Arhiva MujoreOctober 2015

0 3426

d-r. Halid Rusheh

Burimi: almoslim.net

Përktheu: Talha Kurtishi

Besimtarët mbështeten tek Allahu, subhanehu ue teala,, dorëzohen para caktimit hyjnor duke i ndërmarr gjitha mundësitë që i kanë në dispozicion në jetën e kësaj bote. Si të tillë ata asnjëherë nuk duhet të humbin shpresë tek Allahu, subhanehu ue teala, e as të lejojnë që besimi i tyre në premtimin e Allahut, subhanehu ue teala, të luhatet.

Sa do që të ndryshon situata, nga forca në dobësi, nga pasuri në varfëri, nga krenaria në përulje, shpresën tek Allahu, subhanehu ue teala, dhe ndihma e tij nuk duhet ta humbim.

besimtarët e dinë se ajo me të cilën ballafaqohen në jetë janë test dhe provim, janë të bindur se Allahu, subhanehu ue teala, do ta realizojë premtimin e Tij dhe se ata të cilët me sukses i kalojnë provimet do shpëtojnë në dynja dhe ahiret. Ata që nuk e kalojnë këtë provim duke u mashtruar pas stolive dhe zbukurimeve të kësaj bote, ata nuk mbesin përgjithmonë në këtë botë. Edhe ata do ti mbulojë dheu dhe do ballafaqohen me të pashmangshmen.

Me natyrën e tij njeriu ndikohet nga rrethi dhe gjërat që ndodhin përreth shpeshherë lejon të burgohet nga momenti që e përjeton. Të paktë janë ata që shikojnë përtej momentit, që kanë vizion i cili mbështetet në Imanin e tyre dhe që nuk ndikohet vetëm nga faktorët materialë.

Allahu, subhanehu ue teala, ka ushtri që nuk shihet, që nuk e di askush pos Tij, që i mbrojnë muslimanët me urdhrin dhe vullnetin e Allahut, subhanehu ue teala, i forcojnë në rrugën e drejtë dhe e korrigjojnë ecjen e tyre.

Kur i Dërguari i Allahut, sal-llahu alejhi ue selem, u ngujua në shpellën Theur me shokun e tij dhe e pa frikën e shokut i tha: Mos u pikëllo, Allahu është me neve.

Allahu, azze ue xhelle, zbriti qetësi në zemrat e tyre dhe i ndihmoj me ushtri që askush se pa.

I Dërguari i Allahut, sal-llahu alejhi ue selem, në natën e betejës së Bedrit qëndroi në këmbë duke e përsëritur lutjen: O Allah nëse shkatërrohet ky grup i besimtarëve askush nuk do të adhurohesh në Tokë. Allahu, xhel-le she’nuhu, e ndihmoi me ushtrinë e Tij dhe e forcoi deri në fitore.

Ushtritë e Allahut të Lartësuar janë më shumë se sa munden të numërohen. Çdo gjë që ka krijuar Allahu mund të jetë ushtar i Allahut për ti ndihmuar besimtarët.

Erërat janë ushtri e Allahu që dërgohej për ti dënuar ata që nuk i bindeshin Allahut, xhel-le she’nuhu.

Edhe uji është ushtar i bindur. Më herët i vërshoi ata që i tejkaluan kufijntë në të kaluarën. Po ai ujë e mbajti Sa’d ibën Ebi Vekkasin, radijallahu anhu, në Kadisije, Ala Hadremiun, gjatë çlirimit të Bahrejnit dhe Ebu Muslim Haulanin gjatë betejës kundër romakëve.

Edhe dielli është ushtari i Allahut, , xhel-le she’nuhu. Allahu e ndali në kohën e Jushe’ ibën Nunit, alejhi selam deri në fitore. Edhe kurthet e njerëzve të këqinj janë ushtria e Allahut, , xhel-le she’nuhu, që shpeshherë u kthehet atyre që i kanë thurur në fillim.

Besimtarët do të ndihmohen nga drunjtë, gurët, malet dhe kafshët, secili në mënyrën e vetë dhe në pajtim me natyrën e krijimit. po ta analizojmë Kaderin ndërshekuj do të shohim se si Allahu, subhanehu ue teala, i ka ndihmuar besimtarët me ushtri të ndryshme. Ndoshta ata që nuk shikojnë larg dhe nuk analizojnë do të thonë muslimanët u mposhtën në filan betejën, në filan kohën dhe vendin. Realiteti është që Allahu, xhel-le she’nuhu, në çdo kohë kërkon durim, qëndrueshmëri dhe bindje ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Allahut, pa marr parasysh krizat dhe sprovat. kështu do të lartësohen gradat e tyre, do tu falen mëkatet dhe do të meritojnë mëshirën e Allahut dhe pëlqimin e Tij.

“Për ata që morën plagë të rënda, pasi iu përgjigjën thirrjes së Allahut dhe të të Dërguarit dhe për ata që kanë bërë të mira e që i frikësohen Allahut, ka shpërblim të madh. (Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u

thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm! Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha.” (Ali Imran 172-174)

albislam.com

0 3101

KONKURS DITURIE
-Libri është porta e dijes dhe njohurisë
-Libri është mjet i pashembullt, vlerat e të cilit do të mbeten përgjithmonë.
-Kalimi i kohës dhe zhvillimet e teknologjisë kurrë nuk do ta zëvendësojnë LIBRIN.
Q. K. Albislam-Sektori i Femrës kohë më parë hapi konkurs diturie duke e titulluar këtë projekt “LIBRI SHOKU MË I MIRË I JETËS “. Libri i përzgjedhur ishte “TA NJOHIM ALLAHUN ” i hoxhë Enis Ramës. Në këtë konkurs diturie u trajtuan 21 nga emrat e bukur të Allahut. Konkuruan një numër i madh studentesh por për të marrë pjesë në këtë projekt arritën 20 studente. Secila nga studentet kishte temën e përzgjedhur dhe punën e zhvilluan në grupe. Kontrollimin dhe vlerësimin e punës së tyre e bëri vet autori i librit hoxhë Enis Rama duke vleresuar dhe tre punimet më të mira.


Ndërsa dje më datë 11.10. 2015 në hapsirat e Q. K. Albislam kandidatet bënë prezantimin e punimeve të tyre para komisionit dhe publikut pjesëmarrës ku gjithashtu u bë përzgjedhja e tre prezantimeve më të mira.Të gjitha kandidatet na befasuan me përgaditjen e tyre, seriozitetin dhe përkushtimin duke bërë që ky projektë në radhë të parë të jet dobiprurëse për vetën e tyre por dhe për publikun që patën rastin ta ndjekin. Duke u mbeshtetur në Allahun ky projekt do të vazhdojë për të arritur synimet e tij, e ajo është ngritja e vetëdijes tek rinia jonë për vlerën e librit,leximit dhe pasurimit me dituri të dobishme.


Gjithashtu lusim Allahun e Plotëfuqishëm që ti shpërblejë të gjithë ata që na përkrahën dhe ndihmuan realizimin e këtij projekti.
“…dhe thuaj O Zot ma shto diturinë ” ( Taha- 104) e dija shtohet duke mësuar.

0 2143

Muslimanit nuk i lejohet ta ofendojë apo ta mallkojë vëllain e tij musliman.

Ngase, i dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë; “Mallkimi i muslimanit është sikur mbytja e tij.” Shënon: Imam Ahmedi.

Gjithashtu, ai, sal-Allahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk i takon muslimanit të sinqertë të jetë mallkues.” Shënon: Imam Muslimi.

Gjithashtu, ai, sal-Allahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk ka mundësi muslimani të jetë mallkues.” Shënuan: Buhariu në Edeb el Mufred: fq.116,hadithi nr.309. Tirmidhiu: 4/371(2019), Ebu Ja’la: 9/414(5562), Hakimi: 1/47.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i thanë të dërguarit të Allahut, Muhamedit, alejhi selam: Lutu kundër mushrikëve (paganëve)! Tha, pejgamberi alejhi selam: Unë nuk jam dërguar si mallkues (të mallkoj), por unë jam dërguar si mëshirë (rahmet).” Shënuan: Buhariu në Edeb el Mufred: fq.119,hadithi nr.321, Muslimi: 4/2007(2599), Ebu Ja’la: 11/35(6174).

Transmetohet se Enesi, radijAllahu anhu, ka thënë: “I dërguari i Allahut nuk ishte i degjeneruar (i pamoralshëm), as mallkues dhe as gojëflliqur (sharës).” Shënon: Imam Buhariu.

Dhe në fund: Ne duhet ta ndjekim shëmbëlltyrën tonë, Muhamedin, alejhi selam në çdo pore të jetës, ngase atë e kemi model dhe mostër të çdo gjëje.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Allahut keni shembull të mrekullueshëm, për atë që i frikësohet Allahut dhe Ditës së Kijametit, dhe i cili e përmend shumë Allahun.” (El Ahzab: 21).

Shejh Muhamed Ibën Hasen Alu Shejh.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1662

Besimi në Melaike ka disa dobi të çmuara, e ato janë:

  1. Dituria në lidhje me madhështinë, fuqinë dhe mbizotërimin e Allahut, sepse madhështia e krijesës tregon për madhështinë e Krijuesit.
  2. Falënderimi i Allahut për kujdesin e Tij ndaj bijve të Ademit, saqë Allahu ka vendosur disa nga melaiket e Tij që të kujdesen për bijtë e Ademit (njerëzit), t’i ruajnë veprat e tyre (t’i shënojnë veprat e bijve të Ademit në regjistrat e tyre), etj.
  3. Dashuria e bijve të Ademit ndaj melaikeve për adhurimin e madh që ia bëjnë melaiket Allahut. Disa njerëz të devijuar nga binarët e Islamit e kanë mohuar faktin që melaiket e Allahut kanë trup.

Këta njerëz të humbur janë të mendimit se melaiket janë si forcë imagjinare e përkryer, e jo trup.

Dhe ky mendim i tyre përgënjeshtron qartazi librin e Allahut, sunetin e pastër Profetik dhe të gjithë muslimanët.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

Falenderimi qoftë për Allahun, krijuesit të qiejve, dhe Tokës, i cili i ka bërë engjëjt pejgamberë me krahë, me nga dy, tre dhe katër. Ai shtonë krijimtari çka të dojë. Allahu, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë.” (Fatir: 1).

“E sikur t’i shihje ti se si ua merrnin shpirtërat engjëjt – mohuesve, duke i rrahur në fytyrë dhe shpinë (para e pas) dhe duke (ju thënë): “Shijonie dënimin e zjarrit.” (Enfal: 50).

“Kush është më zullumqar i madh se ai, që trillon gënjeshtra për Allahun ose që thotë: “Mua më është shpallur”, por asgjë nuk iu ka shpallur atij. Dhe ai që thotë: “Unë do ta shpalli të njëjtën gjë çka ka shpallur Allahu”. Ah! T’i shohësh zullumqarët kur janë në mundimet e vdekjes, e engjëjt zgjasin duart (për t’ua marrë shpirtin, duke thënë): “Mirrni shpirtërat tuaj!” Sot ju do ndëshkoheni me dënim të poshtëruar për shkak të pavërtetave që i keni thënë për Allahun dhe që jeni krenuar (duke mos besuar) versetet e Tij.” (Enam: 93).

“Për dikë tek Ai nuk bënë dobi angazhkmi, përpos atij që i jep leje për të. E, kur të hiqet frika nga zemrat e tyre, i thonë (shoqi-shoqit): “Çka tha Zoti juaj?” Përgjigjen: “Të vërtetën!” Ai është i lartësuar dhe i madh.” (Sebe: 23).

“Xhenneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata, dhe prindërit e tyre, dhe gratë e tyre, dhe pasardhësit e tyre – ata ë kanë qenë të mirë (që kanë besuar), e engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë: (e ju thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, meqë keni duruar, e sa përfundim i bukur që është ky!.” (Rrad: 23-24).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nëse Allahu e do një rob, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: ” Allahu e do filanin, andaj duaje edhe ti! Dhe Xhibrili e do atë. Xhibrili i thërret melaiket (banorët) e qiellit dhe u thotë: Allahu e do filanin, andaj duajeni edhe ju atë! Dhe e duan banorët e qiellit dhe i vendoset pastaj atij pranimi në tokë.” (Shënon: Buhariu).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Në ditën e Xhuma, në çdo derë tek të gjitha xhamitë qëndrojnë melaike të cilat shënojnë në regjistrat e tyre se kush po hy i pari në xhami. Dhe, kur ulet imami, melaiket i mbyllin regjistrat e shënimeve dhe afrohen e dëgjojnë përmendjen e Allahut.” (Shënon: Buhariu).

Dhe në fund!

Këto argumente na mësojnë dhe tregojnë qartazi se melaiket janë trup dhe jo forcë imagjinare, siç mendojnë të devijuarit.

Dhe në përputhje me argumentet e lartëpërmendura muslimanët janë të një zëri se melaiket janë trup e jo forcë imagjinare.

Autor: Shejh Muhamed Ibn Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 4648

Allahu, xhele ue ala, thotë; “E ti, mos mendo, kurrsesi, që Perëndia nuk vëren atë që punojnë zullumqarët! Ai, vetëm ua shtyen (dënimin) dei në Ditën kur sytë e tyre do të mbeten të hapur.” (Ibrahim: 42).

“E, me të vërtetë, zullumqarët – do ta dinë se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” (Shuara: 227).

Transmetohet nga Ibën Omeri, radijAllahu anhuma, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë; “Padrejtësia (zullumi) është errësirë në ditën e kijametit (gjykimit).” Shënuan: Buhariu: 3/99, Muslimi: 4/1996(2579), Ahmedi: 2/92,106,136,137,156. Tirmidhiu: 4/377(2030).

I Dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Vërtetë, Allahu i Madhëruar do ta afatizojë zullumqarin derisa kur ta kap, nuk do të mund t’i shpëton. Pastaj, Pejgamberi, alejhi selam, lexoi ajetin nga Kur’ani: ” I tillë është dënimi i Zotit tënd kur ndëshkon vendbanimet, të cilat bënin zullum. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhëmbshëm dhe i ashpër.” (Hudë: 102). Shënuan: Buhariu: 5/214, Muslimi: 3/1997, Tirmidhiu: 5/288(3110), Ibën Maxhe; 2/1332(4018).

Transmetohet nga Pejgamberi alejhi selam, se Allahu i Madhëruar, ka thënë: “O ju robërit e Mi! Unë e kam ndaluar padrejtësinë(zullumin) edhe për Vete, sikur që e kam ndaluar edhe në mesin tuaj, andaj mos i bëni njëri tjetrit padrejtësi.” Shënon Imam Muslimi dhe disa të tjerë.

Transmeton Ibën Abasi, radijAllahu anhuma, se kur e dërgoi pejgamberi alejhi selam, Muadhin, radijAllahu anhu, në Jemen, ndër to, i tha: “…. Ke kujdes nga duaja e atij qe i është bere padrejtësi(zullum), ngase në mes duasë së tij dhe Allahut nuk ka perde.” Shënuan: Buhariu dhe Muslimi.

I Dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë; “Tre dua, Allahu nuk i refuzon(nuk i kthen mbrapa pa përgjigje), ndër to: …. duanë e atij që i është padrejtësi(zullum), Allahu e ngre mbi re ( mbi qiej), dhe Allahu thotë: Pasha Krenarinë dhe Madhërinë Time! Do të ndihmoj, qoftë edhe pas një kohe.” Shënuan: Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Tre dua pranohen(kthehen mbrapa me përgjigje), e që nuk ka dyshim në to, janë: 1. Duaja e atij qê i është padrejtësi(zullum). 2. Duaja e udhëtarit dhe 3. Duaja e prindit për fëmijën e tij.” Shênuan: Ahmedi: 2/258,348,478,517,523. Ebu Davudi: 3/187(1536), Tirmidhiu: 4/314,5/502(1905,3448). Ibën Maxhe: 2/1270(3862) dhe Ibën Hibani: 6/416(2699).

“I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë; ” Tre personave nuk i refuzohet duaja(nga Allahu): 1. Agjëruesi, derisa të bëjë iftarë. 2. Udhëheqësit, imamit të drejtë dhe 3. Duanë e atij që i është padrejtësi(zullum), Allahu e ngre mbi re(mbi qiej), i hapen asaj duaje dyertë e qiellit dhe Allahu thotë; Pasha Krenarinë Time! Do të ndihmojë, qoftë edhe pas një kohe.” Shënuan: Ahmedi: 2/305,445. Tirmidhiu: 5/578(3598), Ibën Maxhe: 1/557(1752), Ibën Huzejme: 3/199(1901), Ibën Hibani: 8/215(3428), Taberani: 3/414(1315), Bejhekiu: 3/345,8/162,10/88.

Transmetohet nga Ebi Bekrete, radijAllahu anhu, se ka thënë; I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ” Nuk ka mëkat që e meriton më shumë shpejtimin e dënimit të Allahut për kyrerësinë e saj në dunja dhe në ahiret, sesa: Zullumi dhe shkëputja e lidhjeve farefisnore.” Shënuan: Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe.

Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu, radijAllahu anhu, se ka thënë: ” I dërguari i Allahut, ka thënë: Nuk ka musliman që e lutë Allahun me lutje në të cilën nuk ka mëkat dhe as shkëputje të lidhjeve farefisnore, e që Allahu mos t’ia dhurojë njërën nga këto tre gjëra: 1. Ose i përgjigjet lutjes së lutësit. 2. Ose ia largon një fatëkeqësi në varësi të lutjes. 3. Ose ia vanon përgjigjen e lutjes për ahiret(botën tjetër), e lutësi e merr shpërblimin në varësi të lutjes. Sahabët i thanë; O i dërguar i Allahut! Po nëse i lutemi shpesh Allahut! I dërguari i Allahut, tha: Allahu ka shumë, i dhuron edhe më shumë lutësit.” Shënon: Hakimi dhe thotë; Zingjiri i këtij hadithit është sahih(i saktë).

Shejh Muhamed Ibën Hasen Alu Shejh.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË