Çdo gjë filloi me “Lexo”

Çdo gjë filloi me “Lexo”

0 189

{ٱقۡرَأۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلَّذِي خَلَقَ}
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)”.

Ishte ai moment kur nga qielli po vinin fjalët e para, në një kohë të përcaktuar, e që askush nuk ishte në dijeni për atë se ku, si dhe çfarë do të ndodhte.

Askush nuk e kishte menduar se nga brendësia e një shpelle të errët do të dilte dritë që do të ndriçonte skajet e botës.

Atëkohë kur toka ishte e etur për vizitat e tilla nga qielli, ngaqë Xhibrili për plot pesëqind e sa vite nuk kishte zbritur nga qielli me mësime.
I gjithë planeti ishte zhytyr në devijime, po edhe prej ithtarëve të Librit, të cilët ndryshuan librin e tyre, e një numër i madh i njerëzve që i nështroheshin gurëve e drunjëve.

Erdhi momenti që me dëshirën e Allahut u vendos një kufizim për çdo gjë.

Ishte ai jetim, të cilit i zbriti fjala “Lexo”, i cili do t’i mësonte edhe të diturit edhe të paditurit.

Ai jetim i cili humbi dy prindërit e tij, do t’i udhëzonte baballarët e do të rregullonte pozitën e nënave.

Ai bari i cili një kohë ruante bagëtinë e Kurejshitëve, mbi supet e tija do të ishte përgjegjësia për kumtimin e fesë mbarë njerëzimit.

Ai bashkshort i cili me pasurinë e bashkshortes bënte tregti, rregulloi parimet e tregtisë dhe ishte shembull i mirënjohjes ndaj saj.

Ai …. dhe ai …

Përkthim hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM