Arhiva MujoreFebruary 2016

0 4439

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Ebu Musa, radijAllahu anhu, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i shokut të mirë dhe atij të keq, është sikurse shitësi i parfumit dhe i farkëtarit. Shitësi i parfumit ose do të parfumos, ose ti blen prej tij, ose do gjesh erë të mirë. Kurse farkëtari ose t’i djeg teshat ose do gjerë erë të keqe tek ai.”[1]

SHPJEGIM I HADITHIT

Nga urtësia e Allahut të Madhëruar mbi krijesat e Tija është se e bëri njeriun nga natyra e tij të jetë i varur , të përzihet me të tjerë, e të ulet me ta, e të takohet.

Këto takime kanë efektet e qarta në mendjen dhe metodologjinë e njeriut, në sjelljet e tija, e që ndoshta mund të jenë edhe shkaku pozitiv në ecueshmërinë e njeriut dhe lumturinë e tij në këtë botë dhe botën tjetër. Këtë e vërteton sheriati, logjika dhe realiteti.

I padrejti do pendohet ditën e Kiametit, e do i vije keq që ka shoqëruar të devijuarit, e që ishin shkak në devijimin dhe lajthitjen e tij “Dhe, atë Ditë zullumqari do t’i hajë gishtat e duarve të veta, e thotë: “Ah! Ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me Pejgamberin.” Furkan, 27.

Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ky hadith ndalon nga ndeja me atë i cili sjell dëm në fe dhe në çështjet e dynjasë poqëse njeriu ulet me të, dhe (ky hadith) nxit për të ndejtur me ata të cilët janë të dobishëm në të dyja.”

Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ky është një shëmbëllim nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, për shoqëruesin e mirë me bartësin e parfumit dhe shoqërusin e keq me farkëtarin. Këtu tregohet vlera e ndejës me njerëzit e mirë, bamirësit, njerëzit me virtyta të larta të moralit, modestë, të dijshëm e të edukuar, dhe ndalimi i ndejës me njerëzit e këqinj, bidatçinjët, me ata të cilët përgojojnë, apo të cilët janë mëkatarë, apo që humbin kohën, e të tjera nga gjërat e urryera.”

DOBI NGA HADITHI

  1. Vlera e shoqërimit më të mirët, bamirësit, e nxitja në të, nga gjurmët e së cilës janë;
  • Se ai i cili qëndron me ta përfiton nga bereqeti që zbret tek ta, dhe kështu që e mira i përfshinë të gjithë edhe nëse vepra e ndokujt prej tyre nuk ka arritur gradën e tyre, ata janë një popull që nuk humb kushdo që ulet me ta.
  • Të ndikuarit prej tyre, ngase njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj gjithsecili le të shikon se kë e shoqëron.

Shumë bukur është thënë;

Mos pyet për personin në fjalë por shiko kë ai shoqëron

Gjithsecili shoku shokun pason

Nëse je në mesin e një populli qëndro me të mirët

E mos shoqëro të ulëtin e të pësosh keqësim me të këqijtë

  • I pasqyrojnë atij të metat që ai t’i përmirëson, ngase besimtari është pasqyrë e besimtarit, nëse sheh tek ai gjë që nuk i pëlqen, e drejton dhe e forcon, e ndihmon, dhe e ruan në mosprezencë dhe kur ai është prezent.
  • Të mirët të njohtojnë me të tjerë, që janë po si ata, e kështu që njeriu përfiton edhe prej tyre.
  • Ndalojnë shoqëruesin nga mëkatet, ruajnë kohën e tij, dhe e plotësojnë me gjëra të dobishme.
  • Shikimi i të mirëve të përkujton Allahun, nëse kjo arrihet vetëm nga shikimi, e si është me ata që shoqërohen dhe ulen me të mirët.?
  • Të mirët janë zbukurim dhe dashamirë në gjendje rehatie, janë ndihmëtarë në sprova, dhe furnizim pas vdekjes me lutjet e tyre për shokun e tyre.
  • Ndeja me ta është shkak i përfitimit të dashurisë së Allahut, në hadith qëndron: “U është bërë obligim dashuria Ime atyre që duhen dhe shoqërohen për Mua.”[2]
  1. Tërhejqa e vërejtjes nga të ulurit me të këqijtë, që prej dëmëve të tyre janë:
  • Ngase ai mund që të fut dyshime rreth besimit të shëndoshë, e ta largon nga ai, siç është halli i banorëve të zjarrit: “dhe njëri prej tyre do të thotë: “Unë kam pasur një shok (mohues), i cili thoshte: “Vallë edhe ti je nga ata që besojnë, që kur të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra, me të vërtetë do të japim llogari?.” Safat, 51-53.

Andaj, shiko vdekjen e Ebu Talibit në mosbesim si shkak i shoqërisë të cilët i thanë atij: A dëshiron ta braktisësh fenë e AbdulMutalibit? Dhe vdiç si i tillë.

  • Shoku i keq e fton shokun e tij të vepron njejtë si ai, e të bie në mëkate e ndalesa, ngase personi i cili vepron të këqijat dëshiron që edhe të tjerët të pajtohen me të në ato vepra, dhe se shoqërimi me të të kujton mëkatin dhe të shpien drejt tij.
  • Ndikimi nga zakonet e këqija, sjelljet e pamoralshme.
  • Shoku i keq të njohton me shoqëri të keqe, që ndejave të tyre nuk u mungon përgojimi e bartja e fjalëve, dhe për këtë shkak privohet njeriu nga shoqërimi me të mirët, të cilët e ndërtojnë kohën e tyre me adhurim ndaj Allahut të Madhëruar dhe me përmendje të Tij.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

___________

[1] Buhariu 5534, Muslimi 2628.

[2] Imam Ahmedi në “Musned” 5/233 me numër, 1711, shejh Albani e ka vlerësuar sahih në “Sahih el Xhami” me numër 4331.

0 3045
  1. Kush e preokupon veten e tij me të metat e tij, nuk do të ketë kohë ta preokupohet me të metat e të tjerëve.
  2. Epshi është çelësi i të këqijave.
  3. Njerëzit në rehati janë të njejtë, kur i godet sprova dallohet i miri nga i keqi.
  4. E vërteta është krenari edhe nëse është nganjëherë e idhët dhe e urrejtur për ty. Kurse, gënjeshtra është nënçmin edhe nëse nganjëherë është e ëmbël, e dashur dhe në favorin tënd.
  5. Askush nga njerëzit nuk të jep edhe një mundësi të vetme ta përmisosh gabimin e bërë, atëherë përse nuk ia jep një mundësi të përmisimit t’i vetes tënde!
  6. Çdo njëri prej nesh mendon se si ta ndryshoj botën dhe atë që e rrethon, ndërsa asnjëri prej nesh nuk mendon se si ta ndryshoj vetveten.
  7. Nuk do t’ia dish lezetin lumturisë, përderisa nuk e ndanë atë me të tjerët.
  8. Duke u marrë njeriu me të metat dhe mëkatet e të tjerëve, i harron mëkatet dhe të metat e tij.
  9. Ji vigjilent gjatë këshillimit të të tjerëve, ngase dikush prej tyre e ndëgjon dhe praktikon këshillën tënde.
  10. Jeta reale është jeta e zemrës.
  11. Pasoja e mëkatit në shkurtimin e jetës është në jetën reale, e që është jeta e zemrës. Prandaj, Allahu – i Pastri nga çdo mangësi – e quajti qafirin të vdekur, të pajetë, siç ka thënë i Lartësuari: أَمْوَاتٌ غَيْرُ أَحْيَاءٍ “Të vdekur, të pajetë.” En-Nahl, 21
  12. Kur unë i bëj mëkat Allahut e shoh këtë tek edukata(sjellja) e kafshës dhe gruas sime ndaj meje.
  13. Një njeri iu ankua një të devotshmit për vetminë që ndjente në shpirt, ai i tha: “Nëse të kanë izoluar mëkatet, atëherë hiq dorë prej tyre nëse dëshiron të rehatohesh. Nuk ka gjë më të hidhur për zemrën sesa mbushja dhe ngurtësimi i saj me mëkate të njëpasnjëshme. Prej Allahut kërkojmë ndihmë.”
  14. Të vdekurit plaga nuk i dhemb.
  15. Imam Shafiu ka thënë: “Iu ankova Uekiut për nxënien e dobët përmendësh dhe ai më udhëzoi duke më këshilluar që t’i braktis mëkatet.” Ai më tha: “Dije se dituria është mirësi dhe mirësia e Allahut nuk i jepet mëkatarit.”
  16. Namazi të zgjeron kraharorin (duke të dhënë çlodhje dhe mendjemprehtësi).
  17. Mëkatet lënë pasoja të shëmtuara, të urryera e të dëmshme për zemrën, trupin, dynjanë dhe ahiretin, që nuk i di askush tjetër pos Allahut.
  18. Dëmet e mëkateve:
    1 – Privimi nga dija.
    2 – Privimi nga furnizimi (rizku).
    3 – Izolimi (vetmia) që mëkatari ndjen në zemrën e tij në mes tij dhe Allahut.
    4 – Izolimi që ndodh në mes tij dhe njerëzve.
    5 – Vështirësimi i çështjeve
    6 – Errësira që ai ndjen realisht në zemër
    7 – Mëkatet dobësojnë zemrën dhe trupin
    8 – Privimi nga vepra e mirë
    9 – Gjynahet shkurtojnë jetën dhe largojnë begatinë.
  19. Namazi largon dembelizmin dhe përtacinë.
  20. Kur Imam Shafiu u ul para Imam Malikut dhe i lexoi atij (atë që kishte mësuar përmendësh), ai e pëlqeu zgjuarsinë e madhe që pa tek ai dhe inteligjencën si dhe kuptimin e tij të shëndoshë, i tha: “Po shoh se Allahu paska hedhur dritë në zemrën tënde, mos e shuaj këtë dritë me errësirën e gjynahut.”
  21. Shkurtimi i jetës së mëkatarit është largimi i begatisë nga jeta e tij.
  22. Kulminacioni i mirësive qëndron në ruajtjen e gjuhës.
  23. Nese harrojm, nuk lejohet te themi Allahume Sali Ala Muhamed për t’u kujtuar ajo që ke harruar për të thënë apo për ta vepruar, ngase një veprim i tillë është në kundërshtim me fjalën e Allahut: وَاذْكُرْ رَبَّكَ إِذَا نَسِيتَ ” Dhe, kur të harrosh – kujtoje Zotin tënd.” (Kehf : 24).
  24. Thënia e të sprovuarit: Allahu e mallkoftë sëmundjen. Ndalohet një gjë e tillë, ngase sëmundja është prej caktimit(kaderit) të Allahut.
  25. Thënia: Filani e kisht shumë fytyrën e prisht. Një gjë e tillë ndalohet, ngase është përqeshje dhe tallje me krijimtarinë e Allahut, xhele ue ala.
  26. Zemra shikon më shumë se sa syri, shpeshherë zemra shikon atë që nuk arrin ta sheh syri.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1789

Cila është dispozita mbi gërshetimin e gishtave në xhami?

Pyetja: Falënderimi i takon Allahut.

Përgjigjja: Kjo është një pjesë e edukatës së shkuarjes në xhami, për të cilën në sunet qëndron se nuk duhet të gërshetohen gishtat.

Është transmetuar nga Thumame el-Hanat se Ka’b ibn Uxhrah e pa atë kur ai ishte nisur në drejtim të xhamisë, takuan njëri-tjetrin, dhe Thumame thotë: Më gjeti mua duke gërshetuar gishtat, e më tha të mos e bëjë këtë, dhe tha: i dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush merr abdes, në formën më të mirë, pastaj synon të shkon në xhami, le të mos gërshetoj gishtat e tij, sepse ai është në namaz.” Transmeton Ebu Davudi, 562. Albani e ka vlerësuar sahih në “Sahih Ebi Davud”.

Ky hadith tregon se nuk lejohet të gërshetohen gishtat kur dikush është nisur për në xhami për t’u falur, për shkak se ai i cili është nisur për në xhami është në hukmin (vendin) e atij që falet.

Hatabi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Gërshetim i gishtave është të futen gishtat  njëra në tjëtrën, e të gërshetohen,  disa njerëz e bëjnë për kot, e disa e bëjnë që t’i kërcasin gishtat, apo ndokush mund të ulet dhe të gërshetoj gishtat e tij dhe të kap duart rreth gjunjëve, me qëllim për t’u çlodhur ose mundohet të fle, kështu që ajo mund të shkaktojë që të prishet abdesi i tij. Kështu që ai që ka marrur abdes dhe niset për të falur namaz: të mos i gërsheton gishtat, sepse të gjitha që kemi përmendur deri tani, për llojet e ndryshme, nuk i ka hije namazit apo atij që falet.” Nga libri (Me’alim el-Sunen, 1/295).

Në hadithin e Ebu Hurejres në lidhje me ndodhinë e Dhul Jedejnit në temën e sexhdes së harresës, thuhet: “Ai shkoi dhe u ndal në një copë druri që ishte vënduar në xhami, u mbështet në të, dukej se ishte i zemëruar, vendosi dorën e djathtë mbi të majtën dhe gërshetoi gishtat e tij… ” Transmeton Buhariu, 482, Muslim, 573.

Nuk ka asnjë kontradiktë mes kësaj dhe asaj që kemi përmendur më lart, sepse ky shembull i gërshetimit të gishtave erdhi pas që i dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kishte mbaruar namazin, ashtu siç ai kishte menduar, kështu që ai është në hukmin e atij që ka përfunduar namazin. Ndalimi vlen vetëm për atë që falet dhe atë që shkon në xhami, për shkak se veprimi i tillë është një lloj mospërfillje dhe jopërkushtim.

Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kapitulli mbi gërshetimin e gishtave në xhami dhe në vende të tjera”, dhe ai ka transmetuar hadithe nga i dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), të cilat tregojnë se ai gërshetoi gishtat e tij në xhami dhe në vende të tjera, duke përfshirë këtu edhe hadithin në lidhje me Dhul Jedejn i përmendur më lart.

Hafidh Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, në bashkimin mes këtyre haditheve dhe haditheve që flasin për ndalim, ka thënë: “Ismaili ka bashkuar mes tyre duke vënë në dukje se ndalimi është i kufizuar për atë që është në namaz apo ka synuar të falet, sepse ai që është duke namazin, konsiderohet sikur është në namaz … Pastaj ibn Haxheri, ka thënë: “Transmetimi i cili thotë se kjo është e ndaluar për aq kohë sa ai është në xhami është daif (i dobët), siç e kemi theksuar më lart.” Fat’hul Bari, 1/565.

Vlen të përmendet se ka disa që luajnë me gishtat e tyre dhe i plasaritin ato, kjo është lojë që nuk i ka hije atij që është duke u falur, si dhe është tregues i mungesës së përkushtimit, sepse nëse zemra është e përqendruar, gjymtyrët do të jenë të përqendruara dhe të qeta.

Për në fund: Gërshetimi i gishtave është mekruh për atë i cili del për të falur namain, derisa të përfundon namazin. Nëse një person është ulur në xhami, nuk ka asgjë të keqe nëse ai gërsheton gishtat e tij, pos nëse ai është duke pritur namazin, në të cilin rast është përsëri mekruh për të që të gërsheton gishtat.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1641

O njerëz! Me të vërtetë, ju ka ardhë dokumenti (Muhammedi) nga Zoti juaj, dhe ua kemi zbritur një Dritë (Kur’anin) të dukshme.” (En Nisa: 174).

O njerëz, ju ka ardhur madje këshilla (Kur’ani) nga Zoti juaj, ilaç për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.” (Junus: 57).

Thuaj: “O njerëz, ju erdhi juve e Vërteta nga Zoti juaj. Kush udhëzohet në rrugën e drejtë, ai është udhëzuar për dobi të vet, e kush është humbur, ka humbur në dëm të vet. E, unë nuk jam mbikëqyrësi juaj”. (Junus: 108).

Në këto tre ajete Kuranore Allahu përmend disa cilësi madhështore të Kur’anit Famëlartë, ato janë:
1. Kur’ani është argument (dokument) i qartë.
2. Kur’ani është dritë.
3. Kur’ani është këshillë për besimtarët.
4. Kur’ani është ilaç për zemrat e besimtarëve.
5. Kur’ani është udhëzues për besimtarët.
6. Kur’ani është libër i vërtetë.
7. Kur’ani është mëshirë për besimtarët.

Andaj, ku janë zemrat e besimtarëve dhe besimtareve në lidhje me librin e Zotit të tyre, Kur’anin Famëlartë!

Shkroi: Shejh Isam Ibn Salih ibn Muhamed el Uvejid, Allahu e ruajtë.
Profesor në fakultetin e Imam Muhamed Ibn Su’ud el Islamije në Rijad.

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

0 2023

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 20 )
Shkaqet që lejojnë marrjen e tejemumit janë:
1. Nëse uji është afër mirëpo nuk posedon mjet përmes të cilit e nxjerr ujin (nga bunari, etj).
2. Nëse uji është afër, mirëpo i rrezikohet jeta, të shkon dhe ta merr ujin (kur është gjendje lufte, etj).
3. Nëse muslimani është i sëmurë dhe përdorimi i ujit ia shton edhe më shumë semundjen ose ia ngadalëson shërimin nga ajo sëmundje.
4. Nëse nuk posedon ujë fare, qoftë në shtëpi apo në udhëtim, por para kësaj muslimani ka dhënë mund (ka hulumtuar) për gjetjen e ujit dhe nuk ka gjetur, atëherë lejohet marrja e tejemumit.
5. Nëse ka ujë, por ai shitet shtrenjtë dhe pamundësohet blerja e tij, këtu kemi dy raste:
a) Nëse shitet më shtrejtë nga çmimi i zakonshëm që ka qenë më parë dhe ekziston mundësia e blerjes së ujit, atëherë obligohet blerja e ujit. b) Nëse nuk ka mundësi ta blejë, apo rrezikohet hyrja në borxh pēr blerjen e ujit, atëherë lejohet marrja e tejemumit.
6. Nëse posedon ujë dhe është i shëndoshë, mirëpo rrezikohet shëndeti i muslimanit, siç është marrja e guslit (larja e tërë trupit nga xhunubllëku) në dimrin e ftohtë, atëherë lejohet marrja e tejemumit.
7. Nëse posedon ujë, mirëpo sasia e ujit është e vogël, dhe përdorimi i ujit rrezikon jetën e vet dhe famijarëve të tij (ngase janë të nevojshëm për të pirë ujë).

Nga arabishtja : Suad B. Shaban

Burimi: albislam.com

0 4017

Tregimi mbi Musain dhe Harunin, alejhima selam, në lidhje me atë se çfarë ndodhi mes tyre dhe Faraonit, dhe me popullin e tyre beni israilët. Është një kryetemë e tregimeve Kuranore, e cila përsëritet herë pas here, pasi që është përmendur në më shumë se njëzet sure. Herë në formë të detajizuar siç është në suren Bekare, Araf, Taha, Shuara, Kasas, e herë në formë të shkurtër siç është në suren Rum, Duhan, Naziat, etj.

Emri i Musait, alejhi selam, është përmendur në Kuran më shumë se njëqind herë, dhe kur i vështirsohej gjendja të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, thoshte: “Allahu e past mëshiruar Musain, ai ka vuajtur edhe më shumë se kjo dhe qëndronte i durueshëm.” Buhariu dhe Muslimi.

NË PIKA TË SHKURTRA

Musai, alejhi selam, ishte një nga beni israilët, pasi që prejardhja e tij përfundon tek Jaub ibn Is’hak ibn Ibrahimi, alejhim selam. Të cilin e kishte dërguar Allahu i Lartësuar tek Faraoni dhe populli i tij, që t’i fton ata në adhurim ndaj Allahut, t’i shpëton beni israilët nga padrejtësia e Faraonit dhe parisë së tij, ku ata masakronin fëmijët, e përdhunonin gratë. Kështu ai vazhdoi në thirrje ndaj Faraonit dhe popullit të tij, duke i ndaluar na padrejtësia ndaj njerëzve, por që ishte pa fajde. Fundi i rezistencës së Faraonit në mosbesim, në mohim, e inat, ishte se Allahu e fundosi atë dhe pasuesit e tij, e bëri atë mostër për tiranët që vijnë më pas.

Në suren Kasas mbi katërdhjetë ajete flasin për situatat në të cilat lindi Musai, alejhi selam, për atë se çfarë veproi nëna e tij pasi që e lindi, për gjendjen e tij pasi kishte arritur moshën e pjekurisë, për shpërnguljen e tij në qytetin e Medjenit, për ndermin e tij me profetësi që kur ishte në rrugë prej Medjenit për në Egjipt, për thirrjen e tij drejtuar Faraonit dhe popullit të tij që të adhurojnë me besnikëri Allahun Një, të Lartësuarin.

LINDJA E MUSAIT DHE PËRKUJDESJA NDAJ TIJ

Musai, alejhi selam u gjet në ato rrethana në të cilat Faraoni i Egjiptit, kishte kaluar kufijtë e mëkatit, e kishte ngritur veten në tokë me anë të tiranisë e fesadit. Saqë poshtërimi ra mbi një grup të popullit të tij, të cilët ishin nga beni israilët, pasi ata jetuan ndër strehimin e tij, një jetë përplot me telashe. Përderisa ata ishin në atë gjendje të mjerueshme, në atë kohë i erdhi Faraonit një falltar, e i tha: do lind një djalë i cili do e merr sundimin e tij! Kështu që Faraoni u shqetësua tej mase, u nevrikos shumë, dhe filloi t’i vret fëmijët meshkuj, e femrat i linte të gjalla.

Nëna e Musait atëkohë po rinte e ulur në shtëpinë e saj, e brengosur, e mërzitur, ishte në fund të shtatzënisë, kur i erdhi koha të lind, ftoi një grua që do kujdesej për lindjen e saj, pasi që lindi nëna e Musait foshnjen e saj, e mbajti në fshehtësi nga njerëzit, nga frika se mos po e godet ajo që i kishte goditur të ngjashmit me këtë foshnje, nga vrasësit e fëmijëve. Më pas Allahu e frymëzoi që ajo ta lëshon foshnjen në një sënduk, e hodhi atë në lumin Nil, duke i dorëzuar çështjen e tij tek Allahu, ndoshta do bie në dorë të largët që do e ruan atë nga ajo çfarë mund ta godet.

Nëna e Musait, alejhi selam, kishte kërkuar nga e bija e saj që të ndjek gjurmët e vëllait të saj, të sheh se çfarë po ndodh me të, kështu që motra e Musait, filloi ta ndjek gjithkund, andej e këndej, u zemërua kur pa që sënduku po bie në duart e Faraonit, e bazhkëshortja e tij vetëm se që ia kishte lëshuar sytë këtij fëmiu të ri, Allahu lëshoi në zemrën e saj dashuri për të, e cila më pas kërkoi prej Faraonit që ta marrin për fëmijë të tyre. Për aq sa bashkëshortja e Faraonit gëzohej më këtë foshnje, që dashuria ndaj tij hyri në zemrën e saj pa kërkuar leje, për aq zemra e nënës së Musait vuante nga mërzia, e shtrydhej nga malli për fëmijën e saj, megjithatë ajo kishte bindje në Allahun se Ai do e ruan atë. Filloi gruaja e Faraonit të kërkon një grua që do i jep qumësht Musait dhe do kujdeset për të, por Musai si foshnje nuk pranonte qumështin e asnjë gruaje, e më pas Allahu udhëzoi motrën e Musait që të shkon në shtëpinë e Faraonit, e ata kërkuan që ajo të sjell një që do kujdeset për të, kështu ajo e solli nënën e Musait, si të jetë ajo një grua prej grave të cilat japin qumësht, kështu që ajo filloi t’i jep qumësht dhe ai e pranoi atë, e ata këruan prej saj që ajo të merr foshnjen, të kujdeset për të, derisa të ritet e të jetë i fuqishëm.

Nëna e Musait përfundoi afatin e gjidhënies për foshnjen e saj, e më pas e dorëzoi atë në pallatiin e Faraonit, atje ai u rrit dhe morri një pozitë në këshillin e Faraonit. Pasi që Musai arriti të katërdhjetat, Allahu i dha atij shpalljen, e urdhëroi që të kumton fenë Faraonit dhe popullit të tij, kështu që sytë e të sunduarve dhe të atyre që u ishte bërë e padrejtë u kthyen kah ai, që ai t’i mbron nga barra e rëndë e vuajtjeve dhe padrejtësive.

Më pas Musai alejhi selam filloi të demaskoj atë që urrente Faraoni dhe parija e tij, kështu që ai u fsheh dhe mungoi për një kohë, dhe një ditë duke ecur në rrugët e qytetit, dy persona po kacafyteshin me njër tjetrin, njëri prej tyre ishte hebre që ishte nga përkrahësit e tij, e tjetri kopt që ishte nga përkrahësit e Faraonit. Dhe si duket kopti ishte sulmuesi dhe hebreu kërkoi nga Musai ta ndihmon e ta mbron, kështu që Musai iu vërsul atij e goditi, dhe e mbyti, e i ra pishman për këtë që veproi, kërkoi falje nga Zoti për atë që i ndodhi.

Brenga vazhdoi ta preokupon Musain pasi që e mbyti atë njeri, vazhdoi të ec në rrugët e qytetit duke pasur frikë pasojat e vrasjes, duke pritur se si do ecin gjërat. Përderisa ishte në këtë gjendje, ja që ai hebreu përsëri kërkonte ndihmë edhe një herë, për shkak një kopti tjetë, e Musai alejhi selam i tha atij, duke qenë i nevrikosur: Ti je një i devijuar, në devijim të qartë, një injorant me injorancë të qartë, sepse ti ishe shkaktar që unë ta vras atë njeri, që nuk duhej të vritej.

Lajmi për vrasjen e koptit u shpërnda githandej në qytet, dhe Faraoni me popullin e tij filluan ta kërkojnë Musain, alejhi selam, që të hakmerren në të, në atëkohë erdhi një person duke shpejtuar, dhe i tregoi Musait se parija e Faraonit po e kërkojnë, dëshirojnë ta kapin atë, dhe e këshilloi që ai të del nga Egjipti e të shkoj në ndonjë vend të sigurt, ku nuk do e arrijë dora e zgjatur e as të arrijë forcat e armikut. Musai, alejhi selam, iu përgjigj këshillës së njeriut, e braktisi qytetin kur ishte errësirë, filloi t’i lutet Allahut që ta shpëton nga populli mizor, e ta ruan nga intrigat e armiqve.

SHKUARJA NË QYTETIN MEDJEN, DHE MARTESA E TIJ

U drejtua Musai, alejhi selam, për në qytetin e Medjenit –vend tani në Jordani- ku qëndronte profeti Shuajb, alejhi selam, e ky vend nuk ishte nën sundimin e Faraonit. Arriti Musai, alejhi selam, pas një rrugëtimi të vështirë, përplot me rreziqe, dhe pasi që kishte arritur, kërkoi një vend ku do ruhej nga njerëzit, befasisht në atë vend takoi dy vajza që dëshironin të merrnin ujë për t’iu dhënë bagëtive për të pirë, dhe për vete. Nxjerrja e ujit ishte e vështirë, saqë njerëzit po shtyheshin për të arritur ujë, përderisa këto dy vajza po qëndronin anash, duke pritur kohën e përshtatshme për të mbushur ujë. Iu afrua atyre Musai, alejhi selam, e i pyeti se çfarë kishin nevojë, kështu ato i treguan se si zakonisht nuk merrnin ujë përderisa të largoheshin njerëzit, e të mos kishte aty askush që merr ujë, dhe i treguan se nuk u ka hije që ato të përzihen me njerëzit e të shtyhen për ujë, nuk kishin kush tjetër që do kryente këtë nevojë për to, dhe se prindi i tyre ishte njeri në moshë, i cili nuk kishte fuqi që ai vet të kryente këtë punë.

Pasi që dëgjoi Musai, alejhi selam, këtë prej tyre, shpejtoi që t’u ndihmonte, morri ujë dhe iu dha bagëtive për të pirë, më pas u skajua në një vend, ndër një hije të një peme, për t’u mbrojtur nga rrezet e nxehta të diellit, nisi të kërkonte ndihmë nga Allahu, duke kërkuar furnizim, sukses, rrugëdalje, edhe përgjigjja e lutjes ishte e shpejtë.

Pasi që vajzat u kthyen në shpejtësi me bagëtitë tek prindi i tyre, ai njëherit nuk u pajtua me ardhje e tyre me shpejtësi, që nuk ishte zakon i tyre, dhe i pyeti se çfarë kishte ngjarë, kështu ato i treguan për Musain, alejhi selam, e i thanë se ishte një burrë i fortë dhe besnik. Ai i pyeti: Si e kuptuat këtë? Iu përgjigjën: Ai ngriti një gurë të cilin nuk mund ta bartnin dhjetë burra, dhe se kur u kthyem me të, i dolëm para, e na tha: rini mbrapa, kur unë të gaboj rrugën, më gjuani me guralec, të kuptoj rrugën e kështu të ecim në rrugën e duhur. Babai i tyre dërgoi njërën prej vajzave deri tek Musai, që ta ftonte në  takim me babain e saj. Kështu që shkoi njëra prej tyre, due ecur e turpëruar, i tregoi se babai i saj ka dëshirë që ta takojë, e të njohtohet me të, dhe ta shpërblejë për punën që kishte bërë. Ai iu përgjigj ftesës, shkoi të takojë prindin e saj, pasi që arriti në shtëpinë e plakut dhe u takua me të, i tregoi se çfarë kishte ndodhur më herët, që kishte mbytyr një njeri, dhe se ishte larguar nga Egjipti. Plaku i tha: Mos ki frikë, ti je në vend të sigurt, dhe i mbrojtur nga çdo kush që mund të të dëmtojë.

Më pas vajza kërkoi prej babait të saj që ta punësojnë Musain, alejhi selam, si shkak i forcës dhe besnikërisë që kishte ai, dhe se kjo do i mjaftote atyre në lodhjen gjatë mbikqyrjes së kopeve, në vështirësinë e nxjerrjes së ujit. Plaku pranoi këtë propozim, ftoi Musain, alejhi selam dhe i tregoi se dëshiron të lidh miqësi me të, e të marton njërën prej vajzave që ai do dëshironte, me kusht që ai të punon tek ai për tetë vite, dhe se do sillet me të ashtu siç i takon, poqëse Musai dëshiron të plotëson deri në dhjetë vite, kjo do ishte nderë dhe bujari nga ai. Musai, alejhi selam, shfaqi pajtimin e tij për një porpozim fisnik.

Kaluan vitet ku Musai, alejhi selam, ishte punëtor tek plaku i vjetër, secili prej tyre përmbushën premtimin që kishin dhënë. Musai u martua me njërën prej vajave, e më pas vendosi që të kthehej në Egjipt.

Çfarë ndodhi gjatë kthimit?…

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 2398

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 19 )

Dobitë e dhënies së zekatit:
1. Pastron muslimanin nga egoizmi, arroganca dhe zemra lakmitare.
2. Zvogëlon varfërinë dhe siguron barazi në shoqëri, duke e bërë obligim për të pasurit që t’ua ndajnë një pjesë të pasurisë së tyre të varfërve.
3. Zvogëlon dallimet midis grupeve dhe klasave të ndryshme socio-ekonomike, dhe është një formë e sigurimeve shoqërore.
4. Të përkujton për të mirat që ti ka dhënë Allahu dhe të inkurajon të jesh mirënjohës.
5. Të bën të jesh dashamirës dhe i mëshirshëm ndaj të varfërve dhe nevojtarëve.
6. Me dhënien e zekatit zbatohet urdhëri i Allahut, duke treguar se e do Allahun, dhe të Dërguarin e tij më shumë se sa pasurinë.
7. Shumëfishimi i pasurisë.
8. Dhënia e zekatit ështa argument (shenjë treguese) për ekzistimin e imanit në zemrën e muslimanit.
9. Është shtim i pasurisë dhe begatisë.
10. Ai që jep sadaka (lëmoshë ose zekat), do të jetë nën hijen e sadakasë së vet.
11. Zekati është pastrim i pasurisë, shtim, ruajtje dhe mbrojtje e saj, sepse edhe pse për çastin krijohet bindja se pasuria po pakësohet me dhënien e zekatit, ajo vetëm sa do të rritet (shtohet) ngase është dhënë për hir të Allahut xhele shanuhu, e Ai është Furnizuesi më i mirë.
12. Zekati është shkak për bashkimin e zemrave të atyre që kanë vështirësi ekonomike, zemrat e të cilëve janë të trazuara, duke ua kthyer atyre shpresën si dhe duke i bashkuar ata në besimin Islam.
13. Zekati është ndihmë për të varfërit muslimanë, me anë të cilit i varfëri i përmbush nevojat ekonomike, dhe njëkohësisht largohet nga poshtërsia e lypjes prej të tjerëve.
14. Përmes dhënies së zekatit arrihet pastrimi i shpirtit të atij që jep zekatin, nga poshtërsia dhe koprracia.
15. Është një nga shtyllat kryesore të Islamit dhe hyrjes në Xhenetin e Allahut.

Dr. Mustafa Murad

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2913

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Me të vërtetë, të bërit shok Allahut, është zullum i madh”. (Lukman: 13).

“Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij. Kushdo që i bën shok Allahut, ai ka bërë mëkat të madh.” (Nisa: 48).

“Me të vërtetë, të është shpallur ty edhe atyre (pejgamberëve) që kanë qenë para teje: “Nëse i përshkruan Allahut shok, me siguri do të të humbin punët tuaja dhe do të jesh ndër ata që janë shkatërruar”. (Zumer: 65).

Trasnmetohet nga Xhabiri,-.Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush e takon Allahun pa i shoqëruar Atij asgjë, do të hyjë në Xhenet. Ndërsa, kush e takon Allahun duke i shoqëruar diç, do të hyjë në zjarr.” (Shënon: Muslimi: 93).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kênaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese. Thanë: Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Shirku, magjija, vrasja e njeriut që ka ndalur Allahu (vrasja e njeriut pa të drejtë), ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga beteja e luftës, dhe shpifja për imoralitet ndaj besimtareve të ndershme.” (Shënon: Buhariu: 5/393 2766 , Muslimi: 89, Ebu Davudi: 2873, Nesaiu: 6/215).

Transmetohet nga Muadh Ibn Xhebeli,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Isha prapa shpinës së Pejgamberit,- salallahu alejhi ue selem!,- i hipur mbi gomar, dhe më tha: ” O Muadh! A e di se cila është e drejta e Allahut ndaj robërve dhe e drejta e robërve ndaj Allahut? Thash (Muadhi): Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Tha (Pejgamberi alejhi selam): “E drejta e Allahut ndaj robërve të Tij është që ta adhurojnë vetëm Atë dhe të mos i shoqërojnë asgjë. Ndërsa, e drejta e robërve ndaj Allahut është që të mos e dënojë atë që nuk i shoqëron Atij asgjë.” (Shënuan: Buhariu: 6/58(2856) dhe Muslimi: 30).

Komentim i Përgjithshëm:

Shirku në Allahun është: Të përkushtuarit apo përshkruarit dikujt tjetër diçka me Allahun, që është e veçantë vetëm për Allahun.

Mëkati më i shumtuar dhe më i madh është shirku.

Allahu,-xhele ue ala!,- nuk e falë njeriun i cili vdes me shirk.

Dënohet me dënim të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit ai i cili bën dhe vdesë me shirk.

Shirku është mëkati më i shumtuar që mund ta bëjnë krijesat karshi Zotit të tyre.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Frika nga rënia në shirk.
  2. Obligueshmëria e tërheqjes së vërejtjes nga shirku apo rënia në të.
  3. Allahu nuk e falë shirkun, përpos nëse pendohet vepruesi i tij.
  4. Shirku nuk është sikur mëkatet tjera, nëse nuk pendohet dhe vdes Allahu nuk e falë, kurse vepruesi i mëkateve tjera nëse nuk pendohet dhe vdesë, nëse do Allahu e falë , nëse do e denon.
  5. Kush vdesë në shirk veprat e tij shkatërrohen dhe bëhen pluhur.
  6. Shirku është shkaku kryesor që njeriu fundoset dhe kurrë nuk del nga zjarri i Xhehenemit.

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË