ALLAHU ËSHTË ME TY KUR TI E PËRMEND ATË

ALLAHU ËSHTË ME TY KUR TI E PËRMEND ATË

0 1848

HADITHI:

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Allahu i Madhëruar thotë: “Unë jam me robin Tim kur ai më përmend, dhe për Mua i lëviz buzët e tij.”[1]

KOMENTI:

Allahu thotë: (Unë jam me robin Tim), që flet për ndihmën e veçantë të besimtarit, sepse Allahu është me gjithë robërit e Tij, qofshin ata besimtarë apo jobesimtarë, Allahu është me ta me mbikqyrje e me dije, ndërsa me robërit e Tij besimtarë është më afër, ju ndihmom, i ruan, e kjo është ndihma e veçantë.

Edhe kjo që u përmend në këtë hadith se Allahu është me robin kur ai e përmend Atë, kur për Të lëvizin buzët e tija, e që flet për vlerën e dhikrit, në hadith thuhet: Allahu thotë: “Unë jam me robin Tim kur ai më përmend, nëse ai më përmend në veten e tij, Unë e përmendi në Veten time, nëse ai më përmend në një shoqëri, unë e përmendi në një grup më të mirë se ata…”[2] Pra, tek melaqet.

Allahu thotë: “Më kujtoni Mua, unë ju kujtoj juve.” Sureja Bekare, 152.

Kush e përmend Allahun, Allahu e përmend atë, e kush ia kthen shpinën Allahut, edhe Allahu largohet prej tij. Kështu që, muslimani duhet ta përmend Allahu çdoherë e pandalë, Allahu thotë: “Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe drojë – jo me zë të lartë, në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bën i pakujdesshëm.” Sureja Araf, 205.

Njeriu nuk duhet të tregohet i shkujdesur në përmendjen e Allahut. Allahu thotë: “Mos dëgjo atë – zemrën e të cilit ia kemi lënë të zbrazët nga të përmendurit Neve dhe që i ndjek qejfet (epshet) e veta, dhe punët e të cilit janë të shfrenuara.” Sureja Kehf, 28.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I PESËDHJETË E TRE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E përmend Buhariu me numër (436). E shënon ibn Maxhe me numër (3792), Ahmedi në (Musned) (2/540).

[2] E shënon Buhariu me numër (7405) dhe Muslimi me numër (2675).

GJITHASHTU NË ALBISLAM