Edukata e të dëgjuarit

Edukata e të dëgjuarit

0 271

Nxënësi i dijes nuk duhet të nxitoj dhe t’i ndërhyjë mësuesit para se ta mbaroj shpjegimin e temës, por fillimisht ai duhet të dëgjoj me vëmendje deri sa të ketë mbaruar mësuesi shtjellimin e temës, e pastaj ka të drejtë nxënësi të pyesë për gjërat e paqarta, por gjithmonë duke pas parasysh edukatën me mësuesin.

Allahu i madhëruar thotë:

{ لَا تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ، إِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُ وَقُرْآنَهُ، فَإِذَا قَرَأْنَاهُ فَاتَّبِعْ قُرْآنَهُ، ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا بَيَانَهُ}

“Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kur’anit me gjuhën tënde, Ne kemi për detyrë t’i mbledhin pjesët e tij e ta lexojmë atë, dhe kur ta lexojmë atë, ti përcille leximin e tij, pastaj Ne e kemi për detyrë ta shpjegojmë” (El-Kijame/16,19)

Ibën Abasi është pyetur se nga e morre këtë dije aq të madhe, kishte thënë: këtë dije e arrita me mendje që kupton dhe gjuhë që pyetje parashtron.

Përgatiti: Vedat Skenderi
29.07.2023

GJITHASHTU NË ALBISLAM