Beteja duhet të vazhdojë

Beteja duhet të vazhdojë

0 186

{إِنَّ ٱلۡحَسَنَٰتِ يُذۡهِبۡنَ ٱلسَّيِّـَٔاتِۚ ذَٰلِكَ ذِكۡرَىٰ لِلذَّٰكِرِينَ}

“veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat”. Hud, 114

Saherë që ndodh që të mëkatosh, thuaji vetes: e humba një betejë, por nuk guxoj ta humb luftën.
Nuk duhet të dorëhiqemi e të dezertojmë, të mos i humbur shpresat e të mos dëshpërohemi.

Të marrim abdes e t’i falim dy rekate namaz, për të kërkuar falje për mëkatin e vepruar,

Në hadith thuhet: “çdo secili që bën një mëkat, e më pas merr abdes dhe i fal dy rekate, e kërkon falje nga Allahu, Allahu atë e fal.”

Të lexojmë Kuranin me zemër të penduar, e t’i kthehemi Allahut sikur që veprojnë besimtarët e drejtë.

I dërguari (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: ” dhe çdo të keqe pasoje me një të mir, ngase kjo e shlyen atë”.

Omeri (radijAllahu anhu) në ndodhinë e Hudejbijes tha: nuk jam ndalur duke dhënë sadaka, duke agjëruar, duke u falur e duke liruar rob, për atë që e veprova atë ditë, nga frika e atyre fjalëve që i thash.

Kujto, se Allahu e emërtoi veten Gafur, Rrahim ngaqë dëshiron që ti të kthehesh, e prej Tij të mira të kërkosh.

Përkthim hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM