33 KUSHTET E ISLAMIT!

33 KUSHTET E ISLAMIT!

0 9607

 

[6] KUSHTET E IMANIT:

1. Besimi në Allahun xh,sh.
2. Besimi në melaqet e Tij.
3. Besimi në librat e Tij.
4. Besimi në të dërguarit e Tij.
5. Besimi në ditën e fundit (Ahiret).
6. Besimi në caktimin e Tij (Kader).

[5] KUSHTET E ISLAMIT:

1. Shqiptimi i shehadetit.
2. Falja e namazit.
3. Agjërimi i ramazanit.
4. Dhënia e zeqatit.
5. Kryerja e haxhit.

[4] KUSHTET E ABDESTIT:

1. Larja e fytyrës.
2. Larja e krahëve deri mbi bërylë.
3. Fërkimi i kokës (mes’h).
4. Larja e këmbëve deri mbi nyje.

[3] KUSHTET E GUSLIT:

1. Shpërlarja e gojës.
2. Shpërlarja e hundës.
3. Shpërlarja e tërë trupit.

[3] KUSHTET E TEJEMUMIT:

1. Nijeti.
2. Lëshimi i shuplakave në dhe të pastër, dhe fërkimi i fytyrës.
3. Lëshimi i shuplakave në dhe të pastër, ku me dorën e majtë fërkohet dora e djathtë e me të djathtën fërkohet dora e majtë.

[6] KUSHTET PARA NAMAZIT:

1. Pastrimi nga (hadethi) gusli ose abdesti.
2. Pastrim nga (nexhaseti) papastërtitë e trupit, rrobave dhe vëndit ku falemi.
3. Mbulimi i avretit (pjesët e turpshme).
4. Hyrja e kohës.
5. Orientimi kah kibla.
6. Nijeti.

[6] KUSHTET NË NAMAZ:

1. Tekbiri fillestar.
2. Qëndrimi në këmbë.
3. Recitimi i Kur’anit.
4. Rënia ne ruku.
5. Rënia në dy sexhdet.
6. Ulja e fundit aq sa të lexohet teshehudi.

Përgaditi Hoxhë Vedat Skenderi
26.10.2021

GJITHASHTU NË ALBISLAM