Arhiva MujoreFebruary 2016

Pyetje: A duhet të binden vëllai tim të madh? Pasi që unë kam prindërit, duke pas në dijeni se ata dy punojnë në një shtet tjetër, ndërsa në shtëpi me mua nuk është askush tjetër pos vëllait tim të madh, i cili më urdhëron mua për të bërë gjëra si “pastrim të shtëpisë”, apo ai më merr në pyetje si: “Çfarë po bën në studimet tuaja?” dhe kur unë refuzoj t’i përgjigjem, ai thotë “Është obligim (fetar) që unë ta respektoj”, e t’i përgjigjem çdo herë që më pyet mua. Metoda e tij është jo islame, dhe shumë e papërshtatshme, kam frik të polemizoj me të, ngase mund që të bie në mëkat. A është obligim për mua ta respektoj përderisa babai im është ende gjallë? Unë respektoj prindërit e mi, falënderimi i takon Allahut, por problemi im është me vëllain tim.

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut

Vëllezërit më të vjetër duhet të tregojnë mëshirë ndaj vëllezërve dhe motrave më të vegjël, dhe vëllezërit e motrat më të rinj duhet të respektojnë vëllezërit e motrat më të vjetër, dhe duhet të ketë në mesin e tyre një atmosferë të harmonisë e dashurisë reciproke dhe sinqeritet, dhe të mos ketë mospajtime.

Tirmidhiu ka shënuar, hadithin e transmetuar nga Enesi, radijAllahu anhu, se Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nuk është prej nesh kush nuk tregon dhembshuri ndaj atyre që janë më të rinj dhe të tregojnë respekt për ata që janë më të vjetër”. Albani (Allahu e mëshiroftë) në “Sahih et-Tirmidhi e vlerësoi sahih.

Menavi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Atij i cili është më i vjetër duhet t’i jipet haku i tij, si nderimi e respektimi i tij.” Nga libri “Fejdul Kadir” 5/388.

Vëllai më i madh ka një pjesë të kujdestarisë ndaj vëllait të tij më të ri.

Shirvani në librin e tij (3/21) ka thënë: “Ata që kanë përkujdesje dhe përgjegjësi për të disiplinuar një person, përfshinë nënën e tij dhe vëllain e tij të vjetër.”

Xhamali ka thënë: “Kjo mund të kuptohet se kushdo që ka përkujdesje dhe përgjegjësi për të disiplinuar një person është si babai, siç është axha i tij dhe vëllai i  tij.”

Për sa kohë që babai yt është në udhëtim, është e njohur edhe në zakonet e njerëzve se vëllai më i madh luan rolin e babait në shtëpi, kështu që ai është përgjegjës për familjen dhe për disiplinimin e vëllezërit të tij më të vegjël edhe duke i ndjekur në arsimimin e tyre, dhe kështu me radhë. Pra, ata duhet të respektojnë atë dhe t’i binden atij.

Por në qoftë se i ati është me ty në shtëpi, atëherë është babai ai i cili drejton familjen dhe ai ndan përgjegjësitë për çdo individ në shtëpi. Nëse ai ju udhëzon që t’i bindeni vëllait më të vjetër, atëherë ju duhet t’i binden atij. E njëjta gjë vlen, nëse ai nuk ju urdhëron në mënyrë të qartë që ju të bëni atë, por ai pëlqen të bëni, ose zakoni në vendin tuaj e njeh këtë.

Padyshim që babai do të donte për fëmijët e tij të duan njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë, e jo të mos pajtohen.

I dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) dërgoi Muadh ibën Xhebelin dhe Ebu Musa El-Esh’ariun si guvernatorë në Jemen, secili prej tyre ishte në krye të një pjese të vendit, dhe u tha atyre: “bashkëpunoni dhe mos u përçani.” Buhariu dhe Muslimi.

Në qoftë se vëllai më i madh ndjek studimet e vëllait të tij më të vogël dhe e pyet atë se si ai po bën, kjo është diçka që tregon për pjekurinë dhe mendimin e shëndoshë, dhe vëllai i vogël duhet të i kushtoj vëmendje kësaj, dhe t’i përgjigjet pyetjeve të tija dhe të vepron ashtu si ai kërkon. Nuk duhet të zemërohet kur ai bën pyetje dhe e ndjek, sepse ai është duke bërë atë vetëm për shkak të shqetësimit për interesat e vëllait të tij dhe për shkak se ai e do atë që është e mirë për të.

E njëjta gjë vlen nëse ai e urdhëron për të pastruar shtëpinë, ose të ndihmojë nënën dhe motrat e tij. Ai ka të drejtë të bëjë atë kërkesë, dhe vëllai i vogël duhet t’i bindet atij, sepse ai është duke i thënë atij për të bërë diçka që është e drejtë dhe e mirë, e inkurajon atë që t’i bindet nënës dhe të ndihmon motrat e tij, dhe të gjitha këto fetarisht janë të pranuara.

Por, ai duhet të urdhërojë vëllain e tij në mënyrë të sjellshme dhe me butësi, e jo me vrazhdësi dhe ashpërsi, sepse nuk ka butësi në një gjë, pos që ajo e zbukuron atë, dhe nuk ka ashpërsi në një gjë, pos që ajo e bën më të shëmtuar.

Nëse në fjalët e tij ka ashpërsi, vëllai i vogël duhet të këshillojë atë që të jetë i sjellshëm dhe i butë në sjellje dhe në bisedë. Nuk ka asgjë të keqe nëse ai kërkon prej nënës së tij që ajo ta urdhëron kështu, edhe në qoftë se ai ka nevojë t’i kërkojë të atit të tij për ta bërë këtë, pasi ai të kthehet nga udhëtimi i tij, atëherë ai mund ta bëjë këtë, për të ruajtur harmoninë brenda familjes dhe për të shmangur ndarjen, duke munduar për të krijuar një atmosferë të dashurisë dhe mëshirës mes anëtarëve të familjes, dhe zgjidhjen e problemeve me këshilla të ndërsjellta, urtësi e fjalë të bukura, e jo me potere, vrazhdësi, dhe ashpërsi.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 2734
  1. E mësova se rizkun tim nuk ka mundësi të ma merr askush, andaj u qetsua zemra ime. E mësova se punët e mia nuk i kryen askush pos meje, andaj u angazhova ti kryejë ato vetë.
  2. Duaja është ilaç i dobishëm për shërimin e sëmundjes, por neglizhenca e zemrës ndaj Allahut e dobëson forcën e saj.
  3. Ji i drejtë para se të jesh bamirës.
  4. Nëse fjala e këshilluesit del nga zemra ajo depërton në zemrat e ndëgjuesve, kurse nëse del vetëm nga gjuha e këshilluesit ajo nuk do të arrijë as tek veshi i ndëgjuesve.
  5. Lukman Hakimi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Varfërinë e sjell dembelizimi, armiqësinë e sjell xhelozia, sëmundjen e sjell mërzia.”
  6. Ata të cilët mendojnë dhe kanë bindjen se paraja është gjithçka, atëherë ata veprojnë gjithçka për të (paranë) apo për të arritur tek paraja.
  7. Nêse dëshrion të të falin gabimet dhe t’i mbulojnë të metat e tua njerëzit, atëherë falja dhe mbuloja edhe ti atyre.
  8. Çdo herë që e sheh një burrë i cili ka arritur shumë në kërkimin e diturisë, atëherë dije se pas tij qëndron një grua e madhe dhe me vlerë, qoftë nëna apo gruaja e tij.
  9. Gruaja e mençur e vlerëson burrin e saj me veprat e tij e jo me pasurinë e tij.
  10. Mos kërko nga gruaja të të dojë, por bêri punët që ajo të të dojë.
  11. Aq më shumë që shtohet interesi i gruas për zbukurimin dhe rregullimin e fytyrës së saj, aq më shumë zbehet interesi për zbukurimin dhe rregullimin e shtëpisë së saj.
  12. Gruaja u krijua pas krijimit burrit, dhe mu për këtë arsye ajo e pason burrin e saj(shkon pas tij apo sipas urdhërave të tij).
  13. Edukata e shumtë me dituri të paktë është më e frytshme sesa edukata e paktë me dituri të shumtë.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani Medine

Burimi: albislam.com

1 3215

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

 Ebu Hurejra, radijAllahu anhu tregon se e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: “Shembulli i një kopraci dhe i një dorëdhënësi është si shembulli i dy personave të veshur me xhybe të hekurta, që nga gjoksi deri në fyt. Kështu, kur dorëdhënësi jep lëmoshë, xhybja zmadhohet dhe ia mbulon krejt trupin derisa nuk i duken as majat e gishtave dhe ia fsheh gjurmët e këmbëve (duke ia fshirë ato). Por, kur koprraci dëshiron të shpenzojë, ajo ngjitet fort dhe çdo unazë ngec në vend, e, ndërsa ai përpiqet ta zgjerojë atë, e ajo nuk zgjerohet.”[1]

SHPJEGIMI I HADITHIT

Hatabi dhe të tjerët kanë thënë: “Këtë shembull e solli i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, për koprracin dhe dorëdhënësin, të cilët i ngjasoi me dy burra, që secili prej tyre dëshironte të vesh mburojë, me çfarë do mbulohet për të shpëtuar nga arma e armikut, e vuri në kokë që ta vesh, e mburojat së pari bijnë mbi gjoks derisa njeriu t’i fut duart në mënga. Dhe e vendosi dorëdhënësin në shembullin e atij i cili vesh mburojë të gjatë, e i zgjatet për aq sa të mbulon gjithë trupin, ndërsa koprraci është si shembulli i atij njeriu të cilit i janë prangosur duart ne fyt, saherë që dëshiron ta veshë i mblidhet në fyt, e bëhet copë copë. Kuptimi i kësaj është se njeriu bujar kur jep lëmoshë i zgjerohet gjoksi, ndjehet mirë, dhe e shtrin dorën e tij në dhënie, ndërsa koprraci kur i përmend vetes lëmoshën, bëhet kurnac, i ngushtohet gjoksi dhe e shtrëngon dorën e tij.”

Muhelebi ka thënë: “Hadithi ka për qëllim se Allahu dorëdhënësin e mbulon në dynja e në ahiret, ndërsa koprracin e turpëron.”

Njashtu është thënë se ky ngjasim është për shtimin e pasurisë me anë të lëmoshës, ndërsa koprracia është e kundërta.  Dhe është thënë: është një shembullim i numrit të madh të dorëdhënësve dhe të koprracave, dhe se ai i cili jep, kur të jep e shtrin dorën dhe i bëhet shprehi për të, e nëse e shtrëngon dorën, atij i bëhet shprehi e zakon.

Tibiu ka thënë: “Të ngjasuarën e ka cilësuar me hekur, për të treguar se mosdhënia, e shtrëngimi është natyrshmëri e njeriut, dhe dorëdhënësin e ka vendosur në vend të bujarisë për shkak se qëndron përball koprracit, kështu për të shënjestruar se bujaria është ajo çfarë urdhëroi Allahu dhe nxiti për të që të shpenzohet, e jo atë që e bëjnë keqpërdoruesit.”

DOBI NGA HADITHI

  1. Ky hadith sqaron gjendjen e dorëdhënësit dhe koprracit, pasi që dorëdhënësi kur jep lëmoshë i zgjerohet gjoksi, buzëqeshet, e gëzohet, ndërsa koprracit i ngushtohet gjoksi e tkurret, e mbledh dorën, po sikur të jetë i prangosur me dy duart në fyt.
  2. Dorëdhënësit i zgjerohet e shtohet pasuria, e i jipet bereqet në të, ndërsa koprracit Allahu i pakon pasurinë, apo sprovohet me probleme në të, apo ajo mund të jetë shkak i lodhjes dhe gjendjes së tij të keqe.
  3. Lejueshmëria e veshjes së mburojës në gjendje lufte, dhe se kjo nuk bie në kundërshtim me tevekulin (mbështetjen në Allahun), njëherit kjo është vërtetuar edhe në veprat e të dërguarit të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem.
  4. Vlera e lëmoshës, e shpenzimit në bamirësi, dhe nënçmimi i koprracisë dhe dorështrëngimit. Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Pasi që koprraci është i prangosur nga bamirësia, i ndaluar nga veprat e mira e mirësia, që edhe shpërblimi i tij do jetë në bazë të veprës, ai është njeri zemërngushtë, është i penguar nga zemërgjërësia, njeri i vrazhdë, shpirtvogël, jo i hareshëm, i stërngarkuar me brenga, probleme e mërzia, që gati se nuk i kryhet asnjë nevojë dhe nuk ndihmohet në gjërat që ai kërkon. Ky është si personi i cili ka veshur një pallto prej hekuri, e cila ia ka mbledhur duart në fyt, saqë nuk mund t’i lëviz e as t’i nxjerr, apo ta zgjeron atë pallto, në të cilën çdo hallkë ka zënë vendin e vet. I tillë është koprraci çdo herë që dëshiron të jep lëmoshë, e pengon koprracia, e mbetet zemra e tij e burgosur, sikur që është.

Ndërsa, dorëdhënësi saherë që jep lëmoshë, i zgjerohet zemra, i rritet gjoksi, ai është në pozitën e zgjerimit të asaj paltoje, për aq sa ai jep lëmoshë, zgjerohet, rritet, hapet, e forcohet gëzimi e hareja. Po të mos kishte nga lëmosha dobi tjetër pos kësaj, robi vërtetë do shpeshtonte atë dhe do shpejtonte të jep. Allahu i Madhëruar ka thënë: “E, ata që ruhen nga koprracia e shpirtit, me siguri, do të jenë fitues.” Hashr, 9.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Buhariu 1443, Muslimi 1021.

0 3666

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 18 )

Dobitë e namazit:
1. Namazi është vepra më e mirë pas shehadetit.
2. Namazi e ruan dhe forcon shehadetin.
3. Namazi është shkak për furnizimin dhe rizkun.
4. Ai i cili falë namaz, Allahu atë e ngritë.
5. Allahu ia shlyen mëkatet atyre që falin namaz.
6. Namazi e largon njeriun nga veprat e shëmtuara dhe të irrituara.
7. Allahu xhele ue ala do t’i përgatitë falësit të namazit gosti në xhenet sa herë që shkon për namazin e sabahut dhe jacisë.
8. Ai i cili shkon për ta falur ndonjë namaz në xhami, ai e ka shpërblimin sikur të jetë në namaz derisa të kthehet.
9. Melaiket luten për falësin e namazit përderisa ai qëndron në vendin ku është falur.
10. Namazi ia largon njeriut sëmundjet.
11. Namazi ia forcon zemrën njeriut.
12. Namazi ia ndriçom fytyrën njeriut.
13. Namazi dhuron kënaqësi dhe lumturi shpirtit dhe zemrës së njeriut.
14. Namazi largon përtacinë.
15. Namazi ngjallë aktivitet tek gjymtyrët e njeriut.
16. Namazi ofron njeriun tek Allahu.
17. Namazi e largon shejtanin dhe zvogëlon ndikimin e tij tek njeriu.
18. Namazi sjell begati dhe mirësi të panumërta në dunja dhe ahiret.
19. Namazi largon fatëkeqësitë dhe katastrofat.
20. Namazi ruan begatitë dhe mirêsitë.
21. Namazi është ushqim për zemrën, shpirtin e njeriut.
22. Namazi dhuron mendjeprehtësi.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 3376

SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK

Ebu Musa el Esharij, radijAllahu anhu, transmeton se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kuran është si shembulli i qitros: ka erë të mirë dhe shije të mirë; e shembulli i besimtarit që nuk lexon Kuran është si shembulli i hurmes: nuk ka aromë, por shijen e ka të ëmbël; shembulli i munafikut (hipokritit) që lexon Kuran është si shembulli i borzilokut: ka aromë të mirë, e shijen e ka të hidhur; ndërsa munafiku që nuk lexon Kuran është si kungulli i egër: nuk ka aromë, edhe shijen e ka të hidhët.”[1]

SHPJEGIM I HADITHIT

Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Fraza : “Shijen e ka të mirë dhe aromën e ka të mirë”, është thënë: Imani është veçuar me shije, ndërsa leximi me erë, për arsye se imani është më i pandashëm me besimtarin sesa leximi i Kuranit; pra, mund që njeriu të arrijë imanin pa lexim, njashtu edhe shija e frutit e jo era, për arsye që mund të largohet era e frutit e mbet në të shija e saj.

Më pas është thënë në veçimin e qitros në këtë ngjasim, duke mos përmendur pemët tjera, të cilat njashtu përfishjnë shijen dhe erën e mirë sikur që është molla. Nga levorja e saj përdoret si lloj i barnave e që është karakteristikë e veçantë për të, e nga fara e saj nxirret vaj, që njëkohësishtë është i dobishëm.

Është thënë se xhindët nuk afrohen shtëpisë në të cilën janë qitrot, që i është përshtatur të ngjasohet me Kuranin të cilit nuk i afrohen shejtanët. Lëvoret e farës së saj janë të bardha, që përshtatet me zemrën e besimtarit, në të ka edhe shumë veçori, me gjurmë të mëdha, me dukje të bukur, me ngjyrë të hijshme dhe trup të butë. Me shije të mirë gjatë ngrënies, dhe me kualitet tretës për lukthin. Ka edhe shumë dobi tjera që përmenden për të.

Ibn Batali ka thënë: “Ky kapitull ka të bëjë me atë se leximi, nga një njeri i shthurur dhe hipokrit, nuk ngritet tek Allahu dhe as që pranohet tek Ai, por tek Ai pranohet ajo vepër që është për hir të Fytyrës së Tij, që është bërë me qëllim për t’u afruar tek Ai, kjo vepër është përngjasuar me borzilokun pasi që nuk ka përfituar nga bereqeti i Kuranit, e as që ka fituar ëmbëlsinë e shpërblimit, aroma e mirë nuk e ka tejkaluar vendin e zërit që është fyti, e as që është lidhur me zemrën, këta janë ata të cilët dalin prej fesë.”

Ajniu ka thënë: “Dije se ky ngjasim dhe ky shembull në realitet është një përshkrim që përmban një kuptim të pranuar logjikisht, një gjest që nuk e shfaq sekretin e saj vetëm duke i pasqyruar me anë të shqisave të dukshme. Pastaj, fjala e Allahut Lavdiplotë len mbresa në brendësinë e robit dhe në të jashtmen e tij, njerëzit nuk janë të një kategorie në këtë, prej tyre që kanë një hise të madhe nga ky efekt, e që është besimtari lexues, e prej tyre që nuk kanë hise aspak siç është hipokriti i vërtetë. Prej tyre që u ndikuan në të jashtmen e tyre por jo edhe në të brendshmen, ky është dyfytyrëshi, apo e kundërta e tij që është besimtari i cili nuk lexon Kuran.

Demonstrimi i këtyre kuptimeve dhe pasqyrimi i tyre në formë të shqisave siç është përmendur në hadith, nuk ka formë tjetër që është paralele dhe përshtatshmëri më të përafërt, më të bukur e më gjithëpërfshirëse se kjo.

Ngase të ngjasuarat dhe të ngjasuarit janë përmendur sipas një kategorizimi real, për arsye se njerëzit ose janë besimtarë apo jobesimtarë dhe e dyta ose hipokrit në thelb, apo hipokrizi e përfituar, i pari është ai i cili e ka përditshmëri të tij. E në bazë të kësaj janë ngjasuar me frytet me të cilat ata ngjasojnë. Dhe forma e përngjasimit në frytet e përmendura në dy cilësi të nxjerrura nga dy lloje shqisash; shija dhe aroma.

I dërguari i Allahut e solli këtë shembull me atë që mbillet në tokë, e që del druri, për nga përngjasimi i tyre dhe i veprave, sepse ato vepra janë fryte të shpirtrave, ajo që del nga pemët si qitroja e hurma janë veçuar për besimtarin, ndërsa kungulli i egër dhe boziloku janë veçuar për hipokritët, për të treguar pozitën e lartë të një besimtari, për veprat e tija të ngritura e të vazhdueshme, dhe për të pezulluar poshtërsinë e hipokritit dhe degradimin e veprave të tij, të padobishme.”

DOBI NGA HADITHI

  1. Ky hadith flet për vlerën e atij që posedon Kuranin, dhe se qëllimi i leximit të tij është që të veprohet sipas udhëzimeve të tija.
  2. Me anë të shembullit është lehtësuar edhe kuptimi i saj.
  3. Leximi i Kuranit është mbreslënëse për besimtarin, në shtimin e besimit, qetësinë e zemrës, në ngritjen e gradave dhe pozitës së tij.
  4. Muslimani duhet të kujdeset e të lexon Librin e Allahut, të mediton rreth tij, të vepron sipas tij, të ketë një pjesë të caktuar për çdo ditë, të mos e anashkalon, që të pastrohet shpirti i tij e t’i shtohen të mirat.
  5. Mund të ndodh nga disa besimtarë të neglizhojnë leximin e dëgjimin e Kuranit, edhe kjo llogaritet braktisje e Kuranit. Braktisja e Kuranit është disa llojësh;
  • Braktisja e dëgjimit, besimit dhe nderimit të Kuranit.
  • Braktisja e veprimit sipas Kuranit, në miratimin e hallallit e haramit, edhe nëse e lexon dhe beson në të.
  • Braktisja e gjykimit me të në bazat e fesë.
  • Braktisja e meditimit, kuptimit dhe njohjes së asaj çfarë dëshiroi të thotë vetë Folësi.
  • Braktisja e shërimit e të kurimit me të, për gjithë sëmundjet e zemrës e dhimbjet e saja, duke kërkuar shërim diku tjetër, e kështu braktis shërimin me të.

E gjithë kjo hyn në fjalën e Allahut: “Dhe i Dërguari do të thotë: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer.” Furkan, 30.

Edhe pse këto lloja nuk janë të një rangu, por, ato dallojnë njëra prej tjetrës.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

_________

[1] Buhariu 5427 (teksti i tij), Muslimi 797

0 2022

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 17 )

Shkaqet që të mbrojnë nga prekja e magjisë, janë:
1. Besimi i fuqishëm në Allahun.
2 Pranimi me bindje i besimit islam dhe rregullave të tij.
3. Falja e pesë kohëve të namazit në xhami me xhemat.
4. Qëndrimi i shpeshtë me abdes.
5. Lutjet e shpeshta drejtuar Allahut të të mbrojë nga keqbërja e magjistarit, sidomos duke lexuar suren el Felek dhe en Nas.
6. Largimi nga mëkatet.
7. Dashuria dhe përulja e duhur para Allahut.
8. Dhënia e shpeshtë e sadakasë.
9. Pendimi për të kaluarën.
10. Leximi dhe dëgjimi i shpeshtë i Kur’anit.
11. Njësimi i Allahut në adhurim.
12. Leximi i dhikrit të mbrëmjes dhe mëngjesit.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 4911
  1. Respektimi dhe sjellja e mirë ndaj prindërve është adhurim(ibadet).
  2. Tri gjëra nuk sjellin asgjë tjetër veçse mirësi të shumta, e ato janë:
    1. Heshtja
    2. Lënia e të keqes
    3. Shpeshtimi i përmendjes së Allahut (dhikrit).
  3. Pendimi për mëkatin është si ilaçi për të sëmurin.
  4. Edukata dhe morali i ulët sjell çrregullime të shumta në jetën e njeriut.
  5. Mos u bë ofendues i shejtanit haptazi, kur në vetmi je shoku i tij i afërt.
  6. Mos i thuaj ndokujt një fjalë të cilën ti nuk ke qejf me të të thuhet ty.
  7. Nuk do të ndihesh i vetmuar nëse shoku yt është libri.
  8. Librat janë dritaret përmes të cilave njeriu kupton realitetin e jetës.
  9. Leximi, studimi dhe shkrimi i librave shpeshherë është arma më e fortë dhe më e sukseshme karshi armikut tënd.
  10. Libri është shoku yt më i mirë. Libri është shoku i cili nuk të tradhton kurrë.
  11. Mos i humb shpresat në arritjen e lumturisë, ngase po i humbe shpresat në arritjen e saj, vështirë se do të jesh i lumtur ndonjëherë.
  12. Lumturia dhe rehatia në familje është Xheneti i dynjasë.
  13. Nuk e ka arritur lumturinë e vërtetë ai i cili ka tubuar pasuri me bollëk, lumturinë e vërtetë e ka arritur ai cili është stolisur me devotshmëri.
  14. Llukman Hakimi, Allahu qoftë i kënaqur me të, e këshilloi djalin e tij duke i thënë: “O biri im! Mos i bëj shirk (mos i shoqëro asgjë në adhurim) Allahut , ngase shirku është padrejtësia më e madhe.”
  15. Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush e këshillon vëllain e tij fshehurazi, ai veçse e ka këshilluar, ndërsa kush e këshillon vëllain e tij haptazi ai veçse e ka nënçmuar.”

Nga arabishtja: Suad B. Shabani Medine

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË