A JE TI I CILI NXITON NË KRYERJEN E VEPRAVE TË MIRA NË RAMAZAN ( 2 )

A JE TI I CILI NXITON NË KRYERJEN E VEPRAVE TË MIRA NË RAMAZAN ( 2 )

0 1720

Agjërues i nderuar: Nxito në kryerjen e veprave të mira në ramazan dhe fillo nga ndonjë vepër e vogël e kështu me radhë, derisa të edukohet nefsit yt me vepra të mira.

Rexheb Ibn Hanbelij, rahimehullah, thotë: “Besimtari e ka për obligim që të nxitoj në kryerjen e veprave të mira, ngase po të vonohet në kryerjen e tyre, një ditë do të dëshiron t’i veprojë ato, mirëpo atëherē do të jetë vonë.”

Vëlla i nderuar agjërues: Mos e nënçmo asnjë vepër të mirë, ngase në sytë e tu dhe të njerëzve ajo mund të duket shumë e vogël, por tek Allahu është e madhe dhe me vlerë.

Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Buzëqeshja në fyryrën e vëllait tënd është sadaka.” (Buhariu, Tirmidhiu, Ibn Hibani nga Ebu Dherri radijAllahu ).

“Mos e nënçmoni asnjë vepër të mirë, qoftë edhe atë kur ta takosh vllain tënd, ta takosh fytyrëqelur,(i buzëqeshur).” (Hakimi dhe Bejhekiu)

Allahu , xhele ue ala, thotë: “Dhe ngutuni(bëni vepra përmes të cilave) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhenet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.” ( Al Imran : 133 ).

Seid Ibn Xhubejri, radijAllahu, thotë: “Nxitoni në kryerjen e veprave të mira, nxitoni në falje mëkatesh nga Zoti juaj. Nxitoni para se të bëhet vonë pendimi dhe garimi për vepra të mira, ngase edhe po të donit të vepronit vepra të mira, do të jetë vonë . “

“E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen.” (El Mu’minun: 99-100)

“Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mira!” Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t’i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni.” (El Munafikun: 10-11).

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet. Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë.” (Ez Zumer: 53-54).

Sahabët dhe Selefus Salih nxitonin në kryerjen e veprave të mira në ramazan dhe jashta Ramazanit:

Transmetohet nga Omeri, radijAllahu, se ka thënë: “Na urdhëroi pejgamberi, alejhi selam, për dhënien e lëmoshës. Unë posedoja pasuri dhe thash në vete se kësaj radhe do ia kaloj Ebu Bekrit. E mora gjysmën e pasurisë sime dhe ia solla Pejgamberit , alejhi selam. Më pyeti: Po familjes çfarë ju la? I thash: Gjysmën e pasurisë. Pas pak, erdhi Ebu Bekri me tërë pasurinë që kishte! E pyeti pejgamberi, alejhi selam, o Ebu Bekër: Çfarë i le familjes? Ebu Bekri ia ktheu: Ua lash Allahun dhe të Dërguarin e Tij! Omeri tha (pëshpërita në veten time duke thënë): “Pasha Allahun, asnjëherë nuk do të mund t’ia kalojë Ebu Bekrit me vepra të mira.”

Ibn Xhunejdi, rahimehullah, në agonin e vdekjes lexonte Kur’an! U pyet: Përse vepron kështu? Ia ktheu: ” Po nxitoj ta mbylli regjistrin e veprave të mia me vepra të mira.”

Pra, nxito vëlla i nderuar agjërues, shfrytëzoje kohën duke vepruar vepra të mira në këtë muaj të bekuar. I lumtur do të jetë në dunja dhe ahiret ai i cili ka kryer vepra të mira, kurse i dështuar dhe i dëshpëruar do të jetë ai i cili e ka kaluar kohën kotë në ramazan dhe i ka neglizhuar veprat e mira.

Allahu na i pranofte ibadetet tona në kētë muaj të bekuar. Allahu i forcoftë dhe i ndihmoftë muslimanëve kudo qofshin ata.

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM