Arhiva DitoreMay 12, 2016

0 1527

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 39 )

Edukata gjatë ngrënies së ushqimit: (Pjesa e dytë)

  1. Bërja e nijetit që përmes ngrënies së këtij ushqimi, të forcohet trupi për adhurim ndaj Allahut, e jo vetëm mbushja e barkut dhe kënaqja e epshit;

Ibrahim esh Shejbani, rahimehullah, thotë: “Përgjatë 80 viteve të jetës sime, kurrë nuk kam ngrënë ushqim për ta kënaqur epshin tim, por kam ngrënë vetëm aq sa të më jep fuqi për adhurim.”

Ngase të ngrënit pa nevojë dhe të ngrënit e tepërt dobëson mendjen, zemrën, si dhe trupin e kaplon plogështia, pastaj plogështia sjell gjumin, etj.

Transmeton Mikdam Ibën Ma’dij Kereb, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk mbush biri i Ademit enë më të keqe sesa barkun e tij, i mjafton atij aq ushqim sa ta mbajë drejt kurrizin e tij. E nëse i duhet të shtoj, atëherë le të jetë një e treta për ushqimin e tij, një e treta për pijen e tij, dhe një e treta për frymëmarrjen.”

(Shënuan: Imam Ahmedi:4/132, Tirmidhiu: 4/590, Ibën Maxhe: 2/1111 dhe hadithi është hasen sahih sipas Tirmidhiut, kurse hadithin e saktësoi Shejh Albani: Vargu i haditheve të sakta: 2265).

  1. Mosngrënia e ushqimit dhe mospirja në enët e arit dhe argjendit;

Ka ndaluar pejgamberi, sal-Allahu alejhi ue selem, ngrënien dhe pirjen në enët e arit dhe argjendit dhe se një veprim i tillë llogaritet prej mëkateve të mëdha në Islam.

Transmetohen Hudhejfe Ibën Jemani, radijAllahu, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Mos hani dhe mos pini në enët e arit dhe të argjendit.” (Mutefekun alejhi: Buhariu: 5426, Muslimi: 4/2067).

Transmeton Umu Seleme, radijAllahu anha, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Me të vërtetë se ai që hanë dhe pinë në enët e arit dhe argjendit, në të vërtetë ai veçse e ka mbushu barkun e tij me zjarr të Xhehenemit.” (Shënon; Imam Muslimi; 1/2065).

Transmeton Berra Ibën Azib, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, Muhamedi, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush pinë në enët e arit (floririt) dhe të argjendit në dunja, nuk do të pijë në to në ahiret (do t’i ndalohet pirja në to në ahiret).” (Shënon: Imam Muslimi; 3/2066).

Dr. Mustafa Murad Profesor i fakultetit të Davetit në Ez’her

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 1562

Pyetje: Cilat janë kushtet e realizimit të thirrjes (davetit) së suksesshme në Islam!?

Përgjigje: Falënderimi i takon vetëm Allahut, xhele ue ala, ndërsa përshëndetjet tona qofshin mbi Muhamedin, alejhi selam, familjen e tij dhe shokët e tij.

Dhe më pas; Prej kushteve të suksesit në thirrjen islame janë edhe: Pajisja me diturinë e sheriatit, njohja e gjendjes së atyre që i thirrë në islam, si dhe thirrësi duhet të jetë syçel dhe me argumente të qarta gjatë thirrjes së tij.

Allahu xhele ue ala, thotë: “Thuaj: “Kjo është rruga ime, unë thërras (në besimin) e Allahut, duke pasur argumente të qarta, unë dhe çdonjëri që më pason mua.” (Jusuf: 108 ).

Njashtu, prej kushteve të realizimit të thirrjes së suksesshme është edhe gradualiteti gjatë thirrjes, duke filluar nga gjërat më me rëndësi, mu ashtu siç e urdhëroi Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ue selem, Muadhin, radijAllahu anhu, kur e dërgoi në Jemen.

Ai i tha atij: “Vërtetë ti je duke shkuar tek nje popull, të cilët janë ithtarë të librit (të krishterë) andaj le të jetë gjëja e parë në të cilën ti i thërret ata: Dëshmia se nuk ka zot të adhuruar me meritë (me të drejtë) përveç Allahut, xhele ue ala, dhe se unë jam i dërguar i Allahut. Nëse të respektojnë në këtë (që i thërret), atëherë mësoi ata se Allahu ua ka obliguar zeqatin,e cila mirret nga të pasurit e tyre dhe u shpërndahet të verfërve. Nëse (edhe ) në këtë të respektojnë (të përgjigjen) atëherë merr prej tyre dhe ke kujdes nga pasuritë e çmuara tek ata. Poashtu ke kujdes nga duaja e atij që i është bërë padrejtesi, sepse në mes saj (duasë) dhe Allahut nuk ka perde (pengesë)”. (Mutefekun alejhi; Buhariu dhe Muslimi).

Prej kushteve të realizimit të thirrjes së suksesshme në Islam, është edhe urtësia gjatë thirrjes, këshilla e butë dhe e mirë, largimi nga ashpërsia, të shikuarit e kohës dhe vendit të përshtatshëm gjatë periudhës së thirrjes.

Njëra prej kushteve kyçe në suksesin e thirrjes në islam është edhe sabri apo durimi gjatë thirrjes. Patjetër, thirrësi islam duhet të pajiset me durim, qoftë të durojë gjatë thirrjes apo edhe gjatë momenteve kur dikush e ofendon apo synon ta pengojë thirrjen e tij.

Dhe, po e përmbyllim me këtë kusht: Thirrësi Islam duhet të jetë në përputhje me atë që thërret. Pra, mos të bie ndesh me thirrjen e tij. Thërret njerëzit në ndonjë punë, ndërsa vetë nuk e praktikon atë apo e neglizhon në tërësi. Le ta dijë mirë thirrësi islam se njerëzit nuk duan shumë fjalë, por ata duan të shohin praktikë tek thirrësi. Pra, tek populli vlenë më shumë puna sesa fjalët e shumta.

Allahu xhele ue ala, thotë: “Vallë, a po i urdhëroni ju njerëzit që të bëjnë të mira, e veten po e harroni, ju që e mësoni Librin? A nuk po mblidhni mend?” (El Bekare: 44 ).

Duke mos anashkaluar edhe kushtet e shkaqet e tjera për t’u realizuar një thirrje e suksesshme në Islam.

Allahu e dinë më së miri.

Burimi: Islamweb rubrika: fetvatë / albislam.com

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

NA NDIQNI NË