Arhiva MujoreMay 2017

0 1440

1. Shërimi i zemrës me Kur’an! Fudajl Ibn Ijadi, rahimehullah ishte duke qëndruar tek koka e Sufjan Ibn Ujejnes, rahimehullah, gjatë periudhës sa ishte i sëmurë Sufjani. Fudajli i tha Sufjanit: “Thuaj: “Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (Junus: 58).

Sufjani ia ktheu: O Eba Alij, pasha Allahun nuk do të gëzohemi kurrë, përpos se nëse e kapim ilaçin e Kur’anit dhe e vendosim tek sëmundja e zemrës.”

Hiljetul Evlija: 7/279

2. Allahu, xhele ue ala, në suren Al Imran, tha: “Dhe ngutuni.” (Al Imran: 133).

Kurse në Suren El Hadid, tha: “Shpejtoni.” (El Hadid: 21).

Ja, pra jemi në netët e muajit të bekuar (të ramazanit)! Ku janë ata që nguten dhe shpejtojnë në kryerjen e veprave të mira!? Ku janë ata që hyjnë në garë dhe nuk kënaqen me veten e tyre nëse mbesin të fundit në garë e jo të parët!? Pra, secili synon të jetë i pari dhe fituesi i garës, andaj let jemi prej fituesve! Nëse veprojmë kështu, atëherë realizojmë meditimin e këtyre dy ajeteve Kur’anore në mënyrên më të mirë të mundshme.

Shejh Dr. Nasir el Umer

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “…e NE, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.” (Enbija: 35).

Hasan el Basri, rahimehullah, ka thënë: “Ishin të njejt sa ishin në mirësi, kurse kur u ndodhnin sprovat(vështirësitë) dalloheshin(se kush është me besim të fortë e kush me të dobët).”

Sajdul Hatir, fq.249

4. Teuhidi është ngritje kurse shirku është ulje dhe nënçmim! Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “… e kush përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bjerë nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur.” (Haxh: 31).

Njejtë është çështja e jobesimtarit, nëse ai largohet nga imani (besimi) i vërsulen atij shejtanët nga çdo anë, rrinë me të dhe ia humbin fenë e tij dhe dunjanë.

Shejh Abdurrahman es Sa’dij Tefsiri e Sa’dit, fq.538

5. Ji i këndshëm në fjalorin dhe shprehjet e tua! Lutja e Musait, alejhi selam, drejtuar Allahut, xhele ue ala, “Më zgjidh nyjen e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time!” (Ta’ha: 27-28).

Fjalori i pastër dhe shprehjet kuptimplota të thirrësit islam, është shkak që të thirurit (njerëzit) ta kuptojnë mesazhin e tij drejtë dhe të meditojnë rreth shprehjeve të tij.

Muhamed Rashid Rida; Tefsirul Menar: 9/353

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Nga arabishtja : Suad Shabani

0 1240
  1. Një musliman, i rritur, merr abdes në mënyrë e plotë dhe të saktë, duke përfshirë të gjitha gjymtyrët, por nuk i lejohet që të fale me këtë abdes?

PËRGJIGJJA: Kjo ndodhë për një i cili është në xhunubllëk, nëse merr abdes për të fjetur, apo për të ngrënë, siç është përmendur në sunet, këtij nuk i lejohet të falet me këtë abdes, ngase xhunubllëku  mbetet, nuk largohet përveç se e larje të tërë trupit.

  1. Namazi në varreza është i ndaluar, por çfarë thua për një grup muslimanësh falin namaz tek varrezat, që është në pajtim me sheriatin dhe shpërblehet për të?

PËRGJIGJJA: Këta janë duke e falur namazin e xhenazes. Pasi nuk kanë qenë të aftë ta falin atë në xhami.

  1. E dimë që kur të hyjnë dhjetë ditët e para të muajit dhul Hixheh, dhe ndokush dëshiron të ther kurban, nuk i lejohet të shkurton flokët, apo të pren thonjët, deri sa të e ther kurbanin. Por, një person,, shkrutn flokët dhe pren thonjët qëllimisht në këto dhjetë ditët, dhe për këtë nuk ka mëkat?

PËRGJIGJJA: Ky person ka kryer umren në dhjetë ditët e para, e më pas shkurton flokët për t’u liruar nga ihrami dhe të plotëson më pas ritet e haxhit, për këtë person nuk prish punë.

  1. Një person filloi me një adhurim vullnetar, jo obligativ, e nëse dëshiron të ndërpren adhurimin, i themi se e ka për obligim t’a përfundojë adhurimin, edhe pse është vepër vullnetare?

PËRGJIGJJA: Ky person ka filluar të kryej haxhin apo umren, në mënyrë vullnetare, kështu që detyrohet t’i përfundojë ato dyja, pasi që të ketë filluar në ato adhurime, përdallim prej adhurimeve tjera, si, namazi, agjërimi, etj.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e njëzet e gjashtë

0 1488

1. Allahu, xhele ue ala, thotë; “Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë.” (Merjem; 12 ).

Ma’mer Ibn Rashid, ka thënë; “Më është transmetuar se disa fëmijë erdhën tek Jahja, alejhi selam (djali i Zekerijas alejhi selam) dhe i thanë; Eja me ne të dalim dhe të luajm së bashku! Jahja ua ktheu: Nuk jam krijuar për të luajtur.” Nuk është për qëllim që haram janë lojrat në përgjithësi, por prej mirësive të Allahut ndaj robit të Tij është edhe kuptimi i arsyes së ardhjes së tij në këtë botë (qëllimit kryesor të krijimit të tij) që në fëmijëri.

Ed durur el Menthur; 10/22

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nuk ka dyshim se ata që bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t’u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.” (Merjem; 96).

Ibn Abasi, radijAllahu anhuma, ka thënë; “Dashuria e njerëzve në dynja.” Zemrat e pastra e duan robin e Allahut si shkak i imanit dhe besimit të tij edhe nëse i tilli ndoshta nuk është prej bamirësve. Paramendoje se sa do të shtohej edhe më shumë dashuria e njerëzve ndaj tij sikur ai t’ia bashkangjiste imanit(besimit) edhe bamirësinë ndaj krijesave të Allahut!?

Ed durur el Menthur; 10/132

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nuk ka dyshim se ata që bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t’u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri.” (Merjem; 96).

Sa prej besimtarëve(robërve) të Allahut, xhele ue ala, e shohim se në sytë e njerëzve zotërojnë respekt, dashuri dhe lëvdata si dhe nuk e dim ta përshkruajm atë? Dhe nga erdhi një gjë e tillë!

Ibn Xheuzi Sajdul Hatir; fq.301

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (Junus; 58).

Këto janë ditët e gëzimit të cilat nga mirësia e madhe Allahut, ku besimtarët gëzohen duke e shijuar mëshirën e madhe të Allahut e cilat na zbret neve në këtë muaj të begatë. Krejt këto dhunti, në mënyrë që të jemi falënderues ndaj Allahut. Allahu, xhele ue ala, tha: “Ndoshta do të jeni prej falënderuesve.” (Bekare; 185).

Nuk ka gëzim të vërtetë nga largimi i adhurimit duke u zhytur menjëherë në humnerën e mëkateve, një veprim i tillë nuk aludon se e ke adhuruar dhe madhëruar Allahun siç kërkohet, nuk tregon se je falênderues që Allahu të udhëzoi, forcoi dhe ta lehtësoi plotësimin e tridhjetëditëve të Ramazanit si dhe ta bëri të mundur kryerjen e këtij farzi madhor, pra agjërimin e Ramazanit.

Shejh Dr. Nasir el Umer

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (Junus; 58).

Disa prej të parëve tanë, kanë thënë; “Nuk ndodh të gëzohet askush jashta mirësisë dhe mëshirës së Allahut përpos se një gjë e tillë vjen si pasojë gafletit(përtacisë) të tij ndaj Allahut. Përtaci gëzohet me epshet dhe talljet e tij, kurse i mençuri gëzohet me gjërat madhore(mëshirën dhe mirësinë e Allahut).

Letaif el Mearif; fq.274

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1667

1. Allahu, xhele ue ala, thotë: “…dhe askë mos e pyet për ta”. (Kehf; 22).

Ky ajet Kur’anor na mëson se njeriut nuk i takon të jap fetva (përgjigje) nëse nuk është i thirrur  për fetva, edhe nëse i tilli posedon dituri, mos të jep fetva nëse nuk është i thirrur dhe meritorë për dhënie fetvash.

Shejh Uthejmini në tefsirin e tij; Tefsiri i sures Kehf; fq.44

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekë, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të painteresuar).” (Rrum; 7).

Nuk i kritikoi dhe nuk e zhvlerësoi Allahu punën e tyre vetëm si shkak që u morën ata me çështje të dynjasë, por një gjë e tillë erdhi nga Allahu, ngase dituritë e tilla (të dynjasë) i bënë ata që të tregohen përtaca dhe neglizhent ndaj botës tjetër (ahiretit).

Shejh Dr. Omer el Mukbil

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Allahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t’i treguar atij se si ta mbulojë trupin e të vëllait. E ai i tha: “I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?” Ashtu mbeti i penduar” (Maide: 31)

Vrasësi edhe nëse i fsheh të gjitha gjurmët e të vrarit, prapseprap nuk do të mbetet i qetë dhe lumtur, ngase çdoherë vepra tij e keqe dhe zëri i kësaj vepre të shëmtuar nga brendësia e tij do ta mundojnë dhe nuk do ta lëjnë rahat, derisa i tilli deshi apo nuk deshi do të ndjehet i irrituar dhe i penduar për atë që bëri.

Dr. Abdullah BilKasim

4. Le të përgatitemi për këtë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja).” (El Kijame; 29).

I tubohen atij vështirësitë e vdekjes dhe ai vetëm shikon njerëzi përreth tij dhe melaiket e marrjes së shpirtit. Dahaku, rahimehullah, ka thënë: “Para të tillit është një çështje e madhe, njerëzit ia përgatisin trupin e tij kurse melaiket përkujdesjen për marrjen e shpirtit të tij.”

Tefsir es Sem’anij; 6/109

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet.” (Merjem: 11).

U ndalua Zekerija, alejhi selam që të fliste, andaj i thirri njerëzit përmes ishareteve (me shenjë me gjeste). Nga ky ajet Kur’anorë, mësojmë se; Thirrësi Islam nuk duhet ta ndalojë thirrjen e tij (davetin), nëse i mbyllet një derë e thirrjes, atij do t’i hapet inshAllah një derë tjetër e thirrjes.

Muhamed el Garir

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja ; Suad Shabani

Pyetja; A lejohet muslimani t’i vendos djemve të tij, emrat; Kabil dhe Habib!?

Përgjigje; Lejohet që muslimani t’ia vendos emrin djalit të tij, Habil ose Kabil, ngase nuk ka ndonjë ndales sheriatike për këtë gjë. Në parim, lejohet t’i vendosim fëmijëve emra ashtu çfarë dëshirojmë, përderisa emrat e tillë nuk përmbajnë kuptim të keq apo nëse për ndonjërin prej emrave ka ardhur ndales specifike nga sheriati islam.

Prej Allahut vjen suksesi, përshëndetjet qofshin për të dërguarin tonë, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm i fetvave; Abdulaziz Ibn Baz, Bekër Ebu Zejd, Abdullah el Gudejan, Abdulaziz Ali Shejh Salih el Feuzan.

Nga arabishtja; Suad Shabani

Pyetja; A i lejohet muslimanëve emërtimi i fëmijeve të tyre më këta emra; AbdulMu’tij,Reuf,Rahim, Ubejdullah?

Përgjigje; Nuk ka ndonjë ndalesë në emërtimin e fëmijëve me emrat e lartëpërmendur.

Prej Allahut vjen suksesi, përshëndetjet qofshin për të dërguarin tonë , Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem , familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm i fetvave; Abdulaziz Ibn Baz Abdulaziz Ali Shejh Salih el Feuzan

Nga arabishtja; Suad Shabani

0 1545

1. Alkame,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- duke komentuar ajetin Kur’anor: “Nuk ngjan kurrfarë fatkeqësie pa lejen e Allahut, e ai që i beson Allahut, ia udhëzon (në rrugë të drejtë) zemrën e tij. Allahu di mirë çdo gjë.” (Tegabun: 11).

Thotë: “Këto janë sprovat të cilat e godasin njeriun . Njeriu e dinë që sprovat janë nga Allahu, prandaj i dorëzohet sprovave dhe është i kënaqur me to.”

2. Allahu, xhele ue ala, thotë: “Pendim i pranueshëm te Allahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen(bëjnë mëkat) prej padijenisë.” (Nisa; 17).

Secili që bën mëkat, patjetër është që ta ketë kryer mëkatin me injorancë. Ose me injorancë duke mos ditur dëmet, pasojat negative, dhe të këqijat që i sjell mëkati, ose me injorancë në lidhje me dënimin që sjell mëkati në dy botët, si dhe hidhërimin e Allahut të cilin e sjell mëkati i vepruar.

Muhamed Rashid Rida, tefsir el Menar; 7/375

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha: “Populli (idhujtaët (është tubuar t’ju sulmojnë, pra kini frikë!” Ajo, vetëm u a shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që kemi Allahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!”. Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga Allahu.” (Imran: 173-174)

Prej cilësve të besimtarëve të dalluar është mendimi i mirë për Zotin e tyre në çdo gjendje. Besimtarët e dalluar sado që shohin ngjarjet që ndodhin kudo në botë sot i marrin ato shumë me kujdes dhe qetësi edhe pse ato mund të duken shumë të frikshme dhe të rënda, mirëpo sdomend se ata shpejtojnë në marrjen e shkaqeve legjitime nga sheriati islam se si të veprojnë në gjendje të tilla me urtësi dhe mendjeprehtësi.

Shejh Dr. Nasir el Umer

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, s’ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë pa tjetër.” (Ankebut; 5).

Disa nga të parët tanë, kanë thënë: “Allahu të dashurëve të Tij, atyre që janë përmalluar për takimin me Të, ua dha këtë shembull dhe porosi kur’anore që t’ua qetësoj atyre zemrat.”

Reudatul Muhibin, të Ibn Kajimit; fq.49

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.” (Err Rra’d; 2 ).

Sjellja e shumë argumenteve, sqarimi dhe qartësimi i tyre në detaje është prej shkaqeve kryesore të bindjes në të gjitha gjërat që na lajmron Allahu, xhele ue ala,veqanërishtë në gjërat madhore të Akides (besimit), siç është ringjallja.

Shejh Abdurrahman es Sa’dij në tefsirin e tij; fq.412

Burimi:albislam.com

Nga arabishtja: Suad Shabani

0 1440

Merri këshillat prej të tjerëve nëse të këshillojnë!

Kur një grua e këshilloi Omerin, radijAllahu anhu, në xhami, ai e pranoi këshillën dhe nuk i tha që ti nuk je e diplomuar.

Kur Ebu Bekri, radijAllahu anhu, u bë udhëheqës i muslimanëve, kërkoi nga sahabët që ta këshillojnë dhe nuk iu tha që ju jeni të vegjël për mua.

Ebu Hanife, rahimehullah, mori mësim nga një fëmijë dhe tha për fëmijën se ai është më i dijshëm se unë.

Imam Ahmedi, rahimehullah, mori guxim nga një i burgosur dhe nuk i tha ti nuk je kompetent.

Andaj mos harroni ! Nëse këshilluesi është i sinqertë, atëherë edhe i këshilluari duhet të jetë i sinqertë dhe ta pranojë këshillën.

Burimi: albislam.com

Përshtati: Suad B. Shabani

0 1784

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhërin e Allahut e ruajnë atë.” (Rra’d; 11).

Kush i ruan kufijtë e Allahut, të tillin Allahu do ta ruaj prej atyre që mund ta lëndojnë atë,qoftë edhe prej kafshëve të cilat bëjnë dëm. E kush i shkel kufijtë e Allahut, Allahu do ta lërë atë dhe nuk do t’i ndihmojë nëse dikush prej njerëzve e lëndon. Të tillit, njashtu i vijnë problemet nga nuk e pret ai, saqë do të has në probleme edhe tek ai që shpresonte më parë se do t’i ndihmojë, bile edhe në familjen e tij nuk do has mirëkuptim dhe qetësi.

Hafidh Ibn Rexheb Tefsir Ibn Rexheb; 1/579

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin).” (Maide; 54).

Prej gjërave më të quditshme është ta njohësh Allahun e pastaj mos ta duash Atë. Ta ndëgjosh thirrjen e Tij e pastaj i vanohesh përgjigjes së asaj thirrje. Ta dish bereqetin dhe frytin e rregullimit të raporteve me Allahun e pastaj mos t’i rregullosh raportet me të e të shkosh tek dikush tjetër. Kurse, më e çuditshmja e të gjithave është ta dish që s’mundesh pa Allahun, që çdoherë ke nevoj për Të, ti i mëkaton Atij dhe vepron gjëra që Ai nuk është i kënaqur dhe që të largojnë nga Ai.

Ibn Kajimi, rahimehullah El Fevaid; fq.62

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “… neve na bën shembull(prijësa, udhëheqës) për të devotshmit“. (Furkan: 74). “… s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë“. (El Huxhurat; 13)

Të devotshmit janë krijesat më të nderuara tek Allahu. E paramendoje, çfarë pozite do të ketë tek Allahu prijësi i njerëzve (nëse është i devotshëm).

Shejh Dr. Nasir el Umer

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Shih se çfarë shembujsh të sjellin, andaj ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejmë rrugën e drejtë.” (Furkan: 9).

Çdokush i cili del nga rruga e drejtë , i tilli është i devijuar nga cila do anë apo rrugë që kthehet apo kapet për të (jashta rrugës së drejtë), ngase e vërteta (haku) është një, rruga apo menhexhi është i drejtë apo i vetëm, pra janë të ndërlidhura me njëra tjetrën dhe vërtetojnë saktësinë e tyre.

Ibn Kethiri në tefsirin e tij; 6/95

5. Allahu, xhele ue ala, thotë; “Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen.” (Nisa; 17).

Ibn Abasi, radijAllahu anhuma, ka thënë; “Pendohen para sëmundjes ose para çasteve të vdekjes.”

Hafidh Ibn Rexhebi, thotë; “Ibn Abasi na bën me dije se koha më e mirë e pendimit është që njeriu të shpejtoj të pendohet në çastet kur nuk është i sëmurë para se të vij sëmundja, ngase njeriu kur ështê mirë me shëndet ekziston mundësia e kryerjes së veprave të mira menjëherë pas pendimit.”

Tefsir Ibni Rexheb; 1/299

Burimi; albislam.com

Nga arabishtja; Suad Shabani

NA NDIQNI NË