Vlera e pajtimit mes njerëzve

Vlera e pajtimit mes njerëzve

0 296

Vepra më e dashur tek Allahu i madhëruar në raport me njerëzit është të bëhesh pajtues mes atyre që nuk flasin me njëri tjetrin.
Kjo vepër konsiderohet më e mirë në krahasim me veprat tjera vullnetare sikurse që është
namazi vullnetar, agjërimi vullnetar, sadakaja dhe tjera.

Transmetohet prej Ebu Derdasë se me te vërtetë i Dërguari i Allahut ka thënë:
“A dëshironi që t’u tregoj për një vepër të mirë që është më e mirë se grada e namazit, agjërimit dhe dhënia e lëmoshës? Shokët e tij thanë: Po o i Dërguari i Allahut.
Ai tha: Të bëhesh shkaktar për pajtimin e njërëzve mes tyre, sepse prishja e raporteve mes njerëzve është shkatëruese. Nuk po them shkatërron dhe qeth flokun, por e qeth dhe shkatërron fenë islame.”

Shënon Imam Ahmedi.
Shejh Albani e saktëson hadithin. 📚

Mundohu gjithmonë që të pajtosh besimtarët të cilën nuk flasin me njëri tjetrin. Nëse nuk mundesh të bëhesh pajtues atëherë ruaje gjuhën tënde, mos bartë fjalë sepse kjo do të konsiderohet pë ty sadaka.
Prishja e raporteve mes njerëzve është vepër që të zhvezh nga besimi sikurse kur berberi t’i qeth flokët.
Allahu na përmirësoftë, na pajtoftë dhe na bashkoftë. Na bëftë të hajrit kudo që të jemi, sepse vetem të bashkuar për hirë të Allahut do të jemi të lumtur në dunja dhe ahiret.

Hoxhë Ismail Asllani ✍🏻

GJITHASHTU NË ALBISLAM