Arhiva Vjetore2014

0 3215

Pyetje: Cilët janë veçoritë dhe cilësitë e metodologjisë së ehlu sunetit dhe xhematit?

Përgjigje: Ehlu suneti dallohen prej të tjerëve me veçoritë e tyre dhe me disa cilësi të tyre, prej më të rëndësishmëve janë:

1. Rëndësi të madhe i kushtojnë Kur’anit librit të Allahut, duke: e mësuar atë përmendësh, duke e lexuar, duke medituar rreth tij, duke u marrë me komentimin e tij, punojnë sipas tij, dhe e kanë si ligj të tyre atë. Gjithashtu i kushtojnë rëndësi të madhe haditheve të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te) duke pasur parasysh cilat hadithe janë sahih (autentik) dhe cilat janë të dobëta apo thënë shkurt punojnë më hadithe të vërteta, madje i japin rëndësi edhe kuptimit të hadithit ndërsa diturinë e tyre e pason vepra.

2. Hyrja në fe plotësisht, besimi në të gjithë librat e zbritur nga Allahu xh.sh. si dhe mos ndarja e fesë ku të pranohet diçka e të mos pranohet një tjetër, apo  zgjedhja e disa çështjeve që ju konvenon  epsheve të tyre.

3. Ndjekja e sunetit, largimi nga bidati, bashkimi dhe largimi nga përçarja.

4. Pasimi i rrugës së selefus-salih (të parëve tanë të mirë) si dhe imamëve që i janë mbajtur  rrugës së drejtë, qofshin ata prej sahabëve apo atyre që kanë ardhur pas tyre dhe e kanë pasuar rrugën e tyre.

5. Mesatarja në besim përballë grupacioneve ekstremiste qofshin ato nw ashpërsi apo në liberalizëm të tepruar, kurse në vepra dhe karakter janë në mes neglizhentëve dhe ekstravagantëve.

6. Insistojnë çdoherë që ti bashkojnë muslimanët në rrugën e të vërtetës dhe i luftojnë të gjitha shkaqet të cilat çojnë drejt përçarjes dhe grupacioneve.

7. Thirrja e përgjithshme  gjatë thirrjes në fenë e Allahut, qoftë ajo në çështjet e akides, dispozitave, adhurimit, sjelljes, karakterit.

8. Maturia dhe drejtësia, duke e mbrojtur çdo herë fenë e Allahut e jo epshin e tyre, partinë grupin e njerëzve që i përkasin, andaj për këtë arsye nuk e teprojnë në dashuri ndaj mikut dhe nuk e teprojnë në urrejtje ndaj armikut. Nuk i nënçmojnë njerëzit e mirë, i respektojnë ata për mirësitë e tyre kurse në anën tjetër nuk i bëjnë të pagabueshëm imamët prej dijetarëve të këtij umeti, por secilit prej tyre i merret fjala dhe i lihet përveç të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te).

9. I pranojnë mendimet e ndryshme të muxhtehidëve në çështjet jo të prera ku ka vend për polemikë, duke qenë të matur në dialog siç i ka mësuar Allahu dhe i Dërguari i Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te).

10. Kanë kujdes për çështjet e dëmshme dhe të dobishme, e dinë se sheriati ka zbritur për ti përhapur dobitë dhe t’i anuluar dëmet, dhe se mënjanimi i të këqijave ka përparësi nga veprimi i të mirave.

11. Ithtarët e bidateve janë rangje- rangje në bidatet e tyre, krejt kjo varësisht sa janë ata afër sunetit apo larg tij, me çdokënd prej tyre sillen ashtu siç e meritojnë ata.

12. Bëjnë dallim në gjykimin e përgjithshëm ndaj bidatçive në mëkatet e tyre, kufër, apo fisk, gjithashtu bëjnë dallim në gjykim për bidatçiun në persona, derisa ta kuptojnë mirë qëndrimin e tij dhe t’ia bëjnë të qartë argumentet.

13. Nuk i bëjnë mëkatar (tefsik), tekfir (mosbesimtarë) dikë prej dijetarëve të muslimanëve në qoftë se ai ka bërë ixhtihad (ka dhënë mendimin e tij për ndonjë çështje) të gabuar apo komentim të gabuar, posaçërisht në çështjet në të cilat ka mendime të ndryshme te dijetarët.

14. Flasin rreth bidatit dhe e shpjegojnë atë, gjithashtu i këshillojnë bidatçitë, si dhe i paralajmërojnë të tjerët të kenë kujdes nga bidati, duke e përhapur sunetin.

15. Grupacionet të cilët janë ithtarë të kibles dhe janë në kundërshtim me sunetin, për ta vlen kërcënimi më zjarr dhe devijim, dispozita  për ta në përgjithësi është si për mëkatarët tjerë prej muslimanëve, përveç atij i cili është qafir me zemër.

16. Prej cilësive të ehlu-sunetit janë pajtimi në kuptimet e tyre dhe kanë qëndrime të përafërta me njëri tjetrin edhe në qoftë se janë në largësi të mëdha vendore apo kohore, kjo nga shkaku se  fenë e marrin prej një burimi të njëjtë[1].

Burimi: albislam.com

[1] Për më shumë shiko në librat:

–          ”Muxhmel usulu ehlu suneti vel-xhemah”-Dr.Nasër El-Akl,

–          ”Menhexhu ehlu suneti vel-xhemaahfi tekvimi rexhul”-Ahmed Sujan,

–          ”Meusuatul-Mujesere fil-edjan vel-medhahib vel-ahzab elmuasireh”-Dr.Manië El-Xhuhenij.

0 3459

Pyetje: Çfarë mund të na thoni në lidhje me disa njerëz, po edhe besimtarë muslimanë, ndërrojnë kahen e tyre, gjegjësisht ndërrojnë qëndrimin e tyre kur i ndodh ndonjë gjë, apo kur i del diçka përpara, si për shembull macja (e zezë).

Përgjigje: Besimtari musliman, i cili i ka besuar Allahut dhe ka besuar në kada dhe kader, nuk bën ta njollosë besimin e tij me kësi far paragjykimesh. Mushrikët mekas e kanë pasur nga besimi i tyre, që para se të udhëtojnë, të shohin një zog nga do të fluturojë. Nëse ka fluturuar nga ana e djathtë, kanë udhëtuar, e nëse ka fluturuar nga ana e majtë e kanë shtyrë udhëtimin. Në gjuhën arabe zogut i thonë “tajr” dhe nga kjo e kanë quajtur “tijere” këtë bindje të tyre. Me ardhjen e Islamit kjo besëtytni është zhdukur në mesin e arabëve muslimanë. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, në lidhje me këtë ka thënë: “Et-tijeretu (oguri) është shirk”. Po ashtu ka thënë: “Zogu fluturon sipas kaderit”, për t’u treguar atyre se zogu nuk fluturon për t’u treguar njerëzve, se a duhet të udhëtojnë, apo jo. Kështu duhet që një herë e përgjithmonë muslimanët të kuptojnë se edhe macja (e zezë) bredh sipas kaderit të Allahut e jo për t’i dhënë shenjë dikujt se duhet të kthehet nga rruga që ka marrë, apo jo.

Burimi: albislam.com

0 4645

Pyetje: A është e vërtetë se çdo njeri i vdekur do ta përjetojë shtrëngimin e varrit qoftë ai mëkatar apo besimtar i devotshëm?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Gjëja e parë të cilin e përjeton i vdekuri në jetën e varrit është shtrëngimi i varrit. Për këtë gjë janë transmetuar disa hadithe të vërteta. Po përmendim disa prej tyre:

  1. “Varri ka një shtrëngim dhe sikur dikush të shpëtonte prej tij do shpëtonte S’ad ibën Muadhi” (Ahmedi, hadithi është sahih)
  2. I Dërguari me rastin e vdekjes së S’adit tha: “ky është ai për shkak të të cilit u dridh Arshi, u hapën dyert e qiellit dhe prezantuan tek ai shtatëdhjetëmijë melekë. Ai u shtrëngua nga varri pastaj u lirua.” (Nesai, hadithi është sahih)
  3. I Dërguari me rastin e varrimit të një fëmije tha: “sikur të shpëtonte dikush nga shtrëngimi i varrit do të shpëtonte ky fëmijë!” (Taberani, hadithi është sahih)

Dijetarët lidhur me këto hadithe kanë dy shpjegime:

Mendimi i parë: secili i vdekur do ta përjetojë këtë shtrëngim, mirëpo dallimi mes të mirëve dhe të këqijve është në kohëzgjatje d.m.th. të mirët lirohen nga ky shtrëngim menjëherë kurse te mëkatarët zgjatë.

Mendimi i dytë: ky shtrëngim nuk është dënim për besimtarët e mirë por është sikur dhimbja që ndien fëmija kur përqafohet fortë nga nëna e tij dhe ngjashëm.

Burimi: albislam.com

0 6048

Pyetje: Gruaja që është martuar dy herë në dynja, a do të ketë mundësinë për të zgjedhur me cilin bashkëshort do të jetë apo qysh do të jetë puna e saj në xhenet?

Përgjigje:

Gruaja burri i së cilës ka vdekur dhe ajo është martuar pas tij, do të jetë me burrin e fundit që është martuar, mbështetur në fjalën e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem: “Gruaja është e burrit të fundit.”

Dhe fjala e Hudhejfes, radijAllahu anhu, drejtuar gruas së tij: “Nëse do të jesh grua e imja në xhenet, mos u marto më pas, ngase gruaja në xhenet do të jetë më burrin e fundit që e ka martuar në dynja, për atë Allahu ka ndaluar që gratë e të Dërguarit të martohen pas vdekjes së tij, ngase ato do jenë gratë e tij në xhenet.”

Sulejman ibn Salih Harashi

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 3762

Përse i Dërguari nuk na ka informuar për kohën kur do të ndodhë Kiameti?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Së pari: I dërguari salallahu alejhi ue selem nuk na ka treguar për kohën e ndodhisë së Kiametit ngase ai nuk e dinte se kur do të ndodhë, siç aludojnë për këtë argumentet nga Kurani dhe suneti.

Allahu thotë: “Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Cështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: “Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)””. Araf 187.

Allahu thotë: “Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!””. Ahzab 63.

Njerëzit e pyetnin të dërguarin salallahu alejhi ue selem për kohën se kur do të ndodh Kiameti, Allahu e urdhëroi që njohurin për të ta kthen tek Ai “Thuaj: Për të di vetëm Allahu”.

Allahu thotë: “Ty të pyesin për kijametin: “Kur do të ndodhë ai?!” Po, në çfarë gjendje je ti t’ua përkujtosh atë? Vetëm te Zoti yt është dijenia për të. Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij”. Naziat 42-45.

Ndërsa prej haditheve të cilat tregojnë se kohën e ndodhisë së Kiametit nuk e di askush pos Allahut, është hadithi i njohur i Xhibrilit, në pyetjen që ia parashtron të dërguarit salallahu alejhi ue selem: Kur është Kiameti? Tha: I pyeturi nuk është më i ditur se sa pyetësi”. E transmeton Muslimi.

Erdhi një njeri tek i dërguari salallahu alejhi ue selem dhe e pyeti: O i dërguari i Allahut kur është Kiameti? I tha: Çfarë ke përgatitur për atë (ditë)? Tha: Nuk ja përgatitur me shumë namaz, agjërim e sadaka, pos se unë e dua Allahun dhe të dërguarin e Tij. Tha: “Njeriu është me atë që e do”.

Së dyti: Nëse thuhet se pse nuk na ka treguar për kohën e ndodhisë së Kiametit?

Urtësi është fshehja e kohës së saj nga krijesat. Ngase i dërguari salallahu alejhi ue selem u dërgua si përgëzues me xhenet për atë që e pason dhe kërcënues me zjarr për atë që e kundërshton, kërcënues nga Kiameti, zjarri dhe vuajtjet e tyre. Dobia bëhet e qartë pos nëse fshehët koha e saj, që të frikohen popujt e çdo kohe se mund t’ju vije. Njohja e kohës së ndodhisë, caktimi i ditës e kundërshton këtë dobi, bile ka të këqija të shumta. Nëse i dërguari salallahu alejhi ue selem u kishte thënë njerëzve: Kiameti do t’ju vije njerëzve pas një mijë vitesh prej ditës së sotme, për shembull. Gënjeshtarët do ti shihje se si tallen me këtë lajm, e duke e tepruar në talljet dhe te dyshuesit u shtohet dyshimi.

Urtësia e përsosur është në fshehjen e çështjes së Kiametit për botën, ashtu si Allahu fshehu kohën e kiametit të veçantë për çdo njeri, e që është vdekja.

El Elusi -Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Allahu i Lartësuar e fshehu çështjen si pasojë e urtësisë legjislative, sepse Ai thirri që të respektohet dhe ndaloi nga mëkati, ashtu siç fshehu exhelin për njeriun. Ajetet aludojnë se i dërguari salallahu alejhi ue selem nuk e dinte ndodhinë e Kiametit, po, ai salallahu alejhi ue selem  e dinte afërsinë e saj në përgjithësi, dhe i dërguari salallahu alejhi ue sleem na tregoi për këtë”.

Muslimanët duhet ta keni frikë këtë ditë, e kjo frikë ti shpien ata që të kenë ndërgjegje nga Allahu në veprat e tyre, e ti përmbahen të vërtetës e të kërkon të mirën. Të kenë dro të këqijat dhe mëkatet, e çështjen e Kiametit të mos e shndërrojnë në polemika e thashetheme”. Nga tefsiri ElMenar.

Mëshira e Allahut për krijesat e Tij është se ka vendosur shenja të cilat tregojnë për afërsinë e ndodhisë së Kiametit, që kjo të jetë për ta nxitës për vepra të mira, frikë ndaj Allahut, largim nga ndalesat. Çdo herë që shohin një shenjë prej shenjave të tij që është realizuar shtohet frika e tyre ndaj Kiametit dhe vuajtjeve të saj, shtohet bindja e tyre për afrimin e saj e kështu shtohet edhe përgatitje e tyre për këtë ditë, me vepra të mira.

Allahu thotë: “Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t’u vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur”. Muhamed 18.

Po ashtu aludon hadithi të cilin e ka shënuar Muslimi 2947 se I dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Shpejtoni me vepra (para) gjashtëve: Lindjes së diellit nga perëndimi, tymit, dexhallit, kafshës, (ndodhisë) të veçantë për ju (vdekjen) ose udhëheqjes së njerëzve”. Pra: Veproni para gjashtë argumenteve që tregojnë  ndodhinë e Kiametit, shpejtoni me vepra të mira para se të ndodhë ngase vepra pasi të ndodhë nuk pranohet e as që konsiderohet.

Kadi ka thënë: “Ka urdhëruar që të shpejtojnë në vepra të mira para se të ndodhin këto shenja, ngase ato kur vijnë të çudisin e të preokupojnë nga të vepruarit, apo, u është mbyllur atyre dera e pendimit dhe pranimi i veprave”.

Alai ka thënë: “Qëllimi i këtyre lajmeve është nxitja për të filluar me vepra para se të vijë exheli, shfrytëzimi i kohërave para se të sulmojnë sëmundjet”.

Shejh Uthejmini Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Allahu i Lartësuar nuk e a fshehur në përgjithësi njohurinë mbi Kiametin por as që e ka sqaruar atë në përgjithësi duke përmendur se kur do të ndodhë, por ka sqaruar shenjat e saja, ka fshehur prej tyre diturinë se kur do të ndodhë e kjo nga urtësia dhe mëshira e Tij. Allahu i Madhëruar po të kishte treguar njerëzve do tu kishte ndodhur fatkeqësi, dëm, do të ngatërrohej interesi i përgjithshëm, veç Allahu e di sa, posaçërisht ata që janë më afër fundit. Por Allahu e ka fshehur këtë ashtu siç e fshehu për çdo njeriu fundin e jetës së tij, që të mos e le veprën, posaçërisht kur i afrohet atij exheli. Kush mediton në atë që Allahu u tregoi krijesave prej gjërave të fshehta dhe atë që Allahu e fshehë prej tyre, i bëhet e qartë urtësia dhe mëshira e Allahut”.

E lusim Allahu e Madhëruar të na jep sukses në shfrytëzimin e kohës në adhurim ndaj Tij.

Allahu e di më së miri.

Përgatiti: Shpend Zeneli

Islamqa.info/ albislam.com

0 2345

Shiko rreth teje do të gjesh lumturinë tënde.
Njeriu nga natyra e tij shikon shumë, nuk kam për qëllim dëshirat dhe shpresat, por shikimin rreth tij dhe në atë që është në duart e njerëzve. Kështu që dëshiron të ketë atë që është në dorën e atij dhe këtij, kësisoj mendon se do të gjejë lumturinë e vërtetë të kërkuar.
Porse a do të jetë i lumtur me këtë rrugë?
Natyrisht se jo.
Jo çdo gjë që mendon njeriu se në të është lumturia ashtu edhe është, njeriu nuk e di se sikur t’i realizohet dëshira dhe arrinë atë që kanë të tjerët, si do të jetë atëherë jeta e tij? I lumtur ashtu si ka dëshiruar me pikëpamjen e tij sipërfaqësore, apo në lartësinë e vuajtjes që nuk mund ta jetojë, porse ai mendon se do të jeton jetën e lumtur.
Psh: Njeriu mund të dëshirojë pasurinë që gjendet tek iks personi, apo edhe tek ndonjë tjetër, edhe mund të dëshirojë pasuri të shumtë, me të cilën bën jetë luksoze dhe të lumtur dhe ta jetojë jetën komforte.
A është i sigurtë që nëse Allahu i dhuron pasuri të bollshme, ai do ta shpenzojë atë në hallall e jo ne haram e që do të vuaj në dunja dhe ahiret? Allahu thotë: ”Njeriu mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë, vërtetë që njeriu është i ngutur”. (Isra: 11)
Këtu themi se Allahu e ka privuar nga një zemërim i madh dhe se në dukjen e jashtme është dhunti për atë, dhe Allahu e ka mëshiruar nga e keqja e nefsit të tij, edhe nëse është i sinqert se do ta shpenzonte në rrugën e Allahut, ai për këtë do të shpërblehet për nijetin e tij të sinqert dhe Allahu nuk e privon nga kjo. E pas kësaj a ka premi më të madhe se kjo? E ka marrë shpërblimin pa punë, vetëm me nijet të sinqert, sikurse të ishte e kundërta, d.m.th të kishte nijet të prishur dhe dëshiron ta shpenzojë ( pasurinë) në të keqe, ai do të llogaritet për shkak të nijetit të tij të keq.
Pasi që njeriu nuk ndalon nga të shpresuarit, do të sjellim disa teori me te cilat do të vjelësh lumturinë e vërtetë në dunja dhe ahiret.
Shiko atë që është më poshtë se ti, do te gjesh lumturinë tënde.
Po, shiko atë që është më poshtë se ti në dhuntinë për të cilën ti e sheh veten se je i privuar nga ajo, do të mesosh se vërtetë ti je më i mire se shumë të tjerë.
P.sh nëse është në pasuri dhe ti ke të ardhura të kufizuara, shiko në të varfërin pa të hyra. Të mjafton që ti ke atë që të mjafton për vete dhe nuk ke nevojë të kërkosh ndihmë. E nëse ti do të ishe i varfëri pa të hyra, ti ke dhunti të tjera që ato i dëshirojnë të pasurit, edhe pse ti nuk e di. Po, sepse i pasuri mund të jetë i privuar nga pasardhësit që ti veç i ke, apo nga shëndeti që ti nuk ke asnje problem. Nuk ka njeri që ka të plotësuara të gjitha dhuntitë e kësaj bote. Allahu thote: ”Se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në veshtiresi”. (Beled: 4)
Nuk ka njeri përveçse gjenë që atij ia vështirëson jetën diçka, sepse kjo është botë e sprovës dhe vështirësisë. Ti je ai që shikon në dhuntinë e tjetrit që të mungon ty në pikëpamjen tënde sipërfaqësore të çështjeve, dhe mendon se ai me këto është njeriu më i lumtur, ndërsa ai mund të jetë njeriu më i vuajtur se ti, ndërsa ty mund të shikojë tjetri për dhuntitë që ke e prej të cilave ai është i privuar.
A e pranon pasurinë e tij duke ia shoqëruar pasurisë edhe sprovat që ka ai? Nëse Allahu ia ka dhënë një mirësi, e ka privuar nga një tjetër, ashtu sikurse të ka dhënë ty një sprovë, por nuk të ka privuar nga ajo mirësi, nga e cila e ka privuar atë. Kjo është dunjaja. Allahu ka thënë: ”Sikur Allahu t’i shtonte mjetet e jetesës për roberit e Vet, ata do ta mbushnin tokën me mbrapshti. Por, Ai ju jep me masë, sa dëshiron, sepse Ai i njeh dhe i sheh mirë roberit e Vet”. (Shuara: 27). Gjithashtu ka thënë: ”Vërtetë, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë te paracaktuar”. (Kamer: 49)
Ji i kënaqur, o rob i Allahut me Zotin tënd Bujar!
Shiko atë që është më lartë se ti, do të gjesh lumturinë tënde.
Nëse dëshiron të shikosh në atë që është më lartë se ti, shiko atë që është me lartë se ti në praktikimin e fesë së Allahut, në devocion në rrugën e Allahut, në moralin e lartë, shikim për ambicie e jo zili, sepse ambicia e lëvizë njeriun të nxitojë në punë te mira pa dashur që të ikin mirësit nga vëllau musliman.
Për këtë Allahu ka thënë: ”Këtë le ta synojnë ata që përpiqen”. (Mutafifin: 26). Kjo është garë për ahiretin, për xhenetin, me rrugë sheriatike dhe ambicie. Por, nëse shikon në atë që është nën ty në këto çështje, do të shuhet ambicia yte, dhe do të duket e mirë puna yte e mangët dhe në veten tënde sheh mirësi edhe nese nuk je kështu. Njeriu nuk duhet të jetë i sigurt nga përfundimi i tij, e as nga rrotullimi i zemrës, e as për atë se çka do të shkruhet tek Zoti prej punëve.
O rob i Allahut! Puno për botën tjetër, dhe mos e zmadho punën tënde.

albislam.com

0 7354

Pyetje: Kam dëgjuar se janë dhjetë kafshë për të cilat të cilat do të hyjnë në xhenet: 1) Deveja e Salihut, 2) Viçi i Ibrahamit, 3) Dashi i Ismailit, 4) Lopa e Musait, 5) Peshku i Jonusit, 6) Gomari i Uzejrit, 7) Brumbulli i Sulejmanit, 8) Shpendi i mbretëreshës Belkisa nga Sebei, 9) Deveja e Profetit Muhamed  , 10) Qeni i të fjeturve të shpellës, a ka bazë një gjë e këtillë?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij:

Nuk ka asnjë argument të saktë për një pohim të këtillë, madje është vërtetuar se Allahu i madhëruar pasi të gjykoj mes kafshëve do t’i urdhëroj të bëhen dhe, siç ka përmendur ibën Xheriri gjatë komentimit të ajetit të fundit të sures Neb (40): “Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé!”

Përjashtimi i kafshëve që janë përmendur në pyetje nga ky përgjithësim kërkon argument, mirëpo dijetaret kanë theksuar se argument të saktë nuk ka përveç asaj që transmetohet nga Mukatili i cili është i akuzuar si gënjeshtar kurse  ibën Hibani për të thotë: “ ka marrë nga çifutët dhe të krishterët  dije të Kuranit që përputhet me librat e tyre”

Pasi që xheneti i përket botës së fshehtë dhe nuk mund të flasim për të vetëm se me argumente nga Kurani dhe hadithet e sakta, nuk mund të pohojmë dhe besojmë atë që e shohim të përhapur nëpër disa faqe dhe forume të internetit si dhe në disa libra që nuk shoshitin hadithet e sakta prej atyre apokrife, që mes tjerash përmendin këtë [wshtje. Allahu e di më së miri!

Burimi: albislam.com

Agim Bekiri

0 4903

Pyetje:

-A është e vërtetë se në Kinë ekzistojnë dy fise me emër Je’xhuxh dhe Me’xhuxh, nëse po, a janë ata të cilët i ka përmendur Pejgamberi salallahu alejhi ve selem, e nëse nuk janë ata, atëherë cilët janë?

Përgjigje:

 Je’xhuxh dhe Me’xhuxh janë dy fise prej bijve të  Ademit alejhi selam dhe janë prej vendeve të lindjes së largët, do të dalin periudhën e fundit të kësaj bote (afër Kijametit) dhe sipas mundësive të shumta ata duhet të jenë prej popujve kinez dhe rreth tyre, sepse ata janë prej lindjes së largët, ndërsa Dhulkarnejni ka ndërtuar një mur në mes tyre dhe njerëzve, siç ceket në suren Kehf, pra siç thamë ata janë dy fise prej bijve të Ademit, që do të paraqiten pas Dexhallit, pastaj Allahu i Lartësuar do të zbresë një sëmundje në qafët e tyre dhe do të vdesin, ndërsa kjo do të ndodh në kohën e Isait alejhi selam, sepse kur do të paraqitet Dexhalli, Allahu i Lartësuar do ta zbresë Isain alejhi selam dhe ai do ta mbysë Dexhallin, pastaj paraqiten Jexhuxhët dhe Mexhuxhët dhe i mbyt Allahu i Lartësuar dhe siç thashë, më së shumti mendoj sipas asaj që na tregon Kur’ani dhe ndodhitë e Dhulkarnejnit, se ata gjenden në anën Lindore të botës, anës së Kinës dhe rreth saj.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Burimi: albislam.com

Përktheu nga arabishtja: Mujdin Xh. Xhaferi

0 3419

Pyetje: Lexova nje artikull se Abdul Wehabi ne librin e tij per Teuhidin, kaptina 50(sipas botimit anglisht) e akuzon Ademin alejhis selam për shirk për disa arsye qe nuk ka nevojë t’i cekim! Ç’mendoni për këtë çështje, se ju me siguri e keni lexuar librin ne fjale?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…
Muhamed ibën Abdulvehabi në librin Kitabu Teuhid, tema 50 e përmend këtë ajet: “Por, pasi Ai u dhuroi atyre pasardhës të shëndoshë e të mirë, ata të dy i veshën Allahut ortakë, në lidhje me atë që u kishte dhënë. Por Allahu është shumë lart nga ajo që ata ia veshin Atij si ortakë!” (Araf, 190)
Pastaj përmend fjalën e Ibën Abasit lidhur me këtë ajet: “Kur Ademi u bashkua me Havanë, ajo mbeti shtatzënë. Atëherë, iu afrua Iblisi e u tha duke i frikësuar: ‘Unë jam shoku juaj, që ju nxora nga Xheneti. Tani, ose do të më bindeni mua, ose do t’i bëj atij (foshnjës në bark) dy brirë cjapi të egër, që të dalë nga barku yt duke e çarë atë! E sigurisht që kam për ta bërë!”. ‘Quajeni atë Abdul Harith!’ Por ata nuk pranuan t’i binden atij, dhe fëmija doli i vdekur. Havaja mbeti shtatzënë përsëri, e përsëri Iblisi u shkoi atyre me të njëjtat fjalë. Kësaj here, ata i mundi dashuria për fëmijën dhe e quajtën Abdul Harith. Ja pse Allahu thotë: “…ata të dy i veshën Allahut ortakë në lidhje me atë që u kishte dhënë…”.
Po nga Ibën Abasi, me zinxhir të saktë nga Katade, përcillet se ka thënë: “Bënë shirk në bindjen ndaj Tij, por jo në adhurimin e Tij.”
Pra, deri këtu ai nuk tha asnjë fjalë të tijën por vetëm shënoi atë që përcillej në libra, ndërsa te dobitë e hadithit tha: “Ky shirk ishte thjesht në formën e emërtimit, dhe jo në përmbajtjen e këtij emërtimi.” 
Pra, pas kësaj fjale askush i drejtë nuk guxon të thotë se Ibën Abdulvehabi e ka akuzuar Ademin dhe Havanë alejhima selam se kanë bërë shirk.

Rreth komentit të atij ajeti po të sjell fjalët e Ibën Uthejminit nga libri Kitabu Teuhid me përkthim të Azem Bardhoshit: “e vërteta është ajo që thotë Hasan Basriu, pra se ajeti nuk ka për qëllim Ademin dhe Havanë, por idhujtarët nga bijtë e Ademit. Ibën Kethiri, në shpjegimin e tij, thotë: “Për këtë çështje, ne jemi me mendimin e Hasan el Basriut (Allahu e mëshiroftë!), që thotë se, nga konteksti, nuk është për qëllim Ademi dhe Havaja, por idhujtarët nga pasardhësit e tij”.
Kjo ngjarje është e pasaktë për disa arsye:
Së pari, ai nuk përmban ndonjë dëshmi të saktë nga Profeti pasi ky është një rrëfim që mund të mësohet veç me Shpallje hyjnore. Ibën Hazmi e quan atë një përrallë, një sajim.
Së dyti, sikur të ishte e vërtetë, Ademi dhe Havaja ose do të pendoheshin për idhujtarinë, ose do të vdisnin në atë gjendje. Nëse do të pranonim se ata kanë vdekur në idhujtari, kjo do të ishte më e rëndë se fjalët e disa hipokritëve qafirë:

Kur kujtojmë Ademin dhe se ç’bëri ai,
Martesën e dy bijave me dy bijtë e tij,
Mësojmë se njerëzit nga kurvëria vijnë,
Kopila të gjithë janë në origjinë.

Kush e quan të mundur vdekjen e Profetëve në idhujtari, ka bërë një shpifje të madhe. Edhe sikur ndonjë Profet të kishte bërë një vepër të tillë, e pastaj të ishte penduar, nuk është prej urtësisë dhe drejtësisë së Allahut që Ai të përmendte gabimin, e të mos na tregonte për pendimin e tyre. Do të ishte e pamundur që Ademi dhe Havaja të bënin atë gabim dhe të ishin penduar, ndërsa Allahu të përmendte veç gabimin e tyre, jo pendimin. Gjithmonë Allahu i Madhëruar, kur përmend gabimin e disa Profetëve dhe të Dërguarve të Tij, tregon edhe për pendimin e tyre, siç ndodh me rrëfimin e historisë së vetë Ademit (alejhi selam), sipas të cilit ai dhe bashkëshortja e tij hëngrën nga pema e ndaluar dhe pastaj u penduan për atë veprim.
Së treti, Profetët kanë qenë të mbrojtur nga idhujtaria, sipas mendimit unanim të dijetarëve.

Së katërti, në hadithin që flet për ndërmjetësimin në Ditën e Gjykimit, thuhet – me përcjellje të saktë – se njerëzit do të shkojnë tek Ademi dhe do t’i kërkojnë të bëjë ndërmjetësim tek Allahu, por ai nuk pranon duke u arsyetuar me gjynahun e ngrënies nga ana e tij të pemës së ndaluar. Ajo vepër ishte një gjynah, kështu që nëse kjo vepra tjetër do të ishte shirk, atëherë ai do të arsyetohej me të, sepse do të ishte arsyetim më i fortë.
Së pesti, sipas këtij rrëfimi, shejtani shkon tek ata të dy dhe u thotë: “Unë jam shoku juaj, që ju nxora nga Xheneti.” Kështu nuk mund të flasë kurrsesi dikush që kërkon të mashtrojë përsëri, pasi ky do të ishte argument që ata të mos e besonin më, edhe sikur të thoshte të vërtetën
Së gjashti, sipas rrëfimit, Iblisi i kërcënon: “… do t’i bëj atij dy brirë cjapi të egër …”. Kësisoj, ata ose do ta besonin që ai kishte mundësi ta bënte këtë, dhe kjo do të ishte idhujtari tjetër, në rrububije (veprat e Allahut), sepse atë nuk mund ta bënte askush tjetër veç Allahut; ose nuk do ta besonin, e atëherë nuk do t’i bindeshin urdhrit të tij.
Së shtati, nga ajeti: “Por Allahu është shumë lart nga ajo që ata ia veshin Atij si ortakë!”, kuptohet se“ata” është në shumësin e përgjithshëm, ndryshe do të thuhej: “ata të dy” (sipas arabishtes).
Të gjitha këto argumente provojnë se kjo histori nuk është e saktë që në rrënjë. Gjithashtu, nuk lejohet që të besohet për Ademin dhe Havanë se ata kanë rënë në idhujtari, sido që të jetë çështja. Profetët kanë qenë të ruajtur nga idhujtaria, sipas mendimit unanim të dijetarëve.
Përfundimisht, ajeti flet për njerëzit në përgjithësi, nga të cilët disa bien në idhujtari e disa janë monoteistë të vërtetë.

albislam.com

0 3923

Dëgjimi i ajeteve të Kur’anit është adhurim (ibadet) dhe disa fjalë rreth muzikës

Pyetje:

-Jam një djalë i ri dhe një ditë e pashë një moshatar timin, duke dëgjuar muzikë, ndërsa unë duke e ditur se muzika është haram, iu afrova dhe e këshillova, por ai më tha: “Çfarë dobie ke nga dëgjimi i Kur’anit?” Unë i thashë se dëgjimi i Kur’anit është adhurim dhe ke dobi të mëdha nga Kur’ani, por ai ma ktheu dhe tha: “Unë kam dobi nga muzika ashtu siç ke ti nga Kur’ani.”

Pra çka mendoni për këtë thënie të tij?

Përgjigje:

-Kjo është një fjalë e shëmtuar, këtë fjalë nuk e thotë ai i cili e njeh Kur’anin dhe Islamin, bile frikësohem se ka mundësi që ky person të dal nga feja Islame me këtë thënie nëse beson se ai ka dobi nga muzika ashtu siç ka dobi nga Kur’ani, Allahu na ruajt nga devijimi i zemrave dhe rrëshqitjeve të gjuhëve, me të vërtetë Allahu është Dëgjues.

-Duhet që këtij personit dhe të tjerëve të llojit të tij, tu tregohet se nga Kur’ani ka dobi të shumta, sepse aty e gjejmë udhëzimin dhe përmirësimin, aty është shpëtimi, përmirësimi i zemrave dhe veprave, aty është sigurimi i fesë dhe jetës së kësaj bote, aty gjejmë përmirësimin e moralit dhe veprimin e veprave të shumta që e kënaqin Allahun dhe se si me këto vepra afrohemi tek Ai, pra Kur’ani thërret që të kemi moralin më të lartë, na thërret që t’i përmirësojmë veprat tona, na i mëson obligimet që i kemi ndaj Tij, na i mëson gjërat e ndaluara, na e mëson rrugën e pejgamberëve, na i mëson virtytet dhe moralin e pejgamberëve dhe besimtarëve, virtytet e banorëve të xhenetit dhe moralin e tyre dhe si të bëhemi prej tyre, na i mëson cilësitë e banorëve të zjarrit dhe si të shmangemi prej tyre, e tërë kjo gjendet në Kur’an, vallë a ka dobi më të madhe se kjo, a ka dobi më të madhe në botë se sa të mësosh se si e kënaq Allahun e Lartësuar dhe si hidhërohet Ai? I mëson emrat e bukur dhe cilësitë e larta të Tij, vallë a ka diçka më të mirë se kjo?!

Ndërsa sa i përket muzikës, nuk kënaqet nga muzika përveç ai që e ka zemrën e sëmurë dhe është i devijuar nga rruga e vërtetë, pra kjo është dobia e muzikës, në një hadith pejgamberi, -salallahu alejhi ve selem!- thotë:

“Muzika e mbjellë nifakun (dyfytyrësinë) në zemër, ashtu siç i mbjell uji bimët”1

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Burimi: albislam.com

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

 

1. Transmetuesi është Abdullah ibn Mesud, shënon Ebu Davud në El Edeb 4279

NA NDIQNI NË