Arhiva MujoreAugust 2016

0 1724
Në jetën tonë të përditshme ndeshemi pothuajse përditë me një mentalitet materialist në gjykimin e fisnikërisë ose jo të një pune a veprimi të dikujt. Nëse një punë, aktivitet apo qëndrim e konsiderojmë të gabuar e joparimor, shumë prej nesh në mënyrë gati instiktive do t’i atashojmë asaj lidhjen me paranë dhe interesin material dhe tokësor edhe pse mund të mos kemi asnjë fakt për ta provuar këtë.
Idealizmi për disa ose ka vdekur ose është e pamundur që ai të jetë pjesë, pak ose aspak, e motivimit të atij me të cilin nuk biem dakord dhe zakonisht nuk e njohim nga afër. Kështu që, për të delegjitimuar veprën, aktin, qëndrimin e punën e dikujt që e shohim të gabuar ose kundërshtar, mjafton të themi se ai paguhet dhe nga kush paguhet dhe kjo mjafton për ta denigruar kauzën e tij! Kësaj i thonë delegjitimim i kundërshtarit duke i mveshur atij një motivim materialist. Pra pa argumente dhe fakte që merren me vetë objektin e kundërshtuar, por me motivimin e supozuar të tij.
Kjo mendësi është e vjetër mes njerëzve, por këtu te ne (e gjetkë po ashtu) e ka kultivuar me tepri ideologjia marksiste, e cila bazën e shpjegimit të botës e kishte materialiste. Sipas komunistëve as Zoti dhe as bota tjetër nuk ekziston, kështu që veprimtaria njerëzore e motivuar për të përfituar hirin hyjnor dhe gjykuar favorshëm në botën e përtejme, ishte një farsë e kotë dhe si e tillë t’i besoje një “gënjeshtre” të tillë duhet të ishe ose naiv e injorant ose i metë, përndryshe duhet të ishe një rrufjan që për të përfituar materialisht do të shfrytëzoje injorancën dhe naivitetin e njerëzve, madje edhe do ta ushqeje atë në vazhdimësi. Ishte kjo një nga shpjegimet konstante materialiste që u ngulitej shqiptarëve në tru, për t’i shkëputur ata nga besimi në Zot dhe autoriteti fetar që predikonte fjalën e Tij. Dhe kjo për të vetmen arsye, sepse njerëzit për nga natyra e tyre janë të prirë t’i besojnë një idealisti, një të sinqerti, pavarësisht, sesa të saktë apo të gabuar e ka ai pikëpamjen e tij mbi botën.
Në mendësinë e njerëzve një njeri i sinqertë është edhe i drejtë në kauzën e tij, ndaj dhe i besojnë atij më shpejtë se kujtdo tjetër. Kështu që rruga më e lehtë dhe më e paargumentuara për të bindur masën naive është pikërisht delegjitimimi i kundërshtarit me akuzën se motivohet nga paratë, apo interesi material e tokësor edhe kur kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse sipas fjalës “ku ka zë nuk është pa gjë” vetë akuza edhe 100 % e pasaktë mjafton për ta denigruar kundërshtarin në sytë e publikut.
Ky fenomen sot nuk ndodh vetëm me keqdashje dhe me dije, por edhe pa dashje dhe nga paragjykimi dhe vjen pikërisht nga mendësia dhe kultura materialiste me të cilën janë edukuar së paku dy breza në këtë vend, pasojat e së cilës vazhdojnë akoma në shoqërinë shqiptare dhe aspak nga objektiviteti i të parit të gjërave.
Për fat të keq, kjo mendësi instrumentale e të gjykuarit të gjërave, nëpërmjet motivimit të paragjykuar, përdoret edhe mes njerëzve që besojnë në Zot, të cilët e dinë se për besimtarin motivimi material në aktet parimore të tij ose nuk ekziston ose është dytësor. Jo se në mes besimtarëve nuk ka njerëz të dobët që motivohen edhe nga paraja dhe interesa të tjera të kësaj bote, sepse edhe ata qenie prej mishi dhe kocke janë, por ta nisësh gjykimin tënd të paargumentuar për gabimin e dikujt mbi bazat të mentalitetit e motivimit materialist do të thotë se akoma nuk je shkëputur nga kultura marksiste e të vështruarit të gjërave edhe nëse pretendon se je besimtar në Zot.
Rruga e ndryshimit qenka e gjatë…
Zoti e mallkoftë komunizmin dhe gjithë farat e këqija që ai mbolli në këtë popull!

0 1750

Identiteti është pjesë e pandarë e natyrës njerëzore. Njeriu është më se normale të identifikohet me familjen, fisin, krahinën, kombin, gjuhën, klasën, shtetin, racën, fenë, sektin, ideologjinë, shkollën, kulturën, profesionin…etj. Është e kuptueshme që çdo identifikim prodhon edhe ligjërimin e tij përkatës, që komunikon me publikun e gjerë, i cili nga ana e tij reagon duke e identifikuar veten shumë, pak ose pak me këtë ligjërim, në varësi kjo të afërsisë me këtë identitet ose largësisë me të. Sa më i përgjithshëm dhe gjithëpërfshirës, real e jo fiktiv, të jetë ky ligjërim, aq edhe më i madh është numri i atyre njerëzve që do të gjejnë afërsi me të, edhe pse identitetet e ngushta specifike mund të jenë të ndryshme.

Bie fjala, reagimi i përsëritur publik i deputetes M. Doda ndaj një projektligji që mund të cenonte strukturën e familjes natyrore tradicionale, bëri bashkë muslimanë dhe të krishterë, demokrat e socialistë. Nëse ligjërimi i saj do të fokusohej vetëm nga premisa fetare e identitetit të saj të ngushtë të krishterë dhe katolik, apo vetëm ideologjik, natyrisht që edhe mbështetja publike ndaj saj do të ishte më e pakët.

Kështu ndodh edhe me çështje të tjera, kur një person publik, udhëheqës shteti, predikues, politikan, dijetar, sportist, artist, etj. me ligjërimin e tij përfshin çështje të mëdha e të ndjeshme nga një grup i gjerë identitetesh lokale apo miniidentitetesh edhe pse të ndryshme mes tyre, shpesh edhe mospërputhëse, gjasat që ai të ketë simpatizantë dhe pranim nga masat janë edhe më të mëdha. Sidomos kjo bëhet edhe më e dukshme nëse një person apo grup i tillë është edhe relativisht i suksesshëm në aktivitetin e tij.

Njerëzit natyrshëm janë të prirë ta admirojnë një njeri të suksesshëm dhe të fuqishëm, për më tepër kur në ligjërimin e tij ata identifikojnë një pjesë të identitetit të tyre social, kulturor, fetar apo kombëtar. Bie fjala, boksieri i madh amerikan, me origjinë afrikane, kampioni i botës në pesha të rënda Muhamed Ali, kishte simpatizantë të shumë në të gjithë botën, por në veçanti edhe mes muslimanëve të shkollave dhe sekteve të ndryshme, të racave dhe vendeve të ndryshme. Nëse ai do ta identifikonte veten vetëm brenda një race, vendi dhe sekti të caktuar, simpatizantët e tij do të kishin qenë më të pakët dhe fama e tij si boksier nuk do të ishte e mjaftueshme në këtë drejtim. Nëse ligjërimi i tij nuk do të ishte gjithëpërfshirës por sektar, përtej arritjeve të tij sportive, ai nuk do të kishte bërë për vete ata miliona njerëz në mbarë botën, por shumë më pak.

Po kështu, kur një grupim i ngushtë sektar, gati-kultist, apo klanor, pak ose aspak gjithëpërfshirës, që nuk përfshinë në ligjërimin dhe praktikën e tij edhe të tjerë e nuk përthith në sukseset e tij edhe miniidentitete të tjera jashtë grupit, është i destinuar të anatemohet dhe të humbasë terren me kalimin e kohës, sado efikas të jetë në zbatimin e politikave të tij. E për më tepër, kur e gjithë arritja dhe grupimi identifikohet me një njeri të vetëm, emri të cilit nuk bashkon njerëz të tjerë përtej grupimit përkatës.

Karizma jo gjithmonë është demagogji, për të ngopur turmat me lugë të zbrazët, ajo shërben në fakt edhe si mjet publik në rekrutimin dhe rritjen e mbështetësve besnikë, pa pasur nevoja që këtë ta bësh nëpërmjet strukturave filtruese. Kjo bëhet edhe në shërbim të realizimit të projekteve të cilat kërkojnë besim dhe mbështetje masive. Në këtë mënyrë vetë masat ndjehen të përfshira në sukses edhe pse roli i tyre mund të ketë qenë fare minimal, por kështu ata identifikohen me diçka me të cilën mund të krenohen dhe ndjejnë kënaqësi.

Për më tepër triumfi e suksesi i bashkon të ndryshmit dhe i bën ata shpesh të harrojnë diferencat mes tyre, përkundrejt dështimit i cili krijon çarje dhe ndarje edhe mes vetë një grupi të ngushtë. Kështu që suksesi dhe vazhdimësia e tij shpesh janë të lidhura jo vetëm me përmbajtjen e idesë, por edhe me politikat dhe diskursin e tyre gjithëpërfshirëse.

Ata që mendojnë se dalja nga hermetizmi sektar do të prish unitetin e grupit dhe suksesin e punës, harrojnë ose ndoshta nuk e dinë se në dimensionin vertikal mbarësia vjen nga Zoti, dhe mbarësia, apo bereqeti dhe vazhdimësia e Tij lëshohet mbi bashkësinë në tërësi dhe jo mbi një grup të caktuar në veçanti. Ndaj dhe në terma konkretë më të suksesshmit janë ata që janë edhe më gjithëpërfshirës. Profeti i Allahut thoshte: “Dora e Allahut është me bashkësinë (xhematin).”

Shkroi: Justinia Topulli

https://www.facebook.com/jtopulli?fref=ts

0 3369

Aty ku thërret nevoja

Sprova e madhe që e përjetoi popullata e zonave të prekura nga vërshimet dhe ndjenja e detyrës për të bërë diçka sa do pak ishin nxitje që aktivistët e Albislamit të fillojnë me grumbullimin e ndihmave për tu dal në ndihmë atyre që pësuan. Vendosëm që ta ndihmojmë familjen e Haki Hoxhës me paisjet e nevojshme për një jetë normale. Me siguri që ndihma që nevojitet është shumë e madhe por ne nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë aq sa i kemi mundësitë me shpresë që edhe shoqatat tjera do ta shprehin solidaritetin e tyre.
Allahun e lusim që ti shpërblen donatorët, të sprovuarve t’ua lehtësojë sprovën duke i stolisur me durim.
Shërbimi i informimit
Q.K. Albislam

0 3628

MËSIME DITORE NGA KOMENTIMI I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT!

HADITHI, NR. 40

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë, ka thënë: I dërguari i Allahut vendoi dorën e tij mbi supin (krahun tim) dhe më tha: “Jeto në këtë dynja si i huaj ose si kalimtarë rasti.”

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë, gjithnjë thoshte: “Kur të bish me fjet, mos e prit mëngjesin. Kur të zgjohesh, mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzoje shëndetin para se të vijë sëmundja dhe jetën para se të vijë vdekja.” (Shënon Imam Buhariu).

Komentimi i hadithit: I dërguari i Allahut e këshillon Ibn Omerin me një këshillë madhore dhe dobiprurëse.

E këshillon që mos të preokupohet dhe mos të jepet shumë pas dynjasë dhe gjërave të saj.

E këshillon që ta llogarisë veten e tij në dynja sikur një i huaj ose sikur një udhëtarë i cili ndalet dhe pushon në një vend dhe pas pushimit, ai prap niset në udhëtim, deri sa të arrijë tek caku të cilin e ka synuar ta arrijë.

Kështu, duhet të jetë qëllimi i njeriut në dynja, sado që jeta e tij të zgjatet në këtë dynja, do t’i vijë koha që të shpërngulet në ahiret, e pas kësaj do të dalë dhe do të jap llogari para Allahut, dhe një gjë e tillë duhet t’i shtojë vullnet njeriut për të vepruar vepra të mira dhe të mos jepet pas dynjasë dhe bukurive të saja, e të mashtrohet dhe të devijojë nga rruga e drejtë.

Allahu i Madhëruar na porositë, duke thënë: “Dhe furnizohuni me gjërat që u nevojiten për rrugë, e furnizimi më i mirë është devotshmëria(frika ndaj Allahut). Prandaj frikësohuni prej Meje or mendar!” (Bekare: 197).

Pas kësaj, Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!, e mori këshillën e të dërguarit, dhe e shohim se ishte më i dalluari prej sahabëve i cili ishte asket ndaj dynjasë, ishte larg dynjasë dhe bukurive të saja.

Saqë, shpeshherë këshillonte dhe thoshte: “Kur të bish me fjet, mos e prit mëngjesin. Kur të zgjohesh, mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzoje shëndetin para se të vijë sëmundja dhe jetën para se të vijë vdekja.” (Shënon Imam Buhariu).

Njeriu, nuk e dinë se kur do t’i vie afati apo çasti i vdekjes, andaj duhet të shpejtojë drejt kryerjes së veprave të mira dhe pendimit tek Allahu.

Pasiqë, e dimë që vdekja është çastë i vështirë, i cili të bën që të harrosh shijimet e dunjas që i ke pas, të ndanë prej familjes, atêherë le të përgatitemi për ato çaste të vështira para se të bëhet vonë.

I nderuari vëlla musliman: Ji i vëmendshëm dhe vigjilent ndaj mashtrimeve të dynjasë, mos të hutojë shejtani me pëshpëritjet e tij, mos të mashtrojë epshi yt, por qëndro stoik, përgatite veten për takimin me Allahun, llogarite veten para se të llogaritesh para Allahut, përmisojë të metat tua, shiko se ku ke lënë mangësi karshi urdhrave të Allahut dhe karshi raporteve me robërit e Allahut, nëse u ke hyrë në hak atyre, atëherë shpejto dhe kërko hallallin prej tyre tash para se të vjen dita kur do të jetë vonë kërkimi i hallallit të tyre.

Allahu na bëftë neve dhe juve prej atyre prej që përgatiten për takimin me Allahun, prej atyre që nuk jepen pas dynjasë dhe mashtrimeve të saja, prej atyre që përgatiten për botën tjetër (ahiretit).

Allahu na bëftë prej tyre, ngase Ai është Bujarë i Madhë i Cili dhuron shumë.

Allahu e dinë më së miri, përshëndetjet tona qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem.

Autorë: Husejn Ibn Muhamed esh Shemri

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 3594

MËSIME DITORE NGA DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT!

HADITHI, NR.39

Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë, ka thënë: I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Allahu përshkak meje ia fali umetit tim punët që bëhen gabimisht, në harresë dhe nën presion.” (Hadithi Hasen, Bejhekiu, Ibn Maxhe dhe të tjerët).

Komentimi i hadithit: Të nderuar vëllezër musliman:

Në këtë hadith e qartësoi i dërguari i Allahut, gjerësinë e mëshirës dhe faljes së Allahut karshi robërve të Tij besimtarë.

Nëse robërit e Allahut veprojnë diçka apo mbesin mangu në ndonjë adhurim si shkak i tre gjërave që u cekën në hadithë (punët që bëhen gabimisht, në harresë dhe nën presion), nuk ka dyshim se Allahu nuk i merrë në llogari, nuk i dënon dhe nuk ua llogarit si mëkat ato punë.

Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim.” (Bekare: 286).

Allahu ia pranoi këtë lutje të robërve të Tij.

I nderuari vëlla musliman: Dije se, nëse nuk e vepron një adhurim apo e lë mangu atë si shkak i tre shkaqeve që u cekën më lartë, edhe nëse nuk dënohesh nga Allahu, ty të obligohet që ta kryesh atë që nuk e ke kryer, apo ta plotësosh atë që e ke lënë mangu.

Shembuj praktik i këtij rregulli nga jeta e përditshme:

Shembulli i parë: Një njeri ka harruar ta falë njërin nga pesë kohët e namazit, si shkak i harresës nuk i shkruhet mëkat, mirëpo namazi i harruar duhet patjetër të kompenzohet në momentin kur t’i kujtohet se ka harruar të falë namazin në fjalë.

Shembulli i dytë: Nëse një njeri nuk e agjëron një ditë të Ramazanit, mirëpo gabimisht ka ngrënë atë ditë, sepse nuk e ka ditur se ka hyrë Ramazani, ai nuk dënohet ngase ka gabuar pa qëllim, mirëpo obligohet ta kompenzojë atë ditë me agjërim menjëherë pas Ramazanit.

Shembulli i tretë: Nëse dikush i hynë në hak dikujt prej njerëzve nga harresa, pa qëllim apo me dhunë, atëherë ai nuk mëkaton apo nuk dënohet, mirëpo obligohet t’ia kthej hakun atij që i ka hy në hak. Psh. E ka pre një dele duke menduar se është delja e tij, mirëpo më vonë i kujtohet se është e dikujt tjetër, obligohet t’ia blej një dele atij që ia ka marrë, e kështu me rradhë.

I nderuari vëlla musliman: Falënderoje Allahun për këtë dhunti madhështore, e cila është: Allahu nuk i dënon dhe nuk i llogarit mëkatarë, ata që mëkatin e bêjnë pa qëllim, nga harresa dhe nga dhuna.

Të takon ty si musliman ta rregullosh adhurimin tënd ndaj Allahut, t’i përmisosh raportet me krijesat e Allahut, të bëhesh bamirës dhe kështu me rradhë.

E lus Allahun e Madhrishëm që mos të na dënojë dhe mos të na marrë në llogari (pyetje) nëse harrojmë apo gabojmë pa qëllim, ngase Ai është Bujarë i Madhë, i Cili dhuron shumë.

Allahu e dinë më sê miri, përshëndetjet tona qofshin mbi të dërguarin tonê, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem.

Autorë: Husejn Ibn Muhamed esh Shemri

Nga arabishtja: Suad B. Shabani Medine

Burimi: albislam.com

0 1816

MËSIME DITORE NGA KOMENTIMI I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT!

HADITHI, NR.3

Transmetohet nga Ebu Abdurrahman, Abdullah Ibn Umer Ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!,- se ka thënë: I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Islami ndërtohet mbi pesë (shtylla,baza): Dëshmia se nuk ka zot që meriton të adhurohet përpos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zeqatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i Ramazanit. (Imam Buhariu dhe Muslimi).

Komentimi i hadithit:

Të nderuar vëllezër musliman: Në këtë hadith i dërguari i Allahut, na mëson pesë shtyllat e islamit.

Dhe se islami ndërtohet mbi baza dhe shtylla, dhe secila nga to ka vlerën dhe pozitën e saj në islam.

Së pari: Shehadeti: La Ilahe IlAllah Muhameden Resulullah

I dërguari i Allahu e rradhiti shehadetin prej shtyllave të para të Islamit, ngase adhurimi nuk pranohet pa i plotësuar dy kushte, e ato janë:
1. Sinqeriteti (që përfshinë dëshminë La ilahe ilAllah) dhe,
2. Pasimin e të dërguarit të Allahut ( që përfshinë Muhameden resulullah).

Kuptimi i shehadetit:

1. La ilahe ilAllah: Nuk meriton askush të adhurohet me të drejtë përpos Allahut, xhele ue ala, i Cili meriton që vetëm Atij t’i kushtohet adhurimi e askujt tjetër pos Tij. Nëse e thotë njeriu shehadetin, përmes tij bëhet musliman, dhe pas shehadetit, ndalohet prekja e tij në gjak, në pasuri dhe në nderë.

2. Muhamedun resulullah: Nënshtrimi ndaj asaj që ai na urdhëron dhe besimi në atë që ai na ka lajmruar, largimi nga ajo që ia na ka ndaluar si dhe mos të adhurohet Allahu ndryshe përpos se qysh ai na ka mësuar.

Së dyti: Falja e Namazit:

Falja e namazit përfshinë këto gjëra:
1. Duke kryer shtyllat.
2. Farzet.
3. Kushtet.
4. Obligimet.

Dhe kryerja e të gjithave në kohë të caktuar, ashtu siç na porosit sheriati islam dhe të gjitha këto të bëhen me frikërespekt dhe përqëndrim.

Së treti: Dhënia e Zeqatit:

Dhënia e zeqatit ashtu siç i takon dhe siç na ka mësuar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Tetë kategori janë më meritorët për marrjen e Zeqatit, ashtu siç i përmend Allahu në Librin e Tij, Kur’anin Famëlartë.

Ndërsa, gjërat që duhet të nxjerrim zeqat për to, disa nga to janë:

1. Ari. 2. Kafshët. 3 Prodhimet bujqësore. 4. Gjërat tregtare, etj.

Së katërti: Kryerja e Haxhit:

Kryerja e Haxhit në Meke, në shtëpinë e Allahut (Qaben). Obligohet çdo musliman ta kryejë haxhin vetëm njëherë gjatë jetës së tij, nëse e kryen më shumë se një herë, kjo i llogaritet atij si nafile (vepër vullnetare).

E pesta dhe e fundit: Agjërimi i muajit të bekuar të Ramazanit:

Agjërimi realizohet përmes:
1. Largimit nga ushqimi.
2. Largimi nga pirja dhe,
3. Gjërat që e bëjnë të pavlefshëm atë, nga agimi i dytë i mëngjesit deri tek perëndimi i diellit.

Muaj i bekuar i Ramazanit është vetëm një muaj gjatë vitit.

Pra, këto janë pesë shtyllat e Islamit, kush e len veprimin e tyre duke e mohuar obligueshmërinë e tyre, atëherë personi i tillë bën kufër (del nga islami). Ndërsa, kush e len namazin, agjërimin, zeqatin, haxhin me dembeli dhe përtaci nuk bën kufër, përpos lënies së namazit, porse lënësi i të tjerave si shkak i përtacisë është në rrezik të madh.

Allahu ju nderoftë, kujdesuni fortë për pesë shtyllat e islamit, bêjini që këto shtylla të jenë për ju gjërat më me vlerë në jetën tuaj.

Allahu na mundësoftë neve dhe juve kryerjen e këtyre shtyllave ashtu siç kërkon Ai.

Allahu e dinë më së miri, përshëndetjet tona qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem.

Autorë: Husejn Ibn Muhamed Esh Shemri.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2566

Mësime dhe Porosi Islame ( 52 )

Gjërat të cilat ndihmojnë për largimi nga mëkatet, janë;

1. Duaja e sinqertë që Allahu të të mbrojë nga rënia në mëkate.
2. Largimi nga shoqëria e keqe dhe e devijuar.
3. Llogaritja e vetvetes çdo ditë.
4. Ulja dhe shoqërimi me shokët e dobishëm dhe të devotshëm.
5. Falja e namazave obligative.
6. Shpeshtimi i istigfarit (kërkim faljes).
7. Pendimi nga e kaluara (nga mëkatet e vepruara).
8. Kalitja e vetes pas pendimit dhe vendosja e paluhatshme për të mos iu kthyer mëkateve.
9. Keqardhja për të kaluarën (për veprimin e mëkateve).
10. Largimi nga të gjitha shkaqet të cilat ishin shkak i rënies tënde në mëkate (shkak i të kaluarës tënde të keqe).

Dr. Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 5218

Namazi i xhumasë është një prej riteve më të njohura islame, një tubim madhështor javor për muslimanët, një prej dëshmive më kryesore të unitetit, vëllazërisë në botën islame. Për këtë Allahu i Madhëruar obligoi për burrat që të prezentojnë, e nuk lejoi që të anashkalohet, përpos atij që ka arsye siç është udhëtimi, sëmundja, etj. Është e preferuar që të shkohet parakohe, të pastrohet, të vishet njeriu mirë, e të parfymoset.

Namazi i xhumasë është vendosur të falet me zë, njejtë edhe hutbeja, për çfarë edhe u ndërtuan mimberet, ku Allahu i Madhëruar urdhëroi që të ketë heshtje gjatë fjalimit të hatibit, për aq sa nuk lejohet as shoku shokut t’i thotë: Hesht! Me këtë ai humb shpërblimin e ditës së xhuma, njëjtë është me atë i cili numëron guralecat (humb vëmendjen me ndpnjë shkak). Andaj hutbeja e cila ka këtë rëndësi e përmban këtë shpërblim, meriton t’i kushtohet kujdes e vëmendje.

Yrneku i hatibëve, imami i thirrësve, mësuesi i njerëzimit, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, njeriu i përsosur në virtyte, sjellje, njohuri, e dije, prej tij përfituan të gjithë, në duar të tij morën dije imamët, dijetarët, hatibët. Të ndalesh në hutbet e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, në metodikën e tij në mënyrë të përgjithshme, studimin e karakteristikave, nxjerrjen e shembujve, yrnekut më të mirë për ne, në fjalët e tij gjatë ligjërimit, që është prej udhëzimeve profetike, i cili është edhe udhëzuesi më i mirë.

Në këtë shkrim do paraqesim udhëzimin profetik për hutben e xhumasë, qoftë fjalë a vepër, përshkrim për të dërguarin e Allahut si hatib.

Së pari: Udhëzimet e tija veprore gjatë hubtes:

Hadithet të cilat flasin për udhëzimin profetik gjatë hutbes përfshinë disa pika, të cilat mund t’i paraqesim në formë të shkurtër, prej tyre forma e ligjërimit:

  1. Ligjëronte në këmbë. Siç është transmetuat në hadithi e Xhabir ibn Semure, radijAllahu anhu, i cili është shënuar tek Muslimi dhe Ebu Davudi. Argumentuar me fjalën e Allahut: “Mirëpo, kur ata shohin ndonjë tregti ose lojë, shkojnë tek ajo e të lënë ty të qëndrosh.” Xhuma’ 11.
  2. Ligjëronte i hipur në mimber. Siç është vërtetuar se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, në fillim të shpalljes ligjëronte i hipur në një cung të drurit të palmës, e më pas Ensarët ndërtuan një mimber i përbërë prej tre shkallëve, të cilin i dërguari i Allahut e morri si mimber për të ligjëruar.
  3. Ligjëronte dy hutbe, duke ndarë mes dyve me një ulje të shkurtër, siç është vërtetuar në hadithin e ibn Omerit, radijAllahu anhu, të shënuar tek Buhariu, Muslimi e të tjerë.
  4. Ndonjëherë e ngrite gishtin tregues, siç e tregon këtë hadithi i Amara ibn Ruvejb, radijAllahu anhu, shënuar nga Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe Nesaiu.
  5. Kur ligjëronte skuqej, ngrite zërin, hidhërohej, sikur të jetë një udhëheqës ushtrie, siç ka shënuar Muslimi, Nesaiu nga Xhabiri, radijAllahu anhu: “Ai (sal-Allahu alejhi ve selem) kur përmendte ditën e Kiametit iu skuqeshin faqet, e ngrite zërin, i shtohej hidhërimi, po si të jetë një qortues ushtrie, e thoshte: “Mëngjes apo në mbrëmje (do ju vijë armiku).”
  6. Falte namazin më gjatë se koha e hutbes, siç transmetohet nga Xhabir ibn Semure që është shënuar tek Ebu Davudi, ku thuhet se u dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk e zgjaste këshillën ditën e xhuma, por ishin ca fjalë të shkurtra. Në hadithin e Amarit, radijAllahu anhu, thuhet: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: “Me të vërtetë zgjatja e namazit nga hatibi dhe shkurtimi i hutbes tregon për drejtkuptimin e tij ndaj fesë, andaj shkurtoni Hutben e zgjatni namazin.” E shënon Muslimi. E në një trasnmetim tjetër tek Muslimi dhe Ebu Davudi nga Amari transmetohet të ketë thënë: “I dërguri i Allahut na urdhëronte të shkurtojmë hutben.”
  7. Fjalët e tija ishin të pakta, që nëse dikush dëshironte t’i numëronte do arrinte t’i numëron, sikur që në fjalët e tij kishte përsëritje, në mënyrë që të kuptohej.

Dy: Udhëzimet e tija në të folurit:

  1. Është vërtetuar se ai, salAllahu alejhi ve selem, kur mbante hutben falënderonte Allahun, e madhëronte Atë, ashtu siç Ai meriton. Dhe atë me fjali të ndryshme, ndonjëherë thoshte: “Allahun e lavdërojmë dhe vetëm atë e falënderojmë, ashtu siç Ai meriton, Atë që e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit, dhe atë që e lajthit s’ka kush e udhëzon, fjala më e mirë është Libri i Allahut, e udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit gjërat më të këqija janë risitë, çdo risi është bidat, e çdo bidat është devijim, e çdo devijim shpie në zjarr. Më pas thoshte: Jam dërguar unë dhe Kiameti si këto dy (tregonte me gishtat e tija).” Etj.
  2. Lexonte Kuran gjatë hutbes. Siç trasnmetohet në hadithin e Xhabir ibn Semures dhe hadithin e Xhabir ibn Abdullahut tek Muslimi, e të tjerë, sei dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, lexonte ajete Kuranore me të cilat i përkujtonte njerëzit.

Tre: Tematika e hutbeve të tija:

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, mbante hutbe me tematikë të përgjithshme, e herë me tematikë të caktuar, e herë mbante hutbe të ngjashme si në ditët e xhumasë, e festat e Bajrameve, mbante hutbe si pasojë e ndonjë ndodhie e nevoje. Të gjitha hutbet e tija ishin thirrje në rrugën e Allahut, për në rrugën e drejtë, duke shpjeguar themelet e dobishme e veprat e mira, duke nxitur për gjitha llojet e veprave të mira, në bamirësi ndaj krijesave, duke tërhjekur vërejtje nga veprat e dëmshme e sjelljet e këqija. Në tërësi hutbet e tija ishin të shkurtra, për aq sa të bëhet e qartë ajo që synohet.

Këshillat e tija ishin dy llojësh: Lloji i parë, këshillonte njerëzit me këshilla të përgjithshme, duke nxit njerëzit për bamirësi, e duke kërcënuar nga veprat e këqija, duke ngjallë përmallim për atë që Allahu ka premtuar për ata që respektojnë Allahun, e duke i kërcënuar nga ajo që Allahu ka përgatitur për mëkatarët, që në zemrat të reflektojë imani.

Pra u sqaronte njerëzve në detaje atë që duhet të detajizohej.

Pra lloji i parë është këshillë, përkujtim. Ndërsa lloji i dytë: sqarim, mësim e detajizim.

Kishte parasysh kohën për gjërat që kishin nevojë njerëzit t’u shpjegohen, duke mos e tepruar me rimë e thellim në tematikë. I gjithë qëllimi i tij ishte të kumtonte kuptimet e dobishme me fjalë më të thjeshta e në mënyrë më të shkurtër. Atij i është dhënë aforizma, ndonjëherë përsëriste fjalët në kohë kur kishte nevojë të përsëriten. Në këtë është më primare të bazohet hatibi, por nuk ka gjë të keqe nëse njeriu bën përzgjedhjen e fjalëve pa teprim.

Sherif ibn Abdulaziz

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 2930

Një bujkut i kishte rënë kali në bunar të shterur. Derisa kali hingëllonte, bujku mendohej si ta nxjerrë që aty. Erdhi në përfundim se harxhimet për nxjerrjen e kalit kushtonin aq sa të blente një kalë të ri dhe meqë kali i tij ishte i vjetër, vendosi ta mbulojë me dhe e kështu me një gurë të qëllojë dy zogj, edhe bunarin e shterur ta mbush edhe kalin ta varros – të gjallë. I thirri komshinjtë e tij dhe ia nisën punës. Filluan të hadhin dhe mbi kalin. Kali e kuptoi planin e tyre, anadaj çdoherë që ata hidhnin dhe mbi shpinën e tij, ai shkundej dhe dheu binte te këmbët e tij, ndërsa kali shkelte mbi të. Vazhduan kështu, kali ngritej e ngritej derisa më në fund kërceu dhe doli nga bunari.
Kështu e ka jeta, çdoherë që ngarkohesh me probleme, duhet të bësh ca lëvizje në mënyrë që t’i zbarkosh ato dhe ta shohësh veten një ditë në maje!
Njerëzit nuk do ta ndjejnë atë që të mundon ty, andaj mos u anko tek ata, thjeshtë drejtohu Allahut dhe përvjeli krahët vetë.

Hoxhë: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË