ÇFARË EMRI MBAN NATËN TEK ALLAHU I MADHËRUAR

ÇFARË EMRI MBAN NATËN TEK ALLAHU I MADHËRUAR

0 985

Transmetohet prej Abdullah ibn Amr Ibn As se i Dërguari i Allahut ka thënë:
“Ai i cili ngritet (falet) natën i këndon dhjetë ajete nuk shkruhet prej të shkujdejsurve (gafilave) dhe ai icili ngritet natën këndon njëqid ajete shkruhet prej kanitinëve dhe ai icili ngritet natën dhe i këndon njëmijë ajete  shkruhet prej mukantarinëve.”
Referenca Sahih Ebu Davud 1398

Shpjegim i hadithit

Hadithi tregon për rëndësinë e namazit të natës, ai është nderi i besimtarit, është tradita e njerëzve të mirë.

10
Ai i cili ngritet natën për të falur namaz nate dhe i këndon dhjetë ajete nuk shkruhet tek Allahu prej GAFILËVE  – ata të cilët nuk ngriten natën dhe nuk e permendin Allahun).

100
Ai i cili ngritet natën dhe i këndon njëqind  ajete shkruhet prej KANITINËVE  –  ata të cilët  e adhurojnë Allahun me frikë dhe me shpresë.

1000
Ndërsa Ai i cili ngritet natën dhe i këndon njëmijë ajete në namaz shkruhet prej MUKANTARINËVE – ata të cilët kanë fituar thesare të shumta të shpërblimeve që nuk e dinë sasinë e tyre vetëmse Allahu i madhërishëm.

Çfarë përfitojmë nga ky hadith…

1. Zgjidhe për veten tënde për çdo natë njërin prej këtyre emrave.
2. Nëse flen natën dhe nuk falesh, as vitrin nëse nuk e fal shkruhesh tek Allahu prej GAFILËVE (të shkujdesurve).
3, Nëse ngritesh dhe i këndon dhjetë ajete të fshihet ky emër.
4. Nëse ngritesh dhe falesh me njëqind ajete emri yt tek Allahu është KANIT.
5. Nëse ngritesh natën dhe i këndon njëmijë ajete në namaz atëher emri yt tek Allahu  është MUKANTIR.

Vëlla dhe motër e nderuar zgjidhe për veten tënde njërin nga këto emra sepse tek Allahu do të shkruhesh ose GAFIL ose KANIT ose MUKANTIR, pra mundohu që të bëhesh prej mukantirinëve, nëse jo atëherë mos u bë  prej gafilinëve.

Përshtati Hoxhë Ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM