ÇFARË MUND TË BËSH NË RAMAZAN (SI PJESË E SHOQËRISË CIVILE)?

ÇFARË MUND TË BËSH NË RAMAZAN (SI PJESË E SHOQËRISË CIVILE)?

0 1522

Pa dashur të sjelli diçka të re rreth detyrave dhe obligimeve që përcktohen në këtë muaj, për të cilat dispozitat e juridiksionit Islam i kanë precizuar këto qështje në formë të detajuar,  dua vetëm t’i sjelli disa shembuj të cilat mund t’i ndihmojnë njeriut që ta aktivizoj humanizmin dhe botën e tij të mbrendshme dhe ta përdorë atë në raport me shoqërinë ku ai jeton. Ky është mësimi dhe thelbi që nxjerim nga ky muaj i shenjtë, ku raporti human i njeriut me shoqërinë është elementi kryesor që ia mundëson atij (njeriut) që të afrohet tek Zotin i tij.

Çfarë do të thotë Ramazani në të vërtetë?

Ja çfarë mund të bësh:

■ Nëse je i punsuar dhe ke një rrogë mesatare prej 180 €, atëherë 1/10 e rrogës tënde (5 €) t’a ndash për ta ushqyer një nevojtar, dy ditë me një racion 2.50 €

■ Një ditë nga ky muaj të shkosh në spitalin rajonal të qytetit tënd, dhe ta vizitosh ndonjë të sëmur, edhe nese nuk e njeh fare, por së paku t’ia gëzosh zemrën me vizitën tënde.

■ Ramazan do të thotë – Të shkosh një ditë në spitalin e të verbërve të qytetit tënd, të interesohesh për gjendjen e tyre, dhe të flasësh me ndonjërin nga ta, t’i flasësh disa fjalë të bukura, t’ia mbushësh zemrën me optimizëm dhe durim, dhe të qëndrosh afër tij për disa çaste, që ta kuptoj se nuk është vetëm, dhe të ndijen knaqësin e afërsisë tënde.

■ Nëse e di se dy miq (shok/shoqe) tuaj kanë një mosmarveshje dhe nuk flasin ndërmjet vete, atëherë t’i të i thërrasësh ata të dy në një iftar në shtëpin tënde, ose nese nuk mundësi për këtë, atëherë pas iftarit të i thërrasësh ata për një kafe në shtëpi apo lokal, dhe të bëhesh ti shkaktar që ata të dy t’i përmirsojnë raportet dhe mardhënjet mes vete.

■ Të kordinohesh me gjashtë apo shtat miq tu, dhe secili të i japni nga 10€, dhe me ato para ta merrni me qera hapsirën e Teatrit në qytetin tuaj (e cila kushton 50€ deri në 60€ për një orë)  dhe të organizoni një tribun fetare-shkencore dhe të i thërrisni mjekët musliman (Ferid Aganin, Ali Iljazin, Nexhat Ibrahimin etj) për të ligjeruar një temë rreth të mirave shëndetsore të agjerimit, në mënyerë që populli të sensibilizohet dhe të ketë njohuri rreth të mirave shëndetsore që ndikon agjerimi në trupin e njeriut.

■ Nëse je student dhe nuk ke burime dhe të ardhura tuaja personale, dhe nese nuk e gjenë veten në kategorinë e atyre që mund të kontribojnë më shumë, të shtrojnë iftar apo të organizojnë ndonjë aktivitet, atëherë për ta shprehur humanizmin tënd dhe solidaritetin tënd me nevojtarët, e përzgjedhë një nga miqët e tu i cili nuk e ka gjendje e mirë ekonomike, dhe si një formë modeste ia dërgon një mbushje telefoni, në vlerë prej 3€ .  Muhammedi (alejhi Selam) ka thënë: “Keni frikë Zotin tuaj, qoftë edhe me gjysëm hurme.” Pra, shumë më e dashurë tek Zoti yt është që ti të japesh diçka, edhe nëse vera e saj është shumë e vogël, por ajo mund të peshoj shumë tek Zoti yt.

Ky është Islami produktiv, dhe ky është thelbi i Ramazanit, që njeriu të agjeroj me gjymtur, që zemra e tij të jetë aktive në punë (ibadete) të mira, e jo vetëm të largohet nga ushqimi ditor, por kuptimi i Ramazanit është shumë më gjithëpërfshirës. Andaj, Ramazan do të thotë që të solidarizohesh dhe të përkushtohesh që t’u shërbesh rrethit dhe shoqërisë ku jeton.

Profeti Muhammedi (alejhi Selam) thotë:

“”Kush ushqen nje agjerues, fiton shperblimin sa te tij ashtu qe nuk pakesohet as shperblimi I agjeruesit”

“Vizitoni te semuret, ushqeni te uriturit”

“Sadakaja, lëmosha e fshehur e fik hidhërimin e Zotit”.

“Vërtetë, Zoti e ka bërë obligim mirësjelljen ndaj çdo gjëje”.

“Ju mëshironi ata që janë në tokë, dhe juve do të ju mëshiroi Ai i cili është ne qiell”.

“Ai i cili i mëshiron njerëzit, Zoti e mëshiron atë”

“Zoti i juaj ka thënë: O njeri, shpenzo (duke ju ndihmuar të tjerve), e Unë do të shpenzoj për ty!” (hadith kudsi)

Zoti thotë në Kur’an:

“Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (duke ju ndihmuar të tjerve) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim.” (Kur’an, 2:274)

Të gjitha këto citate (hadhithe-ajete) ndërlidhen me gjashtë pikat që i cekëm më lart, që do të thotë se agjerimi është i ndërlidhur ngushtë me aspektin human, me bamirsinë, dhe se agjerim nuk do të thotë të stopuarit nga ushqimi, por thelbi i agjerimit është që njeriu ta stopon veten e tij nga punët e liga, dhe të bëhet pjesë e ndryshimeve pozitive tek të tjerët.

Autor: Gen Kelmendi

GJITHASHTU NË ALBISLAM