Pyetje: Çfarë duhet që një mysliman/e të veprojë nëse has në mendime për amoralitet?
Përgjigjja: Mendimi për amoralitet ka dy forma:
Një: të jenë thjesht mendime jo të përqendruara në mendjen e tij, për këtë nuk merret në pyetje njeriu, mirëpo më së miri është që të shmanget prej tyre që të mos e udhëheqin në gjëra vijuese.
Dy: të jetë mendim i shoqëruar me vendosmëri dhe synim, në këtë rast njeriu duhet që të shpejton të shërohet, dhe atë në disa aspekte:
1. Të menduarit serioz për një martesë, se ajo është mburojë fetare dhe natyrshmërisë njerëzore.
2. Të agjërojë, nëse nuk ka mundësi për martesë.
3. Kujdesi i myslimanit dhe myslimanes për përforcimin e besimit, dhe atë me lexim Kurani, namaz vullnetarë dhe adhurime tjera mes tij dhe Allahut.
4. Kujdesi në zgjedhjen e shoqërisë së mirë.
5. Të larguarit nga çdo gjë që ndikon në epsh, e prej gjërave më me ndikim keq, shikimi në haram.
6. Përkujtimi i pasojave të amoralitetit në dynja dhe ahiret, se gjurma e një vepre të keqe nuk është e barabartë asnjëherë me një kënaqësi të përkohshme të cilën e ndjen ai person.
D-r. Muhamed Duvejsh
Marrë nga: islamqa.com
Burimi në gj. shqipe: albislam.com
Përktheu: Shpend Zeneli