A duhet të bëjmë nijet çdo ditë të Ramazanit për agjërim apo mjafton një nijet për tërë muajin!?

A duhet të bëjmë nijet çdo ditë të Ramazanit për agjërim apo mjafton një nijet për tërë muajin!?

0 2007

Pyetja: A duhet të bëjmë nijet çdo ditë të Ramazanit për agjërim apo mjafton një nijet për tërë muajin!?

Përgjigje:

Është i mjaftueshëm një nijet për agjërimin e tërë muajit Ramazan.
Nijeti bëhet në fillim të Ramazanit, kështu që edhe po nuk e bëre nijet një natë për të nesërmen, ai është bërë në fillim të muajit dhe agjërimi do të jetë në rregull insha Allah.

Mirëpo, nëse e ndërprenë agjërimin për shkak të ndonjë sëmundje apo të udhëtimit, atëherë themi se është obligim ripërsëritja e nijetit (me zemër), për shkak se nijeti është ndërprerë nga sëmundja apo udhëtimi.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 22.05.2013