SHEMBUJ NGA SUNETI PROFETIK
Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, pëcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Shembulli i atij që mëson dijen e më pas nuk flet me të, është si shembulli i atij që tubon thesarë, e nuk shpenzon prej tij.”[1]
SHPJEGIM I HADITHIT
Menaviu ka thënë: “Thënia e profetit ka të bëjë me atë se, çdo njëri prej tyre është i dëmshëm për shokun e tij, për këtë do dënohet në ditën e Kiametit. Dijetari duhet të përhap dijen tek ata që e meritojnë, për hir të Allahut të Madhëruar. Të mos e sheh veten të favorizuar mbi ta, nëse ata i përkushtohen atij, përkundrazi ai duhet të sheh se nderi u takon atyre, pasi që ata pastruan zemrat e tyre, për arsye se të afruarit tek Allahu bëhet me mbjelljen e dijes në zemra, njejtë sikur ai i cili merr hua një tokë, që të mbjell në të për veten e tij e të përfiton prej saj. Po të mos ishin nxënësat nuk do e arrinte atë vetë mësuesi.”
DOBI NGA HADITHI
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com
_______
[1] Taberaniu në “Mu’xhem el Evsat” 1/394 me numër 693, Hejthemiu në “Mexhma” 1/164. Albani e vlerëoi sahih në “Silsile Sahiha” me numër 3479.