Arhiva DitoreOct 21, 2014

0 6888

Besimi islam ngritët mbi monoteizmin e pastër dhe largimin nga çdo njollë e shirkut (politeizmit). Ky besim shprehet në shehadetin – dëshminë se nuk ka Zot të denjë pos Allahut dhe se Muhamedi, salallahu alejhi ve sel-lem, është rob dhe i dërguar i Tij.

Pjesa e parë e shehadetit, pra fjala “eshehdeu en la ilahe il-lall-llah” – dëshmoj se s’ka Zot të denjë pos Allahut do të thotë: t’i nënshtrohesh Allahut dhe t’i bindesh Atij, i Cili është i Vetëm, pa ortak.

Pjesa e dytë e shehadetit, pra, fjala “ve eshhedeu enne muhammeden abduhu ve resuluhu” – dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij nënkupton mënyrën se si t’i nënshtrohemi Allahut dhe ta adhurojmë Atë.

Shqiptimi i shehadetit është çelësi i hyrjes në fenë islame. Ditën e Kiametit asnjëri s’ka për të kaluar pa u pyetur për dy gjëra: “çka keni adhuruar? ” Dhe “a iu përgjigjët pejgamberëve?”

Përgjigja e të parës arrihet me realizimin e pjesës së parë të shehadetit “la ilahe il-lallah” s’ka Zot të denjë pos Allahut, duke njohur Allahun, duke pranuar me zemër dhe duke vepruar me gjymtyrë në bazë të kërkesave të kësaj fjale. Përgjigja e të dytës: me realizimin e pjesës së dytë të shehadetit “muhammedun resulull-llah” – Muhamedi është i Dërguar i Allahut, duke e njohur atë, duke e pranuar dhe duke e ndjekur rrugën e tij.

Kuptimi i shehadetit është: “nuk ka të adhuruar të denjë përpos Allahut”, sepse Ai është Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi, Dobiprurësi, Ndëshkuesi, Kontrolluesi i gjithësisë, për tërë këtë Ai është i vetmi që meriton të adhurohet.

Shehadeti ngritët mbi dy shtylla kryesore: Mohimin dhe Pohimin. Me fjalën “nuk ka Zot…” në fillim te shehadetit, mohojmë çdo adhurim që i drejtohet dikujt tjetër pos Allahut, kurse me fjalën “…pos Allahut” pohojmë se të gjitha llojet e adhurimit nuk i takojnë askujt pos Allahut.

Nuk ka dyshim se shehadeti është çelësi i Xhennetit dhe shpëtimi nga Xhehennemi. Mirëpo mos u mashtro vetëm me shqiptim, sepse kjo fjalë ka kushte ashtu siç ka çelësi dhëmbët e tij.

Kushtet e kësaj fjale janë si vijojnë:

  1. Dija dhe kuptimi i kësaj fjale që mënjanon injorancën: Allahu, subhanehu ve teala, hanehu ve teala thotë: “dije se nuk ka zot tjetër pos Allahut, kërko falje për mëkatin tënd” (Muhammed, 19). Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “kush vdes duke e ditur se nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut, do të hynë në Xhennet.”
  2. Bindja e prerë që mohon çdo mëdyshje. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të Allahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.” (Huxhurat, 15).

Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, i tha në një rast Ebu Hurejres: “ec me këto nalle (pasiqë i dha një palë) dhe çdonjërin që do të takosh pas këtij muri (e andej) i cili dëshmon se nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut, me bindje të plotë nga zemra, përgëzoje me Xhennet.”

  1. Pranimi i kuptimit të shehadetit që mohon çdo refuzim: patjetër të pranojmë kuptimin e kësaj fjale. Në të shumtën e rasteve shkak i mospranimit të kuptimit të kësaj fjalë është mendjemadhësia, inati, zilia dhe imitimi i etërve dhe gjyshërve. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, ata e mbanin veten lart. Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?”” (Saffat, 35) po ashtu Allahu, subhanehu ve teala, na tregon për hakmarrjen e Tij ndaj atyre që nuk pranuan thirrjen e pejgamberëve të më hershëm: “Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: “Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre”. Ai tha: “A edhe nëse u kam sjellë rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?” Ata thanë: “Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!” Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve.” (Zuhruf, 23, 25)
  2. Nënshtrimi që mohon mospërfilljen: robi i Zotit patjetër duhet t’i nënshtrohet kësaj fjale (shehadetit) me zemër dhe me trup në të gjitha aspektet e jetës. Ky kusht realizohet duke zbatuar urdhrat e Allahut dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij. Prej argumenteve që flet për këtë kusht është fjala e Allahut: “E kush ia dorëzon veten Allahut duke qenë edhe punë mirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek Allahu është përfundimi i çështjeve.” (Lukman, 22)
  3. Sinqeriteti (sidk) në të shprehurit e kësaj fjalë që mohon çdo gënjeshtër e dyfytyrësi: patjetër të jesh i sinqertë kur shqipton shehadetin, të jetë në përputhje ajo që e thua me atë që e ke në zemër, për t’u dalluar nga hipokritët. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar Allahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.” (Bekare, 8,9). Muhamedi, salallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “çdonjëri që dëshmon se s’ka sot që meriton adhurimin

përpos Allahut, me sinqeritet nga zemra e tij, Allahu ia ndalon zjarrin.”

  1. Dashuria ndaj kësaj fjale që mohon urrejtjen: duhet të duam këtë fjalë, të duam atë në çka aludon kjo fjalë, të duam atë që punojnë me këtë fjalë. Kjo dashuri nuk mund të plotësohet pa i dhënë përparësi gjithë asaj që e do Allahu ndaj epsheve dhe ëndjeve tona si dhe të urrejmë atë që urren Allahu dhe të kemi kujdes të mos veprojmë diç që e hidhëron Allahun. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “E nga njerëzit ka të tillë që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, po dashuria e

atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë.” (Bekare, 165)

  1. Qëllimi i pastër (ihlasi) gjatë kryerjes së veprës, që mohon punën për sy e faqe dhe shirkun: Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.” (Bejjine, 5). Ebu Hurejre, radijallahu anhu, në një rast e pyeti Pejgamberin, salallahu alejhi ve sel-lem: “kush do të gëzojë më së tepërmi shefatin (ndërmjetësimin) tënd Ditën e Kijametit? Ai iu përgjigj: ma ka marrë mendja se asnjëri nuk do të më pyet për këtë gjë para teje o Ebu Hurejre, duke parë kujdesin tënd për hadithet. Njeriu që më së tepërmi do të gëzojë shefatin tim Ditën e Kijametit është ai që thotë: “la ilahe ilallah” – nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut – sinqerisht nga shpirti i tij.”
  2. Mohimi dhe mosbesimi i çdo gjëje që adhurohet pos Allahut: patjetër të mohojmë çdo gjë që adhurohet pos Allahut, dhe të deklarojmë se ky adhurim është i kotë, qoftë ai adhurim i ndonjë meleku, pejgamberi, të devotshmi apo ndonjë gurë, dru, planet, parti, fis, sistem apo diçka tjetër. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është dëgjues i dijshëm.” (Bekare, 256), kurse Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “kush thotë la ilahe il-lallah dhe mohon çdo gjë që adhurohet pos Allahut, sigurohet pasuria dhe

gjaku i tij, e llogaria për të është në Dorë të Allahut.”

0 2431

Imani është fjalë dhe vepër. Është besimi i prerë i zemrës në Allahun, Pejgamberin e Tij si dhe në gjithë atë që është përmendur në sheriat, pa pasur pikë dyshimi. Pas këtij veprimi të zemrës, gjymtyrët e trupit duhet ta pasojnë atë dhe kështu të përputhet e brendshmja me të jashtmen e njeriut. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan

dhe për hir të Allahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.” (Huxhurat, 15) Ky besim i prerë duhet të jetë në diçka që është e fshehtë prej njerëzve. Besimi në të fshehtën (gajbin) është shkaku i mbivlerësimit të disa njerëzve ndaj tjerëve, për këtë arsye është mirë të mësojmë se ç’është gajbi dhe në sa lloje ndahet ai.

 

Kuptimi i nocionit gajb (botë e fshehur)

Me fjalën gajb nënkuptohet gjithçka që nuk mund të kapet me shqisat e njeriut, qoftë ajo një gjë që s’mund ta dijë askush pos Allahut, apo një gjë e cila mund të mësohet nga shpallja hyjnore.

Njeriu diçka prej gajbit mund ta perceptojë me analizat e tij mendore apo me mjete të ndryshme moderne, si për shembull zgjerimi i perceptimit të gjërave të imta me mikroskop dhe mjete të tjera. Kjo ka të bëjë me gajbin relativ siç do ta përmendim më poshtë kur do flasim për llojet e gajbit.

 

Rëndësia e gajbit:

Besimi në gajb është prej veçorive dalluese të njeriut. Në perceptimin e gjërave të dukshme merr pjesë edhe kafsha, andaj besimi në të padukshmen është veçori e njeriut. Për këtë arsye, prej gjërave kryesore të rëndësishme në fetë me prejardhje qiellore ishte besimi në gajb. Në ligjin e shpallur nga Allahu ka shumë gjëra të fshehta e të cilat nuk mund të kuptohen vetëm nëpërmjet shpalljes hyjnore, siç janë fjalët që tregojnë për Allahun, cilësitë e Tij, veprat e Tij, për shtat qiejt dhe çka ka në to, për melekët, për pejgamberët, për Xhennetin

dhe Xhehnemin, për djajtë e për xhinët dhe gjëra tjera për ta cilat na tregoi Pejgamberi, salallahu aleji ve selem.

 

Llojet e gajbit:

  1. Gajbi i përgjithshëm: këtu përfshihen gjërat që nuk mund t’i perceptojë njeriu me shqisat dhe mjetet e tij. Ky lloj ndahet në dy nënlloje:
  2. a) gjërat për të cilat Allahu na tregoi nëpërmjet shpalljes, siç janë djajtë dhe xhinët dhe gjërat tjera që lidhen me to. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te

të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit, që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askënd”. (Xhin, 1,2)

  1. b) gjërat që Allahu nuk ia tregoi askujt prej krijesave të Tij, as ndonjë pejgamberi e as ndonjë meleku. Për këtë bëhet fjalë në ajetin kur’anor: “Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij.” (En’am, 59) Shembull për këtë lloj: momenti i

ndodhjes së kiametit, vdekja – koha, vendi dhe shkaku i saj, disa emra të Allahut, e tjerë. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë

kiameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.” (Llokman, 34).

  1. Gajbi i përkufizuar relativ: këtu përfshihen gjërat që vetëm për disa njerëz janë të fshehta, si për shembull ndodhitë e ndryshme historike, ato janë gajb për ata që nuk i dinë. Për këtë arsye Allahu, subhanehu ve teala, i tha Pejgamberit, salallahu aleji ve selem, pasi që i tregoi për familjen e Imranit: “Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete”. (Ali Imran, 44)
  2. Gajbi i përkufizuar jorelativ: këtu përfshin gjërat që fshihen prej nesh për shkak largësisë së kohës në të ardhmen, apo largësisë së vendit, dhe mbeten të tilla derisa të largohet kjo pengesë, siç thuhet në ajetin kur’anor: “E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i

njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.” (Sebe, 14) Ky është tregimi i vdekjes së Sulejmanit, alejhi selam.

 

Shembuj tjerë për gjëra që janë gajb:

– shpirti, Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije”. (Isra, 85)

– shenjat e kiametit që nuk kanë ndodhur sikur: dalja e dexhalit, kafshës së tokës e tjerë.

NA NDIQNI NË