BOTËKUPTIM I SHKURTËR NË LIDHJE ME KADANË DHE KADERIN

BOTËKUPTIM I SHKURTËR NË LIDHJE ME KADANË DHE KADERIN

0 6358

Kadaja dhe kaderi – caktimi dhe përcaktimi i Allahut të gjithdijshëm.

Ai ka krijuar gjithçka dhe gjithçka zhvillohet sipas caktimit të Tij.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

…وَخَلَقَ كُلَّ شَيۡءٖ فَقَدَّرَهُۥ تَقۡدِيرٗا ٢

“… Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur. “ Furkan 2

Po ashtu ka thënë për ndonjë gjë që Ai ka gjykuar se do të bëhet:

بَدِيعُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَإِذَا قَضَىٰٓ أَمۡرٗا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ١١٧

Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: “Bëhu!”, në atë moment bëhet.“ Bekare 117

Kadaja dhe kaderi janë nga fshetësitë e Tij. Askush nga krijesat nuk e din kaderin pa e njoftuar Allahu i Madhëruar.

عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ فَلَا يُظۡهِرُ عَلَىٰ غَيۡبِهِۦٓ أَحَدًا ٢٦ إِلَّا مَنِ ٱرۡتَضَىٰ مِن رَّسُولٖ فَإِنَّهُۥ يَسۡلُكُ مِنۢ بَيۡنِ يَدَيۡهِ وَمِنۡ خَلۡفِهِۦ رَصَدٗا ٢٧

Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt * Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atëbotë Ai vë roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë).“ Xhin 26, 27

As pejgamberët nuk e dinë atë që ka të bëjë me gajbin. Allahu i madhëruar e përmend thënien e të dërguarit të Tij:

… وَلَوۡ كُنتُ أَعۡلَمُ ٱلۡغَيۡبَ لَٱسۡتَكۡثَرۡتُ مِنَ ٱلۡخَيۡرِ وَمَا مَسَّنِيَ ٱلسُّوٓءُۚ … ١٨٨

“… Po ta dija gajbin (të fshehtën), do ti shtoja të mirat dhe nuk më prekte gjë e keqe … ” Araf 188

Shkrimi i kaderit

Gjëjën e parë që e ka krijuar Allahu është pena-lapsi.

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

(إن أول ما خلق الله القلم فقال له : اكتب قال : يا رب و ما أكتب ؟ قال : اكتب مقادير كل شيء حتى تقوم الساعة من مات على غير هذا فليس مني)

“Atë që më parë e ka krijuar Allahu është lapsi (penëa) dhe I ka thënë: shkruaj! O Zot im, çka të shkruaj? Tha: Shkruaj përcaktimet e çdo gjëje derisa të ndodhë Kijameti. Kush vdes (duke besuar) ndryshe nga kjo, nuk është prej neve.“1

Kaderin, Allahu i Madhëruar e ka caktuar pesëdhjetë mijë vjet para se t’i krijojë qiejt dhe tokën.

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

(كتب الله تعالى مقادير الخلائق قبل أن يخلق السموات و الأرض بخمسين ألف سنة و عرشه على الماء )

“Allahu i ka caktuar kaderet e krijesave para se t’i krijojë qiejt dhe tokën pesëdhjetë mijë vjet, kurse Arshi i Tij ka qenë në (mbi) ujë.”2

Ngjyra me të cilën është shkruar kaderi është tharrë

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

(يا أبا هريرة ! جف القلم بما أنت لاق فاختص على ذلك أو ذر )

“O Ebu Hurejre, lapsi (ngjyra e penës) është tharë për atë që ti do ta takosh, andaj zgjedh në të ose lere.“3

Besimi në kader është nga shtyllat e imanit

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

(الإيمان : أن تؤمن بالله و ملائكته و كتبه و رسله و اليوم الآخر و تؤمن بالقدر خيره و شره)

“Imani është të besosh në Allahun, në melekët e Tij, në Librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe të besosh në Kader, e mira dhe e keqja.”4

Ai që nuk i beson kaderit, nuk është besimtar

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

(لو أن الله عذب أهل سمواته و أهل أرضه لعذبهم و هو غير ظالم لهم و لو رحمهم لكانت رحمته لهم خير من أعمالهم و لو أنفقت مثل أحد ذهبا في سبيل الله ما قبله الله منك حتى تؤمن بالقدر فتعلم أن ما أصابك لم يكن ليخطئك و ما أخطأك لم يكن ليصيبك و لو مت على غير هذا لدخلت النار )

“Po t’i dënonte Allahu banorët e qiejve dhe banorët e tokës, do t’i dënonte dhe nuk do të ishte i padrejtë ndaj tyre, e po t’i mëshironte, mëshira e Tij do të ishte mirësi për ta nga veprat e tyre. Po të shpenzoje sa mali Uhud ari në rrugë të Allahut, nuk do ta pranonte Allahu prej teje derisa të besosh në kader (caktimin) dhe të dish se ajo që të ka goditur, nuk ka pasur të të huq dhe ajo që nuk të ka goditur, nuk ka pasur të të godasë. Nëse vdes (duke besuar) ndryshe nga kjo, do të hysh në zjarr.”5

Poashtu:

(لا يؤمن عبد حتى يؤمن بأربع : يشهد أن لا إله إلا الله و أني رسول الله بعثني بالحق و يؤمن بالموت و يؤمن بالبعث بعد الموت و يؤمن بالقدر خيره و شره )

“Nuk beson robi derisa të besojë në katër gjëra: të dëshmojë se s’ka zot që meriton adhurimin, përpos Allahut dhe se unë jam i dërguar i Allahut që më ka dërguar me të vërtetën, të besojë në vdekjen, të besojë në ringjalljen pas vdekjes dhe të besojë në kader, e mira dhe e keqja.”6

Poashtu:

(لا يؤمن عبد حتى يؤمن بالقدر خيره و شره حتى يعلم أن ما أصابه لم يكن ليخطئه و ما أخطأه لم يكن ليصيبه )

“Nuk beson robi derisa të besojë në kader, e mira dhe e keqja, derisa të dijë se ajo që e ka goditur, nuk ka pasur ta huq dhe ajo që e ka huqur, nuk ka pasur ta godet.”7

Mohimi i kaderit ka qenë edhe gjëja që më tepër i ka pasur frikë i dërguari i Allahut për umetin e tij

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

(أخاف على أمتي من بعدي ثلاثا :حيف الأئمة و إيمانا بالنجوم و تكذيبا بالقدر)

“Frikësohem për umetin tim në tri gjëra: padrjtësinë e prijësave, besimi në yje dhe përgënjeshtrimi i kaderit.”8

Poashtu ka thënë:

(أخاف على أمتي من بعدي خصلتين : تكذيبا بالقدر و تصديقا بالنجوم)

“Frikësohem për umetin tim pas meje nga dy gjëra: përgënjeshtrimin e kaderit dhe besimin në yje.”9

Gjithçka nga krijesat janë brenda kaderit

Imran ibn Husajni rrëfen se një njeri e ka pyetur të dërguarin (salallahu alejhi ve selem): a dihet se kush janë banorët e Xhenetit dhe banorët e Zjarrit? Tha: Po. Ai pyeti përsëri: atëherë pse veprojnë vepruesit? Tha:

( كل يعمل لما خلق له، أو لما يسر له )

“Secili do të veprojë sipas asaj që është krijuar, apo sipas asja që do ti mundësohet.”10

Biseda rreth kaderit, temë aktuale e të këqinjve të këtij umeti

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

(أخر الكلام في القدر لشرار أمتي في آخر الزمان)

“Është shtyer (prollonguar) biseda në lidhje me kaderin për më të këqinjtë e kësaj kohe.”11

Duhet përmbajtur nga biseda e kaderit

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

(إذا ذكر أصحابي فأمسكوا و إذا ذكرت النجوم فأمسكوا و إذا ذكر القدر فأمسكوا)

“Kur të përmenden as’habët e mi, përmbahuni, kur të përmenden yjet, përmbahuni dhe kur të përmendet kaderi, përmbahuni.”12

Mohuesit të kaderit nuk i pranohet arsyeja në Ditën e Kijametit

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

(ثلاثة لا يقبل الله منهم يوم القيامة صرفا و لا عدلا : عاق و منان و مكذب بالقدر)

“Tre njerëz, Allahu nuk do të pranojë prej tyre në ditën e kijametit pendimi dhe as flijimi: mospërfillësin e prindërve, menanin dhe përgënjeshtruesin e kaderit.”13

Kaderitë, mohuesit e kaderit janë mexhusët 14 e këtij umeti

I dërguari (salallahu alejhi ve selem) ka thënë për ata

(لكل أمة مجوس و مجوس أمتي الذين يقولون لا قدر إن مرضوا فلا تعودوهم و إن ماتوا فلا تشهدوهم )

“Çdo umet ka mexhusë, ndërsa mexhusët e umetit tim janë ata të cilët thonë s’ka kader. Ata nëse sëmuren, mos i vizitoni, e nëse vdesin, mos prezantoni në varrimin e tyre.”15

Asgjë nuk është jasht Kaderit

Në një rast kur Omer ibn Hatabi ka qenë me sahabët në udhëtim dhe ka marrë vesh se në Sham ka lebër, ai ka urdhëruar ta ndërrojnë rrugën. Ebu Ubejde i ka thënë: Apo ikë nga kadaja? Omer (radijallahu anhu) ka thënë: po iki prej kadasë së Allahut në kaderin e Allahut.16

Në transmetim tjetër ka ardhur:

“Po ikë prej kaderit të Allahut në kaderin e Allahut.

Të arsyetuarit me kader

Ehlus-sune vel-xhema’a besojnë bindshëm në kadanë dhe kaderin e Allahut të Madhëruar. Kur ndodh ndonjë gjë, ne themi se ajo që ka ndodhur vetëm se ka qenë nga kaderi. Mirëpo këtë nuk duhet me bërë për arsyetim. Këtë do ta sqarojmë me hadithet e të dërguarit (salallahu alejhi ve selem).

Së pari hadithi i dëbatit të Musait (alejhi selam) me Ademin (alejhi selam). I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

Debatuan Ademi dhe Musai, e Musai i tha Ademit: Ti je Ademi që të ka krijuar Allahu me dorën e tij, të ka fryrë nga shpirti i Tij, t’i ka përkulur melekët, të bëri të banosh në Xhenet, si i nxore njerëzit nga xheneti me mëkatin tënd dhe i dëshpërove? Ademi tha: O Musa, ti je ai që të ka zgjedhur Allahu me shpalljet e Tija, me fjalën e tij (të folurit e Tij), ta ka zbritur ty Tevratin, a më qorton për një gjë që e ka shkruar Allahu për mua para se të krijojë?

Në këtë i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

( … ! فحج آدم موسى)

“Ademi e mundi në debat Musain.”17

Kjo përgjigje e Ademit për të cilën i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) thotë se e ka mundë Musain në debat, është për të treguar se kaderi vetëm ka qenë i caktuar pasi ka ndodhur. Ademi (alejhi selam) e kishte pranuar gabimin dhe është penduar.

E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit “ Bekare 37

Mirëpo pasi ta bën ndonjë vepër penale, nuk mundë të arsyetohet me kader, të thotë se ka qen kader vetëm për të shpëtuar.

Në kalifatin e Omer ibn Hatabit, një hajdut kishte vjedhur dhe pasi e zënë, e sjellin tek Omeri (radijallahu anhu), e ai e pyet: pse vodhe? Ai tha: kam vjedhur me kadanë dhe kaderin e Allahut. Omeri radijallahu anhu tha: Subhanallah! Ma sjellni thikën dhe pastaj ia preu dorën. I tha: tani ne ta premë me kadanë dhe kaderin.

Pra me kader argumentohemi në fatkeqësi, por jo për tu arsyetuar mëkatet.

Allahu i Madhëruar ka thënë për çifutët:

“… E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur. “ Saf 5

Azli nuk e kundërshton kaderin

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

(ما عليكم أن لا تعزلوا فإن الله قدر ما هو خالق إلى يوم القيامة )

“Ju nuk keni ndonjë përgjegjësi që të mos bëni azël, sepse Allahu e ka caktuar atë që Ai e kerijon deri në Ditën e Kijametit.”18

Poashtu ka thënë:

(ما قدر الله لنفس أن يخلقها إلا هي كائنة )

“Çdo frymor që Allahu e ka caktuar ta krijojë, ajo është e bërë.”19

Caktimi i kaderit të njeriut duke qenë ai foshnjë në mitër

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

(ما قدر في الرحم سيكون )

“Ajo që është caktuar nga kaderi në mitër, do të bëhet.”20

Shërimi është nga kaderi

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

(الدواء من القدر و قد ينفع بإذن الله تعالى)

“Ilaçi është nga kaderi, ndoshta bën dobi me lejen e Allahut të Madhëruar.”21

Përktheu Hoxhë Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM