Besimtari dhe kujdesi ndaj xhamisë

Besimtari dhe kujdesi ndaj xhamisë

0 305

Ndërtimi i xhamive dhe kujdesi ndaj tyre konsiderohet prej cilësive të besimtarëve të mira, e që kujdesi ndaj tyre shfaqet në dy forma; duke ruajtur pozitën e tyre konkretisht me ndërtim e mirëmbajtjes, si dhe kujdesi ndaj tyre shpirtërisht duke i vizituar për namazet obligative, për mësimin e fesë dhe përmendjen e Allahut në to,

Allahu madhëruar thotë:

{إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ مَنْ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْءَاخِرِ وَأَقَامَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَى ٱلزَّكَوٰةَ وَلَمْ يَخْشَ إِلَّا ٱللَّهَ ۖ فَعَسَىٰٓ أُوْلَٰٓئِكَ أَن يَكُونُواْ مِنَ ٱلْمُهْتَدِينَ}

“Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zekatin e që nuk i frikësohen askujt përveç Allahut, sigurisht që këta janë në rrugën e drejtë” (Et-Teube/18)

Ndërsa njerëzit më mizorë, janë ata që pengojnë ndërtimin e tyre dhe përmendjen e Allahut në to, mu këta meritojnë dënimin e Allahut në këtë jetë dhe tjetrën.

Allahu i madhëruar thotë:

{وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن مَّنَعَ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ أَن يُذْكَرَ فِيهَا ٱسْمُهُۥ وَسَعَىٰ فِى خَرَابِهَآ ۚ أُوْلَٰٓئِكَ مَا كَانَ لَهُمْ أَن يَدْخُلُوهَآ إِلَّا خَآئِفِينَ ۚ لَهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا خِزْىٌ وَلَهُمْ فِى ٱلْءَاخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ}

“A ka më mizorë se sa ai që pengon të përmendet emri i Allahut nëpër xhami dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre, ata nuk duhet të hyjnë në to përveç të frikësuar, për ata në këtë jetë ka poshtërim kurse në jetën tjetër dënim të madh”(El-Bekare/114)

Përgatiti Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM