ARMËT E THIRRËSIT

ARMËT E THIRRËSIT

0 1620

Këshillimi dhe përkujtimi janë prej punëve më të nderuara me të cilat mund të merret robi i Allahut, e si të mos jetë ashtu, kur ajo është profesion i pejgamberëve të cilët i dalloi Allahu i Madhëruar me këtë meritë të qartë.  Thirrja në fe është profesioni i njerëzve më të mirë, poashtu edhe i pasuesve të tyre besimtarëve të cilët e duan thirrjen e të dërguarit, besuan dhe dhanë atë që kishin mundësi në rrugën e thirrjes, Allahu i madhëruar e urdhëron të dërguarin të Tij, salallahu alaejhi ue selem: “Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituritë plotë, unë dhe çdokush që më pason mua. I përlëvduar qoftë Allahu; unë nuk jam prej idhujtarëve!” Jusuf, 108.

Sufjan Theuriu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Njerëzit më të nderuar janë ata që krijojnë lidhje mes Allahut dhe robërve të Tij, e ata janë pejgamberët dhe dijetarët.”

Që të ketë sukses thirrësi në thirrjen e tij duhet të pajiset me armë, me të cilat do të veprojë. Parashtrohet pyetja atëherë cilat janë ato armë të thirrësit me të cilat realizohet detyra e tij dhe garantohet suksesi i misionit:

1-Sinqeriteti:

Është arma më e dobishme, nxitësi i vetëm për thirrësin duhet të jetë afrimi tek Allahu, synimi e Fytyrës së Tij, sikur që aludon në të ajeti: “Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituritë plotë” Nuk është thirrja e tij fanatike për një grup, për një organizatë apo të thërret kah vetja e tij e jo për Allahun. Në bazë të sinqeritetit të thirrësit i regjistrohet atij pranimi, mbetja dhe dobia në dynja dhe ahiret, çka është për Allahun mbetet dhe arrin tek Ai, e çka nuk është për Te, ndërpritet dhe ngec, kemi parë dhe kemi dëgjuar shumë nga thirrësit,  shumë thirrje janë pushuar së ekzistuari, e nuk ka mbetur gjurmë e as ndonjë lajm të thirrësit: “A po vëren ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?.”

Thirrja në fenë e Allahut është ibadet, për të kushtëzohen njëjtat kushte si te adhurimet tjera, që është sinqeriteti, Allahu thotë: “Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë.” Zumer, 3.

I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Allahu nuk pranon veprën përpos asaj që është e sinqertë vetëm për të, dhe me të cilën shpresohet Fytyra e Tij.” Transmeton Nesaiu, Albani e ka vlerësuar  si të vërtetë.

2-Besimi i pastër dhe kuptimi i shëndoshë:

Thirrësi duhet që patjetër të jetë i udhëzuar në të vërtetë, ngase ai që nuk posedon asgjë nuk mund të jep gjë, ndërsa akideja e pastërt është besimi i të parëve tanë të mirë, Allahu qoftë i kënaqur me ta, Allahu thotë: “Nëse ata besojnë në atë që besoni edhe ju, atëherë janë në rrugën e drejtë.” Bekare, 137.

I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Përmbajuni sunetit tim dhe sunetit të halifëve të udhëzuar e të drejtë, kapuni për të dhe shtrëngojeni me dhëmballë.” Tranmseton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, Albani e ka vlerësuar të vërtetë.

Sunet është ajo të cilën na e ka porositur i dërguari, salallahu alejhi ue selem, si besimi, morali, veprat dhe thëniet, pra thirrja në sunet është thirrja në besimin e të parëve, ngase ata janë të parët e Librit dhe sunetit, të përqendruarit në udhëzimin e jashtëm, moralin e brendshëm, vepra të mira dhe fjalëve të pastra  të parëve tanë.

3-Dituria dhe çiltërsia:

Ashtu siç është në fjalën e Allahut: “Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituritë plotë” Jusuf, 108. Thirrja në rrugë të Allahut është vepër, ndërsa dituria është para veprës dhe fjalës, Allahu i  Madhëruar thotë: “Dije se nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut! Kërkofalje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret! Allahu e di se si silleni ju dhe ku qëndroni.” Muhamed, 19. Pra, ka filluar me dituri.

Muadhi, radijallahu anhu, ka thënë: “Dituria është para veprës, e vepra e pason ate”, kjo është e qartë, se nëse qëllimi dhe vepra nëse janë pa dija atëherë janë injorancë, devijim dhe pasim të epshit.

Thirrja në fenë e Allahut është ibadet, e adhurimi duhet që patjetër të ketë dituri të dobishme, nuk mundet që robi të falet deri sa të mëson kuptimin e pastërtisë dhe namazit, e as që mund të kryen haxhillëkun para se ti mëson ritualet e haxhit, i këtillë është ai i cili fillon me davet para se të mëson kuptimin e thirrjes, dhe para se të mëson hadithet dhe fjalët e dijetarëve  të cilat i përhap, të din se a janë të vërteta nga i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, apo nga ndryshimet dhe shpikjet? Ndërsa i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush gënjen mbi mua qëllimisht, le të përgatitet për karrigen e tij nga zjarri.” Mutefekun alejhi.

Kush e adhuron Allahu pa dituri më shumë vepron keq se sa që bën mirë, ndërsa faktet dallojnë sipas kohës dhe sipas vendit.

4-Butësia:

Allahu i Madhëruar i thotë të dërguarit të Tij salallahu alejhi ue selem: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed).Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai Ali Imran, 159.

I dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Butësia zbukuron çdo gjë ndërsa ashpërsia shëmton çdo gjë.” E transmeton Muslimi.

Po ashtu ka thënë: “Allahu është i butë dhe e do butësinë, i jep butësisë atë që nuk i jep vrazhdësisë, e as që i jep ndonjë gjëje tjetër.” E transmeton Muslimi.

Xhabiri radijallahu anhu ka thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Kush është privuar nga butësia është privuar nga gjitah të mirat.” E transmeton Muslimi.

Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “O ti që urdhëron për butësi dhe modesti, nëse i tregojnë atë që urren nuk nevrikoset, e ky është sikur ai që mundohet ta mund veten.”

Sufjan Theuriu ka thënë: “Nuk urdhëron në të mirë dhe nuk ndalon nga e keqja pos ai që ka tre cilësi: i butë në atë që thërret, i butë në atë që ndalon, i drejtë në atë që thërret, i drejtë në atë që ndalon, i ditur në atë që thërret dhe i ditur në atë që ndalon.”

5-Të ketë zemër të shëndoshë:

Thirrësi duhet të jetë me zemër të shëndoshë nga shirku, të shëndoshë nga dyshimet dhe  epshet, të shëndoshë nga tradhtia, zilia, urrejtja e besimtarëve, nëse thuhet: Si të arrijë thirrësi ta shëndosh zemrën e tij?

Përgjigjja: Thirrësi duhet të ushqej zemrën e tij me gjëra të shëndosha: Sikurse lutja, kërkimi i faljes, namazi i natës, salavati ndaj të dërguarit, po ashtu ruajtja e zemrës nga helmet e dëmshme të gjynaheve, sikur: zhytja në biseda të padobishme, shikim, ndejë me gjini të përziera, në gjumë, dhe në ushqim.

6-Të mundohet thirrësi të vepron atë në të cilën thërret:

Një njeri i tha ibn Abasit radijallahu anhu: “Dua të urdhëroj  në të mirë dhe të ndaloj nga e keqja, atëherë ibn Abasi i tha: “Nëse nuk ke frikë që të të turpërojnë këto tre ajete atëherë vepro, përndryshe fillo me veten, pastaj lexoi: “Vallë, a i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira e veten po e harroni, ju që lexoni Shkrimet?! A nuk arsyetoni?” Bekare, 44 “O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni? Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!” Saf, 2-3.  “Unë nuk dëshiroj të bëj atë, që jua ndaloj juve. Unë dëshiroj vetëm të përmirësoj atë që mundem. Ndërsa suksesi im varet vetëm nga Allahu. Tek Ai  mbështetem dhe Atij i drejtohem.” Hud, 88.

Nehaiu Allahu, e mëshiroftë, ka thënë: “Ata nuk dëshironin tregimet rreth këtyre tre ajeteve.” Usame ibn Zejd radijallahu anhu ka thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, duke thënë: “Ditën e Kiametit një njeri do të sillet dhe do të hidhet në Zjarr. Atij do t’i nxirren zorrët dhe do të sillet rrotull siç sillet gomari rreth gurit të mullirit (ose si kali që shin në lëmë). Banorët e Zjarrit do të mblidhen rrotull tij e do t’i thonë: ‘O filan. Ç’është kështu me ty? A nuk ishe ti që na urdhëroje të mirën dhe na e ndaloje të keqen?!’ Ai do t’u përgjigjet: ‘Po, unë vërtet që ju urdhëroja të mirën, por nuk e zbatoja atë vetë dhe ua ndaloja të keqen, por e veproja vetë.” Mutefekun alejhi.

7-Durimi, toleranca dhe edukata:

Allahu thotë: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroi! Dhe të keqes së ndyrë largohu! Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë! Dhe për hir të Zotit tënd duro.” Mudethir, 1-7.

            Ajete të zbritura për njerëzit, kanë filluar me urdhrin për të tërheq vërejtjen tjerëve, dhe e ka përfunduar me urdhrin për durim,  Lukmani i tha birit të tij: “O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet.” Llukman, 17. Allahu thotë:“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” Asr, 1-3.

            Allahu i Madhëruar ka cekur më para këshillimin në të vërtetë para këshillimit në durim, ngase këshillimi në të vërtetë ka nevojë për durim.

            O Allah forcoje islamin dhe muslimanët dhe nënçmo mosbesimin dhe jobesimtarët, ngrite flamurin e fesë dhe të vërtetës.

Përktheu: Shpend ZENELI

GJITHASHTU NË ALBISLAM