AI QË FLET KUNDËR TEJE

AI QË FLET KUNDËR TEJE

0 4178

Ai që flet kundër teje o është i sinqertë o gënjeshtar.

Ibën Hazmi, Allahu e mëshiroftë, sqaron:
Ai që flet kundër teje është njëri nga dy të mundshmit, s’ka të tretë, o është i sinqertë o gënjeshtar:
Nëse është gënjeshtar, Allahu e ka përshpejtuar fitoren time ndaj tij me vetë gjuhën e tij ngase është rreshtuar me gënjeshtarët, ka kuptuar vlerën time dhe më ka etiketuar me diçka që unë jam i pastër nga ajo. Shumica e dëgjuesve të gënjeshtrave të tij kuptojnë se ka gënjyer, në momentin që i shpreh ato ose pasi të hulumtojnë të thënat e tij.

Nëse ai që flet kundër teje është i sinqertë, në këtë rast ai është një nga tre të mundshmit:
Ose ke ndarë me të një çështje për shkak vlerësimit dhe besimit që ke pasur tek ai. Ky është lloji më i keq i njerëzve dhe mjafton kjo gjë poshtërsi për të.
Ose të ka sharë për diçka që e ka menduar si të metë tënden e në fakt nuk është e metë. Në këtë rast të mjfaton injoranca e tij dhe në fakt ai është i sharë jo ti.
Ose të ka sharë për ndonjë të metë që realisht e ke, ka ditur këtë të metë dhe ka lëshuar gjuhën e tij duke folur. Nëse është i sinqertë në këtë, atëherë ti je më meritor të qortosh veten tënde se sa ai dhe të hidhërohesh me veten më shumë se ai që të ka sharë për një të meta që ti në fakt e posedon.

El-Ahlak ues-sijer, faqe: 111
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM