BESIMTAR (I PËRKUSHTUAR) POR PA AMBICIE

BESIMTAR (I PËRKUSHTUAR) POR PA AMBICIE

0 1308

Dr. Hamza Fet’hi
Përktheu: Dr. Amel Kurtishi
Po të mos ishin ambiciet vendimtare dhe ndikuese për jetën e besimtarit, nuk do ishte i ligjësuar nxitimi në vepra të mira dhe garat/përpjekjet në adhurime. Po ashtu nuk do kishte aspak dallim mes njerëzve në veprat dhe të mirat e tyre. I Lartësuari ka thënë: “Pra, bëni garë me njëri-tjetrin për punë të mira.” (El Bekare, 148)
I Dërguari mëshirë për botët po ashtu ka vërtetuar: “Ndihmoje veten me shumë sexhde.”
Ambiciet e tilla janë një lloj i zgjimit të brendshëm me të cilin shqelmohet përtacia, shporet preokupimi dhe zhvendosen larg neve angazhimet që defokusojnë dhe harxhojnë energji. I përmalluar për lartësitë dhe krenarinë.
E vërejta, disa herë, një/shumë besimtar/ë, praktikues i/të fesë i cili mjaftohej me kryerjen e obligimeve esenciale. Nuk e di a e kishte/kishin lexuar (a e lexonte/lexonin) Kuranin ashtu si duhet dhe a i përvetësoi/përvetësuan këshillat e tij, rregullat dhe tregimet që i rrëfen.
Mjaftohet me formën e jashtme të shfaqjes së përkushtimit fetar, e anashkalon brendinë, nuk e intereson mësimi shtues për vlerat dhe aftësisë që rrisin shkallët e ambicieve, aktivitetit dhe gjallërisë.
Edhe pse deri diku angazhohet në vepra të mira, atij nuk i pëlqen iniciativa, serioziteti dhe dhënia e llogarisë. Pret që melekët të zbresin prej qiellit të mbajnë hutbe, të japin mësime dhe të thërrasin në Islam. Me ta vjen edhe ndihma e garantuar prej Zotit dhe dominimi në botë.
Kështu janë disa prej kohësh, i besojnë ato të cilat ua reklamojnë/qendisin bindjet e tyre të pabaza duke i arsyetuar me arsye të kota.
Gjendja e tyre është shumë afër depresionit të dukshëm praktik, që ngulfat qenien e tyre dhe që ik nga çdo ndërlidhje (aktive), nga çdo vlerë, llojllojshmëri dhe përkryerje.
Pikëllon fakti që nuk arrijmë të përfitojmë nga kuptimet e Islamit dhe nga udhëzimet e Kuranit. Nuk marrim mësim edhe nga tjerët që shfaqin ambicie, iniciativa dhe vendosmëri në atë që e zbulojnë nga përvojat e jetës. Në Kuranin tonë na thuhet: “Paria e tyre largohet, duke thënë: “Mos ia vini veshin dhe qëndroni të durueshëm pranë zotave tuaj! “ (Sad, 6) Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Allahu im kërkoj strehim pranë Teje nga zelli i mëkatari dhe nga paaftësia (përtacia) e besnikut”
Rrugëdalja nga ky fetarizëm të shtrembëruar dhe joaktiv është ridefinimi i vetës, zemrës dhe sjelljes sonë. Thirrja është detyrë e të gjithëve, e secilit sipas mundësive që i ka. Besimtari aktiv dhe durimtar është më i mirë se besimtari i izoluar dhe pasiv. Akoma është pozitiv efekti i fjalës së mirë, qëndrimit bamirës dhe ndihmës së vogël.
Duhet të kuptojmë që Islami është fe e dijës, e humanitetit, e sakrificës dhe e tolerancës, ai është fe proaktive pozitive që kundërshton qasjen negative, izolimin dhe koprracinë me mirësi dhe vepra të mira.
Motivues është të menduarit rreth xhenetit dhe shkallëve të tij, rreth vendbanimeve të parajsës dhe banorëve të tyre, gradat e larta… “Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen.” (El Mutaffifin, 26)
Të marrim mësim nga angazhimi, ambiciet dhe arritjet e jomyslimanëve në çdo sferë. Vetëm nëse pak mendojmë do të motivohemi që të angazhohemi, do të nxiten ambiciet tona, do të forcohet vendosmëria, angazhimi dhe produktiviteti.
Kërkoni ndihmën dhe forcën prej Allahut, lutuni ditën dhe natën që Allahu të jep përkrahje dhe ndihmë. Në suren El Fatiha e kemi esencën e kërkimit të ndihmës në ajetin perlë dhe thesar “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” (El Fatiha, 5). Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: Mendova shumë dhe e kuptova që lutja më e dobishme është të kërkojmë ndihmën e Allahut për veprat që i do i Plotfuqishmi, dhe atë lutje e pash te “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.”
Vetëm Ty të adhurojmë e largon shtirjen ndërsa vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë e largon mendjemadhësinë. Nëse me vetëm Ty të adhurojmë shërohet nga shtirja, me vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë nga sëmundja e arrogancës dhe vetëpëlqimit dhe nga sëmundja e injorancës dhe lajthitjes me udhëzona në rrugën e drejtë kështu do të shërohet nga gjitha sëmundjet dhe do të plotësohen begatitë e Allahut ndaj robit, do të jetë prej atyre që u është dhuruar mirësi dhe jo prej atyre që kanë shkatuar zemërimin e Allahut.
Rrëfehet që Ibën Kajjimi këtë lutje e përsëriste shpesh dhe e përshkroi rastin e tij me sëmundjen në librin Kopshti të dashuruarve. Rrefeu se si e fitoi sëmundjen si dhe fjalën e mjekut që tha: Mjekimi yt është jashtë mundësive tona.
Mëso nga dijetarët që shkruan për sprovat, për robërit që ishin bujar edhe në skamje, për fisnikët që nuk njihnin lodhje…tregimet e tyre janë në shkrimet për ata që tashmë janë histori. Kujtoni Buhariun që la pas vete librin e tij të artë, Ahmedin i cili me penë në dorë e kaloi jetën nga djepi deri te varri, Neveviun i cili edhe pse vdiq i ri pas vete la libra që me të drejtë quhen thesarë, Bagdadiu që pas la pasurinë e rrallë në librin e tij Historia e Bagdadit, Serehsiu imami i cili në gjerësinë e qelisë sa një bunar e shkroi veprën me njëzet vëllime Mebsutin…qofshin të bekuar, sa shumë shembuj të këtillë kemi.
Ky bunar në të cilin e kemi ngushtuar dhe kufizuar veten është ende produktiv dhe frytdhënës. O Allah mëshiroje dobësinë tonë, na ndihmo kundër vetes. Me të vërtetë Ti je Bujar dhe Falës.

GJITHASHTU NË ALBISLAM