Arhiva MujoreDecember 2016

0 1182

1. Kush nuk ndjek rrugën e udhëzimit, udhëheqës i tij do të jetë epshi!

Nëse nuk të udhëheq udhëzimi, atëherë të udhëheq epshi. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta (epshet).” (Kasas; 50).

Shejh Dr. Omer el Mukbil

2. Devotshmëria kultivohet në Ramazan dhe futet në praktik në Haxh!

Devotshmëria në Ramazan përfitohet përmes agjërimit, ndërsa në haxh devotshmëria futet në praktik. Allahu, xhele ue ala, në lidhje me urtësinë e obligueshmërisë së agjërimit të ramazanit, thotë: “… kështu që të bëheni të devotshëm.” (Bekare; 183).

Ndërsa, në lidhje me haxhin, thotë: “Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria.” (Bekare; 197).

Err Rrazij, Mefatihul Gajb; 1/872

3. Ruajtja e imanit arrihet përmes pasimit të Kur’anit dhe Sunetit!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.” (En’am; 82).

Prej obligimeve më madhore për besimtarin është që ai duhet të kapet fortë për besimin e pastër dhe të saktë islam, besim i cili është i bazuar në Kur’anin dhe sunetin profetik. Pra, ai i cili kapet fortë pas kësaj lidhjeje, i tilli veçse e ka arritur tërë hajrin (mirësin), të tillit iu është vërtetuar udhëzimi në dynja dhe shpëtimi në ahiret (botën tjetër), mu ashtu siç u cek në ajetin e lartëpërmendur. Prej, begative më të mëdha për besimtarin është që Allahu t’ia mundësoj mësimin e këtij besimi dhe largimin nga gjërat që e njëllosin dhe prishin besimin e tillë.

Resail Fil Akide; fq.16 Dr.Selim el Axhmij

4. Suksesi në dy botët i takon besimtarëve!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.” (En’am; 82).

Hasan el Basriu, rahimehullah, ka thënë: “Siguria u takon atyre (besimtarëve) në ahiret (botën tjetër) kurse udhëzimi (në rrugën e drejtë) në dynja.”

Resail Fil Akide; fq.16 Dr.Selim el Axhmij

5. Dobitë e meditimit të Kur’anit!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “A nuk menduan ata thellë fjalën (Kur’anin).” (Mu’minun; 68).

Allahu i drejtohet jobesimtarëve, duke ua bërë me dije se nëse e meditojnë Kur’anin, ai do të jetë shkak për udhëzimin e tyre nga pabesimi në besim, e çka mbetet për besimtarin nëse ai e mediton Kur’anin!?

Dr. Abdullah el Gufejlij

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1841

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon e thotë: erdhën disa njerëz tek i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe e pyetën: Ne në vetët tona hasim gjëra, që po të fliste ndokush prej nesh për to do konsiderohej si një fjalë (gabim) shumë e madhe: ai tha: “A keni hasur në këtë! Thanë: Po! Tha: Ky është Imani i sinqertë”. Shënon Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Cytjet janë arma e shejtanit me të cilat i devijon njerëzit, disa e konsiderojnë si të thjeshtë këtë armë të tij, por që ndikimi i tij tejkalon atë që mund të shkaktojnë armët e vërteta, sidomos kur një cytje del nga një që është i dijshëm për gjendjen e njerëzve, i njeh pikat e dobëta të tyre, dhe çfarë i shtynë ata në mëdyshje. Prej gjërave më të rrezikshme që shejtani mund të shkakton cytje në to janë çështjet e besimit, e prej çështjeve më të rrezikshme është çështja e ekzistimit të Allahut, që një besimtar e konsideron një gabim gjigant nëse bën kufër në të, frika e madhe e tij shihet në atë se vetëm kalimi i atyre rreziqeve të shejtanit në veten e tij është një lloj i mëkatit për të. Kjo që ngjau me sahabët e nderuar –Allahu qoftë i kënaqur me gjithë ata- gjatë cytjeve të shejtanit, janë të këtij lloji të çështjeve, pasi që të folurit me ato gjëra e konsideronin si gjë shumë të madhe, e kishin frikë se ajo që sillej në mendimet e tyre të konsiderohej mëkat, e të binin në gjendje të vështirë, kështu që shpejtuan ta pyesin të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, i cili i qetësoi dhe u sqaroi se frika dhe shqetësimi i tyre për këto cytje është një argument i qartë për imanin e saktë, përndryshe po të mos ishin besimtarë, apo besimi i tyre të ishte në dyshime, do ndjeknin ato cytje, e as që do pyetnin të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem që t’i përgjigjet atyre pyetjeve, por, refuzimi i atyre cytjeve dhe ikja nga mëkati ishte një argument i vërtetë për imanin e pastër të tyre.

Dobi nga hadithi

  1. Rreziku i shejtanit qëndron në cytjet e tija.
  2. Ikja e besimtarit nga cytjet e shejtanit.
  3. Besimtari i sinqertë nuk ndikohet e nuk i vën re cytjeve të shejtanit.
  4. Besimtari nuk mirret në pyetje për cytjet e shejtanit që i vijnë.
  5. Kthimi tek dijetarët në rast kur diç mund ta turbullojë imanin e pastër.

HADITHI I NJËZET E DY

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 2055

Ebu Said el Hudriu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “(ditën e Kiametit) Sillet vdekja në formë të një dashi të majmë dhe thërret një thirrës: O banorë të Xhenetit! Ata ngrisin kokat dhe shikojnë. U thuhet: A po e njihni këtë? Thonë: Po, kjo është vdekja. E që të gjithë e shohin. Pastaj thërret: O banorë të zjarrit! Ata ngrisin kokat dhe shikojnë. U thuhet: A po e njihni këtë? Po, është vdekja, përgjigjen ata. E që të gjithë e shohin. Urdhërohet të theret, e u thuhet: O banorë të Xhenetit! Përjetshmëri, më nuk ka vdekje! O banorë të zjarrit! Përjetshmëri, më nuk ka vdekje! Pastaj i dërguari, alejhi salatu ve selam, lexoi nga Kur’ani: “Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e dëshpërimit, kur të marrë fund çështja (e përgjegjësisë e dikush në xhennet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të shkujdesur, dhe ata nuk janë duke besuar “. Shënon Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Zhdukja dhe kënaqësia janë dy gjëra të kundërta, dhe e para ndikon në përsosmërinë e të dytës, pra, për aq sa supozon njeriu i begatuar me të mira përgjatë kohë se mirësitë kurdo herë do përfundojnë, kjo gjë i shktakton atij dhimbje, e krijohet një lloj dëshpërimi për mirësitë që ka. Po njejtë njeriu i munduar kur të mendon se do vije një ditë kur do përfundon vuajtja e tij, ai mundim do i lehtësohet, e durimi i shtohet, shpresat e tija ia lehtësojnë lodhjet e gjendjen që e ka.

Shtimin e kënaqësisë së besimtarëve dhe dënimit për jobesimtarët Allahu e vulos me therjen e vdekjes, therje reale të cilën do e dëshmojnë që të gjithë prej banorëve të xhenetit dhe banorëve të zjarrit, dhe atë për të refuzuar çdo mëdyshje të shpresave të jobesimtarëve për shpëtim, e të ndërpret çdo dilemë të zhdukjes e humbjes së kënaqësisë së përhershme, gjë e cila i dëshpëron banorët e xhenetit. Për këtë gëzohen shumë  banorët e xhenetit, e dëshpërohen banorët e zjarrit, për ta s’ka shpëtim, do dënohen fizikisht, ngase gjenden në vendin e dënimit dhe dënohen psiqikisht duke ndërprerë çdo shpresë për shpëtim.

Dobi nga hadithi

  1. Xheneti dhe xhehenemi janë të pëgjithmonshëm.
  2. Besimtarët do qëndrojnë në xhenet përgjithmonë, e jobesimtarët në zjarr.
  3. Therja e vdekjes nënkupton përhershmëri të qëndrimit në ahiret.
  4. Emërtimi i ditës së Kiametit ditë e Dëshpërimit, për shkak të dëshpërimit të jobesimtarëve për mospërfilljen e udhëzimeve të Allahut.

HADITHI I NJËZET E NJË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

0 1593

1. Allahu është në ndihmën e robit, përderisa robi është në ndihmë të vëllait të tij!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “… zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje (tubime), ju zgjërohuni, se Allahu bën zgjërim për ju.” (Muxhadele; 11).

Allahu do ta zgjeroj jetën tënde (me mirësi, lumturi) nëse t’i i bën vend vëllit tënd nëpër mexhlise (tubime). Këto shpërblime i arrin besimtari vetëm me një lëvizje të vogël në tubime, e çfarë nëse ai ia liron vendin vëllait të tij apo vrapon pas tij (për t’i ndihmuar) nëse ai ka ndonjë brengë!?

Dr.Abdullah Bilkasim

2. Obligueshmëria e të vepruarit sipas udhëzimeve Kur’anore!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Është i zbritur prej Zotit të botëve.” (Vakia; 80).

Mësojmë nga ky ajet se e kemi për obligim të veprojmë sipas porosive Kur’anore, ngase Ai që e zbriti këtë Kur’an është Allahu, të cilit duhet t’i nënshtrohemi, Ai është Krijuesi dhe Furnizuesi, të cilit duhet t’i bindemi në gjërat që na ka urdhëruar dhe të largohemi nga gjërat që Ai na ka ndaluar.

Shejh Uthejmini Tefsiri i sures el Vakia, fq.349

3. Gjërat që do bëhen hi e pluhur në ditën e gjykimit!

Në ditën e gjykimit do të bëhen dy gjëra pluhur; E para, malet; Allahu, xhele ue ala, thotë: “E bëhen pluhur i shpërndarë.” (Vakia; 6).

E dyta, bëhen pluhur veprat e mira të jobesimtarëve si shkak i kufrit të tyre si dhe veprat e atyre që kanë bërë syefaqësi: Allahu, xhele ue ala, thotë: “E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë për hi e pluhur.” (Furkan; 23).

I mjeri ai që shkatërrohet nê këtë mënyrë, mendon se ka kryer shumë vepra të mira, porse ato të gjitha do bëhen pluhur,nuk do të pranohen dhe nuk do të kenë vlerë fare!

Dr. Omer el Mukbil

4. Largimi nga rruga e Allahut si shkak i fitneve të ndryshme!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta.” (Nisa; 66).

Prej shkaqeve të fitneve: Lënia e gjërave që të ka urdhëruar Allahu dhe prekokupimi me gjërat që nuk të ka urdhëruar Allahu që për të cilat nesër nuk do të pyetesh nga Allahu.

Fehd el Ujbani

5. Meditimi i Kur’anit sjell shtimin e imanit!

Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikut tjetër, përvrç prej Allahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.” (Nisa; 82).

Dihet fare mirë se njeriu kur thellohet në kuptimin e ajeteve Kur’anore, i shtohet dituria dhe besimi (imani) dhe kjo gjë pastaj i dallon njerëzit prej njëri tjetrit. Kur’anin e lexojnë njerëzit natën dhe ditën, mirëpo kanë dallim të madh me njëri tjetrin në lidhje me kuptimin e porosive të tij. Allahu i ka ngritur disa njerëz me vlera (grada) karshi disa njerëzve të tjerë.

Ibn Tejmije, Dir’u Tearud; 7/427

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1878

Pyetja: Nëse hyjë në xhami dhe imami është në ruku, dhe unë lidhem në namaz dhe bie  në ruku, a llogaritet si rekat për mua, edhe pse unë nuk e kam lexuar suren Fatiha? Dhe a duhet të them një herë tekbirin apo dy herë?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Nëse një person hyn në xhami kur imami është në ruku, ai duhet të bie në ruku me të, dhe me ketë ai ka arritur rekatin. Si dhe nëse ai i bashkangjitet imamit kur ai është në ruku, edhe në qoftë se ai nuk drejtohet plotësisht në ruku pos pasi që imami të jet ngritur lart, llogaritet të ketë arritur rekatin. Imam Ebu Davudi ka thënë: E kam dëgjuar Ahmedin kur u pyet në lidhje me një njeri i cili arrin imamin në ruku, pra, kur e thotë tekbirin dhe bie në ruku atëherë imami ngritet? Ai tha: Në qoftë se i vëndon duart në gjunjë para se imami të ngritet, atëherë ai e ka arritur rekatin”.[1]

Më pas ai duhet të qëndrojë i qetë në ruku dhe të ngritet nga rukuja, dhe të ndjekë imamin në namaz.

Shejkh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse një person e arrin imamin  në ruku, i llogaritet si rekat, edhe nëse ai nuk arrin të thotë – subhane rabijel adhim- vetëm pasi që imami të jet ngritur”.[2]

Së dyti:

Nëse ai e arrin imamin në ruku, atëherë një tekbir është i mjaftueshëm, dmth, tekbiri i ihramit (hyrjes në namaz) vlen edhe për tekbirin e rukusë. Kjo thënie është transmetuar nga Zejd ibn Thabiti, Ibn Omeri, Said, Atau, el-Hasen dhe Ibrahim el-Nehai. Ky është edhe mendimi i katër imamëve (Ebu Hanifes, Malikut, Shafiut dhe Ahmedit). Ebu Davudi ka thënë: I thashë Ahmedit: Po sikur të arrijë imamin kur ai është në ruku? Ai tha: Një tekbir është i mjaftueshëm”.[3]

Kjo është për shkak se koha e rënies në ruku është zakonisht shumë e shkurtër për të shqiptuar dy tekbiret, dhe për shkak se janë bashkuar dy adhurime të të njëjtit lloj në të njëjtin vend. Nijeti i rukusë nuk e mohon nijetin e fillimit të namazit. Pra, (rukni) shtylla që është tekbiri fillestar mjafton për një vaxhib, e që është tekbiri i rukusë, ashtu si tavafi Ifadah mjafton për tavafin e lamtumirës, në qoftë se është bërë së fundi (tavafi ifadah).[4]

Në qoftë se një person mund të shqipton dy tekbiret, një për fillimin e namazit dhe një për rukunë, është më së miri. Ebu Davudi ka thënë: I thashë Ahmedit: Të shqiptohen dy tekbire është më e dashur për ty? Ai tha: Në qoftë se thotë dy tekbire, në fakt nuk ka mosmarrëveshje mbi këtë çështje”.[5]

Shejh Ibn Baz u pyet: Nëse një person hyn në namaz kur imami është në ruku, a duhet të thotë tekbirin fillestar dhe atë të rukusë, apo të thotë një tekbir dhe të bie në ruku?

Ai u përgjigj: “Është më mirë dhe më e sigurtë të e shqipton tekbirin dy herë, një herë tekbirin fillestar, i cili është rukn (shtyllë) që duhet të bëhet kur ai është në këmbë, dhe herën e dytë tekbirin e rukusë. Nëse ai ka frikë se mund të humbasë rekatin, do të mjaftojë tekbiri fillestar sipas mendimit më të saktë nga dy mendimet e dijetarëve, për shkak se janë dy akte të adhurimit që janë bashkuar në të njëjtën kohë, më i madhi mjafton për më të voglin. Dhe ky rekat do të llogaritet si i saktë sipas shumicës së dijetarëve”.[6]

Ai i cili hyn në namaz, tekbirin duhet ta shqiptojë duke qenë i ngritur drejt. Nëse ai e thotë duke u përkulur për në ruku, ai tekbir nuk është i vlefshëm.

Neveviu ka thënë: “Nëse një person e arrin imamin, kur ai është në ruku, ai duhet të thotë tekbirin duke qëndruar në këmbë, më pas e thotë tekbirin e rukusë kur fillon të përkulet për ruku. Nëse një pjesë e tekbirit shqiptohet kur ai nuk është në këmbë drejtë, atëherë namazi i tij nuk llogaritet i saktë në një namaz farz, pa asnjë diveregjencë në mesin e dijetarëve; dhe nuk llogaritet si  i saktë një namaz vullnetar, sipas mendimit më të saktë”.[7]

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është një çështje që duhet të diskutohet, e cila është se është e domosdoshme (vaxhib) që tekbiri fillestar të shqiptohet kur qëndron në këmbë, para se personi të përkulet, sepse nëse përkulet para se ta shqipton tekbirin fillestar, ai në këtë rast ka sjellur tekbirin fillestar jo duke qëndruar drejt, e tekbiri fillestar duhet të thuhet kur njeriu qëndron në këmbë drejtë”.[8]

Së treti:

Nëse ai bie me imamin në ruku, llogaritet të ketë arritur rekatin e plotë, edhe nëse ai nuk ka lexuar suren Fatiha. Ky është mendimi i shumicës dhe kjo është pikëpamja më e saktë, me lejen e Allahut, mbështetur në fjalën e të dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, drejtuar Ebu Bekres, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur ai erdhi tek i dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, (duke qenë në namaz) Ebu Bekre ishte përkulur në ruku para se të arrinte në rresht (saf). Ai ia përmendi këtë pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe ai i tha: “Allahu të shtoftë kujdesin edhe më tepër, por mos e përsërit”. Transmeton Buhariu, 783.

Ana e argumentimit këtu është se nëse arritja e rukusë nuk do ishte llogaritur arritje edhe e rekatit, i dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, do ta kishte urdhëruar që ta kompenson rekatin e humbur, në të cilin ai nuk ka arritur leximin, por një gjë e tillë nuk është transmetuar nga ai. Kjo tregon se ai që ka arritur rukunë e ka arritur edhe rekatin.

Leximi i sures Fatiha bie nga detyrimi për personin që falet pas një imami në dy raste:

1 – Nëse ai e arrin imamin në ruku.

2 – Nëse ai e arrin imamin pak para se të bie në ruku, dhe nuk mund të përfundon leximin e sures Fatiha.[9]

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

__________

[1] Shih: Libri “Meseil Imam Ahmed” nga Ebu Davudi, f. 35; Hashijet al-Raud”, nga Ibn Kasim, 2/275; dhe “El-Mexhmu” 4/215.

[2] Shih: Libri “Mexhmu Fetava” Ibn Baz, 11 / 245-246.

[3] Shih: Libri “Meseil Imam Ahmed” fq. 35.

[4] Shih: “el-Mugni” 2/183; “el-Kavaid” nga Ibn Rexheb, numër 18.

[5] Shih: “Meseil Imam Ahmed” fq. 35.

[6] Shih: “Mexhmu Fetava Ibn Baz”, 11 / 244-245.

[7]Shih: “El-Mexhmu’u” 4/111. Dhe “el Mugni” 2/130>

[8] Shih: “Sherh Mumti” 4/123.

[9] Shih: “Ahkam hudur Mesaxhid” (f. 141-143) nga Shejkh Abdullah ibn Salih el-Feuzan.

0 3059

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Çelësat e gajbit (fshehtësive) janë pesë, askush nuk i di ata përveç Allahut: Askush nuk e di se çfarë bartin gratë shtatzëna, pos Allahut, askush nuk di se çfarë do të ndodh nesër, pos Allahut,  askush nuk di se kur do bie shi, pos Allahut, nuk di njeriu se në ç‘vend do vdes, pos Allahut, dhe askush nuk e di se kur do ndodh Kiameti, pos Allahut.” Shënon Buhariu

Në një trasnmetim tjetër se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: Çelësat e gajbit janë pesë, e më pas lexoi ajetin: “Me të vërtetë, vetëm Allahu e di Çastin (Ditën e Kijametit), Ai e zbret shiun dhe di çka ka në barkun e shtatzënës, e askush nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdes. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe njohës i çdo gjëje.” Llukman, 34

Kuptimi i fjalëve

Çelësa: është njëjës i emrit çelës, që përdoret për të hapur diç, në këtë konekst është përdorur emri çelës për gjërat e fshehta (gajb) sa për të ilustruar për shkak se çështjet që janë gajb ngjasojnë me gjërat të cilat fshehen nga njerëzit, siç janë pasuritë e çmuara të cilat futen në depo të siguruara, të mbyllura me dry, në mënyrë që të mos e di askush se çfarë ka brenda, pos atij që posedon këto çelësa.

Gajb: është një gjë i mbuluar, i fshehtë, sekret për njerëzit, e jo për Allahun e Madhëruar, ngase nga Ai nuk fshehet asgjë.

Kuptimi i përgjithshëm i hadthit

Ky hadith flet për një gjë shumë me rëndësi, e që është përkufizimi i gajbit vetëm në Allahun e Madhëruar, ashtu që askush pos Allahut nuk e di të fshehtën. Ky hadith tregon disa lloje të fshehtësive të cilat i di vetëm Allahu, të cilat janë veçuar në këtë hadith për arsye se lidhen ngushtë me jetën, fatin dhe furnizimin e njeriut. Përmendi veçimin e dijes mbi nodhinë e Kiametit, e cila ka të bëjë me fillimin e jetës së njeriut në botën tjetër, në ajet u përmend ajo e para për shkak rëndësisë që ka, përmendi veçimin e dijes mbi rënien e shiut, që është një prej shkaqeve me anë të së cilës furnizohet njeriu dhe gjallërohet toka, përmendi të veçuarit  Allahut në dije për foshnjët në barqet e nënave, dijen mbi gjininë dhe fatin e tyre, përmendi të veçuarit e Allahut në dije për të nesërmen e njeriut, e të veçuarit për vendin se ku do vdes ai. Këta janë pesë çelësat e gajbit që kanë të bëjnë me jetën e njeriut që prej kur është foshnje, deri në vdekje e deri në ringjallje.

Dobi nga hadithit

  1. Askush pos Allahut nuk di të fshehtën.
  2. Çdo pretendim i njohjes së të fshehtës është e pavërtetë (e kotë), qoftë përmes astrologjisë, fallxhorëve, etj.
  3. Nga ajeti dhe hadithi nuk kuptohet përkufizimi i çështjeve të gajbit vetëm në këto pesë, por këto janë veçuar ndër të tjerat për nga lidhja e tyre me çështjet e njeriut, që prej kur të jetë embrion e deri në momentin e vendin e vdekjes, e deri në ditën e Kiametit, që nuk e di askush se kur do të ndodh, qoftë edhe nëse është afër saj për sa dy harqe apo edhe më afër. Pra, ajeti qorton njeriun i cili pyet për kohën se kur do ndodh Kiameti, i thuhet atij: O ti njeri! Po pyet për kohën se kur do jetë Kiameti, e ti nuk e di jetën tënde, e as që di se çfarë do përjetosh të nesërmen, edhe pse është vepër e jotja dhe koha që ti po e jeton, nuk e di ti se ku do të vdesësh, edhe pse ky është preokupim i joti, e si të njohësh Kiametin se kur do të jetë?! E nevojshme është të dihet se ai do ndodh, dhe e nevojshme është të veprohet për atë ditë.
  4. Gajbi është dy llojësh: Gajb i tërësishëm të cilin nuk e di askush pos Allahut, si këto pesë të përmendurat në ajet dhe në hadith; dhe gajb i pjesërishëm i cili për disa njerëz është i panjohur e për disa të tjerë i njohur, atë që një person e sheh në një vend është e panjohur për një tjetër që nuk është në atë vend.
  5. Kohën se kur do të ndodh Kiameti e di vetëm Allahu, e askush nuk di se kur do të ndodh. Kur Xhibrili, alejhi selam, pyeti të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, për Kiametin, ai u përgjigj: “As i pyeturi nuk di më tepër se sa pyetësi.” Shënon Buhariu. Pra, unë dhe ti jemi të njejtë për mosnjohjen e kohës së ndodhisë.
  6. Zbritjen e shiut e di vetëm Allahu, dhe se atë që tregojnë metereologët është një paramendim i ndodhisë e jo edhe vendosmërisht se ajo d ndodh. Për atë i cili përcjell lajme që flasin për paramendimet e rënies së shiut të bashkangjit atë lajmërim me lejen dh edëshirën e Allahut, si të thotë: Pritet të bie shi, ditën e nesërme, me lejen e Allahut.
  7. Allahu ka veçuar për Vete dijen për foshnjet në barqet e nënave, se a është mashkull apo femër, dhe atë në secilën etapë të foshnjës që duke qenë pikë uji, e gjak i ngjizur, e një copë mishi, e deri të formohet në trup të kompletuar, Ai njeh edhe fatin e foshnjes se a do jetë i mirë apo i keq, se a do jetë i bukur apo i shëmtuar. Ajeti dhe hadithi nuk bie ndesh me atë që sot ka arritur shkenca bashkëkohore, për mundësinë e njohjes së llojit të foshnjës, pasi që kjo njohje është në etapat e mëvonshme që nga formimi i embrionit, e jo edhe në fillim të krijimit.
  8. Askush nuk di se çfarë do të përfitojë ditën e nesërme, apo të njeh për dikë tjetër për të ardhmen, qoftë në dije, vepra apo pasuri.
  9. Askush nuk e di vendin e as kohën se ku do vdes, e as për dikë tjetër. Këtë dije e fshehu Allahu në dijen e Tij.
  10. Ai i cili pretendon se e di të fshetën bëhet jobesimtar dhe atë për arsye se dijen të cilën e fshehu Allahu nga krijesat e Tija ai e përvetëson, dhe për arsye se ka përgënjeshtruar Kuranin i cili ka përkufiuar gajbin në Allahun e Madhëruar, Allahu thotë: “Thuaj: “Askush, pos Allahut, as në qiell as në Tokë nuk di sekretet, ata nuk dinë se kur do të ringjallen.” Neml, 65.
  11. Pohimi i cilësisë së dijes për Allahun.

HADITHI I NJËZETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË