A lejohet të agjëroj dy ditë para Ramazanit, për t’i kompenzuar disa ditë agjërimi të lëna më herët?!

A lejohet të agjëroj dy ditë para Ramazanit, për t’i kompenzuar disa ditë agjërimi të lëna më herët?!

0 3696

Pyetje: E kam mësuar se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, na ka ndaluar agjërimin në ditën e dyshimtë (dita e tridhjetë e muajit shaban) dhe dy ditët para ramazanit. Mirëpo, a më lejohet mua të bëj kaza disa ditë të muajit të kaluar ramazan mu në këto ditë?!

Përgjigje: Hamdin ia kushtojmë Allahut! Po, lejohet kompenzimi i ramazanit të kaluar në ditën e dyshimtë apo një a dy ditë para ramazanit.

            Është vërtetuar se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka ndaluar nga agjërimi i ditës së dyshimtë apo të paraprihet ramazani me agjërim, një ditë apo dy. Mirëpo kjo ndalesë nuk e përfshin njeriun që ka pasë traditë të agjërojë që më herët, duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-: “Mos e paraprini ramazanin me agjërim të një dite apo dy para tij, përveç një burri që ka qenë duke agjëruar, atëherë ai le të agjërojë!”[1] Nëse njeriu ka dëshirë të agjërojë, -fjala vjen-, një a dy ditë, e këto bien mu në ditën e fundit të shabanit, atëherë i lejohet të agjërojë agjërim vullnetar, e nuk ndalohet nga kjo vepër.

            E, nëse themi se lejohet agjërim vullnetar të cilin e bën vetëm pse ka dëshirë, atëherë edhe më meritor të konsiderohet i lejuar është agjërimi kaza, ngase kompenzimi i atyre ditëve është obligim, sikurse shtoja kësaj edhe atë se nuk lejohet vonimi i kazasë deri pas ramazanit të ardhshëm.

            Imam Neveviu, -rahimehullah!-, ka thënë: “Dijetarët e medh’hebit tonë, kanë thënë: ‘Nuk qëndron e as që ligjërohet agjërimi i ditës së dyshimtë si ditë ramazani (pra agjërim obligativ), dhe ky qëndrim ska kurrfarë divergjenceje. Mirëpo lejohet agjërimi që ka të bëjë me kaza, zotim e shpagim, ngase kur është e lejuar të agjërohet agjërim vullnetar, atëherë agjërimi obligativ është edhe me më të drejtë të agjërohet, ngase farzi është më parësor, dhe kjo çështje është sikur meseleja e kohës në të cilën ndalohet falja e namazit në to!”.[2]

IslamQA, me nr. 26,860

Përktheu: Mirsim N. Maliqi

[1] Shënon Buhariu (1914), Muslimi (1082), etj.

[2] Shih: Imam Neveviu, El-Mexhmuë, 6/399