kurse ai i cili i agjëron gjashtë ditët përpara ditëve që ka ti kompensojë, nuk e ka përcjell akoma Ramazanin, mirëpo ka përcjellur një pjesë të Ramazanit dhe se kompensimi është obligim kurse agjërimi i 6 ditëve të muajit Sheval është i pëlqyeshëm, kurse obligimit çdo herë i jepet përparësi përpara veprave vullnetare-nafile.

Gjithashtu ka nga njerëzit të cilët fillojnë me agjërimin e 6 ditëve të Shevalit dhe nuk arin ti plotësojnë duke u friksuar se duhet plotësuar patjetër, prandaj këta i këshillojmë se agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit është i pëlqyeshëm e jo obligim, ka shpërblim për ditët që i ka agjëruar dhe shpresojmë që të shpërblehet për 6 ditët, nëse arsyeja për të cilën i ka ndërpre është arsye e pranuar në sheriat, sepse ka thënë Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të: “Kur të sëmuret robi apo udhëton, i shkruhen veprat ashtu siç i ka vepruar kur ka qenë i shëndoshë në vendin e tij.[1] Poashtu nuk obligohet që ti kompenson ditët që si ke agjëruar nga këto 6 ditë. Allahu është Udhëzuesi më i Mirë.[2]

Lusim Allahun që të na bëj dobi prej asaj që shkruajtëm dhe lexuam dhe e lusim Atë që të na bëj prej atyre që e adhurojnë Atë deri në frymën e fundit dhe lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon vetëm Allahut.

[1] Transmeton Buhariu

[2] Mexhmu’u Fetava Ibn Baz 5/270

0 2377

Lavd falënderimi i takon vetëm Allahut i cili e bëri Kuranin udhëzimin për njerëzimin dhe shkak i lumturisë së tyre. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut që është Një, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqedhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim). Atij i përkasin emrat më të bukur; Atë e përlëvdon gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman,

Ai i cili sprovohet me varfëri dhe fukarallëk lumturinë e sheh në pasuri dhe tek pasanikët, ai i cili sprovohet me sëmundje dhe ligështi lumturinë e sheh në shëndetin e trupave dhe në shërimin e organeve, ai i cili sprovohet me padrejtësi dhe që nuk mundet t’i merr të drejtat e veta lumturinë  e sheh në pozitë e fuqi ose tek mbretërit e sundimtarët dhe ai i cili zemra e tij është e dehur dhe e dhënë pas epsheve e gjynaheve dhe pas fëlliqësirave e mëkateve lumturinë e sheh në pasimin e epshit dhe veprimin e fëlliqësirave dhe përhapjen e tyre.

Njerëzit gjithmonë hulumtojnë pas qetësisë shpirtërore, kërkojnë lumturi e kënaqësi dhe atë e përgjojnë në forcë e fuqi, në pasuri e liri dhe pozitë e sundim. Lumturia nuk gjendet në pasuri e fëmi e as në fuqi e mbretëri dhe Allahu kur i përshkroi disa prej popujve tha: “Mos u josh(o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t’i ndëshkojë ata në këtë jetë”. Teube 55.

Të hulumtuarit pas pasurisë dhe pozitës shpirtrat i ndëshkon, zemrat i lodh, jetën e vështirëson dhe dhembje e mundime asaj i shkakton. Shpirti nuk kënaqet asnjëherë me pak e as nuk ngopet me shumë dhe për këtë i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Sikur biri i Ademit të ketë një luginë, do të kishte shpresuar ta ketë edhe një, dhe sikur të kishte dy lugina, kishte shpresuar ta ketë edhe të tretin, dhe nuk e ngop njeriun vetëm se dheu dhe Allahu ia fal atij që pendohet”. Dhe poashtu ka thënë: “Kushdo që e bënë këtë botë synim të tij Allahu do t’ia përçaj punët e tij dhe do t’ia vendos para syve të tij varfërinë dhe asgjë nuk do t’i vije atij prej dynjasë përveç asaj çka e ka shkruar për të”.

Lumturia është gjë e cila nuk shihet me sy e as që krahasohet me numër dhe nuk blihet as me dërhem e as me dinar. Ajo është gjë që gjendet brenda në zemër,  zemrën e gëzon dhe e qetëson, shpirtin e pastron, gjoksin e zgjeron, fytyrën e ndriçon dhe mendjen e rehaton. Ajo është ndjenjë e bukur që të gëzon dhe perceptim i ëmbël që të rehaton dhe shpirtin ta qetëson. Paramendoje një njeri të cilit Allahu i ka dhuruar pasuri e pozitë mirëpo e ka sprovuar me sëmundje të rëndë. Atij ia sjellin ushqimin më të mirë por nuk ka mundësi ta han, edhe nëse e han nuk shijon asnjë shije në të. Ngrihet prej krevatit dhe shikon prej dritares së dhomës së tij dhe e vëren një prej punëtorëve të tij i cili është shtrirë nën hijen e një peme dhe në njërën dorë e mban copën e bukës e në tjetrën kripën dhe kënaqet duke e ngrënë atë ushqim të thatë. Sa shumë shpreson ky i mjeri ta kishte pas shëndetin e punëtorit të tij dhe ta kishte përjetuar lumturinë e tij.

Burimi i lumturisë është zemra, pamja e jashtme e saj është kënaqësia dhe argumenti i prezencës së saj është kuptimi i begative dhe njohja e tyre. Nuk ka më keq se kur një njeri lumturinë e tij e kërkon në epshet e dynjasë dhe kënaqësitë e saj dhe ai vet e di bindshëm se ato nuk janë të përhershme. Hulumtimi pas epsheve të dynjasë dhe kënaqësive të saj atij jetën ia shkatërrojnë, furnizimin ia pakësojnë, problemet ia shtojnë, e nxisin në harame dhe dëfrime, në urrejtje dhe armiqësi mes njerëzve dhe në fund ose nuk mundet ta arrin atë që e donë ose ajo e tradhton dhe jeta me përfundim të keq i përfundon.

Nuk mundesh të gjesh njeri i cili është i kënaqur me përcaktimet e jetës përveç atij i cili i beson Allahut dhe Atij i mbështetet. Jeta pa fe është e komplikuar dhe kjo dukuri çon deri në çrregullime shoqërore dhe sëmundje shpirtërore, ku të sprovuarit jepen pas ilaçeve për qetësim madje pas drogës dhe alkoolit, Allahu na ruajt: “Ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje, (ia mbyll zemrën e) ia shtrëngon gjoksin si të jetë duke u ngjitur në qiell”. Enam 125, dhe “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar” Taha 124.

Dynjaja tek besimtari nuk ka vlerë të madhe, ai e kupton se ajo nuk është tjetër përveç se një botë ku sprovohet në të dhe se ajo është vend mbjelljeje dhe se në të do të jetë një kohë të shkurtë dhe se pas saj e shpreson takimin me Allahun. Besimi është anija e tij kurse adhurimi mjeti i tij. Besimtarin gjithmonë e mbulon lumturia për arsye se ai është i bindur se jeta është e gjykuar me caktimet e Allahut, ai nuk pikëllohet për atë që kaloi dhe nuk gëzohet për atë që arriti, nuk dëshpërohet prej sprovave dhe belave dhe ato i kupton si mëshirë prej anës së Allahut e jo si dënim.

Lumturia nuk fitohet me ikje nga përgjegjësit dhe me braktisjen e tyre por ajo arrihet në ballafaqimin e jetës dhe qëllimeve të saj. Marrja e shkaqeve dhe përkujdesja e tyre janë faktorë kyç për arritjen e lumturisë dhe mbjelljen e kënaqësisë. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Prej lumturisë  janëgruaja e mirë, vendbanimi i mirë dhe mjeti i mirë i udhëtimit”. Dhe poashtu thotë: “Kush zgjohet prej jush në mëngjes dhe është i qetë në  vatrën e tij, i shëndoshë në trupin e tij dhe e ka bukën për atë ditë, ai është sikur t’i jetë dhënë e tërë bota”.

Pasuria e realizon lumturinë nëse ti nëpërmjet saj e kërkon kënaqësinë e jetës hallall dhe nëse pasurinë nuk e merr si qëllim të jetës por e merr si mjet për ta arritur qëllimin kryesor dhe final e ajo është kënaqësia e Allahut dhe xheneti i Tij. I lumturi nuk ha më shumë se sa hanë të tjerët dhe nuk posedon më shumë se sa posedojnë të tjerët por ai kënaqet më shumë se sa kënaqen të tjerët. Të lumturit janë besimtarë dhe punëtorë të zellshëm, Allahut i mbështeten, urtësive të Tij i binden dhe përcaktimeve të Tij i nënshtrohen. Kjo është lumturia e vërtetë dhe ajo e drejtë.

Prej burimeve të dëshpërimit dhe shkaqeve të pa lumturisë është papunësia, e cila është shkak i mbushjes së kafeneve e klubeve të dëfrimit dhe të rritjes së numrit të vrasjeve dhe vjedhjeve dhe krimeve në shoqëri. Për këtë arsye është mirë që njerëzit të inkurajohen që të punojnë dhe tu hapen mundësi pune që t’i paraqesin ambiciet e tyre dhe të përparojnë në jetën e tyre dhe kjo padyshim se ndikon në lumturinë e tyre dhe puna bëhet një faktor i madh dhe  i rëndësishëm i saj.  Poashtu prej burimit të dëshpërimit dhe të pa lumturisë është injoranca dhe padituria. Injorantët është shumë rëndë të udhëhiqen dhe të udhëzohen dhe të qetësohen: “Paqja qoftë me ju! Ne nuk duam shoqëri me të paditurit”. Kasas 55. Njerëzit e ditur shumë lehtë munden ta kuptojnë të vërtetën dhe të dobishmen dhe atë çka kërkohet prej tyre dhe t’i përgjigjen asaj, dhe për këtë arsye injoranca bëhet një prej faktorëve kyç të dëshpërimit dhe pikëllimit.

Poashtu një prej faktorëve të lumturisë është edhe edukata e mirë dhe morali i lartë. Vendi më i mirë ku përfitohet edukata e mirë dhe morali i lartë është shtëpia dhe shkolla, vende të cilat duhen që ta edukojnë njeriun të pajiset me durim, sinqeritet, besim, vepër, përpjekje, butësi, nder, turp dhe zgjerim të gjoksit: “Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin) dhe ta hoqëm barrën, e cila ta rëndonte tepër kurrizin”. Inshirah 1-3.  Kjo edukatë duhet që njeriun ta edukon ta adhuron Allahun dhe ta falënderon Atë dhe ta përmend Atë: “Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut”. Rad 28, dhe “Atij që shmanget nga Këshilla e të Gjithëmëshirshmit(Kurani), Ne do t’ia caktojmë një djall, që do t’i bëhet shok i pandashëm”. Zuhruf 36. Kjo edukatë duhet që ata t’i largon prej urrejtjes dhe smirës dhe t’ua mbush zemrat me dashuri ndaj njerëzve dhe ta edukon që ta lut Allahun për mëshirë dhe mirësi për vete dhe për të gjithë njerëzit: “Mos i lakmoni ato gjëra, me anë të të cilave Allahu i ka bërë disa nga ju të dallohen mbi të tjerët: meshkujt do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar e po ashtu edhe femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij. Vërtet, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë”. Nisa 32.

O ti musliman, ti do të bëhesh i lumtur atëherë kur do ta njohësh vetveten dhe lumturinë ta kërkosh prej vetvetes e jo prej atyre që i ke përreth. Bëhu i lumtur me besimin tënd dhe moralin tënd dhe dashurinë ndaj njerëzve, bëhu i lumtur nëse je me Zotin tënd dhe i falënderon begatitë dhe bën durim në sprova dhe bela se atëherë do të përfitosh në të dyja rastet dhe do të kesh shpërblime në të dyja botët.

Po ta kishin ditur të palumturit prej pasanikëve e sundimtarëve dhe jobesimtarët e munafikët se çfarë lumturie shijojnë besimtarët do t’i kishin luftuar ata me shpatë. Madje ateistët kur i panë besimtarët se janë të lumtur, të qetë e të bindur, prej injorancës dhe neglizhencës së tyre menduan se besimtarët janë të mpirë prej fesë. Të shkretët nuk e dinë se besimtarët janë të bindur se edhe nëse të gjithë banorët e tokës dhe qiejve mblidhen për t’i ndihmuar ndonjërit me diçka, nuk munden t’i ndihmojnë vetëm se atë që Allahu e ka caktuar për atë, dhe nëse mblidhen për t’i bërë dëm diçka, ata nuk mund t’i bëjnë dëm, vetëm atë që Allahu e ka caktuar për atë.

Besimtarët besojnë se qielli nuk lëshon as dinar e as dërhem dhe se në fenë e tyre besimi ka ardhur paralel me veprën. Furnizimi vjen vetëm se prej Allahut dhe kënaqu me atë çka të ka caktuar Allahu pa mos futur dëshpërim në zemrën tënde e as urrejtje e cila e shkatërron zemrën tënde e as smirë e cila të dëmton ty dhe i ha të mirat e tua. Kjo botë është vend ku duhet të mbjellim prandaj vepro që të korrurat e tua t’i shohësh në ahiret. Sëmundja është sprovë dhe në të ka urtësi të madhe dhe dije se shërimi është i ndërlidhur me ilaçin dhe se ai vjen vetëm se prej Allahut dhe me lejen e Tij. Nëse ec sipas kësaj rruge atëherë do ta gjesh lumturinë dhe do të zbrit mbi ty qetësi e rehati.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Në zemër ka shpupurisje të cilën nuk mundet ta grumbullon vetëm se afrimi kah Allahu. Në zemër ka egërsirë që nuk mundet ta largon vetëm se shoqërimi me Allahun. Në zemër ka pikëllim të cilin nuk mundet ta largon vetëm se gëzimi me njohjen e Allahut dhe sinqeriteti në sjelljet me Allahun. Në zemër ka shqetësim që nuk mundet ta qetëson vetëm se ikja kah Allahu. Në zemër ka skamje e varfëri që nuk mundet ta plotëson vetëm se dashuria ndaj Allahut, përmendja e vazhdueshme e Tij, mbështetja në Atë dhe adhurimi i sinqertë i Tij. Në zemër ka hidhërim dhe brenga që nuk mundet t’i fik vetëm se kënaqësia me urdhëresat dhe ndalesat e Allahut dhe durimi në caktimet e Tij deri atë ditë kur ta takojmë Allahun”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

0 1488

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju besimtar,

Muslimanët janë unik në atë se sahabët (shokët e Muhamedit alejhi salatu ue selam) janë koka e evliave dhe më të mirët prej të devotshmëve, shëmbëlltyra e besimtarëve dhe krijesat më të mira të Allahut pas Pejgamberëve dhe Lajmëtarëve. Allahu i fisnikëroi me pamjen e Muhamedit,alejhi salatu ue selam, dhe shoqërimin e tij në mirësi dhe vështirësi, janë krijesa të cilët e bashkuan diturinë me veprën dhe krijesa të cilat e dhanë jetën e tyre dhe shpenzuan pasurinë e tyre në rrugë të Allahut dhe u bënë më të mirët prej të mirëve dhe gjenerata më e mirë prej të gjitha gjeneratave edhe atë me dëshminë e Muhamedit, alejhi salatu ue selam. Janë populli më i mirë prej të gjithë popujve që kanë jetuar më herët dhe atyre që do të vinë më vonë, ata ishin që i ngritën bazat e Islamit, e luftuan politeizmin dhe e shpërndan fenë në të gjitha anët e botës. Ata janë që më së miri e kuptuan fenë dhe kishin besim të sinqertë dhe vepra të mira. Si mos të jetë kjo? Kur ata u edukuan në duart të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selem,  pinë prej burimit të tij të pastër dhe e dëshmuan zbritjen e shpalljes. Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, përcjell nga Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë: “Vërtet Allahu shikoi në zemrat e robërve, dhe e gjeti zemrën e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, më të mirën ndër  zemrat e robërve, andaj e zgjodhi për Veten e Tij dhe e dërgoi me shpallje. Më pas shikoi në zemrat e robërve, dhe gjeti se zemrat e sahabëve të tij janë më të mirat ndër zemrat e robërve, andaj i bëri ata ministra të të Dërguarit, alejhi salatu  ue selam, të cilët luftojnë për fenë e Tij”.

Sahabij konsiderohet ai i cili i ka besuar dhe e ka shoqëruar apo e ka parë të Dërguarin e Allahut dhe ka vdekur si musliman.

Kanë ardhur shumë ajete të qarta dhe hadithe të vërteta rreth meritave të sahabëve dhe prej tyre fjalët e Allahut, azze ue xhel. “Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore” Teube 100.

 

 “Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt e me një plaçkë të madhe që do ta fitojnë. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë”. Fet’h 18-19.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, për ta thotë. “Nuk hyn në zjarr asnjëri prej atyre që janë betuar nën hijen e pemës”.

 

“Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin”. Ali Imran 110.

 

“Një pjesë e plaçkës i takon edhe mërgimtarëve të varfër, të cilët u përzunë nga vendlindja dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht ata janë besimtarët e sinqertë. Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë, i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë, që u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues. Hashr 8-9.

“Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Allahut. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes.Fet’h 28.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Gjenerata më e mirë, është gjenerata e kohës sime, pastaj njerëzit që vijnë mbas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre”.

Poashtu Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Mos i shani sahabët e mi, sepse sikur ndonjëri prej jush të shpenzojë flori edhe sa mali i Uhudit, nuk mund të arrijë qoftë edhe sa grushti i tyre, apo sa gjysma e tij”.

E mirë konsiderohet çdo e mirë në të cilën ishin shokët e Muhamedit, alejhi ue selam. Ata ishin njerëz që garonin me të tjerët në çdo mirësi, në mejdanin e xhihadit, në mejdanin e thirrjes, në mejdanin e shpenzimit dhe në mejdanin e adhurimeve. Allahu nëpërmjet tyre e ruajti Kuranin derisa e çuan amanetin e Zotit të tyre në vend, një grup prej tyre iu përkushtuan bartjes së përgjegjësisë së Sunetit dhe ecën nëpër të gjitha anët e botës për ta shpërndarë, një grup tjetër e morën përgjegjësinë e udhëheqjes, përkujdesjes, xhihadit dhe të drejtave dhe vepruan në futjen e popujve në Islam. Allahu i bekoi në kohë dhe për njëqind vjet e realizuan atë që të tjerët nuk mundën me shekuj të tërë dhe Allahu le të mbetet i kënaqur prej të gjithë atyre.

Pejgamberit, alejhi salatu ue selem, sahabët i ndihmuan në luftërat e tij dhe ia dhanë besën se do të shpenzojnë në rrugë të Allahut. Enesi,Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Gjatë një mëngjesi të ftohtë, Pejgamberi, alejhi salatu ue selam,  doli në Hendek dhe i pa Muhaxhirët dhe Ensarët duke hapur hendeqet, ngase nuk kishin rob për t’ua pranuar ato punë. Duke parë mundin dhe urinë e tyre, Muhamedi, alejhi salatu ue selam,  tha: “O Zoti ynë, jetë e vërtetë është jeta në Ahiret, andaj fali Ensarët dhe Muhaxhirët!”.  Ata, duke iu përgjigjur, thanë: “Ne jemi ata që i jemi betuar ndaj Muhamedit  se do të luftojmë në rrugën e Allahut gjer në Amshim”.

Sahabët ishin ata që e fituan nderin e takimit të Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe atyre u takoi pjesa më e madhe e dashurisë dhe madhërimit të tij. Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur u pyet se si ka qenë dashuria e juaj ndaj të Dërguarit të Allahut, u përgjigj: “Pasha Allahun ishte më i dashur tek ne se sa pasuritë tona, fëmijët tanë, baballarët tanë, nënat tona dhe më i dashur se sa uji i ftohët në vapë”.

Ebu Sufjan ibën Harb, i cili në atë kohë ende nuk ishte në Islam, e pyeti Zejd ibën Dethineh, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, të cilin e kishin pas zënë rob jobesimtarët e Mekës dhe e nxorën ta mbysin jashtë Haremit të Mekës, duke i thënë: “O Zejd të betohen në Allah, a kishe pasur dëshirë që Muhamedi të ishte në vendin tënd dhe t’ia këputnim kokën atij kurse ti të ishe te familja jote? U përgjigj: “Pasha Allahun nuk dua që Muhamedi të jetë në vendin e tij kush është tani dhe atë ta godet therë që e dëmton e unë të jem te familja ime”. Ebu Sufjani tha: “Nuk kam takuar askënd prej njerëzve që e donë ndokënd siç e dojnë shokët e Muhamedit Muhamedin”.

Ne i duam shokët e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe nuk e teprojmë në dashurinë e asnjërit prej tyre dhe nuk heqim dorë nga asnjëri prej tyre, i kujtojmë vetëm se për të mirë dhe dëshmojmë për të gjithë Muhaxhirët dhe Ensarët se janë banorë të xhenetit dhe se Allahu është i kënaqur prej tyre dhe se ata janë të falur e mëshiruar. Duhet të jesh i bindur thellësisht se ai që e ka parë Muhamedin, alejhi salatu ue selam, dhe i ka besuar atij dhe e ka shoqëruar atë është më i mirë se ai që nuk e ka parë dhe shoqëruar atë,  edhe po të kishte qenë shoqërimi i tij vetëm se një pjesë të vogël të ditës. Poashtu duhet të kërkojmë mëshirë për të gjithë ata, për të voglin dhe për të madhin prej tyre, për të parët dhe për të fundit prej tyre, dhe duhet tua përmendim mirësitë e tyre, t’i shpërndajmë meritat e tyre, të shkojmë pas udhëzimit të tyre dhe t’i shmangemi asaj çka ka ndodhur mes tyre. Ata prezantuan në shumë ndodhi me të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe i tejkaluan të tjerët me merita, Allahu ua fali atyre dhe na urdhëroi që të kërkojmë falje për ta dhe me dashurinë ndaj tyre të afrohemi kah ata dhe gjithë këtë e detyroi nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Tij Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe nuk flet për ta keq dh nuk i pason të metat e tyre vetëm se njeriu me zemër të sprovuar në fenë e tij.

Gjurmët të cilat na kanë ardhur dhe flasin kundër sahabëve janë të shpifura ose kanë shtuar apo pakësuar në to dhe ia kanë ndërruar kuptimin dhe pamjen e vërtetë. E vërteta në to është se ata janë të arsyetuar dhe se ata janë përpjekur vetëm se për të mirë e ndonjëherë ia kanë qëlluar e ndonjëherë kanë gabuar dhe sasia e veprave të tyre të gabuara e që janë në numër të vogla dhe të falura nuk munden të krahasohen me besimin e tyre të pastër, me shpërnguljen që e kanë bërë për hir  të Allahut, me xhihadin  që e kanë bërë në rrugë të Allahut, me shpenzimet e tyre për fenë e Allahut, me diturinë e dobishme që e kanë fituar dhe shpërndarë për hir të Allahut dhe me veprat e tyre gjigante që i kanë vepruar për këtë fe të Allahut.

Nuk pyetet askush për drejtësinë e sahabëve dhe nuk duhet të dyshon askush në drejtësinë e tyre për arsye se ata janë të shpallur krejtësisht të drejtë me citatet e Kuranit dhe Sunetit dhe prej atyre që bëjnë pjesë në unitetin e këtij Umeti. Enes ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Dashuria e Ensarëve është prej shenjave të besimit kurse urrejtja e Ensarëve është prej shenjave të hipokrizisë”.

 

Ebu Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, na përcjell se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Nuk mundet që t’i urren Ensarët njeriu i cili i beson Allahut dhe Ditës së Kiametit”.

Hutbeja e dytë

 

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju vëllezër musliman.

Më të mirët prej sahabëve janë katër halifët e drejtë, e pastaj të tjerët që vijojnë prej dhjetë të përgëzuarve me xhenet. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Më i miri prej këtij Umeti pas Pejgamberit të tyre është Ebu Bekri e pastaj Omeri”.

Poashtu Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Pasoni ata që do të vinë pas meje Ebu Bekrin dhe Omerin”.

Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, na përcjell një hadith ku sahabët ishin në udhëtim dhe Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, u tha: “Si t’i nënshtroheni Ebu Bekrit dhe Omerit do të udhëzoheni”.

Imam Buhariu na përcjell thënien e Muhamed ibën Hanefije i cili e kishte pas pyetur babën e tij Alij ibën Ebi Talib. Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “O prindi im, kush është njeriu më i mirë pas Pejgamberit, alejhi salatu ue selem“. U përgjigj. “O biri im a nuk e din?!”. -I thashë: “Jo” -Më tha: “Ai është Ebu Bekri”.

Allahu, azze ue xhel, zbriti ajete për meritat e Ebu Bekrit duke thënë: “Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve”. Nur 22, dhe poashtuKur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit)“. Teube 40.

Nuk ka aspak dyshim se Ebu Bekri ishte i dyti me Pejgamberin, alejhi salatu ue selem, dhe atë e dëshmoi Zoti i botëve dhe e përgëzoi me qetësi dhe nuk i la të vetëm por u bë i treti i tyre.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, tha: “Nuk më ka bë dobi asnjë pasuri si pasuria e Ebu Bekrit”. Ebu Bekri kur i dëgjoi këto fjalë filloi të qaj dhe tha: “O i Dërguar i Allahut, a nuk jemi unë dhe pasuria ime vetëm se në shërbimin tënd ?!”.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, për Omerin thonte: O i biri i Hatabit! Kur ti ndjek një rrugë, shejtani ndjek një rrugë tjetër. Në të vërtetë shejtani largohet edhe nga hija jote, o Omer.”

 

Dhe poashtu tha: “Në popujt e mëparshëm ka pasur njerëz të frymëzuar (nuk kanë qenë Pejgamber, por flisnin për Allahun të vërtetën) dhe nëse ndokush prej Umetit tim frymëzohet ai është Omeri ibën Hatabi”.

Omeri u frymëzonte dhe zbritnin ajete ku verifikoheshin thëniet e tij. E këshilloi të Dërguarin e Allahut të mbulohen gratë e tij, pastaj i tha: “O i Dërguar i Allahut, po ta kishe marrë vendqëndrimin e Ibrahimit për faltore”, dhe poashtu e këshilloi për çështjen e robërve dhe për të gjitha zbritën ajete ku verifikoheshin thëniet e tij.

Allahu poashtu nëpërmjet duarve të Omerit çliroi shumë vende. Xhabir ibën Abdullah thotë se është pyetur Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se ka prej njerëzve që flasin keq për shokët e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, madje edhe për Ebu Bekrin dhe Omerin. Aisha u përgjigj: “Pse çuditeni prej kësaj çështjeje?! Atyre iu ndërprenë veprat dhe dashi Allahu që mos t’i ndërpriten shpërblimet”.

Kurse Othman ibën Afani, Allahu qoftë kënaqur prej tij, erdhi një ditë tek Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, me një mijë dinarë, të cilat i hodhi në prehrin e Pejgamberit, alejhi salatu ue selem, për të përgatitur ushtrinë e vështirësisë. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, duke i rrotulluar ato dinarë në prehrin e tij thonte: “Le të bëjë çfarë të dojë Othmani pas kësaj dite se nuk i bën dëm vepra e tij”.

Kurse për Aliun, Allahu qoftë kënaqur prej tij, tha: “Do t’i jepet nesër flamuri një njeriut që e donë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe atë e dojnë Allahu dhe i Dërguari i Tij”. Njerëzit ranë të flenë duke u pyetur se kujt do t’i jepet flamuri nesër. Kur agoi dita të gjithë u zgjuan me shpresë se do ta marrin flamurin, mirëpo Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, u tha: “Ku është Aliu”. Disa thanë se është i sëmurë prej syve dhe Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, u tha që ta thirrin dhe e morri dhe i pështyu në sytë e tij dhe iu shëruan sikurse të mos kishte pasur më herët sëmundje. Pastaj ia dha flamurin dhe Aliu tha: “A të luftoj kundër tyre derisa të bëhen siç jemi ne”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, u përgjigj: “Frenoj përcjellësit e tu derisa të arrini në oborrin e tyre, pastaj thirri në Islam dhe lajmëroi se me çka janë të detyruar ata prej dispozitave”.  

Vëllezër musliman, dijeni se sahabët të gjithë janë prej banorëve të xhenetit: “Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe kanë luftuar para fitores me ata që kanë shpenzuar dhe kanë luftuar më pas. Ata kanë shkallë më të lartë, mirëpo Allahu u premton të gjithëve më të mirën (Xhenetin)“. Hadid 10.

nga arabishtja: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË