BESIMTARI NË KOHË SPROVASH

BESIMTARI NË KOHË SPROVASH

0 1035

Gjendja aktuale

Jetojmë në dekadën e tretë të shek. XXI, viti 2020 sipas kalendarit Gregorian, viti 1441 sipas vitit hixhri, muaji Rexheb, dmth shek, i 15 i fesë islame.

Në botë jetojnë kombe të ndryshme, raca të ndryshme që flasin gjuhë të ndryshme, kanë tradita të ndryshme dhe gjithashtu kanë fe të ndryshme.

Prej feve që kanë disa fe janë me origjinë qiellore, hyjnore. Këto janë:

– Hebraizimi, judaizmi

– Krishterizmi dhe

– Islami

Fetë tjera janë idhujtare, si :

– Zjarrputizmi,

– Budizmi,

– ata që i besojnë lopës, etj

Po ashtu në botë ka edhe të atillë që deklarohen si ateistë dmth se nuk besojnë në zot dhe fe.

Sot në botë jetojnë mbi 7 milijard njerëz me këtë laramani.

Mirëpo, ajo që vërejmë te kjo popullatë është urrejtja e përbashkët kundër islamit dhe muslimanëve që ndonjëherë i kalon kufijtë dhe kalon në sjellje shtazarake dhe jonjerëzore.

Allahu i Madhëruar njerëzimit i drejtohet me këtë ajet:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَىٰ وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا ۚ إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ (13)

“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë “ Huxhurat, 13

Pra, Allahu i Madhëruar të gjithëve që jetojmë në Tokë, na ka krijuar nga një babë dhe një nëne, nga të njejtit prindër, pastaj na ka bërë popuj dhe fise dhe qëllimi i kësaj është:

“… që të njiheni ndërmjet vete, …“

Mirëpo këtë mesazh njerëzimi e ka marrë ndryshe, edhe pse Allahu i Madhëruar e ka lënë besimin në vullnetin e njeriut, kush dëshiron të besojë beson dhe kush dëshiron të mos besojë, nuk beson.

Pa dyshim se besimi në fenë islame është besimi i drejtë dhe feja islame është e vetmeja fe e pranuar te Allahu:

إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللَّهِ الْإِسْلَامُ ۗ

“Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, ata ithtarët e Librit u kundërshtuan pasi u erdh e vërteta:

وَمَا اخْتَلَفَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ إِلَّا مِن بَعْدِ مَا جَاءَهُمُ الْعِلْمُ بَغْيًا بَيْنَهُمْ ۗ وَمَن يَكْفُرْ بِآيَاتِ اللَّهِ فَإِنَّ اللَّهَ سَرِيعُ الْحِسَابِ (19)

… e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t’i japë llogarinë “ Ali Imran, 19

për ata, Allahu i Madhëruar ka thënë:

وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ ۚ وَذَٰلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ ﴿٥﴾

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë. “ Bejine, 5

Pasuesit e fesë islame që në fillim kanë përjetuar vështirësi dhe kundërshtime të mëdha nga jomuslimanët.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem pati vështirësi të shumta. Sahabët poashtu patën vështirësi në këtë rrugëtim. Pati kohë kur muslimanët u bënë të fuqishëm.

Sot jetojmë një periudhë kur muslimanët nuk kanë pushtet dhe nuk kanë udhëheqës.

Megjithate, muslimanët janë krenar, sepse ata janë bartës të së vërtetës, e ajo është feja islame, fe e teuhidit, fe e argumenteve të qarta, fe për ata që kanë mendje të shëndoshë dhe logjikojnë me mendje të drejtë.

ذَٰلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

“ … ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.“ Rum, 30

Ndoshta shum veta janë kureshtarë, pse ndodhin këto sprova, pse në shumë vende luftohen dhe torturohen muslimanët, nga vjen ky debalancim … ?

Allahu i Madhëruar, kur na ka lënë të jetojmë në këtë planet, nuk ka lënë të jetojmë e mos të kemi rregulla fare.

Në komunikacion, patjetër tu përmbahesh shenjave, semoforëve, udhëzimeve, sepse në të kundërtën ka pasoja.

Kur bëhet punësimi i njerëzve nëpër vendet e punës, secila punë kërkon rregulla, si orarin, punën përkatëse etj, se në të kundërtën ka pasoja.

Kur luhet ndonjë ndeshje sportive, poashtu ka rregulla dhe për çdo kundërvajtje, ka dënime përkatëse.

E njejta vlen për jetën në këtë dynja.

Allahu i Madhëruar ka dërguar në çdo popull pejgamber, u ka zbritur libra nga qielli në të cilat ua ka treguar rrugën e drejtë. Ata që i kanë pasuar pejgamberët dhe u janë përmbajtur librave hyjnor, kanë shpëtuar, të tjerët kanë devijuar.

فَرِيقًا هَدَىٰ وَفَرِيقًا حَقَّ عَلَيْهِمُ الضَّلَالَةُ ۗ إِنَّهُمُ اتَّخَذُوا الشَّيَاطِينَ أَوْلِيَاءَ مِن دُونِ اللَّهِ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُم مُّهْتَدُونَ (30)

“Një grup (nga ju) Ai e vuri në rrugë të drejtë, e një grup meritoi të jetë i humbur, pse ata (të humburit) shejtanët i morën për miq, e megjithatë mendonin se ishin në rrugë të drejtë. “ Araf, 30

Begatia më madhe dhe më e shtrenjtë që n aka dhuruar Allahu I Larmadhëruar është udhëzimi në fenë islame. Aty gjejmë zgjidhje për çdo çështje, gjejmë qetësim, mirëkuptim, lumturi dhe hare, pamarrë parasyshë se çfarë ndodhë në këtë botë.

E kemi librin e Allahut, Kuranin Famëlartë. Me Kuran qetësohen zemrat.

Allahu i madhëruar ka thënë:

الَّذِينَ آمَنُوا وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكْرِ اللَّهِ ۗ أَلَا بِذِكْرِ اللَّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ (28)

“Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat qatësohen (stabilizohen). “ Rad, 28

Vazhdimisht duhet të kërkojmë faljen e mëkateve, pasiqë vazhdimisht bëjmë mëkate dhe atë duke bërë istigfar – kërkimfalje.

Allahu e Madhëruar ka thënë

ومن يعمل سوءا أو يظلم نفسه ثم يستغفر الله يجد الله غفورا رحيما

“Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues. “ Nisa, 110

Çka nëse ne bëjmë istigfar dhe Allahu na falë?

Allahu i Madhëruar ka thënë:

وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيُعَذِّبَهُمْ وَأَنتَ فِيهِمْ ۚ وَمَا كَانَ اللَّهُ مُعَذِّبَهُمْ وَهُمْ يَسْتَغْفِرُونَ (33)

“Po All-llahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë).“ Enfal. 33

Allahu i Madhëruar, Muhamedin e ka dërguar mëshirë për botrat dhe I ka tërhequr dënimet me të cilat i ka dënuar popujt e mëparshëm dhe poashtu nuk do ti dënojë derisa ata kërkojnë faljen e mëkateve gjegjesisht bëjnë istigfar.

Poashtu ne duhet të lutemi për nevoja të ndryshme në jetë dhe të krkojmë strehim te Allahu të na mbrojë nga sëmundje dhe sprova që mundë të ndodhin në dynja.

Pash. Në vitër kur lutemi themi

و قنا شر ما قضيت

“… dhe na mbroj nga dëmi që e ke caktuar(vendosur) se do të bëhet … “

Lutja

Bismil-lahil-ledhi la jedurru masmihi shejun fil-erdi ve la fis-sema ve huves-semiul-alim

Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerë nga Uthman ibn Afani r.a. ka thënë: ka thënë i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem:

” ما من عبد يقول في صباح كل يوم ومساء كل ليلة :

بسم الله الذي لا يضر مع اسمه شيء في الأرض ولا في السماء وهو السميع العليم، -ثلاث مرات،

Në emër të Allahut me me emrin e të cilit nuk ndodh dëm asgjë në Tokë dhe as në qiell dhe Ai është ndëgjues i gjithçkaje dhe i Ditur për gjithçka. (tre herë, nuk i bën dëm gjë)

Po në qoftë se ndonjë është sprovuar me ndonjë sprovë dhe e sheh atë, i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem na ka porositur me këtë lutje:

وعن عمر بن الخطاب وأبي هريرة قالا : قال رسول الله – صلى الله عليه وسلم – ( ما من رجل رأى مبتلى فقال : الحمد لله الذي عافانا مما ابتلاك به وفضلني على كثير ممن خلق تفضيلا إلا لم يصبه ذلك البلاء كائنا ما كان ) . . رواه الترمذي

Çdo njeri që sheh ndonjë të sprovuar dhe thotë:

‘elhamdu lilahil-ledhi afana mimmebtelake bihi ve faddleni ala kethirin mimmen haleka tefdila’

‘Falenderimi i takon Allahut i Cili më ka mbrojtur nga ajo që të ka sprovuar dhe më ka dalluar ndaj shumë vetave që i ka krijuar’

Nuk e godet ajo sprovë është kush është.

Transmeton Tirmidhiu

Po ashtu i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka kërkuar mbrojtje prej Allahut prej sëmundjeve.

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْبَرَصِ، وَالْجُنُونِ، وَالْجُذَامِ، وَمِنْ سَيِّئِ الأَسْقَامِ

O Allah, unë të kërkoj mbrojtje nga lebra, çmenduria, nga zgjeba dhe nga të gjitha sëmundjet e këqia.

Ebu Davudi dhe të tjerë, Albani e ka vlerësuar sahih.

Poashtu i dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem është lutur me lutje mes të cilave ka thënë:

اللَّهُمَّ اقْسِمْ لَنَا مِنْ خَشْيَتِكَ مَا يَحُولُ بَيْنَنَا وَبَيْنَ مَعَاصِيكَ ، وَمِنْ طَاعَتِكَ مَا تُبَلِّغُنَا بِهِ جَنَّتَكَ ، وَمِنَ اليَقِينِ مَا تُهَوِّنُ بِهِ عَلَيْنَا مُصِيبَاتِ الدُّنْيَا ، وَمَتِّعْنَا بِأَسْمَاعِنَا وَأَبْصَارِنَا وَقُوَّتِنَا مَا أَحْيَيْتَنَا ، وَاجْعَلْهُ الوَارِثَ مِنَّا ، وَاجْعَلْ ثَأْرَنَا عَلَى مَنْ ظَلَمَنَا ، وَانْصُرْنَا عَلَى مَنْ عَادَانَا ، وَلاَ تَجْعَلْ مُصِيبَتَنَا فِي دِينِنَا ، وَلاَ تَجْعَلِ الدُّنْيَا أَكْبَرَ هَمِّنَا ، وَلاَ مَبْلَغَ عِلْمِنَا ، وَلاَ تُسَلِّطْ عَلَيْنَا مَنْ لاَ يَرْحَمُنَا

O Allah, na jep nga frikërespekti ndaj Teje që na ndalon nga mëkatet mes neve dhe Teje, na jep nga adhurimi ndaj Teje me të cilin e arrijmë xhenetin Tënd, me bindje që na i lehtëson sprovat e dynjasë.

Na kënaq me ndëjimin tonë, me shikimin tonë dhe me mundin tonë deri sa të jemi gjallë dhe na i le këto në trashëgim.

Hakmiru për ne ndaj atyre që na kanë bërë padrejtësi, na ndihmo kundër atyre që na sulmojnë.

Mos na i bëj sprovën në fenë tonë dhe mos na i bëj dynjanë brengën më të madhe dhe as qëllimin e diturisë sonë dhe mos na i sundo mbi neve atë që nuk na mëshiron!

Tranmseton Tirmidhiu dhe Albani e ka vlerësuar sahih.

Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM