ALLAHU KA URDHËRUAR PËR ÇDO MIRËSI

ALLAHU KA URDHËRUAR PËR ÇDO MIRËSI

0 1903

عَنْ أَبِي يَعْلَى شَدَّادِ بْنِ أَوْسٍ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ قَالَ: “إنَّ اللَّهَ كَتَبَ الْإِحْسَانَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ، فَإِذَا قَتَلْتُمْ فَأَحْسِنُوا الْقِتْلَةَ، وَإِذَا ذَبَحْتُمْ فَأَحْسِنُوا الذِّبْحَةَ، وَلْيُحِدَّ أَحَدُكُمْ شَفْرَتَهُ، وَلْيُرِحْ ذَبِيحَتَهُ”.

رَوَاهُ مُسْلِمٌ [رقم:1955].

Ebu Jala Shedad ibn Eusi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Me të vërtetë, Allahu ka urdhëruar mirësinë në çdo çështje, andaj, kur të vrisni, vritni në mënyrën më të mirë dhe kur të therni, therni në mënyrën më të mirë: mprihni thikat dhe qetësojeni bagëtinë (kurbanin).”

E shënon Muslimi [numër 1955].

Dobit e Hadithit:

  1. Mëshira e Allahut xh.sh. ndaj robërve të tij duke ua obliguar atyre bamirsinë në çdo gjë, bamirësia është pasimi i rregullave të sheriatit qofshin ato më të rënda apo më të lehta.
  2. Vrasja ka të bëjë me kafshët që nuk ju hahet mishi, kurse therja ka të bëjë me kafshët që ju hahet mishi.
  3. Therja duhet të bëhet në mënyrën më të mirë dhe duhet t’i kemi parasyshë katër kushte: a) Therësi të jetë musliman ose ithtar i librit, b) Mjeti i therjes duhet të jetë i lejuar, që don të thotë çdo mjet që shkakton gjakderdhje prej hekuri, ari ose guri me prejashtim të dhëmbit dhe thonit, se për këta dy të fundit ndalohemi, c) Derdhja e gjakut duke prerë dy venat gabzherin dhe ezofagun, d) Përmendja e emrit të Allahut gjatë therjes.
  4. Detyrushmëria e mprehjes së thikës për ta therur një kafshë.
  5. Detyrushmëria e qetësimit të bagëtisë duke therur shpejt për shkak se kjo është më lehtë për të.
  6. Metoda e mirë e Pejgamberit (alejhi selam) gjatë sqarimit të gjërave duke dhënë shembuj.

Përgatiti: Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM