Arhiva MujoreSeptember 2015

0 2922

Me emrin e Allahut, Mëshirësuesit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Zotit të gjithë botërave, salavatet dhe selamet i takojnë të Dërguarit të Tij, familjes, shokëve dhe gjithë atyre që e pasojnë për të mirë deri në ditën e gjykimit, dhe më pas:

Allahu i Madhëruar ka thënë:

“Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre furnizim, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë. Furnizimin e jep vetëm Allahu, i Fuqishmi, i Paluhatshmi!” (Edh Dharijat: 56-58).

Gjithashtu na lajmron Allahu i madhëruar se nuk i ka krijuar xhindët dhe njerëzit shkel e shko dhe pa ndonjë qëllim.

Thotë Allahu i madhëruar:

“Mos vallë, keni menduar ju, që Ne ju kemi krijuar juve kot dhe që nuk do të ktheheni te Ne?” I lartësuar është Allahu, sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër përpos Tij, Zotit të Arshit (Kozmosit) madhështor! Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë dokumenti për këtë, me siguri – llogaria është vetëm te Zoti tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit. (Mu’minun: 115-117).

A jeni duke menduar se Allahu ju krijoi për t’u dëfryer e luajtur, ju krijoi kotë se koti pa ndonjë qëllim, e po mendoni se një ditë nuk do t’i ktheheni Atij(nuk do të ktheheni tek Ai). Jo, por duhet ta dini që jeni krijuar ta adhuroni dhe ta njësoni vetëm Atë, mos t’i shoqëroni Atij asgjë, t’i nënshtroheni ligjeve të Tij, dhe njëherit Allahu ju ka lajmruar në Librin e Tij se do të ktheheni tek Ai dhe se Ai do t’i llogarisë veprat e juaja, e mbas tyre do të ju shpërblej ose do të ju dënojë.

Allahu nuk ju krijoi që ta forcojë pushtetin e Tij, sepse Ai është i pasur nga çdo gjë, nuk ka nevojë për askë, pushteti i Tij është i paluhatshëm, e adhuruat ju Allahun apo jo. Allahu ju krijoi që ta Njësoni dhe mos t’i boni ortak në adhurim, mu për këtë arsye Ai dërgoi pejgamberë, zbriti librat, u thyen shpatat në xhihad dhe të gjitha këto vetëm për hirë Fytyrë së Tij.

Allahu i Madhëruar thotë:

“Ai (Allahu) e shpie natën (e zgjatë njërën dhe shkurton tjetrën), dhe e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëvizë deri në kohën e caktuar; Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! E, ata që i adhuroni ju, pos Tij – nuk posedojnë as sa lëkura e bërthamës së hurmës. Nëse ju i thërrisni ata, thirrjen tuaj ata nuk e dëgjojnë, e (edhe) sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Edhe në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë atë që ia përshkruanin për shok Allahut. Dhe, askush nuk do të informojë ty (o Muhammed) ashtu si Ai i Gjithëdijshmi. (Fatir: 13,14).

Kuptimi i përgjithshëm i ajetit:

  1. Pjesa e ajetit: ” E, ata që i adhuroni ju, pos Tij – nuk posedojnë as sa lëkura e bërthamës së hurmës.”

Dmth, kush adhuron një të vdekur, pren për të kurban, betohet për të, lutet tek varri i tij, le ta dinë se ai nuk posedon asgjë, as sa bërthama e hurmës, andaj si mund ta adhurosh dikë që nuk mund të të ndihmojë, nuk mund të shëroj nga asgjë,etj.

Atëherë, ti me mendje të shëndosh, shkon tek varri i tij, pren kurban, i lutesh atij, këtë e bëjnë vetëm mendjelehtit dhe të devijuarit nga natyrshmëria e pastër Islame.

  1. Pjesa e ajetit: ” Nëse ju i thërrisni ata, thirrjen tuaj ata nuk e dëgjojnë.” Ata që i bëjnë ortak Allahut në adhurim, nisen drejtë varreve të ndryshme, duke shpresuar se ata i ndëgjojnë lutjet dhe kêrkesat e tyre, andaj ju drejtohen me lutje tê ndryshme, por ata lëre se nuk iu përgjigjen lutjes së tyre, por edhe fare nuk i dëgjojnë.

Si mund të të ndihmojë filani i cili tashmë ka vdekur, i cili nuk e dinë gjendjen tënde, as që e dëgjon lutjen tënde, i cili nuk ka mundësi të bën ndonjë dobi e as të të largojë ndonjë dëm.

  1. Pjesa e ajetit: ” Edhe sikur ta dëgjonin (lutjen e tyre), nuk do t’ju përgjigjeshin.”

Edhe po ta dëgjonin (shembull i cili ua bën me dije që jeni në devijim të qartë) ata nuk do mund të ju ndihmonin dhe nuk do të mund t’ua kthenin përgjigjen.

Le ta dinë ata që i bëjnë ortakëri Allahut, se ata kanë vdekur dhe nuk do ju bëjnë dobi as nuk do të ju largojnë problemet kurrë, edhe po të qëndronit para varreve të tyre me orë dhe ditë të tëra.

  1. Pjesa e fundit e ajtetit: “Edhe në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë atë që ia përshkruanin për shok Allahut.”

Ju që i adhuroni personat që janë në varre, ditën e gjykimit ata do të kërkojnë shfajsim para Allahut për adhurimin që ua bëtë atyre, do t’i thojnë Allahut se ne nuk e ligjitimuam adhurimin ndaj askujt përpos Teje, ne jemi largë asaj se çfarë bënë ata me ne, na adhuruan pa hak, ne nuk i obliguam e as nuk i kemi bërë thirrje që të na adhuronin, dhe do të jenë armiq të hapur dhe dukshëm ndaj njëri tjetrit, etj.

Dhe në fund: Allahu i Madhëruar e përshkruan gjendjen e tyre kështu në Kur’an:

“Dhe kur të shmangen të pasuemit nga ata që i pasonin (ithtarët) dhe shohin dënimin, e midis tyre këputet çdo lidhje.” (El Bekare: 166).

“Kush është më i humbur se ata, të cilët, pos Allahut, u luten atyre të cilët nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kijametit, e ata janë të pakujdesshëm ndaj lutjes së tyre. E, kur të ringjallen njerëzit, ata (të adhuruarit, pos Allahut), do të jenë armiq të tyre (adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.” (El Ahkaf: 5-6).

“A mos vllë ata ia trillojnë për shok (Zotit) atë që nuk mund të krijojë asgjë, kurse ata janë të krijuar. As nuk mund t’u ndihmojnë gjë atyre, as t’i ndihmojnë vetes.” (El A’raf: 191-192).

Allahu e dinë më së miri, salavatet dhe selamet ia dërgojmë Muhamedit alejhi selam, familjes dhe shokëve të tij.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 8300

I dërguari i Allahut, Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë:

“Askush prej juve, nuk ka besuar, nëse nuk dëshiron për vëllain e tij, atë që dëshiron për vete.” (Buhariu dhe Muslimi, nga Enes Ibn Maliku, radijAllahu anhu).

Komentimi i hadithit:

Të dashur vëllezërit e mi! Në këtë hadithë i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ue selem, e këshillon umetin e tij për një gjë madhore, e cila është njëherit edhe njëra pjesë nga pjesët kryesore të imanit të besimtarit dhe pa të cilën pjesë nuk ka mundësi të jetë i plotë imani (besimi) i besimtarit.

Çdo gjë të mirë që e dëshiron ta posedosh për veten tënde, i nderuari vëlla, duaje atë të mirë për të gjithë vëllezërit e tu, qoftë ajo e mirë në dunja ose në ahiret.

Dhe, pasha Allahun kush e posedon këtë gjë, aludon se imani i tij është në rregullë dhe zemra e tij është e pastër.

Nëse dëshiron që Allahu t’i falë mëkatet, të fus në xhenetin e Tij dhe të të largojë nga zjarri i Xhehenemit, atëherë duaje këtë gjë edhe për vëllain tënd musliman, nëse vepron kështu, do arrish këtë sukses. Pra, vepro në të gjitha veprat e mira në këtë mënyrë.

Po t’i edukonim vetët tona në këto udhëzime, të gjitha çështjet do të na lehtësoheshin për t’u realizuar.

Njashtu, obligohesh ta urresh për vëllain tënd musliman, atë që e urren për veten tënde.

E keqja dhe sherri (dëmi) më i madh që ka mundësi t’i godas muslimanët është adhurimi i dikujt tjetër pos Allahut dhe të bërit ortak Allahut në gjërat që i takojnë vetëm Allahut dhe askujt tjetër.

Duhesh ta urresh shirkun dhe bidatin për vëllezërit tu musliman, ashtu siç i urren ti për veten tënde.

Nëse ata janë sprovuar me këto gjëra, ti bëhu zemërgjerë , sqaroja dhe mësoja atyre dëmet e shirkut, bidatit apo mëkateve tjera. Në këtë mënyrë do t’ua përfitosh atyre zemrat me fjalë dhe vepra dhe do t’i largosh ata nga shirku dhe bidati.

Vëlla i nderuar! Mos e xhelozo ndonjë vëlla tëndin musliman, nëse Allahu e ka begatu atë me mirësi të Fesë (është kërkues i diturisë) apo të dynjasë (posedues i pasurisë). Por, ti drejtoju Allahut duke kërkuar nga Ai mirësitë dhe mëshirën e Tij.

Allahu i Madhëruar thotë:

“Mos lakmoni në ato gjëra, që Allahu i ka begatuar disa nga ju mbi të tjerët; për mashkujt është shpërblimi i punës që bëjnë, e po ashtu edhe për femrat ka shpërblim për punën që bëjnë. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij. Se, Allahu, është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” (En Nisa: 32).

Lus Allahun e Madhëruar t’i bëjë zemrat tona që ta duan Allahun, të dërguarin e Tij dhe mbarë muslimanët në përgjithësi.

O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve. O Zoti ynë, Ti je, me të vërtetë, i mirë dhe mëshirues!”

Allahu e dinë më së miri, selamet qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin,- sal-Allahu alejhi ue selem.

Shejh Husejn Ibn Muhamed esh Shemri

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1727
  1. Cili është shpërblimi i kryerjes së umres në Ramazan?
    – Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Kryerja e umres në Ramazan llogaritet sikur kryerja e Haxhit me mua.” (Shënon: Buhariu dhe Muslimi).
  2. Cilat janë veprat që duhet t’i kushtoj shumë vëmendje muslimani gjatë muajit të Ramazanit?
    – a) Leximi i Kur’anit. b) Falja e Namazit të Natës. c) Dhënia e Sadakasë. d) Kryerja e Umres. e) Shpeshtimi i dhikrit. f) Hyrja në Itikaf.
  3. Cilat janë veprat (sunetet) që sot janë anashkaluar shumë nga muslimanët?
    – Vizita e varrezave. Agjërimi i tre ditëve (13,14,15 hixhri) të çdo muaji hixhri. Agjërimi i çdo të hënë dhe të enjtes. Falja e Namazit të Natës. Falja e Namazit të Istihares. Bërja e duas së udhëtimit. Falja e Namazit të Vitrit. Vizita në mes vete pêr hir të Allahut. Përcjellja e ezanit dhe ikametit. Dhikri kur ngritemi nga mexhlisi. Itikafi në Ramazan. Dhënia e selamit atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh. Dhikri i mbrëmjes dhe mëngjesit.
  4. Cila është vlera e ditës së xhuma?
    – Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën ka lind dielli është dita e xhuma. Në ditën e xhuma u krijua Ademi alejhi selam dhe po në këtë ditë ai u fut dhe u nxjorr nga xheneti. Dhe në këtë ditë do të ndodh kiameti.” (Muslimi: 854).
  5. Kur do të ndodh Kiameti?
    – Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Njerëzit do të të pyesin për Çastin (Kijametin), thuaju: “Dijenia për te ëshë vetëm te Allahu”. E, kush mund të të tregojë ty, – se Kijameti mund të jetë afër?! (Ahzab: 63).
    – “Të pyesin ty kur do të ngjajë Dita e Kijametit. Thuaju: “Atë e di vetëm Zoti im. Kohën kur do të ndodhë ajo do ta tregojë vetëm Ai. (Tmerret e Ditës së Kijametit) do të janë të rënda për qiejtë dhe Tokën, do t’u vijë krejtësisht papritmas. Të pyesin, thuase ti di diçka për të. Thuaj: “Këtë e di vetëm Allahu; e shumica e njerëzve nuk e kuptojnë këtë (të vërtetë)”. (A’raf : 187)
    – ” Të pyesin ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë?” Çka ka rëndësi për ty ta përmendësh atë?! Vetëm Zoti yt di për te. Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druajnë atij (Kijametit); kurse, atë ditë, që do ta shohin atë (Kijametin), atyre do t’u duket se kanë qëndruar në këtë botë, vetëm një mbrëmje, apo një mëngjes të asaj mbrëmjeje.” (Naziat: 42-46).
  6. Cili është argumenti se Muhamedi, -alejhi selam!,- është dërguar për tërë njerëzimin?
    – Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Na të kemi dërguar ty për tërë njerëzimin – sihariques dhe paralajmërues, por shumica e njerëzve nuk dinë.” (Sebe: 28).
  7. Cili është argumenti i cili dëshmon se Muhamedi,- alejhi selam!,- është vula e gjithë pejgamberëve?
    – Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Muhammedi nuk është babë i askujt prej njerëzve (meshkujve) tuaj, por është Pejgamber i Allahut dhe vula e pejgamberëve, e Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” (Ahzab: 40).
  8. Kush është grupi i shpëtuar?
    – Grupi i shpëtuar janë ata që kapen pas të vërtetës. Ashtu siç ka thënë pejgamberi alejhi selam: “(Grup i shpëtuar) Janë ata të cilët janë sikur unë siç jam sot dhe shokët e mi (sahabët)..” Ata janë ehli suneti dhe xhemati. U quajtën kështu sepse ata janë kapur fortë pas Kuranit dhe Sunetit.
  9. Cilët janë tre namazet që Allahu i përmendi në Kur’an?
    – Namazi i Sabahut: “Para namazit të sabahit.” (Nurë: 58).
    – Namazi i Jacisë: ” Dhe pas namazit të jacisë.” (Nurë: 58).
    – Namazi i Ikindisë: “Kryeni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin(ikindinë). Dhe bëni namazin për Allahun, duke iu lutur Atij. ” (Bekare: 238).
  10. Kur hapen dyert e Xhenetit?
    – Dyert e Xhenetit hapen ditën e hënë dhe të enjten, Allahu e falë çdo rob të Tij i cili nuk i bën shirk(shok në adhurim) Allahut, përpos nuk i falë dy njerëz të cilët janë të hidhëruar me njëri tjetrin dhe nuk flasin në mes vete, Allahu i thotë melaikëve shikoni këta dy nuk do t’i fali derisa të pajtohen dhe të flasin mes vete. Gjithashtu, dyert e xhenetit hapen edhe në Ramazan. Dyert e Xhenetit i hapen edhe atij i cili e plotëson abdesin me të gjitha rregullat e tij dhe thotë fund abdesin : Esh hedu en La ilahe ilallah ue esh hedu ene muhameden resulullah(dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush me merit pos Allahut dhe se Muhamedi alejhi selam është i dërguar i Tij).
  11. Sa dyer ka Xheneti dhe ceki disa nga to?
    – Xheneti ka tetë dyer, disa nga to janë: 1. Dera e Namazit (e veçant për ata që e falin namazin). 2. Dera e Xhihadit (e veçant për ata që luftojnë në rrugën e Allahut). 3. Dera e Rrejanit (e veçant për agjëruesit). 4. Dera e Sadakasë (e veçant për ata që japin sadaka).
  12. Nëpër sa stacione do kaloj njeriu ?
    – Njeriu do kaloj nëpër tre stacione, e ata janë: 1. Stacioni i dynjasë 2. Stacioni i berzahut (i varrit) 3. Stacioni i fundit (i Xhenetit ose i Xhehenemit)
  13. Cilë janë llojet e njerëzve që do të dënohen me zjarr të Xhehenemit?
    – a) Pabesimtarët b) Munafikat c) Zinaqari dhe zinaqarja d) Ngrënësi i kamatës e) Skulptori (ai që vizaton piktura) f) Ngrënësi i pasurisë së jetimit, etj.AUTOR: SAMI ABDRRAHMAN KUBAXHE
    NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

Burimi: albislam.com

0 2208

“Të cilëve engjëjt ua marrin shpirtërat, (duke qenë ata) të pastër. (E engjëjt) u thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju(Selamun alejkum)! Hyni në xhennet për ato që keni punuar!.” (Nahl: 32).

“Dhe ata i thërrasin banorët e xhennetit: (Selamun alejkum) “Kënaqësia qoftë mbi ju!.” ۚ (Araf; 46)

“E kur të dëgjojnë ndonjë marrëzi, shmangen prej saj dhe thonë: “Veprat tona janë për ne e veprat tuaja janë për ju; (Selamun alejkum) paqa qoftë mbi ju (lamtumirë!) Na nuk duam shoqëri me të padishmit (xhahilat)”. (Kasas: 55)

“E, ata që janë ruajtur (nga mëkatet), do të shtyhen në xhennet, grupe-grupe dhe dyert e tij hapen e do t’u thonë atyre rojtarët e tij: “(Selamun alejkum) Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju jeni të kënaqur, andaj hyni në të, ku do të qëndroni përgjithmonë!” (Zumer: 73).

“Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar.” (Nahl: 97).

Transmetohet nga Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “E përshëndet me selam i hypri atë i cili është duke ecur në këmbë, kurse ai cili është duke ecur në këmbë e përshëndet me selam atë i cili është ulur, dhe ata dy që janë duke ecë në këmbë cilido që i paraprinë i pari me selam ai është më i miri.” (Shënon Bezari: ,- ‘’ keshful estar’’,- 2006 dhe ,-‘’ muxhema ez zevaid’’,-36/8 dhe Ibn Hibani në sahihun e tij: 498.)

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “E përshëndet me selam i hypri atë i cili është duke ecur në këmbë, kurse ai cili është duke ecur në këmbë e përshëndet me selam atë i cili është ulur, pakica e përshëndesin me selam shumicën dhe i vogli e përshëndet me selam të madhin.” (Shënuan: Buhariu – 11/16(6234), Muslimi – 2160, Ebu Davudi – 5198 dhe Tirmidhiu – 2703).

Transmetohet nga Ebi Umame el Bahiliji,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Njerëzit me afër Allahut (me grad më të lartë tek Allahu) janë ata që fillojnë të parët me selam.” (Shënon: Ebu Davudi – 5197, Tirnidhiu – 2694 dhe thotë se hadithi është hasen. Imam Neveviu në librin e tij Rijadus Salihin- 326 thotë se Zingjiri i këtij hadithi është e mirë. Kurse Shejh Albani në librin El Kelimu Tajib- 198 thotë se zingjiri i hadithit është sahih(i vërtetë).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënqur me të!,- se erdhi një njeri në Xhaminë e Pejgamberit, alejhi selam dhe e fali namazin, pastaj erdhi tek pejgamberi alejhi selam dhe i dha selam, ia ktheu selamin pejgamberi alejhi selam dhe i tha: Kthehu falu prap sepse ti nuk je falur (se ke falë namazin si duhet). Njeriu u kthye u falë dhe prap erdhi tek Pejgamberi, alejhi selam, dhe i dha selam pejgamberit, alejhi selam, kjo gjë u përsërit tre herë rradhazi.” (Shënon: Buhariu- 2/237(757) – 11/36(6251), Muslimi – 397 dhe Tirmidhiu – 2692).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nëse ndonjëri prej jush e takon vëllain e tij le ta përshëndes me selam, nëse i ndanë ndonjë pemë, muri ose guri dhe pastaj pas pak prap takohen, le ta përshëndet përsëri me selam vëllain e tij.” (Shënon: Ebu Davudi – 5200, Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih në Sahihul Xhamiu – 789).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nëse dikush prej juve hyn në ndonjë mexhlis le t’i përshëndet me selam dhe pastaj nëse dëshiron të ulet aty le të ulet. Dhe nëse ngrihet dhe dëshiron të del prej mexhlisit le t’i përshëndet prap me selam, sepse selami i parë (i hyrjes në mexhlis) nuk e largon hakun e selamit të dytë (i daljes nga mexhlisi).” (Shënon: Ebu Davudi – 5208, Tirmidhiu – 2706 dhe thotë se hadithi është hasen. Shejh Albani në Sahihul Xhamiu – 400 thotë se hadithi është sahih).

Komentim i përgjithshëm:

Prej edukatës islame dhe sunetit profetik është që të filloj me selam i pari ai i cili është i hipur mbi ndonjë mjet udhëtimi atij i cili është duke ecur. Ai që është duke ecur t’i jep selam i pari atij që është ulur. Pakica t’i jep selam shumicës. Nëse një i vogël takon një më të madh se ai apo ndonjë të moshuar, i vogli duhet të filloj me selam i pari, krejt kjo në suaza të rrespektit dhe mëshirës ndaj njëri tjetrit.

Nëse takohen dy muslimanë, më afër Allahut është ai i cili fillon i pari me dhënien e selamit, sepse ai i parapriu këtij në kryerjen e punëve të mira.

Gjithashtu, pëlqehet dhënia apo përsëritja e shpesht e selamit, nëse takohen dy muslimanë dhe ndahen për pak çaste dhe takohen prap, është e pelqyer përsëritja dhe dhënia e selamit prap.

Njashtu, prej sunetit është kur muslimani hynë në ndonjë mexhlis t’i jap selam pjestarëve të mexhlisit, si dhe kush largohet nga mexhlisi pëlqehet të largohet dukë dhënë selam.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

  1. Prej sunetit është t’i jap selam ai i cili është i hipur atij që është duke ecur, ai që është duke ecur t’i jap selam atij që që është ulur, pakica t’i jap selam shumicës dhe i vogli t’i jap selam të madhit.
  2. Prej sunetit është dhënia e selamit kur takohen dy muslimanë, si dhe kur ndahen për pak çaste dhe prap takohen pëlqehet t’i japin selam njëri tjetrin, edhe nëse përsëritet kjo gjë shpesh(psh. Është në dhom dhe del në banjo jep selam, pastaj kthehet prap në dhomë prap jep selam, etj).
  3. Pëlqehet dhënia e selamit kur del nga mexhlisi kurse kthyerja e selamit nga pjestarët e mexhlisit është obligim.
  4. Mos ngurro në dhënien e selamit i pari, sepse njerëzit me gradë më të lartë tek Allahu janë ata që fillojnë të parët me selam.
  5. Kush punon vepra të mira, qoftë mashkëll apo femër Allahu do t’i dhurojë jetë të lumtur në dunja dhe në ahiret.

Autor: Rashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2440

Pyetje: Nëse muslimani e kryen haxhin obligativ e pastaj e kryen haxhin nafile (vullnetarë), a e plotëson (mangësitë) haxhi vullnetarë haxhin obligativ?

Përgjigje: Të gjitha ibadetet obligative plotësohen me kryerjen e ibadeteve vullnetare (nëse janë të llojit të saj).

Psh. Namazi obligativ plotësohet me kryerjen e namazeve vullnetare (nafile).

Agjërimi obligativ plotësohet me kryerjen e agjërimit vullnetarë.

Haxhi obligativ plotësohet me kryerjen e haxhit vullnetarë.

Çdo ibadet obligativ forcohet dhe plotësohet me kryerjen e ibadeteve vullnetare. .

Shejh Dr. Salih Ibn Feuzan el Feuzan, Allahu e ruajtë!

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË