ALLAHU EKBER, ÇFARË TREGIMI!!!

ALLAHU EKBER, ÇFARË TREGIMI!!!

0 2478

Allahu ekber, çfarë tregimi!!

Shumë prej nesh i kemi dëgjuar këto fjalë dhe i kemi kaluar pa ju kushtuar rëndësi, ndërsa dikujt ia kanë dridh zemrën. Në vazhdim, do përmendim një tregim shumë mbresëlënës:
Tregon Abdullah ibn Abasi i cili na rrëfen se si e pranoi Islamin Dimad El-Ezdij:
Në Mekë erdhi një njeri i quajtur Dimad. Ai bëntë rukje d.m.th. në periudhën e injorancës. Ai dëgjoi mendjelehtit e Mekës tek thoshin: Muhamedi është i çmendur. Tha në vete: po t’i bëja rukje (yshtje) këtij njeriu, ndoshta mund të bëhem shkak që të shërohet?
Shkoi te pejgamberi salallahu alejhi ue selem, dhe i tha: o Muhamed, unë bëj rukje dhe Allahu shëron nëpërmjet meje, a je i interesuar për ty?
I Dërguari i Allahut tha: “vërtet të gjitha falënderimet i takojnë Allahut. Atë e falënderojmë dhe ndihmë i kërkojmë. Kë e udhëzon Allahu, nuk ka kush e devijon, e kënd e devijon Allahu s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se Allahu është i vetmi që meriton të adhurohet, një dhe pa ortak dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, sakaq (emma ba’d):
Dimadi tha: përsëritmi këto fjalë! I Dërguari ia përsëriti. Pastaj prap i tha: pësëritmi këto fjalë! Ia përsëriti! I tha edhe për së treti herë, ndërsa i Dërguari i përsëriti. Pas kësaj Dimadi tha: kam dëgjuar fjalë fallxhorësh, magjistarësh e poetësh mirëpo si këto fjalët tua s’kam dëgjuar! Më jep dorën të përqafoj Islamin! I Dërguari i dha dorën.” Shënon Muslimi

GJITHASHTU NË ALBISLAM