ASHURA- DISPOZITA DHE QËLLIMI

ASHURA- DISPOZITA DHE QËLLIMI

0 1521

Ashura është dita e dhjetë e muajit Muharrem.
Dita e Ashures agjërohet në bazë te shikimit të hënës, e jo sipas takvimit. ( Ibën Bazi- Allahu e mëshiroftë-)
Agjërimi i ditës së Ashures falë mëkatet e vitit te kaluar. Transmeton Muslimi.
Ashuren e kanë agëruar edhe Pejgamberët, ehlul kitabi (të krishterët dhe jahuditë) dhe kurejshët në kohën e injorancës. Ibën Rexheb -Allahu e mëshiroftë.
Të parët tanë (selefi) agjëronin Ashuren edhe duke qenë në udhëtim, është transmetuar nga ibën Abasi dhe Zuhrij. Ibën Rexheb- Allahu e mëshiroftë.
Zuhriu ka thënë: Ramazani mund të kompenzohet, ndërsa Ashura jo.
Abdullah b Abasi-Allahu qoftë i kënaqur me atë- ka thënë: “Nuk di që i dërguari të këtë agjëruar ndonjë ditë e të kërkoj mirësinë e ditëve, përveç ditës së Ashures. Buhariu dhe Muslimi
Veçimi i Ashures me pikëllim ose gëzim është bidat (risi). Ibën Tejmije- Allahu e mëshiroftë.
Lejohet agjërimi i ditës së dhjetë veçmas, dhe me këtë arrihet shpërblimi i Ashurës. Ibën Uthejmin- Allahu e mëshiroftë.
Më e preferuar është që me ditën e dhjetë të agjërohet dita e nëntë. Në hadith ka ardhur se Muahmedi alejhi selam ka thënë: “Nëse jam gjallë në vitin e ardhshëm, do të agjëroj të nëntën”. D.m.th do të agjëron të nëntën me të dhjetën në vitin e ardhshëm. Muslimi
Nëse dita e Ashures i bie në ditën e shtunë, ajo agjerohet . Ibën Baz dhe ibën Uthejmini- Allahu i mëshiroftë.
Hadithi i ndalimit për agjërimin e ditës së shtunë është hadith i dobët. Ibën Baz- Allahu e mëshiroftë.
Nëse dita e Ashures i bie në ditën e xhuma, ajo agjërohet edhe nëse nuk e ke agjeruar ditën e enjte së bashku me atë (ashuren) apo te shtunën. Ibën Bazi dhe iben Uthejmini- Allahu i mëshiroftë.
Falja e mëkateve është e veçantë për të voglat dhe nuk përfshin edhe të mëdhate. Ibën Bazi-Allahu e mëshiroftë.
Falja e mëkateve është për atë që lë ato dhe nuk këmbëngulë në veprimin e tyre. Ibën Bazi -Allahu e mëshiroftë.
Nuk na është transmetuar nga Muhamedi alejhi selam në ditën e Ashures, pos agjërimi. Ibën Bazi dhe ibën Uthejmini- Allahu i mëshiroftë.
Hadithet që kanë ardhur për veçimin e Ashures me gusëll, lyerjen me kanë dhe syrmë, zgjerimi në harxhime, të gjitha këto nuk kanë argument. Këto i kanë përhapur ata që deshtën të kundërshtojnë dhe kanë gabuar, sepse kanë refuzuar bidatin me bidat dhe të koten me të kotë. Ibën Tejmije, ibën Rexheb, ibën Baz dhe ibën Uthejmin- Allahu i mëshiroftë.

Përkthim: Hoxhë Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM