Arhiva MujoreDecember 2016

0 2029

Muavije ibn el Hakem es Sulemij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, rrëfen se një ditë erdhi tek i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, për ta pyetur për një robëreshë të tijën, të cilën ai e kishte goditur, e i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i tregoi se kishte bërë një gabim shumë të madh, e ai i tha: O i dërguar i Allahut, a ta liroj? I tha: Ma sjell këtu? Pasi që erdhi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e pyeti: “Ku është Allahu?” Ajo tha: Mbi qiell! E pyeti: Po kush jam unë? Ajo u përgjigj: Ti je i dërguari i Allahut! I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i tha: “Liroe, se është besimtare!” Shënon Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Ky hadith na shpalos kuptime të mëdha të mëshirës, që është mëshira e muslimanit për atë që ka ndër te, si robërit, në çrast islami ka obliguar që të trajtohen me sjellje te mirë dhe me nderë, duke ndaluar që të sulmohen, e të angazhohen me lloj pune që ata s’mund ta bartin. Sqaroi se nëse sulmohen ata me goditje, apo poshtërim, atëherë shpagim më i mirë për këtë veprim është të lirohen nga robëria. Për këtë i dërguari, sal-Allahu aeljhi ve selem, urdhëroi Muavije ibn el Hakem, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, që ta liron robëreshën pasi që e kishte goditur, por, njëkohësisht dëshiroi të teston besimin e saj në Zotin e Madhërishëm, se sa ajo e njeh Atë, kështu që e pyeti se: Ku është Allahu? E Ajo u përgjigj se Allahu është mbi qiell, pra qëndron mbi qiej, e pyeti më pas për veten, e iu përgjigj se ai është i dërguari i Allahut. E i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, urdhëroi Muavijen që ta liron, dhe dëshmoi për imanin e saj pas përgjigjes së dy pyetjeve.

Dobi nga hadithi

  1. Lejohet që përgjegjësi i muslimanëve t’i teston njerëzit në çështje të besimit kur është nevoja.
  2. Lejohet të dëshmohet për imanin e ndokujt sipas perceptmit të jashtëm.
  3. Pohimi i qëndrimit lart për Allahun e Madhëruar.
  4. Pohimi i profetësisë për Muhamedin, sal-Allahu alejhi ve selem.

HADITHI I NJËZET E GJASHTË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1174

1. Shkaku i lumturisë dhe i mjerimit në dy botët!

Kur’ani është prej shkaqeve kryesore të lumturisë, Allahu, xhele ue ala, ka thênë: “Ne nuk ta shpallëm Kur’anin për të munduar ty.” (Ta’ha; 2)

Kurse, lënia e Kur’anit pas dore është prej shkaqeve kryesore të mjerimit, Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.” (Ta’ha; 124)

Dr. Muhamed Seidi

2. Vetëm me ndihmën e Allahut arrihet suksesi!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E prej tyre ka që janë dëmtues të vetëvetës, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë garues në të mira me ndihmën e Allahut.” (Fatir; 32).

Kur e ceku Allahu për ata që janë garues në të mira, tha: “me ndihmën e Allahut.” Në mënyrë që mos të mashtrohet dhe vetëpëlqehet njeriu me vetveten e tij. Pra, i tilli nuk ka arritur të jetë i tillë përpos se me ndihmën dhe kujdesin e Allahut. Duhet, patjetêr i tilli ta angazhoj veten me falënderim ndaj Allahut për dhuntit e panumërta që ia dhuroi Allahu të tillit.

Shejh Sa’dij Tefsiri i Shejh Sa’dit: fq.689

3. Vështirësitë e vdekjes dhe pishmanllëku në ato çaste!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe ndërhyhet (ndërhyn Allahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar me parë me të ngjashmit e tyre (partinë e tyre), vërtet, ata ishin ë një dyshim të fortë.” (Sebe; 54).

Disa nga selefët e kanë komentuar, duke thënë: “Se të tillët(ata) e dëshiruan teuben(pendimin) në çastet e vdekjes.”

Hasan el Basriu, rahimehullah, ka thënë: “Ki frikë Allahun o biri Ademit! Mos t’i kesh prezent dy gjëra për një moment. Vështirësitë e vdekjes dhe pishmanllëkun për të kaluarën (që nuk ke vepruar vepra të mira).”

Tefsir Ibni Rexheb; 1/304

4. Mos bë gara për inatë të dikujt, por puno për Allah!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një.” (Sebe; 46).

Duhet që të jetë angazhimi juaj për hir të Allahut, xhele ue ala, e jo që të dilni fitues ndaj atij që ju e urreni. Nëse angazhimi juaj është për hir të Allahut do të jeni prej të udhëzuarve.

Ibn Hubejre Dhejl Tabakatul Hanabile; 2/148

5. Shpërblimi i kapjes për Kur’an dhe pasojat e anashkalimit të Kur’anit!

Ka dallim të madh në lidhje me meditimin e Kur’anit në mes të parëve të këtij umeti dhe në mes nesh. Lënia anash e meditimit të Kur’ani e zhduk dhe largon diturinë. Lënia anash pasimit të Kur’anit i zhduk dhe largon veprat. Nuk kemi mundësi të dalim nga ky gaflet dhe kjo huti përpos se duke medituar Kur’anin dhe duke pasuar atë ashtu siç e kanë pasuar të parët e këtij umeti. Nuk kemi për të shpëtuar derisa të besojmë dhe të veprojmë vepra të mira.

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Pra, ata të cilët e besojnë atë, e ndërojnë dhe e ndihmonë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.” (A’raf; 157).

Beshir el Ibrahimi Athar el Imam Muhamed El Beshir el Ibrahimi: 1/327

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1475

Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Gjenerata më e mirë është gjenerata ime, pastaj ata që vijnë më pas, pastaj ata që vijnë më pas, pastaj do vijnë disa popuj dëshmia e tyre do i paraprijë betimit, e betimi do i paraprijë dëshmisë”. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Sahabij është ai i cili e ka pa të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, ka besuar në të dhe nuk është kthyer në mosbesim deri në vdekje, këta janë prijësat e njerëzimit, njerëzit më të mirë pas profetëve. Ata janë të cilët ndihmuan fenë e Allahut dhe të dërguarin e Tij, përhapën fenë, na e përcollën neve Kuranin dhe sunetin, për këtë, të nderohen është obligim, të duhen është obligim. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, në këtë hadith na tregon për vlerën e tyre mbi gjthë umetin, që ne të kryejmë detyrën tonë karshi atyre, të mësojmë vlerat e tyre. Më pas i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, përmend tabiinët, ata janë të cilët kanë takuar sahabët dhe kanë ecur në rrugën e tyre, këta janë në gradën e dytë në vlerë pas sahabëve, pas tyre në vlerë vijnë tabi tabiinët, këta janë të cilët kanë takuar tabiinët dhe nuk kanë takuar asnjë prej sahabëve, të cilët ecën rrugës së tyre, këta janë në vlerë pas tabiinëve.

Ky vlerësim është kolektiv, pra, tabiinët në përgjithësi janë më të mirë se ata që erdhën më pas, ndërsa sa i takon individëve, mund që një individ i umetit të jetë më i mirë se disa individë nga tabiinët apo tabi tabiinët. Vlerësimi në hadith është për pasimin dhe ndjekjen e tyre në punë të mira, e jo thjesht vetëm prezenca e jetesa në një kohë të caktuar, kjo gjë nuk i jep përfitim njeriut.

Dobi nga hadithi

  1. Vlera e sahabëve mbi ata që vijnë më pas.
  2. Sahabët janë njerëzit më të mirë pas profetëve, lejhim selam.
  3. Ndalohet sharja apo fyerja e sahabëve.
  4. Vlera e tabiinëve të cilët ecën në metodologjinë e sahabëve.
  5. Vlera e tabi tabiinëve, prej tyre që takuan tabiinët dhe ndjekën rrugën e tyre në pasimin e sahabëve.
  6. Vlera e tre gjeneratave të para mbi tjerat që erdhën më pas.
  7. Gjeneratë e keqe bëhet si shkak i moralit shfaqet ajo gjeneratë, prej sjelljeve të këqija.

HADITHI I NJËZET E PESTË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1170

1. Fol mirë ose heshtë!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishit kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishe imtëssi e parëndësishme, ndërsa te Allahu ajo është e madhe.” (Nurë; 15).

Abdullah Ibn Mes’udi, radijAllahu anhu, ka thënë: “Nuk ka në fytyrën e tokës diçka që meriton burgim të gjatë sesa gjuha.”

El Fevaid, të Ibn Kajimit; fq.317

2. I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, model i përkryer!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ka prej tyre që të shikon ty (duket se po të shikon).” (Junus: 43).

Shikimi në moralin, veprat, udhëzimet, sjelljet dhe gjendjen e pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, është argument i mjaftueshëm që ai me të cilën ka ardh dhe thërret në të është e vërtetë. I mjafton kjo si argument atij që është i mençur dhe ka logjikë të shëndosh, duke mos shikuar fare argumentet të shumta të tjera që flasin për një gjë të tillë.

Shejh Abdurrahman es Sa’dij Tefsiri i Shejh Sa’dit, fq.365

3. Mos u mashtro me vonimin e dënimit!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhëmbshëme i ashpër.” (Hud; 102).

Ebu Imran el Xhuvenij, rahimehullah, ka thënë: “Mos të ju mashtrojë vonimi i dënimit e as bukuria e kërkesave, ngase kur t’ju kaploj dënimi i Allahut, ai(dënimi) është i dhembshëm dhe i ashpër.”

I mençuri nuk mashtrohet me vonimi ardhjes së dënimit, por i tilli e largon dënimin para ardhjes së tij me pendim tek Allahu!

Ed durur el menthur; 4/474

4. Ji shembull i mirë për familjen dhe të tjerët!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre, e për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.” (Ta’ha; 131).

Omeri, radijAllahu anhu, e zgjonte familjen e tij për faljen e namazit të natës. Mirëpo, ai së pari u falte vet në mênyrë që të ishte shembull për ta si dhe e fuste në praktik këtë ajet Kur’anorë.

El Muharrer el Vexhiz; 4/71

5. Dashuria e Allahut është e lidhur ngushtë me pasimin e sunetit!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” (Imran; 31).

Kush e do Allahun dhe të dërguarin e Tij, salallahu alejhi ue selem, me dashuri të vërtetë nga zemra e tij, i obligohet të tillit që të doj me zemrën e tij gjërat që i do Allahu dhe i dërguari i Tij,salallahu alejhi ue selem, dhe të urrej ato që i urren Allahu dhe i dërguari i Tij, salallahu alejhi ue selem. Nëse personi në fjalë kryen ndonjë vepër që bie ndesh me këtë që e cekëm, një gjë e tillë argumenton se personi në fjalë ka mangësi në këtë dashuri obligative, andaj i tilli duhet të pendohet nga gjërat që bien ndesh me Allahun dhe të dërguarin e Tij (të cilat ai i ka vepruar), salallahu alejhi ue selem, në mënyrë që të arrij ta plotësoj dashurinë obligative ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, salallahu alejhi ue selem.

Hafidh Ibni Rexhebi, rahimehullah Tefsir Ibni Rexheb; 1/201

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2393

Ebu Said, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Sa u përket banorëve të zjarrit të cilët qëndrojnë aty, ata as që do vdesin e as që do shpëtojnë, por, disa njerëz që i ka kapluar dënimi i zjarrit si pasojë e mëkateve (apo gabimeve) të tyre, dënohen deri sa të humbin ndjenjat e të bëhen si qymyri, do lejohet për ta shefati, e sillen grupe grupe, ndahen nëpër lumenjtë e xhenetit, e më pas u thuhet (banorëve të xhenetit): O banorë të xhenetit, hudhni mbi ta ujë, kështu që ata riformohen njëjtë sikur që zhvillohet fara e mbjellur në një skaj të lumit.” Shënon Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Mëshira e Allahut është e madhe, mirësia e Tij është e pakufishme, mirësitë dhe mëshira e Tij janë më të mëdha dhe më të gjëra ndaj krijesave në ahiret, shumëfishi i asaj që është në këtë botë, e prej llojeve të kësaj mëshire lejimi i Allahut për pejgamberët dhe njerëzit e mirë prej robërve të Tij, që të ndërmjetësojnë për disa njerëz që veprat e tyre ishin të mangëta që të hyjnë në xhenet, e mëkatet e  tyre ishin tej mase të mëdha, kështu që hyrën në zjarr. E Allahu i begaton ata me lejen e Tij për ndërmjetësim, e nxirren prej zjarri pasi të jenë djegur në të , saqë të jenë bërë si qymyr, do hudhen në lumënjë afër xhenetit, e do urdhërohen banorët e xhenetit që të hudhin ujë mbi ta, kështu që u rikthehet atyre gjallëria, riten e zhvillohen ashtu si një farë ritet afër një lumi, dalin të gëzuar, të sihariquar, falënderues ndaj Allahut për dhuntitë e begatitë e Tija.

Dobi nga hadithi

  1. Se banorë të zjarrit janë jobesimtarët.
  2. Përjetshmëria e jobesimtarëve në zjarr, është përhershmëri, nuk do vdesin.
  3. Disa nga besimtarët gjynahqarë do hyjnë në zjarr si shkak i gjynaheve të tyre.
  4. Pohimi i ndërmjetësimit për besimtarët gjynahqarë, që të dalin nga zjarri.
  5. Ndërmjetësimi nuk i takon askujt përveç kujt Allahu i lejon.

HADITHI I NJËZET E KATËR

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1281

1. Besimi sjell shpëtim në dy botët, kurse pabesim sjell mjerim në dy botët!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët.” (Mu’minun: 1 ).

Filloi sureja me përmendjen e cilësisë, e cila ngërthen në vete shpëtimin dhe se nuk ka shpëtim pa atë cilësi, e ajo cilësi është imani (besimi), dhe çdo cilësi e mirë që vjen pas imanit është pasuese dhe plotësuese e saj. Ndërsa përfundimi i kësaj sure (ajeti i parafundit i saj), qëndron kështu;

“… e mohuesit(pabesimtarët) nuk do të shpëtojnë.” (Mu’minun: 117).

Shiko dhe medito rreth fillimit të sures dhe përfundimit të saj.

Dr.Fadil es Samirai Lemesat Bejanije; 121

2. Mëshira e gjerë e Allahut për robërit e Tij!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E s’ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithfuqishmi (t’i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.” (Shuara; 9).

Allahu është i Mëshirshëm me krijesat e Tij, nuk ua shpejton dënimin atyre që gabojnë, por i pret ata që të pendohen dhe t’i kthehen Atij. Por, nëse nuk pendohen dhe nuk i kthehen Atij, pastaj i kaplon dënimi i dhembshëm.”

Ibn Kethiri në tefsirin e tij; 5/619

3. Allahu ua falë mëkatet atyre që i kthehen Atij!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E s’ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithfuqishmi (t’i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.” (Shuara; 9).

Seid Ibn Xhubejri, ka thënë: “Allahu është i Mëshirshëm për ata që pendohen dhe kthehen tek Ai.”

Tefsiri Ibn Kethirit; 5/619

4. Porositë dhe udhëzimet Kur’anore janë të qarta për ata që kanë mend dhe logjikë të shëndosh!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Këto janë ajete të librit të (të Kur’anit) qartë!” (Shuara; 2).

Këto janë ajete dhe porosi të Kur’anit të qartë. Pra, i qartë, i cili sqaron dhe qartëson të vërtetën dhe të kotën si dhe devijimin dhe udhëzimin.

Ibn Kethiri në tefsirin e tij; 5/618

5. Ruajtja e besimit bëhet përmes kapjes pas Kur’anit, Sunetit dhe shokëve të pejgamberit, salallahu alejhi ue selem!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “A nuk e përfillin ata (me vëmndje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikut tjetër, përvrç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.” (Nisa; 82).

Kush kapet për Kur’anin dhe Sunetin dhe sahabët, nuk do të ketë kundërthënie në fjalët dhe Akiden e tij, ngase një gjë e tillë nuk ka mundësi të ketë kundërthënie, përpos atyre që kapen qorrazi pas ndonjë grupit apo ndonjë shejhut.

Ibn Tejmije, Mes’ele huduth el Alem, fq.159.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 2104

JUSTINIAN TOPULLI

Në vitet 90 gjatë luftës së Bosnjës habiteshim sesi mund të ketë qenie njerëzore që të rikthejnë masakrat masive dhe kampet e përqendrimit, mendonim se ato i përkisnin historisë tashmë!
Pas Bosnjës pamë shqiptarët tanë të Kosovës të masakroheshin dhe dëbohen masivisht nga shtëpitë e tyre, dhe vetes i thoshim si ka mundësi që kjo ndodh akoma në fund të shek XX?!
Këto janë vetëm plagë lokale të asaj që ndodhte edhe në vende të tjera nëpër botë…
Ndërsa fillimi i shekullit XXI na dëshmoi se vazhdimi i vrasjeve terroriste, dëbimeve masive, masakrave gjenocidale, edhe mbi gra e fëmijë, pleq e plaka nuk ka të ndalur.
Pikëpamja e darvinizmit social ka dështuar, njerëzit janë po ata, madje moderniteti i ka bërë ata edhe më indiferent e pa të ndjeshëm ndaj dhimbjeve që teknologjia e sotme vrastare shkakton.
Disa thonë se po i kthehemi mesjetës! Me këto që na shohin sytë sot, në fakt mesjeta si për nga mundësitë teknologjike, masiviteti i krimit dhe ndjeshmëria njerëzore do ta përqeshte aktualen moderne me talljen dhe denigrimin që kjo e fundit i ka bërë asaj, ndërkohë që vetë po del se është me zezë, e njëanshme dhe kriminale sesa epoka që la pas, mbi gërmadhat e së cilës ajo i dha legjitimitet vetes.
Rend i kalbur, që veç mirëqenies për disa ka prodhuar po aq edhe më shumë mjerim dhe errësirë njerëzore…
Zot! Jepi fundin edhe kësaj si të tjerat!

0 1570

Amr ibn Asi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: Kam dërgjuar të dërguarin e Allahut , sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: “Familjarët e Ebu filanit, nuk janë dashamirët e mi. Padyshim që Miku im është Allahu dhe besimtarët e drejtë e të vërtetë, por me atë familje kemi farefisni, kështu që i mbaj ato lidhje ashtu siç duhet të mbahen”. Shënon Buhariu dhe Muslimi, ndërsa teksti është i Buhariut

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Islami ka ndar shoqërinë dy llojësh: besimtarë dhe jobesimtarë. Kështu që besimtarët janë të obliguar të miqësohen njëri me tjetrin, të duhen, të ndihmohen e të solidarizohen njëri me tjetrin, ashtu siç obligohen të mos miqësohen me jobesimtarët, gjë e cila nënkupton urrejtjen e kufrit dhe mëkateve që ata i veprojnë, mos qëndrimi me ta në ballafaqim kundër muslimanëve, duke u dëtyruar që të sillen me ta me derjtësi. Kush prej tyre (jobesimtarëve) është i afërt me një musliman, islami nuk e ka detyaruar muslimanin që të shkëput lidhjet me të e ta braktis, por islami e urdhëron që të sillet mirë e të jetë bamirës ndaj tij

Ku hadith sqaron për mënyrën e praktikimit të kësaj metodologjie, largohet nga miqësimi me jobesimtarët, duke i përendur ata me emra, e tregon se miaqësimi i tij është me Allahun, dhe me besimtarët e drejtë Megjithatë, ai besatohet që t’i mbajë lidhjet familjare me ta, kjo është një metodologji që duhet çdo musliman ta ndjek, e të miqësohet me besimtarët, të largohet nga jobesimtarët, pa u shkaktuar atyre padrejtësi, apo të ndërpret lidhjet farefisnore me ta, kështu ai mund të mban fenë dhe besimin e tij të shëndoshë.

 Dobi nga hadithi

  1. Besimtarët obligohen të jenë dashamirë të Allahut, me iman dhe pasim të urdhërave të Tij
  2. Besimtarët obligohen të jenë dashamirë të të dërguarit, duke besuar në të dhe pasim të trditës së tij.
  3. Besimtarët obligohen të jenë dashamitë me vëllezërit e tyre besimtarë, t’i donë e t’i ndihmojnë.
  4. Besimtarit mëkatar i takon miqësimi për aq sa është imani dhe adhurimi i tij, duke urryer mëkatet.
  5. Lidhja imanore është më e fortë se lidhja farefisnore.
  6. Besimtarët detyohet të largohen nga miqësimi i jobesimtarëve, duke urryer kufrin në të cilin gjenden, në të njëjëtën kohë obligohet të sillen me ta në mënyrë të drejtë.
  7. Largimi nga miqësimi i jobesimtarëve nuk nënkupton shkëputjen e lidhjeve farefisnore, e ndërprerjen e bamirësisë ndaj tyre.

HADITHI I NJËZET E TRE

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË