Arhiva MujoreJune 2016

0 1388

Përgjigje: Është vërtetuar me hadithe të vërteta profetike nga pejgamberi, sal-Allahu alejhi ue selem, se muaji nuk ka mundësi t’i posedoj 28 ditë, pra ose i posedon 29 apo 30 ditë. Nëse vërtetohet sipas sheriatit islam se nesër është bajram dhe muslimanēt deri këtë ditë sipas llogarisë së tyre kanë agjëruar vetëm 28 ditë, kjo aludon që ata ditën e parë të ramazanit nuk e kanë agjëruar, obligohen ta kompenzojnë atë ditë pas bajramit, ngase muaji i posedon 29 ose 30 ditë, e nuk ka mundësi qē muaji t’i posedojë vetëm 28 ditë.

Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah, Allahu e mëshiroftë

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1548

Përgjigje: Po, agjërimi ka dobi shoqërore, disa nga to janë;
1. Ndjenja e muslimanêve se ata janë një umet i bashkuar.
2. Ngrënia, pirja, agjërimi në kohëra të njejta.
3. I pasuri i sheh mirësitë e Allahut dhe e ndjenë dhembshmërinë për të varfërit.
4. Paksohen cytjet e shejtanve ndaj bijve të Ademit.
5. Devotshmëria ndaj Allahut.
6. Largimi nga mëkatet, nga dëmet, njashtu edhe kjo është prej dobive të shoqërisë.

Shejh Uthejmini, rahimehullah

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 6051

Motër muslimane:

Sikurse gjinia mashkullore edhe prej teje kërkohet që të shfrytëzosh muajin e bekuar, për dobitë që ti i përfiton për vete dhe familjen tënde, ajo që ia vlen të përmendet në këtë kontekst është:

  • Të kalosh sa më shumë nga koha për ibadet, si lexim Kuranit, përmendje të Allahut, lutje, e të tjera. Sepse është një muaj ku shumëfishohen veprat e robërve.
  • T’i kushtohet kujdes porositjes së fëmijëve për vlerën e këtij muaji, duke i ushtruar për agjërim, në mënyrë të shkallëzuar, dalëngadal, duke u sqaruar dispozitat e këtij muaji, për aq sa u përshtatet logjikës së tyre, që të kaliten në adhurim e të ngjasojnë me bamirësit.
  • Të pakosh nga preokupimi rreth përgatitjes së ushqimit, ngase muaji Ramazan nuk është muaj i ngrënies e pijes e thellimit në llojllojshmërinë e ushqimeve, por është muaj i adhurimit. Andaj, përgatit ushqimin e domosdoshëm për familjen tënde, pa e tepruar, pa shpenzime të tepërta, shfrytëzo shansin në këtë sezon të adhurimit dhe shpeshto të mirat.
  • Fale namazin në kohë, që në fillim të kohës, siç është transmetuar nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe atë gjatë muajit ramazan po edhe pas Ramazanit.

TRIDHJETË MËSIME PËR AGJËRUESET

Husejn Ali el Ali

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË