Arhiva MujoreMarch 2016

Pyetje: Disa nga baballarët nuk kujdesen për fëmijët e tyre në çështjet e fesë; Psh. Nuk i urdhërojnë të falin namaz, të lexojnë Kur’an, të shoqërohen me shokë të mirë. Kurse, në aspektin mësimorë, ata kujdesen shumë, hidhërohen me fëmijët e tyre nëse ata nuk mësojnë, etj. Cila është këshilla juaj hoxhë i nderuar për baballarët?

Përgjigje: Këshilla ime për baballarët është; Keni frikë Allahun dhe kujdesuni për fëmijët tuaj dhe ata që janë nën kujdesin tuaj. Urdhëroni fëmijët tuaj në faljen e namazit kur t’i mbushin ata 7 vjeç, dhe rrihini ata nëse nuk falin namazin në moshën 10 vjeçare.

Transmeton Abdullah Ibën Omeri, radijAllahu anhuma, se Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Mësojini fëmijët tuaj të falen kur ata i kanë shtatë vjet, kurse rrihni për të (namazin) kur t’i mbushin dhjetë vjet. Gjithashtu ndani mes vete në shtrat.” Shënon Ebu Davudi, 495; shejh Albani thotë se hadithi është sahih në Sahih Ebi Davud: 509.

Obligim e kanë baballarët, nënat dhe vëllezërit e mëdhenjë të kujdesen për ata që i kanë nën përkujdesjen e tyre, t’i urdhërojnë ata drejt faljes së namazit dhe t’i ndalojnë nga gjërat që i ka ndaluar Allahu, kjo është amanet dhe përgjegjsi e madhe mbi ta.

Allahu i madhëruar, në librin e Tij, Fisnik, thotë: “O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, karburante (lëndë djegëse) të të cilit janë njerëzit dhe gurët, dhe të cilin e mbikëqyrin engjëjt e fuqishëm dhe të ashpër, të cilët nuk u kundërshtojnë urdhërave të Allahut dhe të cilët punojnë për atë që urdhërohen.” (Tahrim: 6 )

Allahu i madhëruar, në librin e Tij, Fisnik, gjithashtu thotë: “Dhe urdhëroje familjen tënde që të bëjë namaz dhe në këtë bënu këmbëngulës! Na nuk kërkojmë furnizim prej teje. Na të furnizojmë ty, e përfundimi i mirë është për ata që ruhen nga mëkatet.” (Ta Ha: 132 ).

Allahu i madhëruar, e përmend pejgamberin e Tij, Ismailin, alejhi selam, se ai ishte njeri i sinqertë, plotësonte premtimin që ia kishte dhënë Allahut, ishte pejgamberë lajmëtarë, urdhëronte familjen e tij për faljen e namazit, dhënien e zekatit dhe përmes këtyre veprave e arriti kënaqësinë e Allahut.

Allahu i madhëruar, thotë: “Dhe, përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an), Ismailin! Me të vërtetë, ai plotësonte premtimin e dhënë dhe ka qenë pejgamber, lajmëtar. Dhe urdhëronte popullin e vet, që të bëjë namaz dhe të japë zeqatin dhe arriti kënaqësinë te Zoti i vet.” (Merjem : 54-55 ).

Neve nuk na mbetet gjë tjetër, pos t’i marrim këto shembuj Kur’anor dhe Profetik dhe t’i qojmë amanetet e Allahut në vend. T’i edukojmë fëmijët tanë ta respektojnë Allahun, të dërguarin e Tij, t’i urdhërojmë fëmijët tanë drejtë faljes së namazit, t’i ndalojmë nga gjêrat që na ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij, t’i ndalojmë nga pirja e alkoolit, pirja e duhanit, ndëgjimi i muzikës, t’i ndalojmë nga shoqërimi me shokë të këqinj si dhe ti urdhërojmë të shoqërohen me shokê të mirë.

Kështu, urdhërohemi të gjithë nga ana e Allahut, si dhe do të na pyes Allahu për këto gjëra në ditën e gjykimit, Allahu xhele ue ala, thotë: “Dhe, kështu, pasha Zotin tënd, Na me të vërtetë, do t’i pyesim ata të gjithë. Për atë që kanë punuar! (Hixhr: 92-93).

Transmetohet se Abdullah ibën Omeri, radijAllahu anhuma, e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem, duke thënë: “Secili nga ju është bari për kopenë e tij. Udhëheqësi është bari dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari për familjen e tij dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Gruaja është bareshë për shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për kopenë e saj. Shërbyesi është bari për pasurinë e pronarit të tij dhe është përgjegjës për kopenë e tij, dhe mendoj se tha: Njeriu është bari për pasurinë e babait të tij dhe është pêrgjegjës për kopenë tij, dhe të gjithë janë barinjë dhe të jeni përgjegjës pêr kopetë e juaja.” (Buhariu, 2409; Muslimi, 1829 nga Abdullah Ibën Omeri)

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, rahimehullah.

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua ue meka’la’t el Muteneuiah: 7/184,185

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2287

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Ebu Musa, radijAllahu anhu, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i shtëpisë ku përmendet Allahu dhe shtëpisë në të cilën nuk përmendet aty Allahu, është si shembulli i të gjalli dhe të vdekurit.”[1]

DOBI NGA HADITHI

  1. Pëlqimi i përmendjes së Allahut në shtëpi, shpeshtimi i saj , për aq sa ka mundësohet.
  2. Prej përmendjeve që ngjallin shtëpitë; namazi, leximi i Kuranit, dëgjimi i tij, njashtu ligjëratat, leximi i librave, thënia e dhikreve si SubhanAllah, Elhamdulilah, La ilahe il Allah, e të tjera.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Muslimi 779.

0 1469

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 23 )

Prej shenjave të përfundimit të mirë, janë;
1. Përfundimi i jetës duke thënë fjalën e fundit; La ilahe ilAllah (Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut).
2.Rënia shehid në rrugën e Allahut.
3. Vdekja në natën e Xhumasë.
4. Vdekja në ditën e Xhuma.
5. Vdekja me djersë në ballë.
6. Vdekja nga sëmundja e murtajës.
7. Vdekja nga sëmundjet e ndryshme të barkut.
8. Vdekja duke mbrojtur nderin.
9. Vdekja duke mbrojtur pasurinë.
10. Vdekja duke mbrojtur vetveten.
11. Vdekja duke kryer ndonjë nga veprat e mira.
12. Vdekja në ujë (fundosja).
13. Vdekja nga sëmundja e tuberkulozit.
14. Vdekja në islam, duke qenë i kapur pas Kur’anit dhe Sunetit.
15. Vdekja nga shembja e ndonjë objektit (shtëpia, etj).
16. Vdekja nga djegia (shtëpisë, etj).
17. Vdekja duke bërë roje nê rrugën e Allahut, qoftë në xhihad apo duke ruajtur shtetin islam dhe muslimanët.
18. Vdekja (e gruas muslimane) gjatë periudhës së shtatëzanisë.
19. Vdekja (e gruas muslimane) gjatë momenteve të lindjës.
20. Vdekja në periudhën e lehonisë (pas lindjes së fëmijës).

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2028

Veprat e njerëzve tek varrezat ndahen në tre lloje:
1. E lejuar; Vizita e varrezave për ta kujtuar ahiretin.

2. E shpikur (bidat); Synimi i adhurimit dhe afrimit te Allahu tek varrezat. Ndërtimi i xhamisë për falje të namazit, therrja e kurbanit tek varrezat me qëllim afrim tek Allahu. Urtësia e ndalesës: Ngase është vepër e xhahiljetit dhe e bidatqive.

3. Shirk(idhujtari): Të vepruarit e një vepre nga llojet e adhurimit(që i takojnë vetëm Allahut dhe askujt tjetër) për personin në varr. Si, psh: Lutja e personit në varr për largimin e sëmundjes, shtimin e pasurisë, prerjen kurbanit për të vdekurin me qëllim afrimi tek i vdekuri e jo për hirë të Allahut, etj.

Shejh Dr. Mustafa Murad Profesorë në fakultetin e Davetit në Ez’her

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 3607

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 22 )

Rastet në të cilat pëlqehet marja e abdesit:
1. Përmendja e Allahut (dhikri).
2. Para rënies në gjumë.
3. Para larjes së tërë trupit (guslit, ).
4. Pas bartjes, mbajtjes së të vdekurit(xhenazes).
5. Pas vjelljes.
6. Pas çdo prishjes së abdesit.
7. Gjatë gjendjes së xhunubllëkut: Nëse dëshiron të haje, të pije, të fleje ose të ketë sërish kontakt seksual me gruan e tij, pëlqehet të merrë abdes.

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2593

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Numan Ibn Beshir, radijAllahu anhu,. tregon se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në mëshirën, dashurinë e në përzemërsinë ndërmjet tyre i ngjajnë një trupi të vetëm aq sa, kur vuan një gjymtyrë e tij, atëherë i gjithë trupi ndan me të pagjumësinë dhe ethet.”[1]

SHPJEGIM I HADITHIT

Ibn Ebu Xhemra, ka thënë: “Ajo që kuptohet nga hadithi është se mëshira, dashuria dhe përzemërsia edhe pse janë të përafërta në kuptim, por mes tyre ka një dallim të veçantë për secilën, mëshira ka për qëllim: që njëri tjetrin ta mëshirojnë për hir të vëllazërisë imanore e jo për ndonjë shkak tjetër, ndërsa dashuri është kontakti i cili sjell dashuri, si vizita, dhurimi i hedijeve, ndërsa përzemërsia është ndihma e ofruar ndaj njëri tjetrit.”

Kadi Ijadi ka thënë: “Ngjasimi i besimtarit si një trup është një ngjasim i sakt, përafrim i kuptimit dhe një tregues i kuptimeve me anë të formave të dukshme.”

Ibn Ebu Xhemra ka thënë: “I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ngjasoi trupin me imanin, ndërsa besimtarët me gjymtyrët, ngase imani (besimi) është baza e degët e saj janë obligimet, që nëse njeriu anashkalon diç nga obligimet, kjo tregon për çrregullimet që i ka edhe në bazë, njashtu edhe trupi është po si pema, e gjymtyrët e saja janë si degët, kur një gjymtyrë ankohet, ankohen edhe gjymtyrët e tjera, po si pema, kur një degë e saj goditet lëkunden të gjitha degët tjera, levizin e dridhen.”

Forma e ngjasimit në këtë rast është pajtueshmëria mes tyre në lodhje e rehati.

DOBI NGA HADITHI

  1. Shenjtërimi i të drejtave të muslimanëve ndaj njëri-tjetrit, nxitja e tyre për mëshirim, përzemërsi e bashkpunim, jo në mëkate e gjëra të urryera.
  2. Lejueshmëria e shëmbëllimit për të lehtësuar kuptimin e gjërave.
  3. Prej parakushteve të imanit është edhe veprimi i kërkesave vëllazërore si mëshirimi, dashuria e ndihma, dhe se neglizhimi i tyre dhe anashkalimi është dobësi e imanit. Shejh Islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Për këtë besimtarin e gëzon ajo që i gëzon besimtarët dhe e mërzit ajo që i mërzit ata, e kush nuk është i tillë, nuk është prej tyre.”
  4. Muslimani duhet të jap mundin në pastrimin e zemrës drejt vëllezërve të tij musliman, e të gëzohet kur atyre i vije ndonjë e mirë, dhe të brengoset kur i godet gjë që i dëmton apo vuajnë prej saj. Të qëndron me ta në fatkeqësitë që u kanë zbritur, t’i ndihmon nevojtarit, të shtypurit, e të bashkpunon me ta në vepra të mira.
  5. Madhështia e kësaj feje, përsosmëria e saj, duke nxitur në bashkim dhe mëshirim, e muslimani kështu jeton në mesin e vëllezërve të tij, në shpatullat e tyre, krenar, i nderuar, qoftë në vështirësi e qoftë në rehati, qoftë kur është i fortë, apo kur është i dobët, në çdo situatë.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Buhariu 6011. Muslimi 2586.

0 1782

Pyetje: Kam qenë udhëtarë dhe kam harruar faljen e namazit të drekës dhe ikindisë deri pak para perëndimit të diellit, a më lejohet kompenzimi i drekës dhe ikindisë në këtë kohë?

Përgjigje: Po, kompenzoje drekën dhe ikindinë në këtë kohë, edhe pse ndalohet falja e namazit në këtë kohë, por ndalohet falja e namazit nafile e jo farzeve.

Shembull: Nuk ke mundur të zgjohesh për faljen e namazit të sabahut dhe gjumi të del pak para lindjes së diellit, obligohesh ta kompenzosh edhe pse është njëra prej tre kohëve ku ndalohet falja e namazit.

Sepse, Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:

“Kë e zë gjumi gjatë kohë së namazit ose e harron faljen e namazit, ai le ta falë namazin kur t’i kujtohet.”

Dhe, ty tu kujtua që nuk e ke falë ikindinë dhe drekën në kohën kur ndalohet falja e namazit, të themi fale namazin, ani pse është koha e ndalesës.

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1765

Pyetje: Unë çdoherë kur marrë abdes nuk i jap mes’h kokës. A është abdesi im i pranuar (në rregullë) apo jo?

Përgjigje: Nuk pranohet namazi dhe abdesi yt (pa dhënie mes’h kokës).

Patjetër, duhesh t’i japësh mes’h kokës. A nuk e ke lexuar fjalën e Allahut të madhëruar, ku thotë: “O besimtarë! Kur doni të bëni namaz lanie fytyrën dhe duart tuaja dei në bërryla dhe fshinie kokën me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje. E, nëse jeni xhunub, pastrohuni! Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t’u dëmtojë uji), ose gjendnei në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vie pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie (seksuale) me granitë e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni (bëni tejemmum) në dhé të pastër dhe fshinie fytyrat tuaja dhe duart me te. Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi juve, por dëshiron t’ju pastrojë juve dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falenderues.” (El Maide: 6).

Ndalu dhe medito fjalën e Allahut: ” …. dhe fshinie kokën me dorë të lagët (jepjuni mes’h kokës).” (El Maide: 6).

Patjetër duhet t’i japësh mes’h kokës, sikur të marrësh abdes dhe mos t’i japësh kokës mes’h, abdesi yt nuk do pranohej dhe namazet e faluara me abdesin e tillë nuk pranohen (ngase llogaritesh se nuk posedon abdes).

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË